Quantcast
Channel: Bebja – Telegrafi
Viewing all 1294 articles
Browse latest View live

Çfarë u pëlqen bebeve më së shumti kur janë në mitër

$
0
0

Një lidhje e ngushtë mes juve dhe bebes formohet shumë më herët sesa ç’mund të mendoni.

Sipas një studimi nga ‘Psychological Science’, bebja në mitër mund ta vërejë edhe gjendjen psikologjike të nënës, transmeton Telegrafi.

Bebet e pa lindura  marrin sinjale përmes trupit (dhe shpirtit), prandaj është detyra juaj t’i jepni bebes sinjale pozitive.

Më poshtë i keni disa prej gjërave që u sjellin bebeve më së shumti kënaqësi.

Ushqimet e ëmbla

Bebet fillojnë t’i dallojnë shijet e ndryshme qysh prej javës 13-të të shtatzënisë.

Pra, preferencat e ushqimit përcaktohen qysh prej kur bebja është në mitër. Nëse dëshironi që fëmija juaj të ushqehet shëndetshëm në atë ardhmen, atëherë hani ushqime të shëndetshme.

Por, kijeni parasysh se bebet janë posaçërisht adhurues të ëmbëlsirave.

Dushet me ujë të vakët               

Kur bebet janë mjaftueshëm të mëdha për t’u “shtypur” në lëkurën e barkut të nënës, ato mund t’i ndjejnë ndryshimet e temperaturës.  Kështu, dushet shumë të nxehta mund të jenë të rrezikshme për bebet, por dushet me ujë të vakët ju bëjnë juve dhe beben të qetësuar dhe relaksuar.

Bebes i pëlqen ta dëgjoj zërin e nënës

Në javët 25-26, bebet fillojnë të reagojnë ndaj zërave që i dëgjojnë jashtë barkut të nënës. Pasi që zëri i nënës është ai që e dëgjojnë më qartë se cilido zë tjetër, bebet mësohen ta njohin atë.

Zëri i nënës u sjell rehati dhe relaksim bebeve.

Muzika

Dëgjimi i muzikës gjatë shtatzënisë ka shumë përfitime. Gjatë shtatzënisë, dëgjimi i muzikës ndikon që nëna të prodhojë serotoninë dhe endorfine, të cilat pastaj transferohen te bebja.

Muzika gjithashtu ua stimulon bebeve shqisat dhe e promovon zhvillimin e trurit. /Telegrafi/

The post Çfarë u pëlqen bebeve më së shumti kur janë në mitër appeared first on Telegrafi.


Provo veten! Ç’lloj mamaje je, sipas horoskopit

$
0
0

Ka mundësi që shpeshherë të mendosh se çfarë mami do të jesh, njëlloj si nëna jote apo do ndryshosh disa gjëra

Në bazë të shenjës suaj të horoskopit, këto janë disa nga karakteristikat për secilën shenjë, se çfarë lloj nëne do të jesh në të ardhmen.

DASHI

Pikat e forta: Keni vetëbesim, fuqi, vetëvendosje dhe nuk do të keni frikë nga asgjë

Pikat e dobëta: Konkurrenca, inati, fiksimi në disa gjëra, përqendrimi i vëmendjes te vetja

Stili juaj i të qenit mama: Një luftëtare. Do përpiqeni që çdo gjë të shkojë mirë dhe të lini përshtypjen më të mirë te fëmijët tuaj. Personat e shenjës së Dashit janë mësuar që të kenë gjithë vëmendjen te vetja, prandaj fillimisht do të jetë pak e vështirë që të përshtaten. Jeni një rol mode, gjithë kohës duke mësuar gjëra të reja dhe duke u përpjekur për lumturinë e fëmijëve.

DEMI

Pikat e forta: Qëndrueshmëria, punoni shumë për çdo gjë, të kuptueshme.

Pikat e dobëta: Pak materialiste, ndryshim i vazhdueshëm humori, u bëni qejfin të tjerëve

Stili juaj i të qenit mama: Shenja e demit është shumë e kujdesshme dhe në kontroll të gjithë njerëzve që rrethojnë fëmijën, por në momentin që krijon besimin te të tjerët, nuk ka më problem. Do i rrisni fëmijët tuaj që të jenë të edukuar, të respektojnë autoritetin dhe nëse është e mundur të vlerësojnë punën që keni bërë për ta.

BINJAKËT

Pikat e forta: Përshtateni lehtësisht, ndiheni gjithmonë të reja, moderne, kureshtare, me kreativitet.

Pikat e dobëta: Nuk keni shumë durim, në vend që të dëgjoni e bëni moral.

Stili juaj i të qenit mama: Qëllimi juaj është që mos të jeni asnjëherë të mërzitshëm. Do jeni shpeshherë në kundërshtim me veten, por prapë do jeni një mami shumë e mirë.

LUANI

Pikat e forta: Lidershipi, kreativiteti, vetëbesimi

Pikat e dobëta: Pak dramatike, përqendroni vëmendjen te gjëra të vogla

Stili juaj i të qenit mama: Lini shenjën tuaj kudo që shkoni. Të qenit mama është një punë që do e bëni me zemër dhe do përpiqeni të përfshiheni në çdo gjë që bën fëmija juaj. Keni shumë kërkesa dhe shpesh do kërkoni më shumë se ç’duhet nga fëmijët tuaj, por në fund të fundit doni që të rrisni qytetarë të denjë që do arrijnë gjëra të mëdha në të ardhmen.

