Quantcast
Channel: Bebja – Telegrafi
Viewing all 1293 articles
Browse latest View live

Çdo e katërta grua vuan nga ndonjë sëmundje mendore gjatë shtatzënisë

$
0
0

Një studim nga Londra tregon se çdo e katërta grua shtatzënë ballafaqohet me ndonjë sëmundje mendore. Ky është studimi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që ka ekzaminuar problemet e shëndetit mendor të grave shtatzëna.

Statistikat janë më të larta se ç’ishte menduar më parë, ku shumica e fokusit për këto probleme ishte vënë pas lindjes, transmeton Telegrafi.

Supozimet se gratë shtatzëna janë të mbrojtura nga problemet e shëndetit mendor janë rrjedhimisht të pasakta dhe me shumë mundësi i dëmtojnë gratë të cilat nuk janë të paralajmëruara për sëmundjet me të cilat mund të ballafaqohen.

Studimi ka zbuluar se nga 15% e grave të ekzaminuara, 11% kishin pasur depresion dhe 2% kishin vuajtur nga çrregullimet e ushqimit.

Përderisa këto figura janë brengosëse, hulumtuesit nuk i kanë pyetur ato për përvojat e mëparshme me problemet mendore, prandaj disa nga këto gra mund të kenë pasur probleme për një kohë të gjatë me ankth dhe depresion.

Përjetimi i problemeve mendore gjatë shtatzënisë jo vetëm se mund të ketë ndikime te gruaja, por edhe te vetë shtatzënia – si pasojë e kësaj, edhe te fëmija.

Hormonet e stresit, siç është kortizoli dhe adrenalina, është zbuluar se kanë ndikim në zhvillimin e bebes, dhe mund të shkaktojnë probleme më vonë në jetën akademike dhe emocionale të një personi. /Telegrafi/

The post Çdo e katërta grua vuan nga ndonjë sëmundje mendore gjatë shtatzënisë appeared first on Telegrafi.


Shkencëtarët e zbulojnë moshën ideale për t’u bërë nënë

$
0
0

Rritja e fëmijës është rrugëtim i mrekullueshëm i cili mund të sjell lumturi dhe gëzim, por edhe sfida dhe brenga, pavarësisht moshës që e keni.

Por, a ekziston një gjë e tillë si “koha e duhur” për t’u bërë nënë?

Epo, hulumtimet e reja kanë zbuluar se shtatzënia pas moshës 35-vjeçare sjell shumë përfitime, transmeton Telegrafi.

Mosha mesatare se kur femrat bëhen nëna vazhdon të rritet. Dhe, kjo nuk është vetëm çështje mode.

Femrat në vitet e tyre të 30’ta apo 40’ta ndihen shumë më të sigurta dhe të vendosura, e gjithashtu janë më të prira të ndihen më mirë në lidhje dhe karrierë.

Historikisht, shtatzënia pas moshës 35-vjeçare konsiderohet gjë e rrezikshme. Sidoqoftë, shkenca është duke zbuluar përfitime të reja që ndërlidhen me shtatzënitë e vonshme.

Më parë është dëshmuar se lindja e bebes pas moshës 35-vjeçare e rritë jetëgjatësinë, ndërkaq së fundmi ekspertët amerikanë kanë zbuluar se lindja e fëmijës pas kësaj moshe i përmirëson aftësitë mendore të nënës.

Shkencëtarët thonë se kjo ndërlidhet me rritjen e niveleve të hormoneve – estrogjeni dhe progesteronit – gjatë shtatzënisë, të cilat është zbuluar se kanë ndikim pozitiv në kiminë dhe funksionin e trurin.

Vendimi për të mbetur shtatzënë asnjëherë nuk është i thjeshtë, dhe shtatzënia në çfarëdo moshe i ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Gjëja e rëndësishme është që së pari të konsultoheni me doktorin që ta keni një shtatzëni sa më të shëndetshme që është e mundur. /Telegrafi/

The post Shkencëtarët e zbulojnë moshën ideale për t’u bërë nënë appeared first on Telegrafi.

Për shtatzënat: Ushqimet që rekomandohet t’i hani

$
0
0

Gjatë shtatzënisë, trupi i femrës duhet të jetë sa më i shëndetshëm që mundet.

Prandaj, është e domosdoshme që të ushqeheni shëndetshëm dhe ta keni një dietë të balancuar, transmeton Telegrafi.

Femrës shtatzënë i nevojiten më shumë mineralet, nutrientët dhe vitaminat e nevojshëm.

Në fakt, shtatzënave u nevojiten deri në 500 kalori ekstra në ditë posa bebja ta ketë arritur tremestrin e dytë.

Ekspertët thonë se mënyra e dobët e të ushqyerit ndikon në zhvillimin e bebes, por edhe i rritë shanset e nënës për komplikime të ndryshme shëndetësore.

Prandaj, nëse jeni shtatzënë, filloni të hani sa më shumë ushqime të shëndetshme që ju ndihmojnë juve dhe beben të zhvillohet e shëndetshme.

Më poshtë i keni disa ushqime të cilat ekspertët jua rekomandojnë t’i hani gjatë shtatzënisë:

– Produktet e bulmetit si jogurti grek
– Fasulet
– Patatet e ëmbla
– Salmonin
– Vezë
– Brokoli
– Boronica
– Avokado, etj. /Telegrafi/

The post Për shtatzënat: Ushqimet që rekomandohet t’i hani appeared first on Telegrafi.

Avantazhet dhe rreziqet e shtatzënisë pas moshës 40-vjeçare

$
0
0

Lindja e fëmijëve në mosha më të vonshme është duke u bërë gjë e zakonshme.

