Quantcast
Channel: Bebja – Telegrafi
Viewing all 1296 articles
Browse latest View live

Llojet e shtërzimeve dhe kuptimi i tyre

$
0
0

Shtërzimet shënojnë fillimin e lindjes dhe mund të trajtohen si shenjë paralajmërimi. Mirëpo, në esencë, shtërzimet janë të pranishme gjatë tërë shtatzënisë.

Llojet e shtërzimeve dhe kuptimi i tyre

Pothuajse secila shtatzënë para lindjes ka përjetuar katër lloje shtërzimesh.

1. Shtërzimet e hershme

Në tremujorin e parë trupi juaj përshtatet me shtatzëninë, ndërkaq zgjatimi i ligamenteve përreth mitrës mund të shkaktojë shtërzime të hershme, transmeton Telegrafi.

2. Shtërzimet e parakohshme

Janë të njohura edhe si kontraksionet Braxton Hicks, dhe shfaqen pas javës së 34-të të shtatzënisë. Janë të pasakta, të parregullta dhe mund të shfaqen në cilëndo fazë të shtatzënisë.

3. Shtërzimet e rreme

Shfaqen para shtërzimeve të vërteta dhe i ndihmojnë grykës së mitrës që të përgatitet për lindje. Janë periodike dhe ndërpriten kur ndryshon pozita e trupit.

4. Shtërzimet e vërteta

Këto shtërzime fillojnë me shtrëngime të dhembshme, të cilat zgjasin rreth gjysmë minute, shfaqen në distanca rregullta kohore prej rreth 20 deri në 30 minuta dhe shënojnë fillimin e lindjes. Pas tyre pason rrjedhja e kuqërremtë dhe pëlcitja e amniosit. /Telegrafi/

The post Llojet e shtërzimeve dhe kuptimi i tyre appeared first on Telegrafi.


A guxoni t’iu jepni ujë bebeve nën gjashtë muajsh?

$
0
0

Pediatrit i kanë paralajmëruar prindërit për rreziqet që u sjell konsumimi i ujit bebeve nën moshën gjashtë muajsh.

Sipas ekspertëve, bebeve nuk u nevojitet uji sikurse fëmijëve dhe të rriturve, e as në ditët më të nxehta të stinës së verës, transmeton Telegrafi.

Një studim i fundit tregon se qumështi i gjirit është tejet i pasur me ujë dhe ka përmbajtje të vogël të elektroliteve.

Kjo do të thotë se qumështi i gjirit mjafton për ta hidratuar beben gjatë gjashtë muajve të parë të jetës.

Sidoqoftë, disa prindër nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet që u sjell konsumimi i ujit bebeve.

Prandaj, ekspertët bëjnë thirrje të mos u jepni ujë bebeve nën gjashtë muajsh, dhe ata përmendin edhe një fakt interesant: qumështi i gjirit përmban 88% ujë.

Ndërsa pas gjashtë muajve të parë të bebes, guxoni t’u jepni bebeve vetëm 0.05 litra ujë brenda 24 orëve deri t’i mbushin një vjet. /Telegrafi/

 

The post A guxoni t’iu jepni ujë bebeve nën gjashtë muajsh? appeared first on Telegrafi.

Metoda e re mund të tregojë me kohë lindjen e parakohshme

$
0
0

Metoda e re e cila bazohet në vlerësimin e gjatësisë së grykës së mitrës dhe përcaktimit statistikor të vlerave të 27 proteinave të serumeve te nëna e ardhshme, do të mund të tregojë me kohë lindjen e parakohshme.

Lindja spontane e parakohshme ka mundësi të parashikohet në afatin prej shtatë ditësh, nëse verifikohen parametrat e caktuar te shtatzëna.

Metoda e re, e cila bazohet në vlerësimin e gjatësisë së grykës së mitrës dhe të përcaktimit statistikor të vlerave të proteinave të serumeve te nëna e ardhshme, do të mund të tregojë me kohë lindjen e parakohshme, kanë konstatuar shkencëtarët e universitetit skocez “Heriot Watt”.