VIRGJËRESHA

Pikat e forta: E organizuar, e vëmendshme ndaj shëndetit, inteligjente

Pikat e dobëta: Gjykuese, shpeshherë shqetësoheni kot, i studioni gjërat më shumë seç duhet

Stili juaj i të qenit mama: Një miksim, disa herë doni që të kontrolloni dhe planifikoni gjithçka, herë të tjera jeni më e lirshme dhe i lini fëmijët të bëjnë atë që duan. Pavarësisht dëshirës tuaj për të pasur gjithçka perfekte, do ketë raste që do bëni lëshime vetëm për t’u bërë qejfin fëmijëve tuaj.

AKREPI

Pikat e forta: Fuqia, intuita, vullneti i fortë

Pikat e dobëta: Kontrolli, paranoja, fiksimi

Stili juaj i të qenit mama: Askush nuk do të mund të thotë gjë për mënyrën se si do edukoni fëmijët tuaj, gjithmonë do përqendroheni që të bëni atë që është me e mira për ta. Do mbështeteni gjithmonë vetëm të vetja dhe intuita juaj për t’i rritur.

GAFORRJA

Pikat e forta: Ndjeshmëria, rehatia, keni shije, përkushtoheni ndaj fëmijëve

Pikat e dobëta: Kujdeseni më shumë seç duhet, xhelozia, ndryshoni humor herë pas here

Stili juaj i të qenit mama: Të qenit mama është në ADN-në e shenjës së Gaforres. Gjithmonë keni qenë e kujdesshme ndaj të afërmve apo familjes. Do të dini si të silleni në çdo situatë dhe falë fëmijëve tuaj do të bëni shoqe shumë mama të tjera.

PESHORJA

Pikat e forta: Jeni e duruar, e drejtë me të gjithë dhe e rafinuar

Pikat e dobëta: Pak arrogante dhe egoiste

Stili juaj i të qenit mama: Fakti që do bëheni mama do ju ndryshojë edhe juve, nuk do e përqëndroni më gjithë vëmendjen te vetja, por te fëmijët tuaj. Do ndiheni shumë të lumtura nëse jetoni dhe bëni gjithçka për ta. Gjithmonë do kujdeseni për pamjen dhe pamjen tuaj.

BRICJAPI

Pikat e forta: Ruani vlerat tradicionale, jeni e duruar, mendoni për çdo gjë, veproni me plan

Pikat e dobëta: Shqetësoheni vazhdimisht, pesimiste,dyshoni te vetja

Stili juaj i të qenit mama: Ju pëlqen t’u rrini afër fëmijëve tuaj dhe t’u mësoni të kenë kujdes në jetë. Ndonjëherë do të luani dhe rolin e babait falë autoritetit që ju karakterizon.

UJORI

Pikat e forta: Jeni moderne, e drejtë me të gjithë dhe origjinale

Pikat e dobëta: E dramatizoni çdo gjë, jeni objektive

Stili juaj i të qenit mama: Do i bëni gjërat ashtu siç vijnë, jeni spontane dhe disa herë një mama shumë moderne. Nuk do jeni asnjëherë e mërzitshme për fëmijët tuaj. Do arrini të gjeni balancën e duhur për çdo gjë.

SHIGJETARI

Pikat e forta: Jeni e zgjuar, aventuriere, me humor dhe i shikoni gjërat në perspektivën e duhur

Pikat e dobëta: Nuk keni durim, nuk planifikoni dhe ndonjëherë e ashpër

Stili juaj i të qenit mama: Duke qenë se njiheni si shpirt i lirë, të qenit mama është një gjë shumë e mirë për ju. Jetoni momentin, veproni me impuls dhe instinkt.

PESHQIT

Pikat e forta: Dhembshuria, imagjinata, kreativiteti

Pikat e dobëta: Manipuluese, jo në balancë

Stili juaj i të qenit mama: Do përpiqeni që çdo gjë të kombinohet dhe të jetë ashtu siç duhet. Shfaqni gjithmonë dashuri për të tjerët dhe do e bëni këtë gjë akoma më shumë për fëmijët tuaj. Dini si ta trajtoni veten si mbretëreshë dhe do frymëzoni dhe nënat e tjera që të bëjnë të njëjtën gjë. Fëmijët tuaj e dinë që jeni gjithmonë aty për ata dhe do bënit çdo sakrificë për lumturinë e tyre. /Telegrafi/

The post Provo veten! Ç’lloj mamaje je, sipas horoskopit appeared first on Telegrafi.

Çfarë i ndodh bebes kur bëni seks gjatë shtatzënisë?

$
0
0

Që mund të bësh seks kur je shtatzënë këtë e kemi thënë e stërthënë disa herë. Kujdes! Jo nëse shtatzënia juaj është disi e komplikuar

Gjithsesi, në kushte normale penetrimi është përfundimisht diçka e sigurt. Theksojmë: normale. Një nga pyetjet që zakonisht step gratë ta bëjnë këtë është ai që lidhet me instinktin e mëmësisë: “Ç’do t’i ndodhë fëmijës?”

Nuk ka asnjë gjasë që seksi në shtatzëni të shkaktojë abort!

Marrëdhëniet e rregullta seksuale nuk ndikojnë në shëndetin e shtatzënisë. Sidoqoftë, duhet të merret edhe një aprovim nga ana e mjekut, sepse mund të ketë ndërlikime që e bëjnë të rrezikshëm seksin gjatë shtatzënisë.

Edhe nëse keni binjakë a trinjakë, është e njëjta gjë.

Mos krijoni skenare të paqena në kokën tuaj.