Arsyet për këtë mund të jenë të ndryshme: karriera, mungesa e partnerit të duhur, dëshira për ta jetuar jetën vetëm apo thjesht mungesa e gatishmërisë për ta marr këtë përgjegjësi, transmeton Telegrafi.

Gjëja më e rëndësishme është ta mbani mend se është jeta dhe zgjedhja juaj.

Dhe, nëse vendosni të bëheni nënë pas moshës 40 vjeçare, atëherë duhet t’i dini disa avantazhe dhe rreziqe që i sjell shtatzënia e vonshme.

Avantazhet:

– Mund të jetoni më gjatë
– Mund ta ngadalësoni plakjen e trurit
– Jeni më e mençur dhe më e përvojë në këtë moshë
– Jeni më stabile financiarisht
– Keni pasur kohë për t’i provuar thuajse të gjitha gjërat

Rreziqet

– Keni më pak shanse për të mbetur shtatzënë
– Jeni më e rrezikuar të abortoni
– Jeni më e rrezikuar nga osteoporoza
– Keni edhe rritje të rrezikut për ta lindur beben para kohe
– Mund të keni diabet gestational. /Telegrafi/

The post Avantazhet dhe rreziqet e shtatzënisë pas moshës 40-vjeçare appeared first on Telegrafi.

Ushqimet që shtatzënat duhet t’i shmangin

$
0
0

Gjatë shtatzënisë, femrat e bëjnë më të mirën që munden për t’iu përmbajtur një stili të shëndetshëm të jetesës.

Disa ushqime dhe pije nuk janë aq të sigurta për t’u konsumuar gjatë atyre 9 muajve, transmeton Telegrafi.

Llojet e caktuara të peshkut

Gjatë shtatzënisë është mirë të qëndroni larg 2 llojeve të peshkut:

– Peshkut që përmban nivele të larta të merkurit sepse merkuri është ndërlidhur me probleme në zhvillim dhe probleme të trurit te bebja
– Peshqve që merren nga lumenjtë apo rrjedhat tjera të ujit që gjenden afër kompanive të mëdha apo burimeve tjera të ndotjes.

Djathi i butë

Ky lloj djathi mund të përmbajë E. coli – baktere që shkakton probleme të pakënaqshme shëndetësore për ju dhe probleme serioze për shtatzëninë tuaj.

Mos e teproni me kafeinë

Sasia e tepërt e kafeinës është ndërlidhur me lindje të bebes me peshë të vogël, lindje të parakohshme, abort, etj. Një kafe apo çaj në ditë konsiderohet sasi e sigurt, por mundohuni ta mbani nën 200 mg.

Alkool

Alkooli që e pini mund të kalojë përmes placentës në beben tuaj. Alkooli gjithashtu ndikon në zhvillimin e qelizave dhe e vështirëson procesin që vlerat ushqyese dhe oksigjeni t’i arrijnë nivelet e rekomanduara në trupin e bebes.  /Telegrafi/

The post Ushqimet që shtatzënat duhet t’i shmangin appeared first on Telegrafi.

Dy efektet e dëmshme që i ndodhin bebes nëse dikush e streson nënën shtatzënë

$
0
0

Nuk mund ta mohojmë se stresi është pjesë normale e jetës sonë së përditshme dhe se është prezent edhe gjatë shtatzënisë.

Por, shkencëtarët deklarojnë se stresi mund të shkaktojë efekte të dëmshme te bebja, transmeton Telegrafi.

Stresi mund të shkaktojë lindje të parakohshme dhe peshë të ulët të lindjes

Paaftësia për t’u ballafaquar me rrethanat stresuese kontribuon që shtatzëna të lindë më herët dhe bebja të ketë peshë të ulët të lindjes.

Ekspertët thonë se tremestri i parë është ai që më së shumti ka rëndësi dhe është shumë e rëndësishme që ta shmangni stresin gjatë asaj periudhe.

Stresi ndikon në inteligjencën e bebes dhe në zhvillimin e trurit

Shkencëtarët kanë zbuluar se nivelet e larta të kortizolit te nëna mund ta ulin nivelin e inteligjencës të bebes.

Gjithashtu ata kanë konfirmuar se stresi që përjetohet gjatë shtatzënisë mund të ketë efekt në zhvillimin e trurit të bebes. /Telegrafi/

The post Dy efektet e dëmshme që i ndodhin bebes nëse dikush e streson nënën shtatzënë appeared first on Telegrafi.

Të ngelësh shtatzënë teksa je shtatzënë? Shkenca pranon se është e mundur

$
0
0

Sado e pabesueshme që mund të tingëllojë një grua mund të mbetet shtatzënë, teksa ajo është shtatzënë. Ky tingëllon si një fenomen i mbinatyrshëm, por është e vërtetë

Bright Side është interesuar për këtë studim dhe sjell për ju rezultatet përfundimtare.

Kjo gjendje e rrallë quhet “superfetim”që nënkupton konceptimin e një fetusi të dytë, teksa gruaja është shtatzënë. Si rezultat, një nënë e lumtur merr 2 binjakë dhe ndonjëherë edhe në dy data të ndryshme të lindjes.

“Superfetim” nuk është e njëjta gjë si “superfekondimi”. Kjo e fundit përfshin fertilizimin e dy vezëve gjatë një periudhe të ciklit menstrual. Në rastin e superfetimit, ngjizja ndodh në periudha të ndryshme menstruale dhe binjakët përveç se nuk do të kenë moshën e njëjtë, do të ndryshojë gjithashtu edhe gjatësia dhe grupi i gjakut.