Metoda do të mundë të tregojë me kohë lindjen e parakohshme, duke pasur parasysh ditën e matjes, përkatësisht të marrjes së mostrave, transmeton Telegrafi.

Në pesë vjetët e fundit të punës hulumtuesit njëkohësisht kanë zhvilluar edhe imuno-testin me të cilin gjithashtu mund të matet një vistër e gjerë proteinash.

Në hulumtime është shfrytëzuar teknologjia specifike për të përcaktuar se a ndihmon lartësia e proteinave karakteristike në serumin e nënës që te shtatzënat me simptoma të lindjes së parakohshme ajo ngjarje me kohë të parashikohet.

Janë testuar 142 shtatzëna me shtatzëni nga java e 22-të deri në javën e 23-të, me ç’rast më të rëndësishme për parashikim janë treguar niveli i lartë i interleukinave 10, hemokina Rantes dhe gjatësia e grykës së mitrës. /Telegrafi/

The post Metoda e re mund të tregojë me kohë lindjen e parakohshme appeared first on Telegrafi.

Çdo e katërta grua vuan nga ndonjë sëmundje mendore gjatë shtatzënisë

$
0
0

Një studim nga Londra tregon se çdo e katërta grua shtatzënë ballafaqohet me ndonjë sëmundje mendore. Ky është studimi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që ka ekzaminuar problemet e shëndetit mendor të grave shtatzëna.

Statistikat janë më të larta se ç’ishte menduar më parë, ku shumica e fokusit për këto probleme ishte vënë pas lindjes, transmeton Telegrafi.

Supozimet se gratë shtatzëna janë të mbrojtura nga problemet e shëndetit mendor janë rrjedhimisht të pasakta dhe me shumë mundësi i dëmtojnë gratë të cilat nuk janë të paralajmëruara për sëmundjet me të cilat mund të ballafaqohen.

Studimi ka zbuluar se nga 15% e grave të ekzaminuara, 11% kishin pasur depresion dhe 2% kishin vuajtur nga çrregullimet e ushqimit.

Përderisa këto figura janë brengosëse, hulumtuesit nuk i kanë pyetur ato për përvojat e mëparshme me problemet mendore, prandaj disa nga këto gra mund të kenë pasur probleme për një kohë të gjatë me ankth dhe depresion.

Përjetimi i problemeve mendore gjatë shtatzënisë jo vetëm se mund të ketë ndikime te gruaja, por edhe te vetë shtatzënia – si pasojë e kësaj, edhe te fëmija.

Hormonet e stresit, siç është kortizoli dhe adrenalina, është zbuluar se kanë ndikim në zhvillimin e bebes, dhe mund të shkaktojnë probleme më vonë në jetën akademike dhe emocionale të një personi. /Telegrafi/

The post Çdo e katërta grua vuan nga ndonjë sëmundje mendore gjatë shtatzënisë appeared first on Telegrafi.

Çka trashëgojnë bebet nga nëna dhe çka nga babai?

$
0
0

Ekzistojnë shumë gjene të cilat kanë të bëjnë me dukjen unike. Gjenet përzihen edhe kur është e vështirë të përcaktohet kujt fëmija saktësisht i ngjan, mirëpo për disa gjene megjithatë dihet a rrjedhin nga nëna apo nga babai.

Gjenetikët i janë përveshur punës dhe kanë konstatuar që flokët më së shpeshti i trashëgojmë nga linja e nënës.

Shikoni gjyshërit dhe dajallarët, nëse kryesisht nuk kanë flokë, probabiliteti më i madh është që me siguri as ju nuk do t’i keni.

Nga nëna do të trashëgoni gishtin e këmbës, por edhe numrin e këmbës nëse jeni femër. Nga babai do t’i trashëgoni hundën dhe veshët.