Nëse ndjeni simptoma si dhembja, shkarkime të pazakonta vagjinale, gjakosje, apo dhembje pas seksit, duhet të vizitoheni patjetër.

Dhe si përfundim, bebi nuk i ndjen “gudulisjet” gjatë seksit. Penisi godet cerviksin, i cili shërben si një barrierë për çfarëdo mund të përpiqet të hyjë brenda.

Përveç cerviksit, lëngu amniotik e rrethon beben si një mburojë prej uji, që gjithashtu e mbron beben. /Telegrafi/

The post Çfarë i ndodh bebes kur bëni seks gjatë shtatzënisë? appeared first on Telegrafi.

Ushqimi me gji zvogëlon mundësitë e sëmurjes me diabet

$
0
0

Për më tepër, fëmijët që ushqehen me qumështin e gjirit, kanë mundësi pesë herë më të vogla, që të sëmuren me diabet, kur të rriten.

Hulumtuesit besojnë se gjidhënia, e shfrytëzon qasje të yndyrës dhe sheqerit në trupin e nënës, duke e ndihmuar të mbrohet nga diabeti, transmeton Telegrafi.

Madje, bebet që ushqehen me gji, kanë mundësi shumë më t vogla të jenë obez, që është ngushtë e lidhur me sëmundjen.

Shkencëtarët në Kanada, thonë se ky studim është në faza fillestare, por kanë dëshmi të forta se gjidhënja është shumë e mirë për nënën dhe foshnjën.

Profesori Gary Shen, nga Universiteti Manitoba ka analizuar 334,553 bebe të lindura në një kohë prej 24-vitesh.

Ai poashtu e ka analizuar, nëse nëna i ka ushqyer me gji apo jo.

Rezultatet tregojnë se nënat që i kanë ushqyer fëmijët me gji, kanë pasur 23 për qind më pak shanse të sëmuren me diabet, në 24 vitet e fundit.

Në të njëjtën kohë, bebet e tyre kanë pasur 18 për qind më pak rrezikshmëri nga sëmundja, se bebet që janë ushqyer me qumësht të përpunuar. /Telegrafi/

The post Ushqimi me gji zvogëlon mundësitë e sëmurjes me diabet appeared first on Telegrafi.

Është e rrezikshme për shtatzënat të flenë në shpinë?

$
0
0

A keni dëgjuar që shtatzënat duhet të flenë të kthyera në krahë? Dhe këto nuk janë vetëm fjalë plakash, edhe ekspertët thonë kështu!

Studimi i bërë në Universitetin e Huddersfieldit ka treguar që zvogëlon rrezikun që fëmija të lindë i vdekur, nëse e ëma gjatë shtatzënisë fle në krahë, jo në shpinë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse duhet gjetur pozitën e përshtatshme për gjumë gjatë shtatzënisë, ndërkaq hulumtimi i ri sugjeron që shtatzënat duhet të flenë në krah.

Shkencëtarët kanë analizuar pozat e gjumit të 851 nënave dhe të 2.257 shtatzënave.

Analiza ka treguar që gjumi në shpinë pas javës së 28-të të shtatzënisë rrit rrezikun që foshnja të lindë e vdekur për 2,6 herë.

Ende nuk kanë sqarim zyrtar përse është kështu, ndonëse disa ekspertë thonë që shtrirja në shpinë kufizon qarkullimin e oksigjenit te fryti.

“Pas javës së 28-të të shtatzënisë më e sigurt është të flini në krah, se sa në shpinë”, thonë shkencëtarët pas studimit të bërë.

Dr. Tomasina Stacey, autore kryesore e studimit, thotë që gjumi në shpinë “paraqet rrezik vetëm për një numër të vogël shtatzënash”, mirëpo megjithatë, për shkak të sigurisë, të gjitha shtatzënat këshillohen të flenë në krahë. /Telegrafi/

The post Është e rrezikshme për shtatzënat të flenë në shpinë? appeared first on Telegrafi.

Bebes kurrë mos i jepni mish pa perime

$
0
0

Fëmijës së vogël mishi nuk i jepet si racion i pavarur

Përfshijeni mishin gradualisht në ushqim, transmeton Telegrafi.

Zakonisht rekomandohet të përfshihet mishi në ushqim vetëm pas përfundimit të muajit të shtatë, përkatësisht të muajit të tetë të jetës së fëmijës.

Kur vendosni të përfshini mishin në ushqim, përfshijeni gradualisht, ekskluzivisht si pjesë e vogël racioni.

Më së miri është të merret një copë e vogël mishi, të zihet dhe të grimcohet bashkë me perime.

Assesi nuk rekomandohet që bebes t’i jepet i gjithë kavanozi me mish të grimcuar apo t’i zihet dhe t’i përgatitet copë mishi si racion i pavarur dhe krejtësisht e mjaftueshme është t’i ofrohet fëmijës një herë deri në dy herë në javë.

Mishi përmban shumë yndyrë. Për dallim nga qumështi nga i cili është e mundshme plotësisht të veçohen yndyrat, nga mishi kjo nuk mund të bëhet.

Madje edhe mishi i zgjedhur posaçërisht pa yndyrë përmban së paku 7 për qind yndyrë.

Mishi është plot proteina dhe hekur, mirëpo nuk ka fibra, andaj rruga e tij nëpër lukth dhe zorrë është shumë më e ngadalshme. /Telegrafi/

The post Bebes kurrë mos i jepni mish pa perime appeared first on Telegrafi.