Normalisht, kur një grua është shtatzënë, vezoret e saj ndalojnë lëshimin e vezëve në mitër, sepse hormonet i dërgojnë një sinjal trupit për t’u “përgatitur” për rritjen e një fëmije.

Megjithatë, kur ndodh superfetimi, vezoret prodhojnë dhe lëshojnë një vezë tjetër, e cila gjithashtu mund të bëhet e fekonduar (pra trupi është gati për një shtatzëni tjetër).

Ka 10 raste të njohura zyrtarisht të këtij fenomeni dhe e fundit ndodhi në Australi. Një grua me emrin Kate Hill mbeti shtatzënë dy herë brenda 10 ditëve.

Ajo lindi dy vajza të vogla – Charlotte dhe Olivia, të cilët janë klasifikuar si binjakë, megjithatë, diferenca kohore mes ngjizjes së tyre ishte 10 ditë. Megjithëse ato lindën në të njëjtën ditë, peshat e tyre dhe llojet e gjakut ishin të ndryshme. /Telegrafi/

The post Të ngelësh shtatzënë teksa je shtatzënë? Shkenca pranon se është e mundur appeared first on Telegrafi.

Nëna e tre fëmijëve tregon si ta riktheni formën pas shtatzënisë

$
0
0

Kur bebja të lind, nuk është se kemi shumë kohë për t’iu kthyer palestrës.

Por, të gjitha nënat e reja duan që ta rikthejnë formën e mirë trupore sa më shpejt që është e mundur, transmeton Telegrafi.

Një anketim ka treguar se përafërsisht 60% e nënave me fëmijë 1-2 vjeçar ende kanë kilogramë shtesë.

Nëse nuk dëshironi të jeni pjesë e këtyre statistikave, atëherë mund të filloni të ushtroni në shtëpinë tuaj.

Nëna e tre fëmijëve, Olga Baykina, ka treguar se cilat janë ushtrimet që jo vetëm se ju ndihmojnë të humbni peshë, por edhe të argëtoheni me beben.

Ushtrimi “squat”

Ushtrimi “plank”

“Plies”

Ushtrimi “Reverse Curl”

The post Nëna e tre fëmijëve tregon si ta riktheni formën pas shtatzënisë appeared first on Telegrafi.


Mospërmbajtja e urinës dhe shtatzënia

$
0
0

Së bashku me gëzimin dhe planifikimin për sjelljen në jetë të bebes, mund të hasësh edhe disa eksperienca të pakëndshme gjatë shtatzënisë, siç janë përzierjet e mëngjesit, shenjat në lëkurë ose mospërmbatjen e lehtë të urinës

Më poshtë do të gjeni të gjitha detajet lidhur me mospërmbajtjen e lehtë të urinës.

Shkaqet e mundshme?

⦁ Mospërmbajtja e lehtë e urinës mund të jetë për shkak të arsyeve të ndryshme. Disa gra kanë predispozim gjenetik për një gjë të tillë, ndërsa të tjera nuk e kanë. Raca dhe mosha mund të ndikojnë gjithashtu. Duhanpirja kosiderohet si kontribuese në mospërmbajtje.

Sëmundjet pulmonare siç janë astma dhe kolla kronike, mund të dobësojnë muskujt e poshtëm të pelvisit për shkak të presionit të vazhdueshëm. Çdo gjë që mund të rritë presionin në pelvis mund të kontribuojë në simptoma të pakëndshme.

⦁ Për më tepër, pesha e barkut në rritje, duke shtypur fshikëzën e urinës është ndoshta një faktor që shkakton rrjedhje gjatë shtatzënisë. Nëse mospërmbatja e lehtë urinare ekziston përpara shtatzënisë, ndonjëherë mund të përkeqësohet gjatë shtatzanisë dhe madje të mbetet dhe pas lindjes.

Mospërmbajtja e lehtë urinare është rezultat i relaksimit të muskujve të poshtëm të pelvisit, tërheqja ose dëmtimi i nervave të pelvisit që furnzojnë muskujt.

⦁ Madhësia e bebes, e kombinuar me madhësinë e pelvisit, mund gjithashtu të jenë faktorë të tjerë. Koha gjatë së cilës gruaja shtyn gjatë lindjes, mund të kontribuojë ndjeshëm në mospërmbajtje.

⦁ Gjatë lindjes natyrale, mund të kërkohet ndihmë. Kur mamaja e ardhshme është tejet e lodhur ose kur ka problem me rrahjet e zemrës së fetusit, mund të jetë e domosdoshme të përshpejtohet procesi i lindjes. Për shembull, përdorimi i pincave rrit sadopak mundësinë për mospërmbajtje të lehtë.

Mospërmbajtja e lehtë pas lindjes

Sipas studimeve, një e treta e grave të cilat lindin natyrshëm mund të zhvillojnë deri diku mospërmbajtje urinare 3-6 muaj pas lindjes. Ndonjëherë nervat që furnizojnë muskujt mund të dëmtohen.

Gradualisht me kalimin e kohës mund të shfaqet atrofia e muskujve. Kjo është arsyeja pse ka vonesa në nisjen e rrjedhje së urinës pas lindjes

Këshilla

Çfarë mund të bëni gjatë shtatzënisë për të parandaluar mospërmbajtjen e lehtë?

⦁ Së pari duhet të lini duhanin (veçanërisht gjatë shtatzënisë), për të mbajtur nën kontroll kollitjen dhe teshtimat.

⦁ Bëni ushtrime për të forcuar pjesën e poshtme të pelvisit.

