Quantcast
Channel: Bebja – Telegrafi
Viewing all 1296 articles
Browse latest View live

Je një nënë beqare? Mëso përparësitë që ke ndaj atyre të martuarave

$
0
0

Jeta e nënave beqare mund të jetë sfiduese, por ideja se ato nuk kanë kohë mjaftueshëm, nuk është e vërtetë

Së fundmi janë kryer disa hulumtime bazuar në të dhënat e mbledhura nga më shumë se 23 mijë nëna të martuara dhe beqare amerikane me fëmijë nën moshën 13-vjeçare.

Studimi tregoi sesa e ndryshme mund të jetë jeta e këtyre nënave beqare-statusi martesor mund të ndikojë në kohën e lirë, gjumin dhe tek sasia e punëve të shtëpisë që duhet të bëjnë.

Bright Sight dëshiron të ndajë përfundimet më interesante të këtij studimi me ju.

Nënat beqare flejnë dhe relaksohen më shumë

Gratë e martuara nuk kanë shumë kohë për t’u çlodhur dhe për të fjetur krahasuar me nënat e divorcuara.

Studimi tregon se kjo mund të vijë për shkak të presionit që gratë e martuara ndjejnë edhe nga bashkëshorti dhe në këtë mënyrë ato lodhen dyfish që çdo gjë në shtëpinë e tyre të shkëlqejë.

Gratë e martuara bëjnë më shumë punë shtëpie

Gratë e martuara mendojnë se duhet të bëjnë më shumë punë shtëpiake, për të përmbushur pritshmëritë për sjelljen “e përshtatshme” për një grua dhe nënë që është e gatshme të kujdeset për gatimin, pastrimin dhe rregullimin e shtëpisë.

Për nënat, është më mirë kur dikush tjetër, përveç burrit të tyre, ndihmon në punët e shtëpisë

Kanë më shumë të ngjarë të jetojnë me një prind, të afërm ose një mikeshë

Kjo mund të jetë arsyeja pse nënat beqare bëjnë më pak punë shtëpie. Nga ana tjetër, jetesa me mashkull, i detyron gratë të bëjnë më shumë punë shtëpie. /Telegrafi/

The post Je një nënë beqare? Mëso përparësitë që ke ndaj atyre të martuarave appeared first on Telegrafi.


Fëmijët tuaj mund të jenë më të mençur nëse i lindni pas moshës 30 vjeçare

$
0
0

Shumë hulumtime e artikuj thonë se periudha më e mirë për të lindur fëmijë është në vitet tuaja të 20’ta.

Kjo për shkak se gjërat mund të komplikohen nëse bëheni nënë shumë vonë, transmeton Telegrafi.

Por, një studim i ri sapo ka zbuluar se lindja e fëmijës pasi t’i keni mbushur 30 vjet mund të jetë çelësi për fëmijë të mençur.

Studimi me rreth 18,000 fëmijë është kryer nga ekspertët anglezë dhe ka gjetur lidhjen mes moshës kur një femër bëhet nënë dhe zhvillimit të fëmijës.

Sipas ekspertëve, fëmijët e lindur nga nënat mbi 30 vjet në përgjithësi shënojnë pikë më të larta në teste kogntive, kanë nota më të mira kur të rriten, etj. /Telegrafi/

The post Fëmijët tuaj mund të jenë më të mençur nëse i lindni pas moshës 30 vjeçare appeared first on Telegrafi.

Pasi të lexoni këtë, asnjëherë më nuk do e puthni foshnjën në buzë

$
0
0

Claire Henderson nga Britania tregon historinë e tmerrshme me vajzën e saj të porsalindur, Brooke.

Pasi që e kishin puthur foshnjën në buzë, ajo kishte zhvilluar një virus herpes në buzët e saj, mollëzat, mjekrën dhe kishte kaluar pesë ditë në spital, transmeton Telegrafi.

Fatmirësisht, foshnja kishte mbijetuar. Virusi mund të jetë fatal për foshnjat më të vogla se tre muaj.

Rast i njëjtë kishte qenë me foshnjën Eloise Lampton, e cila ishte prekur nga ky virus dhe kishte vdekur vetëm pak ditë pasi që kishte lindur.

Sidoqoftë, pas ndodhisë me foshnjën e saj, Claire Henderson kishte shkruar në rrjetet sociale: “Mësimi i kësaj historie është që nuk duhet ta lini asnjë person ta puth të porsalindurin në gojë, edhe nëse duken shumë të shëndetshëm”.

Foshnjat nuk kanë imunitet për gjashtë javë kundër mikrobeve që adoleshentët i mbajnë.

Një grip i lehtë mund të mos jetë asgjë për ju, mirëpo mund të ketë pasoja fatale për beben dhe për familjen e asaj bebe.

Prandaj, respektojeni të drejtën e fëmijës për shëndet të mirë.

Çdo person me foshnje të porsalindur duhet t’i shmanget vizitave të miqve dhe familjarëve deri në gjashtë javë pas lindjes së foshnjës, përndryshe mund të ketë pasoja fatale. /Telegrafi/

The post Pasi të lexoni këtë, asnjëherë më nuk do e puthni foshnjën në buzë appeared first on Telegrafi.

Çfarë problemesh shëndetësore lidhen me gjakderdhjen vagjinale gjatë shtatzënisë

$
0
0

Thuajse gjysma e të gjitha grave shtatzëna, mund të kenë njolla ose gjakderdhje vagjinale gjatë shtatzënisë, veçanërisht gjatë tremujorit të parë

Shkaqet e saj janë të shumta, disa prej të cilave janë të rënda dhe disa të tjera jo. Shkalla e rëndësisë dhe shkaqet e mundshme të gjakderdhjes, janë të ndryshme gjatë çdo tremujori.

Tremujori i parë: Në dymbëdhjetë javët e para të shtatzënisë, shumë gra kanë njolla ose gjakderdhje. Kjo e fundit mund të tregojë shumë gjëra në varësi të sasisë dhe kohëzgjatjes, nëse është e vazhdueshme apo sporadike. Mund të jetë ndonjë shenjë paralajmëruese, por në të njëjtën kohë, mund të shkaktohet edhe nga ndryshimet normale të shtatzënisë.

Në fillim të shtatzënisë, rreth një javë pasi kanë kaluar 14 ditët e fertilizimit, mund të vini re njolla ose gjakderdhje. E njohur edhe si gjakderdhja e implantimit, ajo ndodh zakonisht kur veza e fekonduar ngjitet në veshjen e mitrës. Kjo lloj gjakderdhjeje nuk zgjat shumë.