Dy ushtrimet që mund t’i bëni gjatë shtatzënisë për të pasur lindje me shumë pak dhimbje

$
0
0

Doktorët thonë se, për nënën, lindja e foshnjës është sikurse vrapimi i një maratone – merr shumë përpjekje, përgatitje dhe ushtrime paraprake nëse veç dëshironi të keni një shtatzëni relativisht të lehtë.

Sidoqoftë, patjetër se është e domosdoshme që të konsultoheni me doktorin paraprakisht dhe t’i dëgjoni nevojat e trupit, transmeton Telegrafi.

Për të gjitha gratë që presin të bëhen nëna së shpejti, më poshtë i keni disa ushtrime të cilat, sipas ekspertëve, ju përgatisin që të keni një lindje më të lehtë.

1: Ngritjet e këmbëve anash

2: Ushtrimet squat

 

The post Dy ushtrimet që mund t’i bëni gjatë shtatzënisë për të pasur lindje me shumë pak dhimbje appeared first on Telegrafi.

Gjinia e bebes përcakton përbërjen e qumështit të nënës: kush fiton ushqim më cilësor?

$
0
0

Hulumtimi më i ri ka treguar që përbërja e qumështit të nënës është i ndryshëm varësisht se a ka lindur djalë apo vajzë

Psikologët Nensi Segal dhe Satoshi Kanazava theksojnë që ekziston predispozita evolucionare që përbërja e qumështit human të jetë më i mirë për fëmijët e gjinisë mashkullore, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, kur lind djalë, qumështi i nënës është plot yndyrë dhe proteina, ndërsa vajzave u siguron sasi më të madhe të vetë qumështit.

Si edhe me të gjitha gjërat lidhur me evolucionin, duket që kjo teori bazohet në idenë që prindërit dëshirojnë të mbrojnë gjenet e veta për të ardhmen.

Shkaku për këtë teori është që meshkujt e fuqishëm përpiqen të realizojnë monopol ndaj femrave, derisa meshkujt më të dobët praktikisht nuk kanë shanse që të transmetojnë gjenet e veta në gjeneratën e ardhshme.

Nëse nëna është në gjendje të keqe shëndetësore apo nuk ka mjaft ushqim – apo mbase statusi i saj socio-ekonomik është i ulët – djali i saj i sapolindur mbase nuk do të arrijë që të gjejë partneren dhe të transmetojë gjenet në gjeneratën e ardhshme.

Megjithatë, shkencëtarët pranojnë që akoma nuk u është krejtësisht e qartë përse, kur është fjala për llojin e njeriut, përbërja e qumështit të nënës varet nga gjinia e fëmijës të cilën e ka lindur. /Telegrafi/

The post Gjinia e bebes përcakton përbërjen e qumështit të nënës: kush fiton ushqim më cilësor? appeared first on Telegrafi.


Amviset me kaq fëmijë janë më të lumturat

$
0
0

Sipas një anketimi të kryer së fundmi, aq më shumë që nënat kanë fëmijë duke u sjellë vërdallë në shtëpi, aq më të lumtura do të jenë.

Anketimi është i pari i llojit të vet, ndërsa ekspertët kanë monitoruar jetët e 558 amvisave dhe nënave që punojnë nga shtëpia.

Ekspertët kanë zbuluar se nënat me katër apo më shumë fëmijë e kanë konsideruar veten si “shumë” apo “tejet” të lumtura.

Një shtëpi e mbushur me fëmijë mund të jetë paksa e frikshme për ju, por siç shkruajnë liderët e këtij anketimi, menaxhimi i katër apo më shumë fëmijëve sjellë vetëm kënaqësi dhe gëzim. /Telegrafi/

The post Amviset me kaq fëmijë janë më të lumturat appeared first on Telegrafi.

Sa shpesh dhe ku duhet ta pastroni beben?

$
0
0

Sa shpesh duhet ta pastroni beben? Kjo krejt varet nga ju. Disa bebeve u pëlqen të qëndrojnë në ujë, prandaj pastrimi i shpeshtë i tyre u jep ndjesi relaksuese dhe i argëton. Por, kjo nuk do të thotë se duhet ta pastroni beben çdo ditë.

Nëse bebja është i porsalindur, mjafton ta pastroni dy deri në tri herë për ta mbajtur të pastër. Por, nëse jetoni në zona ku uji nuk është aq i pastër, mbani mend se sasitë e mëdha të ujit munden ta dëmtojnë lëkurën e bebes, transmeton Telegrafi.

Mos harroni që gjatë pastrimit t’ia pastroni bebes fytyrën rregullisht, gjenitalet si dhe ta hiqni çdo njollë nga lëkura e tyre.

Ku duhet ta pastroni beben?

Më së lehtë e keni ta bëni këtë në lavamanin e kuzhinës ose në një paisje adekuate për pastrimin e bebeve.

Mundeni ta përdorni edhe dushin tuaj të madh, por është paksa më e vështirë për ju të përkuleni. /Telegrafi/

The post Sa shpesh dhe ku duhet ta pastroni beben? appeared first on Telegrafi.

Ultrazëri në javën e 36-të të shtatzënisë: Me kontrollin plotësues mund të pengoni prerjen urgjente cezariane

$
0
0

Shtatzënave zakonisht u bëhet ultrazëri midis javës së 8-të dhe të 14-të, pas kësaj midis javës së 18-të dhe 21-të

Ekspertët thonë që ultrazëri plotësues në javën e 36-të të shtatzënisë mund të pengojë lindjen e fëmijës nëpërmjet komblikut, transmeton Telegrafi.

