Quantcast
Channel: Bebja – Telegrafi
Viewing all 1293 articles
Browse latest View live

Beben që lindin me kokë të madhe bëhen persona të suksesshëm

$
0
0

Nëse veç ndiheni sikurse keni një kokë gjigante në shpatulla të vogla, atëherë kemi një lajm të mirë për ju.

Tani, siç duket, bebet e lindura me kokë të madhe rezultojnë të bëhen persona më të suksesshëm në të ardhmen, transmeton Telegrafi.

Pra, përderisa shumica mund të kemi bërë shaka me miqtë të cilët kanë kokë të madhe, duket se ata janë destinuar për ta pastruar dyshemenë me neve kur është fjala për suksesin në jetë.

Në mënyrë aspak befasuese, ideja e kokës së madhe padyshim se ndërlidhet me një tru më të madh.

Duke folur për “Neuroscience News”, profesori Ian Deary, pas një studimi, ka treguar se ka ndikime të përbashkëta gjenetike mes aftësive kognitive dhe disa gjendjeve mendore e fizike.

Ai po ashtu ka treguar se aftësitë kognitive i ndajnë të njëjtat influenca gjenetike me madhësinë e trurit, formën e trupit dhe sukseset akademike.

Ekipi i tij kishte analizuar 100,000 britanikë mes moshave 37 dhe 73 vjet. Pjesëmarrësve u ishin bërë analizat e gjakut, urinës dhe pështymës, por gjithashtu ata kishin jap informacione edhe për stilin e tyre të jetesës.

Ata të cilët kishin marrë pjesë në studim po ashtu ishin testuar për shpejtësinë e reagimit, memorien dhe sukseset akademike.

Rezultatet kishin pohuar se çdokush me një perimetër të kokës prej 31.75cm deri në 35.56cm është më i mençur.

Përndryshe, vlen të ceket se ky studim është publikuar në “Molecular Psychiatry”. /Telegrafi/

The post Beben që lindin me kokë të madhe bëhen persona të suksesshëm appeared first on Telegrafi.


Recetë e shëndetshme për bebe: Vezë të fërguara me perime

$
0
0

Kjo recetë është e shkëlqyeshme për të përgatitur shujtë të shëndetshme për beben e moshës 1-2 vjet.

Është një recetë e shijshme me vezë dhe e cila mund të përgatitet për drekë apo darkë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– Një karotë të madhe
– Gjysmë kungulli të njomë
– Brokoli
– Tri lugë çaji jogurt
– Vezë
– Vaj ulliri
– Kripë

Përgatitja:

Vloni karotat, brokolin, kungullin dhe pastaj përzieni.

Përzieni vezën me jogurt dhe shtojeni kripën. Shtoni perimet e përziera në këtë përzierje, fërgojini me vaj ulliri dhe shujta e bebes është e gatshme. /Telegrafi/

The post Recetë e shëndetshme për bebe: Vezë të fërguara me perime appeared first on Telegrafi.

Si ta kuptoni që jeni gati për të lindur? Këto janë shenjat paralajmëruese

$
0
0

Shtatzënia është një periudhë e bukur e jetës, por përfshin shumë shqetësime. Si do të funksionojë, sa kohë do të zgjasë, dhe si do përfundojë?

Nënat kanë edhe dilema se kur të vijë momenti për të lindur, a do të ketë shenja paraprake që do ta lajmërojnë këtë gjë?

Për t’ju ndihmuar ne sot do t’ju tregojmë disa shenja paraprake që tregojnë se jeni gati për të lindur dhe duhet të keni kujdes:

1. Nuk fitoni merrni më peshë, madje mund të keni një rënie

Gjatë fazës së fundit të shtatzënisë, ju do të ndaloni të fitoni peshë të mëtejshme. Disa nëna të ardhshme, gjithashtu përjetojnë një humbje të lehtë në peshë. Por mos u shqetësoni, është krejtësisht normale. Foshnja do të fitojë peshë gjithsesi.

2. Ju mund të përjetoni dhimbje të ngjashme si në perioda

Kontraktimet e hershme para lindjes janë si dhimbje të forta menstruale. Ato mund t’i përjetoni në pjesën e poshtme të barkut ose edhe në shpinë. Kjo dhimbje mund të shtrihet deri në legen.

3. Kontraktimet bëhen më të shpeshta dhe të rënda

Nëse kontraktimet po bëhen më të shpeshta dhe intensiteti po rritet, është koha për të thirrur mjekun ose maminë. Kontraktimet janë një shenjë e hershme e lindjes.

4. Ju ndjeni se foshnja po zbret poshtë në legen

Kjo ju ndodh nënave që e kanë lindjen e parë. Ato mund të ndjejnë se foshnja e tyre po zbret në legen. Zakonisht, kjo gjë ndodh 2 javë përpara lindjes. Flisni me mjekun tuaj nëse keni këtë ndjesi. Kjo ndodh sepse foshnja po futet në pozicionin e daljes, me kokë poshtë.