Hemorragjia në tremujorin e parë mund të jetë edhe shenjë e ndonjë aborti të mundshëm. Pjesa më e madhe e aborteve ndodhin gjatë këtij tremujori dhe më rrallë në muajt e mëvonshëm. Gjithsesi, hemorragjia nuk do të thotë se domosdoshmërisht keni përpara një abort. Gjysma e grave që kanë hemorragji gjatë tremujorit të parë, nuk përballen me abortin.

Në muajt e parë, një problem tjetër që mund të shkaktojë hemorragji dhe dhimbje, është shtatzënia ektopike, ku embrioni ngjitet jashtë mitrës, zakonisht në një nga gypat e Fallopit.

Gjatë tremujorit të parë, një shkak i pazakontë i gjakderdhjes është edhe shtatzënia molare, një gjendje e rrallë kur pas fertilizimit, në vend të fetusit, brenda mitrës krijohet një masë jonormale.

Tremujori i dytë: Ndonëse aborti është më pak i zakonshëm gjatë tremujorit të dytë, rreziku ekziston ende dhe gjakderdhja vagjinale është shenja kryesore e abortit.

Në këtë tremujor, gjakderdhja e lehtë apo e rëndë mund të jetë tregues edhe i ndonjë problemi që mund të keni me placentën, si për shembull: placenta previa – ku ajo është e vendosur shumë poshtë dhe e mbulon pjesërisht ose plotësisht qafën e mitrës; shkëputja e placentës – ku kjo e fundit fillon të shkëputet nga muri i brendshëm i mitrës. Të dyja këto raste hasen më shpesh gjatë tremujorit të tretë.

Disa nga shkaqet e tjera të hemorragjisë, janë edhe infeksioni në qafën e mitrës, irritimi i saj ose shfaqja e disa kokrrave në të, shkruan Living. Hemorragjia në qafën e mitrës nuk paraqet rrezik për foshnjën, por në qoftë se shkaktohet nga kanceri i qafës së mitrës, është e rëndësishme që diagnoza të përcaktohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ka raste kur hemorragjia në qafën e mitrës, mund të jetë një shenjë që tregon se ajo hapet në mënyrë spontane dhe mund të jetë shkak për një lindje të parakohshme.

Gjatë marrëdhënieve seksuale mund të keni gjakderdhje të lehtë ose shfaqjen e disa njollave, të cilat shkaktohen nga çarja e enëve të gjakut në sipërfaqen e qafës së mitrës, gjë që nuk paraqet asnjë rrezik për shtatzëninë. /Telegrafi/

The post Çfarë problemesh shëndetësore lidhen me gjakderdhjen vagjinale gjatë shtatzënisë appeared first on Telegrafi.

Migrena e rritë rrezikun e komplikimeve gjatë shtatzënisë

$
0
0

Sipas një studimi të ri, gratë shtatzënë me migrenë kanë një rrezik më të madh të abortit dhe lindjes së një bebeje me peshë të vogël.

Hulumtuesit e Danimarkës i kanë analizuar 22,000 gra shtatzëna të cilat vuajnë nga migrena, transmeton Telegrafi.

Ato ishin krahasuar me një grup rreth dhjetëfish më të madh të grave shtatzëna që nuk vuajnë nga migrena.

Por, studimi gjithashtu ka treguar se rreziku i komplikimeve në përgjithësi është më i ulët te gratë shtatzëna me migrenë që i përdorin ilaçet.

Kjo pra ka bërë që ekspertët të konstatojnë se ilaçet e migrenës nuk janë shkaktarët e komplikimeve, por vet sëmundja e migrenës.

Migrena është rreth dyfish më e zakonshme te femrat sesa te meshkujt, ndërkaq shkaktari i saj ende nuk dihet.

Stresi, lodhja dhe ndryshimet hormonale (siç është shtatzënia) mund ta nxisin migrenën.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën “Headache”. /Telegrafi/

The post Migrena e rritë rrezikun e komplikimeve gjatë shtatzënisë appeared first on Telegrafi.

Cilat gra kanë më shumë shanse për të lindur binjakë, flasin ekspertët

$
0
0

Kur një grua shtatzënë pret jo një, por dy fëmijë, gjëja e parë që mjeku i pyet është nëse ka histori të ngjashme binjakësh në familje

Sipas ekspertëve, edhe trashëgimia është deri diku përgjegjëse e lindjes së binjakëve që lindin.

Shanset për të lindur binjakë

Nëse vezoret e një gruaje në të njëjtën kohë lirojnë dy vezë gjatë periudhës së ovulacionit, atëherë binjakët janë vëllazërore. Ata nuk do të jenë “si dy pika uji”, por si çdo vëlla e motër.

Në të kundërt monozigotë/binjakët identikë vijnë nga një vezë, e cila është e ndarë në dy dhe ngjashmëria e tyre është e pabesueshme.

Në raste shumë të rralla, formohen binjakët gjysmë-identikë, trinjakët apo pesënjakët, të cilët krijohen nga e njëjta vezë, por nga sperma të ndryshme.

Ajo që është e habitshme, është se binjakët janë një “fenomen” i zakonshëm për disa popullsi, si për shembull Afrika Perëndimore, ndërsa për popullsi të tjera, si aziatikët, rastet kur një grua lind binjakë janë shumë të rralla.

Për më tepër, është vërejtur se gratë në moshë të madhe dhe gratë që i nënshtrohen një lloj trajtimi të fertilitetit kanë më shumë gjasa për të lindur binjakë.

Cilat gjene janë përgjegjëse për sjelljen në jetë të binjakëve?

Në një studim të kohëve të fundit në Spitalin Universitar të Amsterdamit, u përfshinë 1.980 gra që kishin binjakë dhe 12.953 gra që kishin një fëmijë. Shkencëtarët vendosën të krahasonin gjenet e tyre.

Rezultatet treguan se ka dy variante të veçanta gjenesh që gjenden në nivele më të larta tek gratë që kanë lindur binjakë.

E para është hormoni stimulues (FSH), që ndihmon vezoret të piqen (gjatë ovulimit një vezë shkarkohet, pasi është pjekur plotësisht).

Prandaj, shkencëtarët spekulojnë se, në qoftë se nivelet e hormonit stimulues të një gruaje janë më të larta, shanset për të liruar dy vezë gjatë ovulimit, janë po ashtu të larta.