Ushtrime për pjesën e muskujve të poshtëm të pelvisit mund të ndihmojnë gratë që kanë problem me mospërmbajtjen e lehtë të urinës- veçanërisht në rastet e theksimit ose detyrimit të mospërmbajtjes, të cilat janë dy llojet më të zakonshme. Ato janë ushtrime shumë ndihmuese nën udhëzimin e trajnuesit të specializuar që do të ndihmojë gratë të kuptojnë dhe maksimizojnë përfitimet e këtyre ushtrimeve.

Këto ushtrime specifike nuk e kurojnë mospërmbajtjen urinare, por ato shpesh përmirësojnë simptomat duke rritur mjaft kohën derisa të mbërrish në tualet.

⦁ Ushtrimet Kegel janë të sigurta gjatë shtatzënisë. Nuk ka rrezik për fetusin apo për nënën. Kjo sigurisht që nuk nënkupton që nuk duhet të keni gjithmonë aprovimin e mjekut para nisjes së çfarëdo lloji

Kujdes me marrjen në peshë gjatë shtatzënisë. Sigurisht, shtatzënia nuk është koha më e mirë për të mbajtur dietë. Është gjithsesi koha kur ushqimi i mirë dhe menaxhimi i peshës janë shumë të rëndësishëm. Nëse nuk ke historik të mirë në këtë fushë, mund të jetë e dobishme të punosh me një nutricionist për këshillim mbi ushqimin e shëndetshëm dhe të mësosh si të kontrollosh peshën.

Kur pesha e një gruaje tejkalon pragun, mund të ketë impakt negativ në shëndetin e muskujve të poshtëm të pelvisit dhe të rritë mundësinë e simptomave të mospërmbajtjes.

Dilema për disa gra

Lindja përmes vagjinës lidhet fort me mospërmbajtjen. Për këtë arsye, disa nëna të ardhshme zgjedhin prerjen cezariane. Ajo që duhet të dini është që sipas të dhënave mjekësore, mundësia e ndonjë mospërmbajtjeje urinare nuk justifikon vendimin për prerje cezariane, përderisa një operacion (siç është prerja cezariane) ka rreziqe të shumta, këshillon Babylino. Prandaj kjo praktikë nuk rekomandohet thjesht dhe vetëm për të parandaluar mospërmbajtjes.

Gjinekologu yt është i vetmi person i kualifikuar për të vendosur nëse duhet të lindësh me prerje cezariane, në varësi të fakteve të secilit rast lindjeje.

Edhe nëse përjeton mospërmbajtje gjatë shtatzënisë ose pas lindjes, mos u mërzit. Shumica e rasteve janë të përkohshëm. Konsultohu me gjinekologun në kohë dhe zgjidh pecetat e duhura për mospërmbajtjen urinare për mbrojtje të sigurt, e duke respektuar lëkurën. /Telegrafi/

The post Mospërmbajtja e urinës dhe shtatzënia appeared first on Telegrafi.

Pesë mitet më të zakonshme rreth shtatzënisë

$
0
0

Sipas statistikave, prej të gjithë çifteve që përpiqen të krijojnë fëmijë, vetëm 30% arrijnë të mbesin shtatzënë brenda ciklit të parë, 85% brenda 12 muajve dhe tjerëve iu nevojiten disa vite dhe ndoshta ndërhyrje mjekësore për të mbetur shtatzënë.

Dhe, thuajse çdo grua që pret të bëhet nënë, pavarësisht sa gjatë i nevojitet për të mbetur shtatzënë, lexon çdo gjë rreth shtatzënisë për t’u siguruar për mirëqenien e bebes, transmeton Telegrafi.

Fatkeqësisht, për momentin ka shumë informacione të rrejshme dhe të pasakta në internet, të cilat shpeshherë mund të jenë edhe të dëmshme.

Më poshtë i keni mitet më të zakonshme rreth shtatzënisë:

Miti 1: Ijët e gjëra e lehtësojnë lindjen

Faktikisht ijët nuk kanë të bëjnë asgjë me kanalin e lindjes. Është forma dhe madhësia e vrimës në mesin e komblikut ajo që ka rëndësi.

Miti 2: Forma dhe madhësia e barkut tregon se a do të jetë bebja vajzë apo djalë

Kjo do të ishte shumë metodë e mirë për ta identifikuar gjininë e bebes, por fatkeqësisht nuk është kaq e thjeshtë. Ka dy gjëra që mund të ndikojnë në formën dhe madhësinë e barkut së gruas shtatzënë: madhësia e fetusit dhe pozita e bebes në mitër.

Miti 3: Ultrazërat e shpeshtë janë të dëmshëm për beben

Nuk ka ndonjë dëshmi shkencore që thotë se ultrazërat e bërë siç duhet mund ta dëmtojnë nënën apo beben e pa lindur. Ultrazëri nuk ka rrezatim, por vetëm valë të zërit me frekuencë të lartë, ndonëse intensiteti i këtyre valëve është shumë i ulët.

Miti 4: Nuk mund të vraponi gjatë shtatzënisë

Shtatzënia nuk nënkupton se duhet të hiqni dorë nga vrapimi. Nëse një femër ka shtatzëni të pa komplikuar, është e sigurt dhe e shëndetshme për atë që të vrapojë gjatë tërë shtatzënisë. Sidoqoftë, ju duhet ta shmangni vrapimin nëse keni shtypje të lartë të gjakut, nëse nuk keni vrapuar më herët, etj.

Miti 5: Është në rregull nëse konsumoni alkool herë pas here

Kur një grua shtatzënë e konsumon një gotë verë apo birrë, të njëjtën gjë e bën edhe bebja e vet. Alkooli mund të kalojë lirshëm përgjatë placentës. Konsumimi i alkoolit gjatë shtatzënisë e rritë rrezikun se bebja do të lindë me defekte fizike apo mendore dhe kjo është e dëshmuar shkencërisht. /Telegrafi/

The post Pesë mitet më të zakonshme rreth shtatzënisë appeared first on Telegrafi.