5. Keni dhimbje shpine

Kjo ndodh sepse muskujt përgjegjës për lindjen po zhvendosen dhe shtrihen në përgatitje për ditën e madhe. /Telegrafi/

The post Si ta kuptoni që jeni gati për të lindur? Këto janë shenjat paralajmëruese appeared first on Telegrafi.

“Teoria e kafkës” zbulon a do të lindni djalë apo vajzë

$
0
0

Kur jeni shtatzënë ekzistojnë disa gjëra të cilat janë jashtëzakonisht interesante, ndërsa njëra ndër to është përcaktimi i gjinisë së fëmijës të cilin e keni në stomak pa shkuar te mjeku

Disa nëna përfundimisht u besojnë këtyre gjërave. Ato thonë që me ndihmën e fotos së ultrazërit të bebes në javën e 12-të mundeni me siguri 92 për qind të mësoni cila është gjinia e bebes në stomak, transmeton Telegrafi.

Fjala është për “teorinë e kafkës”, e cila ndihmon të përcaktoni gjininë e fëmijës në bazë të fotos së kafkës së bebes.

E gjitha që ju duhet për këtë është fotoja e ultrazërit të bebes suaj në javën e 12-të, dhe informacioni për formën dhe madhësinë e kafkës së bebes.

Kafka e fëmijës tregon ballin e lëshuar, pjesa e sipërme e kafkës është më e madhe, nofulla është më shumë katrore dhe mollëzat janë më të theksuara.

Kafka e vajzës ka majë të rrumbullakët, mollëzat janë më pak të theksuara, nofulla është e rrumbullakët, ndërkaq balli është i ngritur dhe pak i nxjerrë jashtë.

Edhe pse ekspertët theksojnë që nuk ekzistojnë të dhëna shkencore të cilat e konfirmojnë këtë teori, një numër i madh nënash, të cilat e janë shërbyer me këtë teori, thonë që është e saktë.

Teoritë e tjera me të cilat parashihet gjinia e fëmijës janë: krupa serioze e mëngjesit zakonisht kanë femrat të cilat do të lindin vajza;

– nëse bebja është e vendosur lart, atëherë me siguri është vajzë;
– femrat të cilat janë më shumë nën stres lindin vajza.

/Telegrafi/

The post “Teoria e kafkës” zbulon a do të lindni djalë apo vajzë appeared first on Telegrafi.

Ngrënia e vezëve të fërguara gjatë shtatzënisë e rritë inteligjencën e bebes

$
0
0

Nëse jeni duke ngrënë ushqime të fërguara për mëngjes dhe jeni shtatzëne, atëherë urojeni veten sepse jeni duke i bërë mirë bebes!

Kjo sepse, sipas një studimi të ri, ngrënia e vezëve gjatë tre muajve të fundit të shtatzënisë mund të ndikojë në rritjen e nivelit të inteligjencës të bebes, transmeton Telegrafi.

Përse? Sepse vezët janë të mbushura me kolinë, vlerë ushqyese të cilën nuk e konsumojnë mjaftueshëm gratë.

Lidhja mes niveleve të rritura të kolinës dhe niveleve të larta të inteligjencës është zbuluar më parë te minjtë, por së fundmi është dëshmuar edhe te njerëzit.

Hulumtuesit i kishin ndarë 26 njerëz në dy grupe, ku gjysma e grave kishin konsumuar 480mg kolinë në ditë – pak më shumë se sasia e rekomanduar ditore, e cila është 450g – dhe gjysma tjetër e grave kishin konsumuar 930mg kolinë në ditë.

Bebet e tyre pastaj ishin testuar për shpejtësi dhe kujtesë vizuospatiale në moshën katër, shtatë, 10 dhe 13 muajsh.

Dhe kështu shkencëtarët kishin zbuluar se nivelet e larta të kolinës të konsumuara nga nënat shtatzëna, kishin rezultuar që bebet të kenë nivele më të larta të inteligjencës. /Telegrafi/

The post Ngrënia e vezëve të fërguara gjatë shtatzënisë e rritë inteligjencën e bebes appeared first on Telegrafi.

Depresioni pas lindjes më i shpeshtë te gratë që lindin në verë apo vjeshtë

$
0
0

Një nga dhjetë nënat e reja vuajnë nga depresioni i paslindjes, dhe hulumtimet e reja nga ekspertët pohojnë se gratë të cilat lindin në verë apo vjeshtë janë më të rrezikuara të vuajnë nga ky lloj depresioni, krahasuar me gratë të cilat lindin në dimër apo në vjeshtë.