Varianti i dytë është gjeni i quajtur (SMAD3) dhe sipas rezultateve, ai tregon se sa të ndjeshme janë vezoret.

Kështu, gratë mund të prodhojnë nivelet e zakonshme të FSH, por vezoret e tyre preken më lehtë nga hormoni, me rezultat që lirojnë dy vezë në muaj. /Telegrafi/

The post Cilat gra kanë më shumë shanse për të lindur binjakë, flasin ekspertët appeared first on Telegrafi.

Urthi, një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë: Ç’duhet të bëni për ta parandaluar

$
0
0

Më tepër se gjysma e grave shtatzëna vuajnë nga urthi dhe për shumë prej tyre, kjo është përballja e parë me këtë gjendje

Në të vërtetë, urthi, i quajtur gjithashtu sëmundja e refluksit gastroezofagal, nuk ka asnjë lidhje me zemrën.

Ajo shkaktohet nga kthimi i ushqimeve që gjenden në stomak, të cilat kalojnë lart në ezofag. Kur ndodh kjo, acidet e stomakut ngacmojnë veshjen e ezofagut.

Kjo sëmundje e ka marrë emrin nga ndjesia e djegies që shkaktohet në pothuaj të njëjtin nivel me zemrën.

Urthi ndodh më shpesh gjatë shtatzënisë, sepse hormonet bëjnë që aparati tretës të ngadalësojë funksionin e tij.

Falë kësaj, lëndët ushqyese kanë më tepër kohë të thithen nga sistemi i qarkullimit të gjakut dhe të transportohen më pas te fetusi, por duhet gjithashtu më tepër kohë që stomaku të zbrazet. Shpeshherë kjo shoqërohet me mostretje të ushqimit ose me urth.

Përveç kësaj, gjatë muajve të fundit të shtatzënisë, mitra që është gjithmonë në zgjerim, ushtron shtypje në stomak, duke e spostuar atë më lart dhe duke e ngjeshur, shkruan Class.

Presioni i ushtruar i detyron acidet e stomakut që të ngjiten lart duke shkaktuar urth.

Parandalimi dhe kujdesi

Urthi nuk është aspak i këndshëm, por ju mund të merrni disa masa për ta parandaluar ose trajtuar atë.

* Hani shpesh dhe pak, për shembull, pesë ose gjashtë vakte të vogla në ditë, në vend të tri vakteve të bollshme.

* Disa ushqime kanë më tepër gjasa që t’jua ngacmojnë stomakun dhe ezofagun, në krahasim me disa të tjera. Përcaktoni se cilat ushqime ju shkaktojnë urth dhe mundohuni të mos i përdorni ato.

Hiqni dorë nga ushqimet me dhjamë, yndyrë apo të skuqura, si dhe nga kafja, çaji, çokollata, alkooli, pijet e gazuara, ushqimet shumë të ëmbla, ato me acid, si: agrumet apo lëngjet e tyre, domatet, specat e kuq dhe ushqimet shumë pikante.

* Konsumoni sa më shumë lëngje, veçanërisht ujë.

* Hani duke e mbajtur trupin në pozicionin e duhur. Kërrusja mund t’ju shkaktojë presion të tepërt në stomak.

* Shtrihuni pas një ore ose më shumë pasi të keni ngrënë.

* Mos hani asgjë dy ose tri orë para se të shkoni të flini. Kur është bosh, stomaku prodhon më pak acide.

* Shmangni lëvizjet dhe pozicionet që duket se ua përkeqësojnë problemin që keni. Kur të merrni gjëra nga toka, uluni në gjunjë, dhe mos u përkulni.

* Kur të jeni duke pushuar apo fjetur, mbështetuni mbi jastëkë, që të ngrini kokën dhe shpatullat.

Kur të kërkoni ndihmë mjekësore?

Në qoftë se urthi shndërrohet në një problem serioz, bëni një vizitë te mjeku. Mos merrni asnjë kundëracid ose bllokues acidesh, pa u konsultuar më parë me të.

Kundëracidet mund të përmbajnë shumë kripë dhe të rrisin grumbullimin e lëngjeve në indet e trupit.

Gjithashtu, nuk duhet të përdorni barna që përmbajnë aspirinë, etj. /Telegrafi/

The post Urthi, një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë: Ç’duhet të bëni për ta parandaluar appeared first on Telegrafi.

Lëngu i shegës gjatë shtatzënisë e përmirëson zhvillimin e trurit

$
0
0

Kur është fjala për mbrojtjen e trurit të bebes, faza para lindjes mund të jetë më e përsosur për këtë.

Në disa hulumtime të reja, shkencëtarët janë duke i eksploruar efektet që konsumimi i lëngut të shegës gjatë shtatzënisë i ka te bebja.

Shkencëtarët, në bazë të hulumtimeve që kanë kryer, thonë se ka dëshmi se konsumimi i këtij lëngu ndërlidhet me një shëndet më të mirë të trurit te bebet.

Përndryshe, vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën “PLOS One”. /Telegrafi/

The post Lëngu i shegës gjatë shtatzënisë e përmirëson zhvillimin e trurit appeared first on Telegrafi.


Prania e burrit i zvogëlon dhimbjet gjatë lindjes

$
0
0

Një studim i ri tani ka zbuluar se njerëzit mund të tolerojnë më shumë dhimbje nëse partneri është në dhomë me ta, duke iu përgjigjur pyetjes së kamotshme se a duhet të qëndrojnë meshkujt në sallën e lindjes bashkë me gruan.

Në studimin e kryer nga ekspertët amerikanë, hulumtuesit gradualisht kishin aplikuar më shumë presion në thonjtë e pjesëmarrësve si pjesë e eksperimenteve të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kanë zbuluar se vullnetarët kishin qenë të aftë të tolerojnë më shumë dhimbje kur partneri kishte qenë në të njëjtën dhomë me ta, krahasuar me dhimbjen që e kishin përjetuar kur kishin qenë vetëm.

Sidoqoftë, si pjesë e studimit, partnerët nuk janë lejuar t’i mbajnë duart ose të flasin.

Ata thjesht janë lejuar të bëjnë kontakt me sy.

Vlen të ceket se për këtë studim janë bërë eksperimente me 48 çifte dhe ekspertët kanë konstatuar se pjesëmarrësit kanë tolerancë më të madhe ndaj dhimbjes kur janë afër personit që e dashurojnë. /Telegrafi/

The post Prania e burrit i zvogëlon dhimbjet gjatë lindjes appeared first on Telegrafi.