Këto bebe të cilat janë të kthyera në mënyrë të papërshtatshme në mitër zakonisht lindin me prerje urgjente cezariane, e cila paraqet rrezik të madh që nëna në lindje të ketë rrjedhje gjaku.

Ky ultratingull plotësues mund t’u ndihmojë mjekëve, të cilët do të dinë që beben ta rrotullojnë apo të planifikojnë prerjen cezariane.

Këta skanerë mund të bëhen shpejt gjatë vizitës së mjekut, apo edhe me ultrazë portativ. Kjo mund të jetë lehtësim për shumë nëna të cilat do të mësojnë se si është e vendosur bebja dhe që ajo mund të rrotullohet para lindjes.

– Mjekët mund t’i kursejnë nga stresi plotësues dhe prerja urgjente cezariane, ka thënë mjeku Alekasndros Moaraitis, bashkautor i hulumtimit në Universitetin e Cambridge.

Bebet të cilat janë të vendosura në komblik janë në rrezik që të mbërthehen në kanalin e lindjes kur të fillojë lindja dhe kështu të mbërthehen dhe të ngufaten.

Prerja urgjente cezariane është zgjidhja e vetme për të shpëtuar bebja, mirëpo edhe nëna së cilës i kanoset rreziku nga gjakrrjedhja. Madje 12 nga 179 bebe të vendosura në komblik mjekët arrijnë t’i rrotullojnë me shtypje të butë në stomakun e nënës.

Teknika e këtillë mund t’u ndihmojë gjysmës së shtatzënave dhe të lindin natyrshëm pa operacion urgjent. /Telegrafi/

The post Ultrazëri në javën e 36-të të shtatzënisë: Me kontrollin plotësues mund të pengoni prerjen urgjente cezariane appeared first on Telegrafi.

Si t’i dalloni shenjat e hershme të lindjes

$
0
0

Shtatzënia, megjithëse eksperiencë e këndshme, din të sjell shumë brenga me vete.

Sa do të zgjatë lindja, a do të keni shumë dhimbje, si ta kuptoni a është alarm i rrejshëm apo vërtet ka ardhur momenti për të lindur, etj., transmeton Telegrafi.

Për t’u ndihmuar atyre që me padurim presin të bëhen prindër, ju sjellim më poshtë një listë me shenjat që tregojnë se ka ardhur momenti i lindjes.

Keni ndaluar së shtuari peshë, madje edhe mund të keni humbje peshe

Gjatë fazës së fundit të shtatzënisë, ju do të ndalni së shtuari peshë. Disa nëna, gjithashtu mund të kenë humbje peshe.

Por, mos u brengosni nga asnjëra simptomë sepse është krejtësisht normale dhe bebja do të vazhdojë të shtojë peshë.

Mund të keni dhimbje të ngjashme sikur ato të menstruacioneve

Si shenjë e hershme e lindjes janë edhe dhimbjet që ngjasojnë me ato të dhimbjeve menstruale. Kryesisht mund të përjetoni dhimbje në zonën e poshtme të abdomenit, në pjesën e poshtme të shpinës, ose në të dyja këto zona.

E keni një ndjenjë se bebja po bie në komblik

Kjo është në veçanti e saktë për ato që bëhen nëna për herë të parë. Shtatzënat e tilla e kanë një ndjenjë se bebja po bie në pjesën e komblikut dhe kjo ndodh 2 deri në 4 javë para momentit të lindjes.

Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës nuk largohet

Ju mund të përjetoni dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës me afrimin e lindjes. Kjo për shkak se muskujt që janë përgjegjës për lindje ndryshojnë dhe zgjaten në mënyrë që të përgatiten. /Telegrafi/

The post Si t’i dalloni shenjat e hershme të lindjes appeared first on Telegrafi.

Shenjat e para që tregojnë se mund të jeni shtatzënë

$
0
0

Si ta kuptoni a jeni shtatzënë? Për disa femra, simptomat më të hershme të shtatzënisë shfaqen në javët e para pas ngjizjes.

Por, edhe para se të mos ju vijnë menstruacionet, ka disa simptoma tjera që tregojnë se mund të jeni shtatzënë, transmeton Telegrafi.

Simptomat e shtatzënisë mund të dallojnë në bazë të intensitetit, shpeshtësisë dhe gjatësisë.

Gjokse të ënjtura
Gjokset janë prej simptomave të para të shtatzënisë. Vetëm pas dy jave që jeni shtatzënë, ndryshimet hormonale i forcojnë gjinjtë dhe i bëjnë më të mëdhenj.

Lodhja
Lodhja është në mesin e simptomave të hershme të shtatzënisë. Gjatë fazës së hershme të shtatzënisë, nivelet e progesteronit arrijnë kulmin. Në doza të mjaftueshme, progesteroni mund t’ju vë në gjumë. Në të njëjtën kohë, nivelet e ulëta të sheqerit në gjak, shtypjes së gjakut mund t’jua thithin energjinë gjatë shtatzënisë.

Marramendje me apo pa vjellje
Kjo mund t’ju ndodh në çfarëdo kohe të ditës apo natës dhe është një prej simptomave më klasike të shtatzënisë. Për disa femra, kjo u shfaqet vetëm pas dy jave të ngjizjes.

Dhimbje koke
Herët në shtatzëni, rritja e qarkullimit të gjakut që shkaktohet nga ndryshimet hormonale mund të nxisin dhimbje të shpeshta koke.