Studimi ka vëzhguar të dhënat mjekësore të 20.169 grave të cilat kishin lindur mes qershorit të vitit 2015 dhe gushtit të vitit 2017, transmeton Telegrafi.

Jie Zhou, i cili kishte udhëhequr këtë studim, ka thënë se është zbuluar një ndërlidhje mes grave të diagnostikuara me depresion të paslindjes dhe me periudhën e vitit në të cilën e kishin lindur beben.

Jie Zhou sugjeron se nënat të cilat lindin fëmijë në dimër apo pranverë janë më të prira ta shmangin depresionin e paslindjes sepse kanë më shumë mundësi të kenë aktivitete brenda shtëpisë me bebet e tyre. /Telegrafi/

The post Depresioni pas lindjes më i shpeshtë te gratë që lindin në verë apo vjeshtë appeared first on Telegrafi.

Fëmijët e lindur me prerje cezariane priren të jenë obezë në moshën 5 vjeçe

$
0
0

Sipas hulumtimeve të reja, fëmijët të cilët linden me prerje cezariane janë më të prirë të jenë obeze në moshën pesë vjeçare.

Studimi, i kryer nga Universiteti i Edinburghit, i ka mbledhur të dhënat e 80 studimeve, të cilat së bashku i kanë analizuar 29 milionë lindje, transmeton Telegrafi.

Rezultatet, e publikuara në revistën ‘PLOS One’, kanë zbuluar se rreziku i obezitetit për fëmijët nën moshën pesë vjeçare rritet deri në 59 për qind nëse linden me prerje cezariane.

Veç kësaj, ata që lindin me prerje cezariane janë 21 për qind më të prirë të sëmuren nga astma kur i mbushin 12 vjet.

Hulumtuesit shpjegojnë se ka disa dëshmi të cilat sugjerojnë se prerjet cezariane mund të ndikojnë në sistemin e imunitetit dhe bakterin e lukthit.

Ata gjithashtu kanë cekur se shumica e grave shtatzëna të cilat lindin me prerje cezariane, e zgjedhin atë metodë për shkak se vetë janë mbipeshë dhe kështu ndikojnë në shëndetin e bebes. /Telegrafi/

The post Fëmijët e lindur me prerje cezariane priren të jenë obezë në moshën 5 vjeçe appeared first on Telegrafi.

Femrat po hanë patate të skuqura për t’i rritur shanset e shtatzënisë, por sa është efektive kjo?

$
0
0

Mendojeni herën e fundit kur keni ngrënë patate të skuqura – a ka qenë menjëherë pas seksit?

Menjëherë pak momente pas seksit? Me siguri jo, transmeton Telegrafi.

Por, siç duket, jemi duke mbetur prapa për diçka sepse, sipas një anketimi të ri, konsumimi i tyre pas seksit është metoda më e re dhe më e mahnitshme për rritjen e shanseve të shtatzënisë.

Chanenl Mum”, sajt i prindërve me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, ka publikuar rezultatet e hulumtimeve të veta mbi atë se si çiftet i rrisin shanset e ngjizjes dhe ka zbuluar se 71% e njerëzve provojnë metoda interesante për rritjen e pjellshmërisë, duke përfshirë konsumimin e lëngut të ananasit, mbathjen e çorapeve gjatë seksit dhe konsumimin e patateve të skuqura – veçanërisht atyre të McDonald’s.

Por, faktikisht ekspertët thonë se nuk ka asgjë në ato patate që ndikon në aftësinë e trupit për t’u ngjizur.

Megjithatë, pavarësisht se nuk është efektive kjo metodë, prapëseprapë është opsion më i kënaqshëm sesa metoda tjetër qe 6% e femrave e provojnë: shmangien e orgazmës për një javë të plotë. /Telegrafi/

The post Femrat po hanë patate të skuqura për t’i rritur shanset e shtatzënisë, por sa është efektive kjo? appeared first on Telegrafi.


Javët e para pas lindjes: Këshilla për ata që sapo janë bërë prindër

$
0
0

I keni kaluar nëntë muaj shtatzënë dhe e keni imagjinuar veten si prind, por çfarë mund të prisni gjatë javëve të para posa bebja të ketë arritur?

Victoria Jennings është nënë e tre fëmijëve dhe përmes muzikës u ndihmon prindërve të lidhen më shumë me të vegjlit e tyre, transmeton Telegrafi.

Më poshtë ajo sjell top këshillat për ata që sapo janë bërë prind.

Kërkoni mbështetje
Është krejtësisht normalet ë kërkoni ndihmë dhe shanset janë se personat e afërm me ju do t’ju ndihmojnë herë pas here. Qoftë nëse është fjala për të shpenzuar dikush kohë me beben derisa ju pushoni apo të kujdeset për të kur ju si çift dilni në takim. Pranojeni ndihmën e të afërme sepse do t’ju nevojitet.