Sa ujë duhet të pijë një grua shtatzënë?

$
0
0

Atëherë kur nuk e prisni mund të ndjehet sikur këshillat për gratë shtatzëna nuk mbarojnë kurrë!

Ha këto ushqime! Shmang këto ushqime! Pi ujë! Bëj ecje në këmbë…

Shumica prej nesh mësohen kohë pas kohe me të tilla këshilla, shpesh edhe të padëshiruara, por nëse jeni duke pyetur veten dhe keni një dilemë të momentit se sa ujë duhet të pijë një grua shtatzënë, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.

Sa ujë duhet të pini gjatë shtatzënisë?

Shumica e grave shtatzëna duhet të synojnë rreth 8-10 gota ujë në ditë.

Trupi juaj ka nevojë për lëngje shtesë për të mbështetur të gjitha ndryshimet e mahnitshme që po kaloni.

Jo vetëm që trupi juaj po rrit vëllimin e tij të gjakut, por gjithashtu furnizon fëmijën me lëng amniotik dhe furnizim të tij me gjak.

Çfarë ndodh nëse nuk pi ujë të mjaftueshëm?

Mos pirja e mjaftueshme e ujit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë një sërë komplikimesh nga kapsllëku deri te lindja e parakohshme.

Sipas Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, konstipacioni gjatë shtatzënisë përcaktohet se ai që ka më pak se tre lëvizje të zorrëve në javë.

Pirja e ujit më shumë mund ta mbajë sistemin tuaj të tretjes në lëvizje dhe t’i bëjë lëvizjet e zorrëve më të lehta.

Shenjat e dehidrimit përfshijnë dhimbjen e kokës dhe urinën me ngjyrë të errët.

Në tremujorin tuaj të tretë, dehidratimi mund të çojë në kontraktime dhe madje edhe në lindje të parakohshme.

Pini shumë ujë dhe bëni pushime të shpeshta për të shmangur çdo të papritur. /Telegrafi/

The post Sa ujë duhet të pijë një grua shtatzënë? appeared first on Telegrafi.

Tri mënyra të thjeshta si të parashikoni saktë ditët më fertile të muajit: Kur duhet një grua të përpiqet më shumë

$
0
0

Koha më e mirë e fertilitetit: këshillat e mëposhtme, të cilat mund t’i përdorni veç e veç ose edhe së bashku, mund t’ju ndihmojnë ta parashikoni më saktë këtë

Për shembull, disa gra mendojnë se duke ndërthurur tri metodat e para: ditët e ciklit menstrual, ndryshimet në mukozën e qafës së mitrës dhe temperaturën e trupit, mund të parashikojnë më saktë ditët më fertile.

Mbani shënim ciklin menstrual.

Përdorni agjendën tuaj ditore apo çdo kalendar tjetër të thjeshtë, për të mbajtur shënim ditën e parë të ciklit menstrual të çdo muaji. Dita e parë, është dita e gjakderdhjes menstruale (jo njollat e para).

Gjithashtu, mbani shënim edhe kohëzgjatjen e ciklit. Në pjesën dërrmuese të femrave, ovulimi ndodh gjatë katër ditëve të mesit të ciklit.

Për të përcaktuar më mirë kohën e fertilitetit, ju rekomandojmë që të mbani shënime për disa muaj. Zbrisni 18 ditë nga numri i ditëve të ciklit më të shkurtër menstrual.

Me të nisur cikli i ardhshëm, numërojini edhe këto ditë. Java e ardhshme i bie të jetë një mundësi e mirë.

Gjasat për të mbetur shtatzënë janë më të mëdha, nëse kryeni marrëdhënie një herë në ditë gjatë periudhës suaj më fertile, veçanërisht në ditët para ovulimit.

Ndryshimet në mukozën e qafës së mitrës: para ovulimit mund të vëreni shtim të sekrecioneve vagjinale, të cilat mund të jenë pa ngjyrë, të lëngshme dhe ngjasojnë me të bardhën e vezës.

Pas ovulimit, kur gjasat për të mbetur shtatzënë janë më të pakta, sekrecionet mund të bëhen të turbullta, të jenë disi ngjitëse ose mund të zhduken plotësisht.

Temperatura bazë e trupit: është ajo e një trupi krejtësisht në qetësi. Ajo mund të rritet disi gjatë ovulimit, zakonisht më pak se një gradë.

Ju jeni më fertile, gjatë dy apo tri ditëve para se temperatura të ngrihet. Nëse ajo qëndron e lartë për tre ose më shumë ditë, me gjasa, procesi i ovulimit ka ndodhur.

Përdorni një termometër për të matur temperaturën. Mund të përdorni një termometër digjital ose një tip tjetër dhe mos harroni: mateni çdo mëngjes, para se të ngriheni nga shtrati. Mbani shënim rezultatet dhe krahasojini ato. /Telegrafi/

The post Tri mënyra të thjeshta si të parashikoni saktë ditët më fertile të muajit: Kur duhet një grua të përpiqet më shumë appeared first on Telegrafi.

10 simptomat e para që tregojnë se jeni në pritje të ëmbël shumë më herët sesa testi i shtatzënisë

$
0
0

Simptomat e para: për disa gra, shenjat dhe simptomat e para të shtatzënisë nisin në javët e para, pasi kanë mbetur shtatzënë

Megjithatë, mos i mbani shumë shpresat te këto simptoma.

Disa prej tyre mund të tregojnë se jeni thjesht sëmurë ose që cikli menstrual është afër. Por jo rrallë ndodh edhe që mund të keni mbetur shtatzënë dhe të mos keni asnjë nga këto simptoma.

Gjoks i butë ose i fryrë

Një nga shenjat e para të shtatzënisë mund ta vëreni te gjoksi. Dy javë pasi keni mbetur shtatzënë, ndryshimet hormonale mund ta zbutin gjoksin, ta fryjnë atë ose edhe t’ju shkaktojë dhembje. Gjithashtu, mund t’ju duket më i rëndë.

Lodhja

Lodhja është gjithashtu një nga simptomat e para të shtatzënisë. Gjatë javëve të para, niveli i progesteronit rritet dhe dozat e larta të tij mund t’ju shkaktojnë gjendje gjumi. Në të njëjtën kohë, niveli më i ulët i sheqerit në gjak, tensioni i ulët dhe shtimi i numrit të qelizave të kuqe në gjak, mund t’ju bëjnë të ndiheni të pafuqishme.