Përveç këtyre, simptomat tjera të hershme të shtatzënisë janë edhe kapsllëku, luhatja e disponimit, etj. /Telegrafi/

The post Shenjat e para që tregojnë se mund të jeni shtatzënë appeared first on Telegrafi.

Pozicionet e bebeve gjatë shtatzënisë, çfarë tregojnë dhe cilat janë të rrezikshme

$
0
0

Një bebe gjatë shtatzënisë, mund të lëvizë shumë dhe të vihet në pozita të ndryshme

Për të qenë të sigurt për shëndetin e tij, duhet të dini se çfarë tregojnë pozicionet e bebit në barkun e nënës:

Ky konsiderohet pozicioni më i mirë i bebeve, përpara se ata të vijnë në jetë.

Nëse do të jetë në këtë pozitë, koka e foshnjës është poshtë në legenin e nënës, ndërsa shpina e bebit do të ballafaqohet me barkun e nënës, duke e bërë më të lehtë lindjen.

Ky njihet si pozicioni “mbrapsht” i bebeve. Koka e foshnjës është poshtë dhe ndryshe nga pozicioni i mëparshëm, është e vështirë për foshnjat të kalojnë në pjesën e legenit të nënës.

Kjo mund të shkaktojë lindje më të gjatë dhe më të ngadalshme.

Ky pozicion ndodh kur foshnjat shtrihen horizontalisht në mitër. Madje, duket sikur foshnjat po flenë në shpinë. Shumë fëmijë kthehet në këtë pozicion, kur nëna është gati për të lindur.

Nëse foshnja qëndron në këtë pozicion deri datën e lindjen, mjekët duhet patjetër të kryejnë një seksion C, përndryshe mund të ketë rrezik për prokalim të kordonit të kërthizës.

Në këtë pozicion, koka e një foshnjeje është lart.

Ky pozicion është i sigurt kur bebet janë mitër, por ky pozicion mund të jetë i rrezikshëm gjatë lindjes. /Telegrafi/

The post Pozicionet e bebeve gjatë shtatzënisë, çfarë tregojnë dhe cilat janë të rrezikshme appeared first on Telegrafi.

Shtatzënat që kanë problem me të vjella lindin fëmijë të mençur

$
0
0

Shtatzënia mund të jetë një periudhë shumë e mahnitshme për çdo grua, por edhe sfiduese.

Kjo e dyta për shkak se sëmundja e mëngjesit është një nga aspektet më të pakënaqshme të shtatzënisë, transmeton Telegrafi.

Por, pavarësisht sa bezdisës mund të jetë fakti se duhet të villni në mëngjes dhe të ndiheni shumë e sëmurë, ne kemi një lajm shumë të mirë për ju: një studim ka zbuluar se hormonet të cilat i shkaktojnë këto simptoma janë të njëjtat që ndërlidhen me një zhvillim më të madh të trurit të fëmijës.

Çfarë do të thotë kjo saktësisht?

Hulumtimi i publikuar në revistën “The Journal of Pediatrics” ka zbuluar se të vjellat që ndodhin gjatë shtatzënisë janë shenjë e shkëlqyeshme e një inteligjence të lartë te fëmijët.

Veç kësaj, aq më i lartë që është intensiteti i të vjellave, aq më lehtë mund të parashikohet inteligjenca e fëmijës.

Studimi ka përfshirë 121 femra të cilat kishin mbetur shtatzënë mes viteve 1998 dhe 2003, ndërkaq nivelet e inteligjencës së fëmijëve ishin analizuar kur ata kishin qenë mes 3 dhe 7 vjeç.

Studimet tjera, siç është një i publikuar në revistën “JAMA Internal Medicine”, ka zbuluar se sëmundja e mëngjesit gjatë shtatzënisë është shenjë e mirë, pasi që ndërlidhet edhe me një rrezik më të ulët të abortimit. Me fjalë të tjera, kjo sëmundje ka funksion mbrojtës sepse nënkupton që nivelet e hormoneve janë të larta mjaftueshëm për ta mbajtur shtatzëninë.

Megjithatë, kjo është hera e parë që zbulohet se të vjellat janë indikator se sa i mençur do të jetë fëmija kur të lind. /Telegrafi/

The post Shtatzënat që kanë problem me të vjella lindin fëmijë të mençur appeared first on Telegrafi.


Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

$
0
0

Muaji i Ramazanit është muaj i shenjtë për besimtarët e islamit dhe është periudhë kur ata agjërojnë për një muaj.

Por, ky muaj mund të ndodh që të jetë në fazën kur jeni shtatzëne. Nëse jeni shtatzëne dhe keni dëshirë të agjëroni, atëherë me siguri se e keni një dyshim: a është i rrezikshëm agjërimi gjatë shtatzënisë?

Studimet thonë se agjërimi, veçanërisht gjatë shtatzënisë, mund të ketë efekte afatgjate për beben në vitet e mëvonshme të jetës, transmeton Telegrafi.

A është i sigurt agjërimi gjatë shtatzënisë?

Thënë më thjesht, nuk ka ndonjë përgjigje të qartë sepse nuk ka ndonjë hulumtim konkret që tregon se si agjërimi gjatë shtatzënisë mund të ndikojë te nëna apo te bebja.

Sidoqoftë, disa studime raportojnë se bebet e lindura nga shtatzënat që kanë agjëruar mund të kenë probleme shëndetësore më vonë në jetë.

Si ndikon agjërimi gjatë shtatzënisë te bebja në mitër?

Megjithëse agjërimi nuk ndikon te bebja në mitër, faktikisht mund të ketë pasoja afatgjate.