Thoni lamtumirë gjumit
Me shumë gjasë do t’i thoni lamtumirë gjumit dhe do të krijoni lidhje të re me kafenë! Megjithatë mungesa e gjumit mund të shkaktojë probleme me memorie dhe përqendrim, prandaj mundohuni të konsumoni kafe për të qenë më të mprehtë.

Ndani detyrat
Gjatë javëve dhe muajve të parë të shtatzënisë do të jeni shumë të ngarkuar. Prandaj, ndarja e punëve të shtëpisë me partnerin është gjëja më e mirë për t’i lehtësuar ditët e gjata.

Flini kur të flejë bebja
Kjo është një këshillë që do ta dëgjoni shpesh dhe nuk duhet ta injoroni. /Telegrafi/

The post Javët e para pas lindjes: Këshilla për ata që sapo janë bërë prindër appeared first on Telegrafi.

Këto multivitamina duhet të merrni tre muaj para se të mbeteni shtatzënë

$
0
0

Gjatë kohës që përgatiteni për të mbetur shtatzënë, këshilla e parë që mund t’ju japin, është të filloni të merrni multivitaminat

Ndoshta do të pyesni veten, nëse është vërtet e rëndësishme kjo rutinë e përditshme, por ju sigurojmë se ka shumë rëndësi!

Këto multivitamina ju ndihmojnë që të merrni sasitë e duhura të acidit folik, kalciumit dhe hekurit, lëndë ushqyese të cilat janë shumë të rëndësishme gjatë periudhës së shtatzënisë. Rekomandohet që ato të fillohen të paktën tre muaj para se të mbeteni shtatzënë.

Acidi folik ndihmon në parandalimin e defekteve në tubin nervor, të cilat janë anomali serioze që shfaqen në tru dhe në palcën kurrizore. Tubi nervor i një fetusi, nga i cili krijohet truri dhe palca kurrizore, zhvillohet gjatë muajit të parë të shtatzënisë. Në këtë periudhë kritike, ndoshta nuk jeni ende në dijeni se prisni një fëmijë.

Kalciumi forcon kockat dhe dhëmbët e nënës dhe të fëmijës, si dhe ndihmon që sistemi i qarkullimit të gjakut, ai muskulor dhe nervor të funksionojnë në mënyrë normale.

Hekuri ndihmon në zhvillimin e qelizave të gjakut dhe muskujve, si te nëna, ashtu edhe te fetusi. Ai ndihmon në parandalimin e anemisë, e cila shkaktohet nga mungesa e rruazave të kuqe të gjakut.

Sipas disa studimeve, multivitaminat ulin ndjeshëm rrezikun e lindjes së foshnjës nën peshë, këshillon Living. Këto multivitamina mund të gjenden në të gjitha farmacitë, por disa prej tyre mund të blihen vetëm me recetën e mjekut, i cili ose ju rekomandon një markë të caktuar, ose jua lë juve në dorë zgjedhjen e tyre.

Nëse multivitaminat ju shkaktojnë të përziera, mundohuni t’i pini para se të flini ose pasi të keni ngrënë diçka. Të përzierat mund t’ju largohen nëse përtypni çamçakëz ose fusni në gojë ndonjë karamele.

Nëse multivitaminat ju shkaktojnë kapsllëk, mundohuni të pini sa më shumë ujë, të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me fibra dhe të merreni me aktivitet fizik. Për çdo rast, mund të pyesni mjekun për përdorimin e barnave që ndihmojnë defekimin (jashtëqitjen).

Nëse këto këshilla nuk ju ndihmojnë shumë, mundohuni të gjeni mënyra të tjera më të frytshme. Ndoshta mund të keni rezultate më të mira, nëse ndërroni markën e multivitaminave, apo nëse i merrni të ndarë acidin folik, kalciumin dhe hekurin. /Telegrafi/

The post Këto multivitamina duhet të merrni tre muaj para se të mbeteni shtatzënë appeared first on Telegrafi.

Çfarë duhet të bëni dhe të mos bëni, që të rrisni shanset për të mbetur shtatzënë

$
0
0

Më poshtë do të gjeni disa këshilla të thjeshta se çfarë duhet të bëni dhe të mos bëni, që të rrisni shanset për të mbetur shtatzënë

Rekomandohet:

Të zgjidhni një mënyrë të shëndetshme jetese. Mundohuni të ruani një peshë të shëndetshme, përfshini aktivitetet fizike në rutinën tuaj të përditshme, konsumoni ushqime të shëndetshme, kufizoni përdorimin e kafeinës dhe shmangni stresin. Këto aktivitete do të jenë në të mirën tuaj dhe të foshnjës.

Të kryeni rregullisht marrëdhënie seksuale. Për çiftet e shëndetshme që duan të sjellin në jetë një fëmijë, nuk ekziston koncepti i seksit të tepruar. Për shumë çifte, kjo mund të jetë dëshira e tyre më e madhe.