Gjakderdhja e paktë ose spazmat

Ndonjëherë, një nga simptomat e para të shtatzënisë, është rrjedhja ose gjakderdhja vagjinale. Ajo që njihet si gjakderdhja e transplantimit, ndodh kur veza e fertilizuar kapet pas veshjes së brendshme të mitrës, zakonisht rreth 10 apo 14 ditë pas fertilizimit. Gjakderdhja ndodh zakonisht para datës së ciklit menstrual: janë njolla më të zbehta krahasuar me periodat e zakonshme, përveç kësaj, nuk zgjat aq sa menstruacionet. Në fillimet e shtatzënisë, disa gra kanë dhimbje barku të ngjashme me ato të menstruacioneve.

Të përziera, me ose pa të vjella

Simptoma klasike të shtatzënisë janë edhe të vjellat në mëngjes, të cilat mund t’ju kapin gjithashtu në çdo kohë të ditës apo natës. Te disa femra, të përzierat nisin shumë shpejt, dy ose tri javë pasi kanë mbetur shtatzënë. Përveç kësaj, nuhatja e tyre është më e mprehtë dhe aroma të ndryshme, si: gatimet, parfumet apo tymi i duhanit, mund t’u shkaktojnë të përziera.

Urinim i shpeshtë

Gjatë kësaj kohe mund të urinoni më shpesh se zakonisht.

Neveri ose fiksim pas ushqimeve të veçanta

Gjatë periudhës së shtatzënisë, mund të ndieni neveri ndaj ushqimeve të caktuara, si: ndaj kafesë apo ushqimeve të skuqura, por është e zakonshme edhe fiksimi pas ushqimeve të veçanta. Ashtu si simptomat e tjera të shtatzënisë, ato mund t’u atribuohen ndryshimeve hormonale.

Dhimbje koke dhe marramendje

Rritja e qarkullimit të gjakut si pasojë e ndryshimeve hormonale mund të shkaktojë dhimbje të shpeshta dhe të lehta koke. Përveç kësaj, për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut dhe rënies së tensionit, mund të ndiheni të trullosura ose mund t’ju merren mendtë.

Luhatje humori

Në fillim të shtatzënisë, mund të bëheni shumë emocionale dhe të prekeni lehtë, për shkak të rritjes së nivelit të hormoneve në trup. Pra, edhe luhatjet e humorit janë më se të zakonshme.

Rritja e temperaturës normale të trupit

Temperatura normale është ajo që ka trupi në mëngjes. Pas ovulimit, ajo rritet lehtë dhe qëndron në atë nivel deri në ciklin e ardhshëm menstrual. Nëse e keni mbajtur shënim temperaturën e trupit për të përcaktuar kohën e ovulimit dhe nëse vëreni se ajo vazhdon të jetë e lartë për më tepër se dy javë, kjo nënkupton se keni mbetur shtatzënë. /Telegrafi/

The post 10 simptomat e para që tregojnë se jeni në pritje të ëmbël shumë më herët sesa testi i shtatzënisë appeared first on Telegrafi.

E dini cilat rreziqe i shkakton masturbimi në shtatzëni?

$
0
0

Shtatzënia mund të shtojë libidonë te femrat, ndërkaq arsye të dëshirës së shtuar seksuale janë rritja e nivelit të progesteronit dhe estrogjenit në trup

Shumica e mjekëve pajtohen që masturbimi gjatë shtatzënisë është i mirëseardhur, sepse qetëson trupin, nxit qarkullimin e gjakut, përmirëson cilësinë e gjumit, nxit tajitje të endorfinës dhe zbut dhembjet, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, prapëseprapë, ekzistojnë situata në të cilat mjeku do të këshillojë shtatzënat që të përmbahen.

Kur shtatzënat duhet shmangur masturbimin?

Në rast të komplikimeve në shtatzëni apo rrezikut nga lindja e parakohshme shtatzënat nuk do të duhej të masturbonin, sepse te ky rasti i dytë madje edhe kontraktimet të cilat i shkakton orgazma mund të shkaktojnë kontraktime të lindjes.

Andaj, vetëkënaqësia këshillohet të shmanget në këto raste: te placenta previe, te cerviksi i dobësuar, nëse shtatzënia e mëparshme ka përfunduar me lindje të parakohshme, te gjakrrjedhja vagjinale, te infeksionet vagjinale.

Masturbimi mund të shkaktojë plagë të vogla, posaçërisht nëse femra ka thonj të gjatë, andaj mund të çojë në infeksione potencialisht të rrezikshme për frytin.

Për të reduktuar në minimum këtë rrezik, pritni thonjtë dhe patjetër lani duart dhe lodrat seksuale para se t’i përdorni.

Masa tjetër e kujdesit është që mjetet ndihmëse seksuale t’i vishni me prezervativ para përdorimit.

Mbi aktivitetet seksuale gjatë shtatzënisë më së miri është të këshilloheni me gjinekologun.

Nëse shtatzënia është e rregullt, ndalesa nuk do të duhej të kishte, mirëpo nëse ekzistojnë komplikime potenciale, mjeku juve dhe partnerin do t’ju udhëzojë se si t’ia përshtatni jetën tuaj seksuale situatës aktuale. /Telegrafi/

The post E dini cilat rreziqe i shkakton masturbimi në shtatzëni? appeared first on Telegrafi.

Me prekje ndihmoni bebes të mësojë fjalë të reja

$
0
0

Hulumtimi i shkencëtarëve të Universitetit Purdue tregojnë që prekja e prindit mund t’u ndihmojë bebeve që më lehtë të mësojnë fjalë të reja gjatë bisedës së pandërprerë të prindit.

Ky hulumtim ka përfshirë 48 bebe katërmuajshe, transmeton Telegrafi.

– Prekjen e kuptojmë si mënyrë transmetimi të emocioneve, mirëpo hulumtimi ynë më i ri tregon që foshnja mund të lidhë prekjen me bisedën.

changing-table

Deri tani janë publikuar hulumtime të ndryshme të cilat tregojnë që prekja është e rëndësishme për zhvillimin psikofizik të fëmijës, mirëpo ky është hulumtimi i parë i cili hulumton lidhshmërinë e prekjes dhe mësimit të gjuhës – ka thënë Amanda Seidler, profesoreshë e sferës së bisedës dhe gjuhës në Universitetin Purdue, e cila ka udhëhequr këtë hulumtim.