A mund ta nxisë pllenimin akupunktura te femrat?

$
0
0

Në akupunkturë përdoren gjilpëra të vogla, të cilat nguliten në vende të caktuara në trup në mënyrë që të nxisin qarkullimin e energjisë

“Fokusi përqendrohet në personin, jo në sëmundjen dhe të gjitha simptomat janë të lidhura”, shpjegon Emma Cannon, akupunkturiste e licencuar, e cila zbulon se si akupunktura mund t’u ndihmojë femrave që të realizojnë amësinë, transmeton Telegrafi.

“Akupunktura nxit qarkullimin në vezore dhe endometri. Gjithashtu stimulon hipotalamusin, i cili kontrollon hormonet, qetëson mendimet, redukton stresin dhe nxit prodhimin e hormonit LH, i cili ka të bëjë me ovulacionin”, thotë Cannon.

Në akupunkturë përdoren gjilpëra të vogla të cilat nguliten në vende të caktuara në trup në mënyrë që të nxisin qarkullimin e energjisë, përkatësisht të eliminojnë bllokadat në qarkullim të energjisë.

Ekzistojnë edhe fakte shkencore që akupunktura ndihmon në shërimin e sterilitetit.

Disa hulumtime kanë treguar që akupunktura ka ndikuar pozitivisht në shkallën e shtatzënisë klinike.

Hulumtimet e ardhshme do të duhej të përqendrohen në atë se si akupunktura vepron në stimulimin e vezoreve dhe në cilësinë e embrionit dhe të blastocistave.

“Tashmë njëzet vjet bashkëpunoj me mjekët. Shumica e tyre besojnë që akupunktura shton shanset për suksesin e IVF-së së fekondimit të ndihmuar”, përfundon Cannon. /Telegrafi/

The post A mund ta nxisë pllenimin akupunktura te femrat? appeared first on Telegrafi.

Muajt e parë të bebes: Si ndikojnë stimulimet e jashtme në ngërçet e bebes?

$
0
0

Stimulimet nga ambienti ndikojnë shumë në ngërçe, ne të gjithë themi që bebes i nevojiten stimulimet, mirëpo më së shpeshti nuk i marrin ato që i nevojiten

Ngjyrat, aromat dhe tingujt mund të jenë problematikë, domethënë bebja lindet tepër herët dhe truri nuk mund t’i procesojë të gjitha ato informacione, transmeton Telegrafi.

Aq më parë kur është fjala për tingullin, kryesisht ata të cilët dëgjohen janë me tone të larta dhe nga ato bebet frikësohen.

Për këtë shkak reagojnë vrullshëm, thotë pediatrit dhe shtojnë që bebet nuk shohin mirë dhe atëherë orientohen ndaj atyre tingujve, ndërsa të gjitha ato informacione u janë “të tepërta”.

Marrin aromën, ngjyrën dhe tingullin, ndërkaq truri i tyre nuk është i aftë t’i përpunojë të gjitha këto.

Në fund të ditës, pas shumë informacioneve, bebja thjesht nuk mund të qetësohet dhe ne jemi ata të cilët patjetër duhet t’i ndihmojmë. Situatat e njëjta u ndodhin edhe të rriturve.

Kur jeni shumë të lodhur pas një dite të lodhshme dhe ktheheni në shtëpi me siguri nuk do të mund të flini gjumë. /Telegrafi/

The post Muajt e parë të bebes: Si ndikojnë stimulimet e jashtme në ngërçet e bebes? appeared first on Telegrafi.

Nënat beqare bëjnë më pak punë dhe flejnë më shumë sesa nënat e martuara

$
0
0

Jeta e nënave beqare mund të jetë sfiduese, por stereotipi se ato asnjëherë nuk kanë mjaftueshëm kohë duhet të harrohet.

Sociologet Joanna Pepin, Liana sayer dhe Lynne Casper kanë kryer disa hulumtime duke u bazuar në të dhënat që i kanë mbledhur nga më shumë se 23,000 gra amerikane beqare e të martuara që kanë fëmijë më të vogël se 13 vjeç, transmeton Telegrafi.

Rezultatet kanë treguar se gratë e martuara faktikisht kanë qenë ato që shpenzojnë më së paku kohë duke u relaksuar dhe duke fjetur, krahasuar me gratë e shkurorëzuara ose ato që nuk janë martuar asnjëherë.

Hulumtuesit thonë se kjo mund të jetë për shkak se nënat e martuara shpesh ndjejnë presion për t’i prioritizuar punët e shtëpisë në vend të pushimit.

Nënat beqare i shpenzojnë rreth 4 orë duke bërë aktivitete të kohës së lirë, ndërkaq të martuarat 3 orë e 23 minuta.

Gratë e martuara gjithashtu e ndjejnë nevojën për të bërë më shumë punë të shtëpisë në mënyrë që t’i arrijnë pritshmëirtë rreth “sjelljes së duhur” të një gruaje dhe nëna e cila gatuan dhe i pastron rrobat. /Telegrafi/

The post Nënat beqare bëjnë më pak punë dhe flejnë më shumë sesa nënat e martuara appeared first on Telegrafi.

Ekspertët flasin për ngjizjen: Sa kohë është e nevojshme që të ngelni shtatzënë

$
0
0

Është e vërtetë që shtatzënia është e ndryshme te secila femër. Megjithatë, të gjithë neve na intereson sa gjatë zakonisht është e nevojshme të ndodhë ngjizja

Ekziston një rregull i vjetër i cili thotë që çdo muaj kur femra ka marrëdhënie gjatë ditëve të plleshme, ekzistojnë shanset nga 15 deri në 20 për qind për shtatzëni, sipas profesorëve nga Universiteti Connecticut, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, shanset për shtatzëni vërtet varen nga një numër i madh faktorësh, ndërkaq njëri ndër kryesorët është mosha.