Hulumtimet kanë zbuluar dy hipoteza sa i përket efekteve të fetusit:

 Peshë më të ulët të bebes. Mungesa e ushqimit gjatë agjërimit mund të ketë efekte në rritjen e fetusit. Gjithashtu, organet të cilat janë duke u zhvilluar mund të dëmtohen përjetësisht. Kjo mund të ndodh për shkak të mungesës së vlerave ushqyese. Efektet të cilat bebja mund t’i vuajë më vonë në jetë përfshijnë problemet me veshka, tipin 2 të diabetit, sëmundjet e zemrës, etj.

– Dëmtim të aftësive kognitive. Mungesa e vlerave ushqyese gjatë agjërimit mund ta rritë nivelin e hormonit, e kjo pastaj të shpie në dëmtim të aftësive njohëse te bebja.

A duhet të agjërojnë gratë shtatzëna gjatë Ramazanit?

Shtatzënat duhet të përpiqen të mos agjërojnë gjatë Ramazanit sepse mund ta vënë në rrezik shëndetin e bebes.

Megjithatë, nëse veç vendosni ta bëni këtë, atëherë sigurohuni të konsumoni shumë ujë dhe lëngje të pemëve të freskëta.

Gjithashtu, duhet t’i shmangni ushqimet me shumë sheqer dhe pijet me kafeinë. /Telegrafi/

The post Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor? appeared first on Telegrafi.

Çfarë ushqimesh duhet të hanë gratë shtatzëna për të lindur fëmijë të shëndetshëm?

$
0
0

Gjatë shtatzënisë, kërkesat e trupit ndryshojnë, duke nënkuptuar nevojën për proteina, vitamina dhe minerale shtesë

Në të vërtetë, gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë, trupi mund të ketë nevojë për një shtesë prej 300-500 kalorish çdo ditë për të përmbushur nevojat kalorike të nënës dhe bebes në bark.

Nëna do të ketë nevojë përafërsisht për të njëjtën sasi kalorike ekstra çdo ditë pas lindjes, gjatë muajve të parë të dhënies së gjirit.

Duke analizuar shumë lëndë ushqyese që kërkohen gjatë shtatzënisë, Bright Side ka përgatitur një listë të ushqimeve që nënat shtatzëna duhet të hanë gjatë pritjes së ëmbël:

Javët e para

Gjatë javës të para të shtatzënisë, ajo që do të hani do të shërbejë si rezervë ushqyese për ju dhe fëmijën tuaj. Prandaj është e rëndësishme të grumbulloni të gjithë ushqyesit e nevojshëm.

Ushqimet e pasura me acid folik janë gjëja e duhur për të ngrënë në këtë fazë pasi ato ndihmojnë në zhvillimin e hershëm të shpinës.

Ushqimet me zarzavate gjithashtu mund të ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve në mëngjes pasi ato janë të pasura me magnez.

– zarzavate me gjethe
– brokoli
– vezë
– bishtajore

Java e 4 deri në 12

Rreth javës së 6-të të shtatzënisë tuaj, qelizat e kuqe të gjakut të foshnjës fillojnë të formohen dhe zemra e tyre fillon të pompojë. Në këtë fazë, ju duhet të konsumoni ushqime të pasura me hekur për të ndihmuar procesin.

Hekuri i gjetur në ushqimet jo-vegjetariane pranohet më lehtë nga trupi, megjithatë, nëse jeni vegjetarian, mund ta përshpejtoni procesin e thithjes së hekurit duke pirë lëngje frutash si lëngu i portokallit që janë të pasura me vitaminë C.

– vezë
– mish
– ushqime deti
– qumësht

Java e 12-28

Kjo është një fazë vendimtare ku foshnja fillon të zhvillohet me shpejtësi. Keni nevojë për shumë lëndë ushqyese në këtë periudhë.

– patate të ëmbla
– spinaq
– sardele

Kalciumi për zhvillimin dhe përforcimin e eshtrave:

– qumësht
– kos
– djathë

Zink për prodhimin, riparimin dhe funksionimin e ADN-së:

– mish i kuq
– arra
– produktet e qumështit

Java e 29-40

Teksa i afroheni javëve të fundit të shtatzënisë, ka shumë gjëra që duhet të shtoni në dietën tuaj.

Vitamina K për të ndihmuar me mpiksjen e gjakut:

– lakër e gjelbër
– spinaq
– brokoli
– lulelakër

Kalcium dhe magnez për kocka më të forta:

– qumësht
– djathë
– bishtajore
– avokado
– banane
– mjedër

Pas lindjes

Është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për veten pas lindjes. Ajo që do të hani, do të ndikojë në lëndët ushqyese që fëmija merr përmes gjirit. Plus, është e rëndësishme ta mbani veten të shëndetshëm.

Bakri për të ndihmuar në reduktimin e inflamacionit:

– farat e susamit
– bajame
– arra
– patate të ëmbla
– karota

/Telegrafi/

The post Çfarë ushqimesh duhet të hanë gratë shtatzëna për të lindur fëmijë të shëndetshëm? appeared first on Telegrafi.

Cilave femrave testi i shtatzënisë u del negativ – madje edhe nëse janë në muajin e gjashtë të shtatzënisë?

$
0
0

Ndoshta mund t’ju duket e çuditshme, por faktikisht është një efekt i cili i bën femrat të prodhojnë rezultate negative në test të shtatzënisë.