Të mësuarit e fjalëve të reja paraqet sfidë të madhe për bebet, sepse ato i dëgjojnë shumicën e fjalëve kur prindi vazhdimisht i flet sesa kur i thotë fjalët një nga një.

ttt

– Prindërit bëjnë rrallë pauzë kur flasin me beben, kështu që bebja e ka të vështirë të përsërisë fjalët e thëna.

Bebet patjetër duhet të gjejnë fjalët para se t’i lidhin me kuptimin e vërtetë. Sepse, ato më parë i mësojnë pjesët e trupit, duke pasur parasysh që prindërit shpesh i prekin dhe i flasin fjalët të cilat kanë të bëjnë me pjesë të trupit – thotë dr. Seidler. /Telegrafi/

The post Me prekje ndihmoni bebes të mësojë fjalë të reja appeared first on Telegrafi.

Brenda sallës së lindjes: Gjinekologët u përgjigjen pesë pyetjeve më të zakonshme të grave shtatzënë

$
0
0

Kur të diskutoni me mjekun për dhimbjet dhe procesin e lindjes, mos kini turp apo drojë të bëni pyetje

Për shembull, ndoshta doni të dini:

Po sikur gjatë dhimbjeve të lindjes të kem ndjesinë e të shkuarit në tualet?

Disa femra mund të urinojnë çdo dy orë, dhe me siguri, mjeku do t’ju inkurajojë që ta bëni edhe ju. Një fshikëz e mbushur mund të ngadalësojë zbritjen e foshnjës në legen. Megjithatë, gjatë kohës kur keni kontraktime, mund të jetë pak e vështirë të kuptohet nëse fshikëza është e mbushur, veçanërisht nëse keni përdorur epidurale.

Ka raste kur nuk dëshironi të lëvizni nga frika se mos përkeqësoni kontraktimet. Mjekët mund t’ju sjellin një oturak apo t’ju ndihmojnë ta zbrazni fshikëzën me kateter. Një sasi e vogël urine mund të dalë herë pas here edhe gjatë procesit të lindjes. Kjo është më se normale dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

A duhet të pastrohet zona pubike?

Me shumë gjasa, jo. Më parë praktikohej shpesh, kurse tani më rrallë, për të mos thënë që nuk bëhet fare. Pra, nuk është e nevojshme ta bëni.

Sa njerëz të huaj do të më shohin të zhveshur?

Gjatë lindjes, ekipi mjekësor që do të kujdeset për ju, do të kryejë kontrolle periodike të vagjinës për të parë ecurinë. Aty mund të jetë i pranishëm edhe një mjek pediatër për të ekzaminuar foshnjën menjëherë pas lindjes. Se kë tjetër dëshironi të keni në sallën e lindjes, është kryesisht në dorën tuaj, por personeli mjekësor që do të asistojë, shikon çdo ditë skena të tilla, kështu që janë mësuar me këtë përvojë sa komplekse, aq edhe të mrekullueshme.

Në disa maternitete, procesi i lindjes mund të mbikëqyret edhe nga studentët e mjekësisë, në rast se nëna është dakord. Mos harroni që ata janë gjithashtu profesionistë dhe plotësisht të aftë të japin ndihmën dhe mbështetjen e duhur. Ndaj konsiderojeni si një avantazh praninë e tyre.

Çfarë ndodh nëse gjatë lindjes bërtas?

Lindja është një akt fizik që kërkon mjaft angazhim dhe është normale të lëshoni pasthirrma apo rënkime që tregojnë lodhje. Rrallëherë ky proces ndodh në heshtje.

Duhet një përpjekje e madhe fizike dhe emocionale për të qenë të qeta dhe për të mos nxjerrë zë. Pra, përveçse është normale, duhet të dini edhe që personeli mjekësor që do të asistojë në lindje, nuk do të çuditet.

A dëmtohet foshnja gjatë lindjes?

Gjatë fazave më të vështira të lindjes, fëmija do të shtyhet për në korridorin kockor të legenit të nënës dhe më pas në kanalin e ngushtë vaginal. Megjithatë, nuk dëmtohet.

Gjatë dhimbjeve intensive, rrahjet e zemrës së fëmijës ulen. Kjo mund të merret edhe si një përgjigje ndaj stresit të rrugëtimit të tij, por gjithsesi pritet të ndodhë dhe nuk është asgjë serioze. /Telegrafi/

The post Brenda sallës së lindjes: Gjinekologët u përgjigjen pesë pyetjeve më të zakonshme të grave shtatzënë appeared first on Telegrafi.


Të gjitha kufizimet që nënat e reja kanë disa javë pas lindjes me operacion

$
0
0

Gjatë javës së parë pas operacionit, është e rëndësishme që të mos bëni asgjë tjetër, por të kujdeseni vetëm për veten dhe foshnjën e porsalindur

• Mos ngrini pesha të rënda dhe mos u merrni me punë që ushtrojnë peshë mbi plagë. Mos harroni që kur të lëvizni ta mbani barkun me dorë.

Mbajeni trupin drejt dhe plagën me dorë sa herë që të bëni ndonjë lëvizje që mund ta tronditë atë, si për shembull kur kolliteni, teshtini apo qeshni.

Kur të ushqeni fëmijën, përdorni jastëkë apo peshqirë për t’u mbështetur.

• Merrni mjekime sipas nevojës. Mjeku mund t’ju rekomandojë acetaminofen (tylenol dhe qetësues të tjerë) për lehtësimin e dhimbjeve.

Nëse jeni kaps apo lëvizjet e zorrëve shoqërohen me dhimbje, mjeku mund t’ju rekomandojë një stimuleus për jashtëqitjen apo një laksativ të lehtë, që blihet pa recetë.

• Pyesni mjekun se çfarë duhet apo nuk duhet të bëni. Ju mund të ndiheni shumë të lodhura, ndaj mos u sforconi!

Jepini kohë vetes që të shëroheni plotësisht. Në fund të fundit, s’ka kaluar shumë kohë që kur keni dalë nga materniteti. Shumica e grave, sapo ndihen pak më mirë, e kanë shumë të vështirë të qëndrojnë shtrirë dhe pa lëvizur.

• Mos i jepni makinës derisa të lëvizni lirshëm këmbët dhe bustin. Ndonëse disa gra e marrin veten më shpejt se disa të tjera, nuk duhet t’i japin makinës për dy javë.