Si ndikon mosha në shanset për ngjizje?

Në shumicën e rasteve, sa më e moshuar që të jetë femra, aq dhe shanset për ngjizje janë më të vogla. Po e japim statistikën.

• Nëse keni midis 20 dhe 24 vjet, shanset për ngjizje janë 86 për qind gjatë vitit.

• Nëse keni midis 25 dhe 29 vjetësh, shanset për ngjizje janë 78 për qind gjatë vitit.

• Nëse keni midis 30 dhe 34 vjet, shanset për ngjizje janë 63 për qind gjatë vitit.

• Nëse keni midis 35 dhe 39 vjet, shanset për ngjizje janë 52 për qind gjatë vitit.

Diç më ndryshe ka treguar studimi i vitit 2013. Rreth 80 për qind e çifteve të cilët nuk kanë probleme shëndetësore, por të cilët përpiqen aktivisht të kenë fëmijë, ngjizja është në afat prej 6 muajsh.

Edhe pse këto shifra mund të jenë si ndihmë për femrat të cilat dëshirojnë të dinë se ku gjenden, çiftet do të duhej të dinin që nuk ekziston rregull i shpejtë dhe i thjeshtë sa kohë do t’u nevojitet.

Gjithashtu, varësisht nga ajo se me cilin mjek bisedoni apo megjithatë cilin studim e konsultoni, përqindjet mund të dallojnë. /Telegrafi/

The post Ekspertët flasin për ngjizjen: Sa kohë është e nevojshme që të ngelni shtatzënë appeared first on Telegrafi.

Përgatitja e trupit për procesin e lindjes: Çfarë duhet të bëjë nëna shtatzënë për t’ia lehtësuar vetes sa më shumë punën

$
0
0

Përveç ushtrimeve mujore, më poshtë do të rendisim disa ushtrime të tjera që mund t’ju ndihmojnë të përgatiteni për lindjen

Këto ushtrime përqendrohen kryesisht te muskujt, të cilët do të mbajnë ngarkesën më të madhe gjatë procesit të lindjes.

Ushtrimet e Kegelit: muskujt e zonës së legenit ndihmojnë në mbështetjen e mitrës, fshikëzës dhe zorrëve. Tonifikimi i tyre përmes ushtrimeve të Kegelit, do t’ju ndihmojë në lehtësimin e shqetësimeve gjatë muajve të fundit të shtatzënisë dhe sidomos të dy prej tyre, të cilat do t’i ndieni edhe më pas: inkontinenca urinare dhe hemorroidet.

Duke forcuar muskujt rreth zonës së legenit, do të ulni rrezikun për të mos e kontrolluar urinimin si gjatë ashtu edhe pas shtatzënisë.

Si kryhen ushtrimet e Kegelit?

Fillimisht identifikoni muskujt e legenit, rreth vagjinës dhe anusit. Për t’u siguruar që keni gjetur muskujt e duhur përpiquni të ndaloni rrjedhjen e urinës teksa jeni duke shkuar në tualet. Në rast se ia dilni, atëherë keni gjetur muskujt e duhur. Mos e bëni vazhdimisht, sepse mund t’ju bëhet zakon.

Ushtrimet e Kegelit gjatë kohës që urinoni ose kur fshikëza është plot, mund të dobësojnë muskujt. Gjithashtu, rrezikoni të mos e zbrazni plotësisht fshikëzën, gjë që mund të sjellë zhvillimin e një infeksioni në traktin urinar.

Në qoftë se hasni vështirësi për të gjetur muskujt e duhur, provoni një teknikë tjetër. Vendosni një gisht brenda vagjinës dhe kur t’i shtrëngoni muskujt e saj, do t’i ndieni. Muskujt që keni shtrënguar janë muskujt që ndodhen në zonën e legenit.

Pasi të keni identifikuar muskujt e legenit, zbrazni fshikëzën dhe qëndroni ulur ose në këmbë. Pastaj shtrëngojini fort muskujt e legenit. Bëjeni shpesh këtë dhe nga pesë sekonda. Punoni deri sa t’i mbani të kontraktuar muskujt për 10 sekonda pa ndaluar. Ndërkohë, mund të bëni një pushim prej 10 sekondash ndërmjet kontraktimeve.

Përgjatë ditës, bëni tri grupe me nga 10 ushtrime të tilla. Pastaj, numëroni shpejt deri në dhjetë, duke kontraktuar dhe çliruar muskujt e legenit sa herë që thoni një numër.

Teksa jeni duke bërë këto ushtrime, mos i mblidhni dhe lironi muskujt e barkut, të kofshëve apo të të ndenjurave. Kjo, në fakt, mund ta përkeqësojë tonifikimin e muskujve të legenit. Gjithashtu, përpiquni të mos e mbani frymën.

Thjesht qetësohuni dhe përqendrohuni te muskujt përreth vagjinës dhe anusit.

Masazhi në zonën perineale: gjatë javëve të fundit, masazhimi i zonës midis vagjinës dhe anusit (që ndryshe quhet perineum) mund t’ju ndihmojë në hapjen e këtyre indeve, e për pasojë, në përgatitjen për lindjen e fëmijës. Kjo mund të ulë në minimum dhimbjet, kur koka e foshnjës të dalë nga vagjina. Madje mund t’ju ndihmojë të shmangni një prerje në perineum, gjë që bën të mundur hapjen e vagjinës (epiziotomi).