Në një forum të prindërve, një grua ka rrëfyer se nuk e ka konfirmuar shtatzëninë deri në tremestrin e dytë – pavarësisht se ka qenë e bindur që është shtatzënë, transmeton Telegrafi.

Ajo ka shkruar: “Kam qenë shtatzëne në javën e 17-të dhe kam bërë test të gjakut dhe të urinës dhe nuk kam rezultuar shtatzënë”.

Gruaja, të cilës vazhdimisht i ishte thënë se nuk është shtatzënë, pavarësisht se kishte pasur të vjella dhe iu ishin ndalë menstruacionet, tani është nënë e një djali 13 muajsh.

Një tjetër grua ka rrëfyer për “Kidspot” se nuk ka pasur test pozitiv të shtatzënisë për asnjërin prej tre fëmijëve të saj.

Sipas doktorëve, ky efekt ndodh kur një grua ka nivele shumë të larta të HCG-së, hormon i cili prodhohet  gjatë shtatzënisë.

Kur një grua është shtatzënë, këto molekula të HCG-së në mënyrë normale lidhen me një antitrup “sinjalizues” dhe një antitrup “kapës” – i cili detektohet për rezultat pozitiv të shtatzënisë.

Por, sasitë e tepërta të këtij hormoni mund të ndikojnë të bëjnë ndryshime te këta antitrupa dhe kjo nënkuptoni se testi rezulton negativ, pavarësisht se jeni shtatzënë.

Doktorët gjithashtu tregojnë se ky fenomen është më i zakonshëm te femrat që janë shtatzënë me binjakë apo trinjakë. /Telegrafi/

The post Cilave femrave testi i shtatzënisë u del negativ – madje edhe nëse janë në muajin e gjashtë të shtatzënisë? appeared first on Telegrafi.

Moslarja e bebes menjëherë pas lindjes shton shanset për ushqim të suksesshëm me gji

$
0
0

Është e zakonshme që të sapolindurin ta lajmë pothuajse menjëherë pas lindjes, mirëpo kjo praktikë së shpejti do të mund të ndryshojë

Hulumtimi i bërë në Klinikën e Clevlandit ka treguar që bebet të cilat nuk lahen menjëherë pas lindjes, por presin së paku 12 orë, më lehtë do të thithin gjirin, përkatësisht ushqimi me gji do të jetë i lehtë, transmeton Telegrafi.

Në hulumtim kanë marrë pjesë më shumë se një mijë nëna dhe bebe të tyre. Rreth gjysma e të sapolindurve janë larë brenda pak orëve pas lindjes, ndërkaq bebet e tjera vetëm 12 orë e më vonë.

Shkalla e ushqimit me gji të të sapolindurve në grupin e bebeve të lara më vonë ishte 68,2%, ndërkaq në grupin e bebeve të lara menjëherë pas lindjes 59,8%.

Udhëheqësja e studimit, Heather Di Cioccio, ka theksuar që ekzistojnë disa faktorë përse ndodh kështu, përkatësisht përse larja e mëvonshme shton shanset për ushqim të suksesshëm me gji.

Bebja dhe nëna më shumë kohë kalojnë në pozitën lëkurë në lëkurë gjatë së cilës krijohen lidhje të fuqishme midis tyre, aroma e bebes e cila ende nuk është larë (aroma e lëngut amniotik) është e ngjashme me aromën e qumështit të nënës dhe kjo beben mund ta nxisë të thitë,por edhe temperatura e trupit e cila është më stabile te bebet e palara.

Bebeve të cilat më gjatë nuk janë larë nuk e kanë pasur aq të ftohtë sa bebet e lara menjëherë pas lindjes, andaj nuk kanë qenë as të lodhura, gjë që ka shtuar shanset për ushqim të suksesshëm me gji.

“Politika jonë e re është që të shtyjmë larjen e të sapolindurve për së paku 12 orë. Nëse nëna nuk e dëshiron këtë, kërkojmë nga ajo së paku dy orë”, përfundon DiCioccio. /Telegrafi/

The post Moslarja e bebes menjëherë pas lindjes shton shanset për ushqim të suksesshëm me gji appeared first on Telegrafi.

Vajzë apo djalë? Mësoni gjininë e fëmijës edhe para se të ngelni shtatzënë

$
0
0

Tani mundeni që më parë të dini se a do të jetë foshnja vajzë apo djalë

Shkencëtarët e Universitetit Newcastle kanë bërë një hulumtim në të cilin kanë provuar të tregojnë se në ç’mënyrë prindërit më lehtë të dinë se a do të jetë foshnja djalë apo vajzë, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, hulumtimi ka përfshirë 927 familje, ndërsa të gjithë bashkë kanë marrë pjesë 556.387 njerëz.

Shkencëtarët kanë ardhur deri te një konkluzion shumë i thjeshtë.

“Pema familjare ka treguar që përgjigjja fshihet në pjesën e babait të trungut familjar. Nëse babai ka pasur më shumë vëllezër, do të thotë që është më se sigurt që do të ketë djalë. Mirëpo, nëse ka pasur më shumë motra, do të ketë vajzë”, ka thënë udhëheqësi i hulumtimit CorryGellatly për Science Daily.

Mashkulli përcakton gjininë e fëmijës, prandaj bart më shumë kromozome X ose Y. Kromozomi X i kombinuar me kromozomin X të nënës sjell në jetë vajzë, ndërsa kromozomi Y djalë. /Telegrafi/

The post Vajzë apo djalë? Mësoni gjininë e fëmijës edhe para se të ngelni shtatzënë appeared first on Telegrafi.

Viewing all 1294 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>