• Mos kryeni marrëdhënie seksuale. Mos bëni seks deri kur t’ju thotë mjeku. Normalisht, nuk duhet të kryeni marrëdhënie katër deri në gjashtë javë pas operacionit. Ndërkohë, nuk është e thënë që të hiqni dorë nga intimiteti.

Kaloni sa më shumë kohë me partnerin, qoftë edhe disa minuta në mëngjes ose në mbrëmje, pasi foshnjën ta ketë zënë gjumi.

• Mund të filloni të ushtroheni, kur t’jua lejojë mjeku. Merreni sa më shtruar. Noti dhe ecja janë zgjedhje shumë të mira.

Javën e tretë ose të katërt pas daljes nga materniteti, ka mundësi t’i ktheheni veprimtarisë normale në shtëpi. /Telegrafi/

The post Të gjitha kufizimet që nënat e reja kanë disa javë pas lindjes me operacion appeared first on Telegrafi.

A dëgjon fëmija i palindur?

$
0
0

Ne e dimë që veshi i brendshëm i njeriut (e ashtuquajtura Cochlea) ka arritur që në javën e njëzet të shtatzënisë madhësinë e të rriturit. Në këtë moshë të hershme, organ i të dëgjuarit është pjesërisht i aftë për të funksionuar, transmeton Telegrafi.

Në javën e 36-40 të shtatzënisë është pjekur tërësisht, qelizat e të dëgjuarit reagojnë nga ana elektrofiziologjike si tek njeriu i rritur (Leibermann).

Me këtë formim shumë të hershëm të veshit të brendshëm, natyra shmang atë që nëpërmjet një rritjeje të organit të të dëgjuarit, gjatë viteve të para të jetës, perceptimi akustik të ndryshojë vazhdimisht.

Që në fillim të këtij shekulli janë bërë përpjekje, pjesërisht edhe me metoda të rrepta, për të gjetur nëse fëmija i palindur dëgjon apo jo.

Një renditje eksperimentale ishte kjo: të ulje një grua shtatzënë brenda një vaske, ta gjuaje vaskën me çekiç dhe të ndiqje me vëmendje nëse zhurma shkaktonte lëvizje të fëmijës apo jo. Të tjerë vinin instrumente muzikale, më e preferuara ishte trumbeta, në barkun e gruas shtatzënë dhe ruanin me vëmendje reagimet motorike të fëmijës ndaj toneve dhe melodive.

Në vitet e fundit metodat eksperimentale janë bërë më të sakta dhe, para së gjithash, edhe më të përshtatshme për fëmijët. Me ndihmën e regjistrimit të frekuencave të zemrës dhe me elektroencefalogram u vërtetua që fëmija i palindur reagon rregullisht ndaj ngacmimeve akustike me një ndryshim të frekuencës së zemrës dhe të aktivitetit të trurit.

A është në gjendje fëmija i palindur të bëjë dallime ndërmjet zhurmave, toneve dhe tingujve? A ka zëri i nënës një kuptim të veçantë për fëmijën. Gëzohet ai vallë që së bashku me prindërit të dëgjojë një sonatë të Bethovenit në një sallë koncerti? Sa i rëndësishëm është komunikimi i paralindjes ndërmjet nënës dhe fëmijës?

Mbi këtë tematikë është shkruar shumë në vitet e fundit, por nga këto vetëm pak shkrime kanë qenë me të vërtetë të dëshmuara. Ekzistojnë ekspertë dhe amatorë që iu japin një rëndësi të madhe përvojave të paralindjes.

Vazhdimisht janë informuar vëzhgimet në vijim: ndërkohë që zhurmat e mëdha bëjnë që të rriten frekuencat e rrahjes së zemrës dhe fëmija i palindur të lëvizë gjithnjë e më tepër, zëri i njeriut ose muzika çojnë drejt një reduktimi të rrahjes së frekuencave të zemrës dhe drejt qetësimit të motorikës.

Me sa duket, fëmija i palindur reagon në mënyrë të ndryshme ndaj zërave të njohur dhe të panjohur. Fëmija i porsalindur mund të bëjë dallime ndërmjet zërit të nënës dhe atij të personave të huaj. Kjo mund të çojë në përfundimin se stimulimet akustike kanë për fëmijën e palindur kuptime të ndryshme dhe se fëmija njihet gjatë shtatzënisë me zërin e nënës.

Arritjet e fëmijës së palindur janë të shquara, po të mendojmë se një seri e tërë faktorësh e kufizojnë në mënyrë thelbësore perceptimin akustik para lindjes. Së pari duhet të bëhet vërejtja se mitra nuk është aspak një vend i qetë.

Fëmija i porsalindur është pre e nivelit të zhurmave të vazhdueshme nga 60-80 decibel, që i përgjigjet, përafërsisht, volumit të një zëri mesatar në një bisedë. Ky nivel zhurme shkaktohet nga shumë zhurma të lëvizjes së gjakut në enët e mitrës dhe atyre të trupit si dhe zhurmave gurgulluese të zorrës së nënës.

Një kufizim tjetër qenësor qëndron në atë që zëri njerëzor, tingujt dhe zhurmat në rrugën e tyre drejt fëmijës duhet të shkojnë tej e tej murit të barkut të nënës, mitrës dhe lëngut të placentës dhe gjatë kësaj kohe të filtrohen shumë.

Se çfarë dëgjon fëmija i palindur, përafërsisht, ne mund ta marrim me mend po të ulemi në një vaskë të mbushur plot, të hapim rubinetin e çezmës, ta fusim kokën në ujë dhe të mundohemi, ndërkohë, të dëgjojmë muzikë ose të ndjekim një bisedë.

Ekziston një përvojë akustike e paralindjes. Por është e vështirë të vlerësohet rëndësia e saj për fëmijën e palindur. Ka të ngjarë që ajo të jetë e kufizuar, ndoshta në favor të fëmijës. Sepse po të ishte e madhe gatishmëria për të perceptuar, atëherë si do të ndikonin tek fëmija i palindur televizori dhe radioja, zhurma e rrugës dhe e fshesës me rrymë? /Telegrafi/

 

The post A dëgjon fëmija i palindur? appeared first on Telegrafi.

Ushtrimet energjike janë të sigurta dhe të shëndetshme për shtatzënat në tremujorin e fundit

$
0
0

Hulumtimet e reja kanë zbuluar se ushtrimet energjike janë të sigurta dhe të shëndetshme për shtatzënat që janë në tremujorin e fundit të shtatzënisë.