Mamitë kanë kohë që e këshillojnë masazhin perineal, shkruan Living. Edhe pse nuk ka prova bindëse që ky masazh parandalon dhimbjet e kësaj zone, disa studime kanë nxjerrë rezultate premtuese.

Si bëhet masazhi në zonën perineale?

Lajini duart mirë me sapun dhe ujë të nxehtë dhe sigurohuni që t’i keni prerë thonjtë. Pastaj, lyejini gishtat me lubrifikues dhe futini në vagjinë. Shtyni në drejtim nga zorra e trashë, duke tendosur indet.

Përsëriteni këtë veprim çdo ditë nga tetë deri në dhjetë minuta. Nëse dëshironi, edhe partneri mund t’ju ndihmojë. Teksa masazhoni zonën e perineumit, mund të ndieni një djegie të lehtë apo edhe shqetësime të tjera, të cilat janë normale.

Gjithsesi, nëse keni dhimbje të forta, ndaloni.

Disa këshilla shtesë: Nëse nuk ndiheni rehat, mund të mos e praktikoni masazhin perineal. Edhe nëse e bëni, nuk është plotësisht e sigurt që nuk do t’i nënshtroheni një epiziotomie.

Situata të caktuara gjatë lindjes, si për shembull, kur foshnja ka përmasa të mëdha apo kur është në pozicion jonormal, mund të kërkojnë që t’i nënshtroheni kësaj ndërhyrjeje. /Telegrafi/

The post Përgatitja e trupit për procesin e lindjes: Çfarë duhet të bëjë nëna shtatzënë për t’ia lehtësuar vetes sa më shumë punën appeared first on Telegrafi.


Si t’ia ndalni lemzën bebes

$
0
0

Nëse keni një bebe të vogël, shanset janë se jeni shumë të kujdesshëm për çdo zë apo zhurmë që e bën – fjetur apo zgjuar.

Çdo koll apo gurgullimë është ose emocionuese ose brengosëse, ndërkaq lemzat janë diku në mes të këtyre dyjave, transmeton Telegrafi.

Në njërën anë, disave u duken të lezetshme bebet me lemzë, por në anën tjetër mund të frikësoheni se ka diçka gabim.

Një studim ka zbuluar se, te bebet, lemza shkaktohet nga ajri i tepërt që futet në lukth gjatë ushqyerjes, ndonëse shkaktari i saktë mbetet i panjohur.

Nëse veç beben tuaj e ka kapur lemza, atëherë gjëja më e mirë që mund ta bëni është ta mbani beben sa më të lumtur dhe duke e ledhatuar në shpinë.

Eventualisht lemza duhet të largohet.

Por, nëse lemza ka vazhduar për disa orë ose shfaqet shpesh, atëherë mirë është të konsultoheni me doktorin. /Telegrafi/

The post Si t’ia ndalni lemzën bebes appeared first on Telegrafi.

Asnjëherë mos i jepni bebes ujë sepse mund të shpie në fatalitet

$
0
0

Të gjithë e dimë rëndësinë e të qenurit të hidratuar, e posaçërisht gjatë temperaturave të larta.

Dhe, tani kur temperaturat janë të larta, me siguri se ju duket e logjikshme t’i jepni pak ujë bebes për t’u freskuar, transmeton Telegrafi.

Por, ekspertët i kanë paralajmëruar prindërit të mos e bëjnë këtë sepse edhe sasitë më të vogla të ujit mund të shpijnë në fatalitet.

Kjo sepse sasitë e vogla të ujit mund të ndikojnë në balancimin e ujit në trupat e tyre të vogël.

Ekspertët thonë se duke i japë qoftë edhe pak ujë bebeve nën gjashtë muajsh, ajo sasi mund t’ua mbingarkojë veshkat dhe pastaj të shpie në hiponatremi.

Uji mund të shkaktojë intoksikim si rezultat i mos balancimit në elektrolite siç është sodiumi.

Kjo pastaj shkakton komplikime si ënjtja e trurit dhe në disa raste shpie në vdekje.

Derisa bebet të jenë të paktën gjashtë muajsh, ekspertët thonë se duhet t’iu jepni atyre vetëm qumësht gjiri ose formulë qumështi. /Telegrafi/

The post Asnjëherë mos i jepni bebes ujë sepse mund të shpie në fatalitet appeared first on Telegrafi.

A është uji i pishinave i sigurt për gratë shtatzëna?

$
0
0

A keni menduar ndonjëherë nëse uji me klor i pishinave është i sigurt gjatë shtatzënisë?

A është e dëmshme nëse aksidentalisht pini ujë të pishinës?

Thënë më thjesht, noti në ujë me klor është i sigurt gjatë shtatzënisë, transmeton Telegrafi.

Në fakt, është mënyrë e mahnitshme dhe e rekomandueshme për të ushtruar gjatë shtatzënisë.

Megjithëse ka pasur tendenca të thuhet se uji me klor mund të shkaktojë defekte të lindjes, ekspertët i mohojnë këto duke thënë se nuk janë të bazuara në ndonjë dëshmi.

Puna e klorit është ta dezinfektojë pishinën dhe ta mbajë të pastër nga bakteret e dëmshme.

Në vitin 2008, hulumtuesit nga Tajvani i kishin pushtuar mediat botërore me kryetituj të frikshëm duke thënë se si uji me klor mund ta rritë rrezikun e lindjes me defekte.

Sidoqoftë, ekspertët anglezë kanë thënë se ai studim ka qenë shumë i vogël, nuk i ka analizuar femrat gjatë shtatzënisë (i ka bërë zbulimet duke u bazuar në vlerësime të ndryshme), ndërkaq edhe vet autorët e studimit kishin thënë se në përgjithësi nuk kishte pasur ndonjë lidhje konsistente mes ekspozimit në ujë me klor dhe rrezik të lindjes me defekte.