Të kryeni marrëdhënie seksuale një herë në ditë kur jeni pranë kohës së ovulimit. Në këtë mënyrë, gjasat për të mbetur shtatzënë janë akoma më të mëdha. Megjithëse përqendrimi i spermës së partnerit mund të bjerë pak, sa here që kryeni marrëdhënie seksuale, kjo rënie nuk përbën asnjë problem për meshkujt e shëndetshëm.

Të bëni kontrolle mjekësore para se të mbeteni shtatzënë, këshillon Living. Mjeku do të kryejë një kontroll të përgjithshëm dhe do t’ju ndihmojë të bëni ndryshime në mënyrën e jetesës, të cilat do të rrisin shanset për një shtatzëni të shëndetshme.

Kontrolli para se të mbeteni shtatzënë, është jashtëzakonisht i rëndësishëm në qoftë se ju apo partneri keni probleme shëndetësore, të cilat mund të ndikojnë në procesin e shtatzënisë. /Telegrafi/

The post Çfarë duhet të bëni dhe të mos bëni, që të rrisni shanset për të mbetur shtatzënë appeared first on Telegrafi.

Flokët dhe qimet në trup gjatë shtatzënisë më shpejt rriten

$
0
0

Nuk thuhet pa arsye “gjendje tjetër” kur mendohet për shtatzëninë

Gjatë atyre nëntë muajve në organizmin e femrës pothuajse çdo gjë funksionon më ndryshe sesa zakonisht, falë ndryshimeve hormonale, transmeton Telegrafi.

Disa ndryshime janë të lehta disa më vështirë të dukshme, mirëpo ajo që gjithsesi bie në sy janë – flokët, sepse shumë më shpesh do të detyroheni t’i shkurtoni flokët për të mbajtur formën e tyre, mirëpo nëse jeni adhuruese e flokëve të gjatë, do të kënaqeni me rritjen e tyre.

Por nuk rriten shpejt vetëm flokët gjatë shtatzënisë, por edhe të gjitha qimet në trup, gjë që çon në dëshpërim shumë nëna të ardhshme.

Edhe sikur këto “mysafire të paftuara” të shfaqen atje ku më së paku i prisni, si në stomak apo gjoks, shumica e damave frikësohen.

Mirëpo, arsye për frikë nuk ka, sepse e gjithë kjo është pasojë e gjendjes ndryshe hormonale e cila, pas lindjes së fëmijës, do të kthehet në normale apo do t’ju privojë nga teprica e “detajeve lëkurore”. /Telegrafi/

The post Flokët dhe qimet në trup gjatë shtatzënisë më shpejt rriten appeared first on Telegrafi.

Udhëtimi me beben në bark

$
0
0

Nëse me shtatzëninë është çdo gjë në rregull, mund të udhëtoni

Periudha më e mirë e udhëtimit është tremujori i dytë – nuk ka krupë, ndërkaq mitra nuk është aq e madhe që t’ju shkaktojë vështirësi, transmeton Telegrafi.

Jeni shtatzënë dhe keni dëshirë të udhëtoni. Mirëpo, a u rekomandohet shtatzënave të udhëtojnë, si do ta përballojnë udhëtimin, a do të komplikohet ndonjë gjë? Këto janë vetëm disa pyetje të cilat ia bëjnë vetes shumica e shtatzënave.

Qetësohuni – nëse me shtatzëninë është çdo gjë në rregull, mund të udhëtoni. Megjithatë, më parë shkoni në kontroll.

Tremujori i dytë është periudha nga tre muajt e mesëm kalendarikë të shtatzënisë suaj (nga java e 13-të deri në javën e 26-të).

Për udhëtim përgatitni rroba të rehatshme dhe këpucë me taka të ulëta, ujë dhe diçka për të ngrënë, me kusht që të mos kenë sasi të mëdha ëmbëlsirash dhe yndyrash dhe ushqime të njelmët.

Ulësja e rehatshme është shumë me rëndësi, nëse është e mundshme, këmbët duhet të jenë të ngritura apo pak të ngritura, ndërsa nën shpinë mund të vendosni një jastëk të vogël.

Çdo dy orë ngrihuni në këmbë, bëni një pauzë nëse udhëtoni me veturë dhe shëtitni.

Sigurohuni a ka gjinekolog në vendin në të cilin do të shkoni dhe interesohuni mirë për ushqimin.

Pini vetëm ujë të paketuar në shishe. Shmangni diellin e fortë. /Telegrafi/

The post Udhëtimi me beben në bark appeared first on Telegrafi.