Ka një kohë të gjatë prej se shkencëtarët kishin treguar që aktiviteti i moderuar fizik është shumë fitimprurës për shtatzënat, në veçanti për parandalimin e komplikimeve shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Por, kishte pasur më shumë dilema për ushtrimet më intensive, e në veçanti gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë, ku shumica e femrave ndalojnë vrapimin apo shkuarjen në palestër nga frika e dëmeve.

Sidoqoftë, hulumtimet e reja kanë zbuluar se këto ushtrime janë të sigurta për gratë shtatzëna dhe bebet e tyre, madje edhe në tremujorin e tretë.

Çfarë nënkuptojnë ushtrimet energjike?

Në parim, kjo nënkupton të ushtroni me një intensitet ku keni vështirësi të bisedoni me dikë, por që prapëseprapë menaxhoni ta thoni një fjali.

Ushtrime të tilla janë vrapimi apo ushtrimet me intervale në biçikletë rrotulluese (spin bike). /Telegrafi/

The post Ushtrimet energjike janë të sigurta dhe të shëndetshme për shtatzënat në tremujorin e fundit appeared first on Telegrafi.

Tre pozicione të sigurta gjumi për gratë shtatzëna

$
0
0

Ne shpenzojmë rreth një të tretën e jetës sonë duke fjetur, prandaj gjumi është një pjesë e rëndësishme e përditshmërisë

Studimet e fundit tregojnë se ekziston një lidhje mes pozicionit të gjumit të nënës dhe mirëqenies së një foshnjeje.

Për shkak të ndryshimeve në trup, pozicionet që flini zakonisht mund të mos jenë të sigurta gjatë shtatzënisë. Nëse ju jeni në pritje të ëmbël do t’ju tregojmë disa pozicione të nevojshme për të fjetur rehat, por pa e dëmtuar fëmijën:

E fjetura përmbys

Nëse keni fjetur në bark përpara shtatzënisë, mund të vazhdoni të flini në këtë pozicion në muajt e parë të shtatzënisë, pasi nuk ka prova që tregojnë se ju dhe fëmija mund të keni probleme. Sidoqoftë, pas tremujorit të parë, thjesht nuk do të jeni në gjendje të shtriheni më përmbys edhe për shkak të barkut, prandaj shijoni gjumin në këtë pozicion në 3-mujorin e parë.

Fjetja në njërën anë

Ky është pozicioni më i sigurt për ju dhe foshnjën. Mundëson rrjedhën e mirë të gjakut dhe nuk ushtron presion në organet e brendshme. Edhe pse të dy anët janë të sigurta, sugjerohet të zgjidhni anën e majtë për disa arsye:

– Zvogëlon rrezikun e lindjes së foshnjës pa jetë.

– Ndihmon veshkat tuaja të heqin qafe produkte të mbeturinave dhe lëngjeve.

Këshilla për një gjumë më të mirë gjatë shtatzënisë

– Vendosni jastëkë pas jush për të mos e lejuar rënien në shpinë.

– Shumë nëna e kanë më të rehatshme të vendosin një jastëk mes këmbëve pasi i mban këmbët paralelisht dhe mbështet ijët, legenin dhe shpinën.

– Nëse vuani nga urthi gjatë natës, vendosja e jastëkëve shtesë në kokën tuaj do t’ju ndihmojë shumë.

– Gjatë gjumit ditën, kushtojini të njëjtën vëmendje pozicionit siç bëni edhe gjatë natës.

Shmangni pozicionin në shpinë

Fjetja në shpinë gjatë shtatzënisë nuk është aq e sigurt si më parë, pasi pesha e foshnjës dhe barku bën presion në organet tuaja të brendshme, duke shkaktuar vështirësi në rrjedhjen e gjakut në placentë.

Kjo është arsyeja pse zgjedhja e një pozicioni të ndryshëm të gjumit është më e sigurt për nënën dhe fëmijën e saj. /Telegrafi/

The post Tre pozicione të sigurta gjumi për gratë shtatzëna appeared first on Telegrafi.

Përse bebet e lindura me prerje cezariane mund të kenë imunitet më të dobët se fëmijët e lindur në rrugë natyrore

$
0
0

Momenti i lindjes mund “të përcaktojë imunitetin e fëmijës deri në fund të jetës”, theksojnë shkencëtarët e Kolegjit universitar në Londër dhe të Universitetit në Birmingem

Bebet e lindura me prerje cezariane kanë baktere të ndryshme në zorrë në krahasim me bebet e lindura në rrugë natyrore, janë rezultate të studimit të cilat do të mund të sqarojnë përse disa fëmijë të lindur me prerje cezariane kanë më të dobët sistemin e imunitetit, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët thonë që bakteri neonatal, i cili krijohet në momentin e lindjes, mund të jetë “moment i cili cakton imunitetin në jetën e ardhshme”.

Në të vërtetë, mikrobiomi i zorrëve përmban miliona mikrobe për cilat konsiderohet që janë të rëndësishme për zhvillim të sistemit të imunitetit.

Mungesa e ekspozimit ndaj baktereve të vërteta në fëmijërinë e hershme është e lidhur me sëmundjet autoimune siç janë astma, alergjitë dhe diabeti.

Kështu ka rezultuar që bebet e lindura në rrugë vagjinale kanë më shumë baktere të lidhura me shëndetin e mirë se ato të lindura me prerje cezariane.

Bebet e lindura me prerje cezariane në vend të baktereve të nënës, në zorrë kanë mikrobe potencialisht të dëmshme të cilat zakonisht i marrin në spitale.

– Bebet në stomak janë sterile. Në momentin kur lindin sistemi i tyre i imunitetit tashmë përmban numër të madh bakteresh. Supozimi është që momenti i lindjes është moment kyç i cili përcakton sistemin e imunitetit për pjesën tjetër të jetës, thotë dr. Neigel Field, profesor në Universitetin e Londrës.

Pikërisht ky hulumtim tregon që bebet e lindura me prerje cezariane kanë rrezik më të madh nga imuniteti i dobët, rrezik paksa më të lartë nga astma dhe proceset e përflakjeve. /Telegrafi/

The post Përse bebet e lindura me prerje cezariane mund të kenë imunitet më të dobët se fëmijët e lindur në rrugë natyrore appeared first on Telegrafi.

Viewing all 1296 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>