Prandaj, të gjitha shtatzënat mund ta shijojnë notin në pishinë pa u brengosur fare për shëndetin e tyre. /Telegrafi/

The post A është uji i pishinave i sigurt për gratë shtatzëna? appeared first on Telegrafi.

Ndryshime të pazakonshme gjatë shtatzënisë: A u rritet hunda shtatzënave?

$
0
0

Nga ndryshimet e papritura në pigmentim, statusi hormonal, gjoksi i ënjtur, mund të ndodhin edhe disa ndryshime të pashpjegueshme, si p.sh. hunda e cila gjatë shtatzënisë gjithnjë e më shumë rritet

Te disa femra zhvillohen faqet, rriten shputat, ënjten kapakët e syve, ndërsa ndonjëherë ndodhin edhe ndryshime në pigmentim, andaj femrës i ndryshon edhe ngjyra e flokëve, transmeton Telegrafi.

Kështu trupi mësohet me beben dhe shton hapësirën në organizëm. Duke pasur parasysh që eshtrat e hundës janë të butë, ato shumë lehtë ndryshojnë formën e tyre, posaçërisht kur janë nën ndikimin e estrogjenit dhe progesteronit, ndodh ënjtja e tyre.

– Gjatë tremujorit të parë, enët e gjakut zgjerohen në mënyrë që deri te bebja të arrijë sasi e mjaftueshme e gjakut. Vetvetiu zgjerohen edhe enët e gjakut në sinuse dhe në kanalet nazale dhe shkaktojnë ënjtje të vogla.

– Gjatë tremujorit të fundit, qëndrimi i ujit në fytyrë mund të shkaktojë ënjtje më të madhe të hundës.

– Tensioni i lartë gjatë shtatzënisë gjithashtu mund të shkaktojë këtë dukuri.

– Megjithatë, shkaktari më i shpeshtë është ndryshimi në raportin e hormoneve në trup. Niveli i rritur i estrogjenit shton qarkullimin e gjakut në membranën e mukozës, e cila gjendet nën hundë. Rritja e shtuar e qarkullimit të gjakut çon në zgjerim të muskujve të hundës.

Kur hunda kthehet në formën e vet normale?

Meqenëse rritja e tillë e hundës ndodh për shkak të ndryshimeve të balancës hormonale, ndryshimet janë vetëm të përkohshme.

Pas lindjes, hormonet kthehen ngadalë në gjendjen normale, andaj edhe të gjitha ndryshimet e ndodhura do të zhduken pas disa muajsh.

Si të pengohet ënjtja e hundës gjatë shtatzënisë

Edhe pse ënjtja e hundës është dukuri krejtësisht normale gjatë shtatzënisë, ekzistojnë mënyra që ta zvogëloni. Me uljen e konsumimit të kripës do të ulni qëndrimin e ujit dhe shtypjen e lartë të gjakut.

Konsumimi i ujit pengon qëndrimin e tij, gjë që vetvetiu zvogëlon edhe ënjtjen. Me masa të cilat jua propozon mjeku juaj mund ta pengoni këtë dukuri. /Telegrafi/

The post Ndryshime të pazakonshme gjatë shtatzënisë: A u rritet hunda shtatzënave? appeared first on Telegrafi.

Ekspertët zbulojnë sa gjatë do të duhej ta lini beben të qajë para se t’i afroheni – dhe përse

$
0
0

Qarja e kontrolluar ka rezultate të mira si për nënën ashtu edhe për beben

Dilema e cila i brengos të gjithë prindërit është se kur është momenti i duhur që t’i afroheni bebes kur qan dhe ta qetësoni, transmeton Telegrafi.

Derisa disa e lënë beben e vetë të qajë, të prindërit e tjerë ende pa filluar mirë të qajë bebja, asaj i ofrojnë ngushëllim.

E ëma e dy fëmijëve, Emily Oster, ka shkruar librin të bazuar në literaturë akademikësh në të cilin konstaton që beben natën duhet ta lini të qajë.

Ajo insiston që në atë mënyrë bebja do të ketë gjumë më të mirë dhe më cilësor dhe që në këtë mënyrë, në shikim të parë metodë kontroverse, nuk do të lërë kurrfarë pasojash emocionale te fëmija.

Ekspertët e ndryshëm nuk pajtohen që do të duhej ta linim beben të qajë në periudhën prej 2 deri në 10 minuta para se t’i ofrohemi për ta ngushëlluar.

Kjo nuk do të thotë që ta injoroni beben, por do të thotë që nuk do të vraponi tek ajo sapo të fillojë të qajë.

Në universitetin Australia kanë arritur në përfundimin që nënat të cilat kanë lënë bebet të qajnë kanë pasur më pak simptoma të depresionit pas lindjes, por bebet e tyre kanë fjetur më mirë.

Ajo që është më rëndësishme, studimi ka vëzhguar këto nëna dhe bebe edhe gjashtë vjet më vonë dhe nuk kanë konstatuar kurrfarë problemesh emocionale te fëmijët.

Pikërisht kjo quhet qarje e kontrolluar, sepse do të thotë që prindi është i pranishëm derisa bebja qan, e kontrollon, por nuk vrapon të njëjtin çast për ta ngushëlluar kur ajo qan. /Telegrafi/

The post Ekspertët zbulojnë sa gjatë do të duhej ta lini beben të qajë para se t’i afroheni – dhe përse appeared first on Telegrafi.

Viewing all 1293 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>