Shtatzënia ndihmon tek çrregullimet në të ushqyer

$
0
0

Derisa shtatzënia për gratë të cilat kanë çrregullim në të ushqyer mund të ndihmojë, ato që nuk kanë pasur problem me të ushqyerit, mund t’i bëjë të lëndueshme, dhe të ndikojë që, çrregullimet të zhvillohen për herë të parë

Këto zbulime janë kontradiktore me njohuritë e mëhershme, sipas të cilave shtatzënia shëron të gjitha çrregullimet në të ushqyer, ka thënë doktoresha, Cynthia M. Bulik, nga Universiteti Northern Carolina Chapel Hill, transmeton Telegrafi.

“Është e rëndësishme të dihet se, nuk mund të shëroheni nga çrregullimi në të ushqyer, që në momentin, kur mbeteni shtatzënë”, ka tërhequr vëmendjen doktoresha Bulik, e cila së bashku me ekipin e saj, ka përcjellë shtatzëninë e hiq më pas se 14.157 grave.

Para shtatzënisë, 0.1 për qind e grave kanë pasur anoreksi, 0.7 për qind bulimi, derisa 3.5 për qind, kanë pasur çrregullim të natyrshëm të ushqyerit të tepërt, derisa 0.1 për qind kanë pasur çrregullim të pastrimit të zorrëve pas ushqim të tepërt.

Çrregullimi në të ushqyer të tepërt, manifestohet me konsumimin e tepruar të masës së ushqimit, pa kontroll, dhe dallon nga rritja normale e oreksit, i cili paraqitet tek shtatzënat. Njerëzi të cilët vuajnë nga ky çrregullim, nuk shtyhen të vjellin dhe në asnjë mënyrë tjetër të zbrazjes së lukthit dhe zorrëve.

Madje 78 për qind e grave që kanë pasur çrregullim të pastrimit pa ushqim të pakontrolluar, të ushqyerit para shtatzënisë, e kanë ndërprerë këtë kur kanë qenë shtatzëna. Gjithashtu 39 për qind e grave që kanë pasur çrregullim të ushqyerit të tepërt, janë shëruar gjatë shtatzënisë, si dhe 34 për qind e grave që kanë vuajtur nga bulimia.

Derisa ato gra që kanë pasur çrregullim në të ushqyer janë shëruar, madje 711 gra në shtatzëni për herë të parë kanë zhvilluar çrregullimin e të ushqyerit.

Hulumtimi gjithashtu ka dëshmuar se, gratë me të ardhura të vogla dhe me arsimim të ulët, si dhe ato që kanë pasur abortim apo pinë duhan, janë më të prira për t’u sëmurë nga çrregullimet në shtatzëni. /Telegrafi/

The post Shtatzënia ndihmon tek çrregullimet në të ushqyer appeared first on Telegrafi.

Erëzat që duhet të shmangë një grua shtatzënë

$
0
0

Në shtatzëni mund të kemi kujdes gjithçka, por ndoshta na dalin nga mendja erëzat.

Të imta, në sasi të vogël, duket sikur ato nuk kanë fuqi të bëjnë asnjë dëm, por ja që nuk është kështu.

Dihet që shumë gra gjatë muajve të shtatzënisë kalojnë në anemi dhe kanë nevojë për hekur, ndërsa disa erëza kanë efekt bllokues për thithjen e hekurit në organizëm.

Rigoni, pengon thithjen e hekurit nga organizmi dhe prandaj nuk duhet përdorur nga gratë shtatzëna të cilat e kanë shumë të rëndësishëm hekurin për fëmijën për të shmangur abortin.

Edhe në formën e vajit të rigonit, ka të njëjtin efekt pengues.rosemary-tea

Rozmarina është një erëz gjithashtu shumë e këndshme në gatime, por që pengon thithjen e hekurit.

Nëse dëshironi një gatim me këto erëza, hajeni dy orë para ose pas suplementeve të hekurit që merrni për aneminë, që të mos bllokojë veprimin e tyre.

Ky ishte mesazhi! Nëse je shtatzënë nuk duhet të kujdesesh vetëm për ushqimet kryesore, por edhe për erëzat që u shtohen. /Telegrafi/

The post Erëzat që duhet të shmangë një grua shtatzënë appeared first on Telegrafi.


Qe përse është e domosdoshme që bebja të lindë në mënyrë natyrale!

$
0
0

Bebet të cilat janë të lindura në mënyrë natyrale kanë koeficient më të lartë inteligjence në krahasim me bebet e lindura me prerje cezariane në terminin “e imponuar”

Shkaktari është proteina UCP2, e cila ndikon në inteligjencë, ndërkaq niveli i saj është më i lartë në trurin e fëmijëve të lindur në mënyrë natyrale apo e fëmijëve të lindur me prerje cezariane nëse lindja ka filluar në mënyrë natyrale, transmeton Telegrafi.

Nga kjo proteinë varet në afat të shkurtër dhe në afat të gjatë kujtesa e fëmijës, më vonë e njeriut të rritur, gjë që është kyç për shkallën e inteligjencës.

Këto rezultate janë shumë të rëndësishme, sepse në decenien e fundit kanë ndodhur ekspansione të lindjeve me prerje cezariane, jo nga shkaqet shëndetësore edhe te bebet të cilat nëpërmjet kontraktimeve kanë sinjalizuar që janë të gatshme të lindin, por shumica e nënave këtë operacion e kanë kuptuar si mundësi që të caktojnë datën dhe kohën e lindjes së bebes së tyre, theksojnë shkencëtarët nga Universiteti Yale.

Gjinekologët kryesisht konstatojnë që, kur shtatzëna hyn në muajin e nëntë dhe bebja është formuar, është krejt njësoj se kur lindin dhe përcaktojnë prerjen cezariane sipas mendimit të tyre dhe dëshirave të nënave të ardhshme.

Megjithatë, shkencëtarët kanë konstatuar që prerja cezariane ndikon negativisht në inteligjencë dhe, nëse nuk ka arsye shëndetësore, gjithmonë duhet pritur kontraktimet natyrale. /Telegrafi/

The post Qe përse është e domosdoshme që bebja të lindë në mënyrë natyrale! appeared first on Telegrafi.

Banja të ngrohta gjatë shtatzënisë: A bën shtatzëna të lahet në vaskë?

$
0
0

Shtatzëna të dashura, për të shmangur çfarëdo problemi, është me rëndësi që me kohë të informoheni për rregullat e reja jetësore

Qe se çfarë thonë ekspertët për larjen në ujë të ngrohtë gjatë shtatzënisë…, transmeton Telegrafi.

Shtatzënat nuk do të duhej të laheshin me ujin i cili është aq i nxehtë sa që të ngrejë temperaturën e trupit deri në 38 apo 39 gradë Celsius më shumë se dhjetë minuta.

Kapërcimi i kësaj temperature mund të shkaktojë hipertermi, gjendje në të cilën trupi absorbon më shumë nxehtësi se sa liron.

Studimet e kanë lidhur temperaturën e lartë trupore, posaçërisht në shtatzëninë e hershme, me defektet e gypave neutralë, siç janë spina bifida.

Pos nëse nuk jeni adhuruese e vërtetë e djegieve pas larjes, nuk keni përse të frikësoheni.

Megjithatë, për të shmangur çfarëdo problemi qoftë, mbani temperaturën e cila do t’ju jetë e këndshme, mirëpo jo të nxehtë shumë që t’ju bëjë të djersiteni dhe të skuqeni në lëkurë.

Do ta dini që temperatura trupore rritet nëse ndieni që jeni skuqur dhe filloni të djersiteni. Nëse ndodh kështu, dilni nga vaska dhe lini që uji të ftohet. /Telegrafi/

The post Banja të ngrohta gjatë shtatzënisë: A bën shtatzëna të lahet në vaskë? appeared first on Telegrafi.

Lindje me operacion: Si ta merrni veten pas ndërhyrjes cezariane

$
0
0

Përafërsisht, një në tri gra i ushtrohet ndërhyrjes cezariane, çfarë e bën të nevojshme nevojën e një informacioni të mjaftueshëm rreth operacionit në fjalë

Ky artikull do t’u tregojë nënave se si ta marrin veten sa më parë.

Konsumoni ushqim të fermentuar

Antibiotikët të marrë nga nëna gjatë operacionit mund të ndikojnë te bakteret e shëndetshme në zorrë. Për këtë arsye, konsultohuni me një mjek për të pirë probiotikë ose ndryshe baktere të gjalla, që do të ndihmojnë në rivendosjen e baktereve të shëndetshme në zorrë.

Kështu do të gëzoni përmirësim të imunitetit dhe parandalimin e diarresë. Në ndihmë ju vjen edhe ushqimi i fermentuar.

Shëtisni

Shëtisni diku te 30 minuta në ditë. Ecja motivon qarkullimin e gjakut, ul rrezikun e mpiksjes së tij, përmirëson funksionimin e zorrëve dhe e ndihmon trupin të marrë veten.

Bëni kujdes me ushqimin

Kufizohuni nga ushqime si mishi i kuq, buka e bardhë apo të skuqurat. Konsumoni manaferra, brokol, fara, arra dhe ushqime të pasura me aminoacide: pulë, salmon. Kështu do mund të ndihmoni në riparimin e indeve.

Qetësohuni

Përpiquni të merrni një sy gjumë për çdo herë që i/e vogli/a juaj fle.

Luftoni kapsllëkun

Pas ndërhyrjes në fjalë, për shkak të ndryshimeve hormonale, nëna e re rrezikon kapsllëkun. Për këtë arsye pini sa më shumë ujë, hani ushqime të pasura me fibra dhe fruta të freskëta. /Telegrafi/

The post Lindje me operacion: Si ta merrni veten pas ndërhyrjes cezariane appeared first on Telegrafi.

Lindje pas të 40-ave: Katër rreziqe dhe katër përparësi

$
0
0

Të paturit fëmijë në një moshë relativisht të vonë po bëhet përherë e më e zakonshme. Shkaqet janë nga më të ndryshmet: nga karriera te problemet financiare

E rëndësishme është që para se të merrni një vendim të tillë, të jeni në dijeni të përparësive që ju fal kjo moshë (pas të 40-ave) dhe rreziqeve që ju kanosen.

Përparësitë

1. Mund t’i gëzoheni një jete më të gjatë

Gratë, të cilat sjellin një fëmijë në jetë pas moshës 35- vjeçare kanë një mundësi shumë më të lartë se pjesa tjetër për të jetuar 9 dekada jetë, ndoshta edhe më shumë. Arsyeja? Pa u zgjatur shumë, shtatzënia mundëson një rilindje të trupit të nënës.

2. Kujtesë më e fortë

Hormonet ndikojnë ndjeshëm në trurin tonë, ekzaktësisht estrogjeni dhe progesteroni, të cilat janë përgjegjëse për funksionimin dhe zhvillimin e trurit.

3. Më shumë eksperiencë

Në një moshë të tillë e gjeni veten shumë më të qëndrueshme emocionalisht dhe psikologjikisht. Kështu do të keni më tepër durim në rritjen e fëmijës dhe edukimin e tij.

4. Më të qëndrueshme financiarisht

Me shumë mundësi, pas të 40-ave keni mundur të lini disa para mënjanë, çfarë nënkupton se do përjetoni më pak stres përgjatë shpenzimeve të shtuara. Po kështu, ngritja e një karriere dhe stabiliteti në punë do t’ju falë mundësinë e të shpenzuarit më shumë kohë me fëmijën.

Rreziqet

1. Mundësitë janë të larta për ta dështuar bebin

Me kalimin e viteve, probabiliteti për dështimin e një shtatzënie rritet frikshëm, ku madje pas të 45-ave shkon 50% ose më shumë. Mosha ndikon në pakësimin e hormoneve, funksionimin e ngadaltë të mitrës apo të tjera shqetësime që ndikojnë në fetus.

2. Osteoporozë

Sëmundja në fjalë (prek kockat) kërcënon 2 herë më shumë gratë që sjellin në jetë një fëmijë pas të 35-ave.

3. Lindje e parakohshme

Mundësitë janë të larta që foshnja e një gruaje mbi moshën 40- vjeçare të lindë para kohe dhe nën peshë.

4. Diabet gjatë shtatzënisë

I njohur me termin diabeti gestational, sëmundja në fjalë është 74% më shumë e pranishme te gratë që shtatzënia i gjen në/mbi të 40-at.

Së fundmi dëshirojmë të theksojmë se rreziqet e shtatzënisë mund të gjenden në çfarëdolloj moshe. E rëndësishme është të njihni trupin tuaj, kufizimet e tij dhe të konsultohuni me një specialist përpara se të merrni vendime të tilla madhore. /Telegrafi/

The post Lindje pas të 40-ave: Katër rreziqe dhe katër përparësi appeared first on Telegrafi.

Si të përballohet vapa në shtatzëni?

$
0
0

Ekspertët këshillojnë që nënat e ardhshme askund të mos shkojnë pa një shishe me ujë në të cilën më parë kanë shtrydhur pak limon dhe kanë shtuar sheqer

Vapa e verës shumicën e pengojnë, posaçërisht vapën vështirë e përballojnë shtatzënat, transmeton Telegrafi.

Një shishe me ujë dhe me pak limon të shtrydhur dhe sheqer do të pengojë të fikëtit e shkaktuar nga temperaturat e larta.

Nëse udhëtoni me transport publik, mos ngurroni që të lusni dikë që t’jua lirojë vendin, sepse qëndrimi i gjatë në këmbë mund t’ju dëmtojë edhe juve edhe beben në stomakun tuaj.

Gjatë ditëve të nxehta të verës femrave shtatzëna u rekomandohet noti dhe larja, sepse uji qetëson trupin, ndërkaq në të mund të ushtrojnë teknikën e frymëmarrjes.

Do t’u bëjë mirë këmbëve dhe shputave të cilat gjatë shtatzënisë janë nën preson të madh.

Derisa prisni që të plotësoheni me rolin më të rëndësishëm jetësor, kohën deri te lindja shfrytëzojeni edhe për lexim të librave dhe shikim të filmave. Do t’ju bëjë mirë. /Telegrafi/

 

The post Si të përballohet vapa në shtatzëni? appeared first on Telegrafi.

Viewing all 1293 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>