Nuk është rregull, mirëpo madje janë edhe rastet më të shpeshta që djemtë t’u ngjajnë nënave, ndërkaq vajzat baballarëve, transmeton Telegrafi.

Ngjyrën e flokëve e përcaktojnë madje qindra gjene të përziera.

Njerëzit me ngjyrë të shndritshme të flokëve dhe të syve më së shpeshti kanë trashëgimtarë sykaltër apo sygjelbër. Nëse njëri prind ka flokë ngjyrë të errët, ndërkaq tjetri ngjyrë të shndritshme, fëmija do të ketë flokë të errëta apo do të ketë ngjyrë të mesme, nuancën e përzier. Nëse njëri prind ka flokë kaçurrelë, fëmija gjithashtu do të jetë kaçurrel.

E gjitha varet nga ajo nëse ka gjen dominues të nënës apo të babait.

Gjenet dominuese janë: lëkura ngjyrë të errët, sy ngjyrë të errët, kaçurrelë dhe lëkurë ngjyrë të errët, hundë të madhe, buzë të trasha, mjekër të gjerë.

Nga ana tjetër, gjenet e dobëta janë: flokët e shndritshëm dhe të kuq, flokë të rrafshët, sy të kaltër apo ngjyrë të hirtë, lëkurë të shndritshme.

Mënyra në të cilën gjenet do të ndikojnë te fëmija i cili sapo merr dukjen fizike nuk mundet gjithmonë të parashikohet në mënyrë të sigurt.

Karakteristikat fizike të personave janë rezultat i interaksionit më shumë të gjeneve të prindërve, prandaj nuk mund të dihet rezultati përfundimtar.

Gjenet mund t’i kapërcejnë disa gjenerata para se sërish të aktivizohen, gjë që konkretisht do të thotë që ai person mund të trashëgojë gjene të stërgjyshërve dhe stërgjysheve. /Telegrafi/

The post Çka trashëgojnë bebet nga nëna dhe çka nga babai? appeared first on Telegrafi.

Është zbuluar shkaku përse më së shumti femrat mbeten shtatzënë dimrit – dhe fare nuk është romantike

$
0
0

Seksi pa mbrojtje dhe mashtrimet të cila janë të shpeshta në këtë stinë nuk janë shkaku i vetëm.

Me siguri keni dëgjuar që më së shumti bebe lindin në shtator, por jo numër më i madh se i atyre të cilët janë ngjizur rreth festave të vitit të ri.

Fjala është për fenomenin e vërtetë shkencor për ç’shkak kemi mjaft luanë dhe virgjëresha përreth nesh.

Edhe pse në mend menjëherë na bien argëtimet gjatë vitit të ri në të cilat ndodh gjithçka, ato nuk janë shkaku i vërtetë i këtyre “epidemive” të bebeve, transmeton Telegrafi.

Koha e ftohtë në një mënyrë ndikon në shtimin e aktiviteteve seksuale, sepse në krevatin e ngrohtë është më këndshëm se jashtë, mirëpo çështja ka të bëjë më shumë me natyrën biologjike.

Siç është publikuar në revistën “Obstetrics and Gynecology”, cilësia e spermës dimrit është më e lartë se sa në stinët e tjera të vitit.

Gjithashtu, mitra është më shumë e gatshme për shtatzëni dimrit sesa verës për shkak të ditës më të shkurtë.

Mundësisë më të madhe për ngjizje i kontribuon edhe fakti që njerëzit bëjnë më shumë seks në këtë periudhë.

Marrëdhëniet e pambrojtura seksuale në argëtime të shumta gjithashtu janë shumë të mundshme, andaj edhe këto krijojnë shanse për lindje të bebeve. /Telegrafi/

The post Është zbuluar shkaku përse më së shumti femrat mbeten shtatzënë dimrit – dhe fare nuk është romantike appeared first on Telegrafi.

Sa duhet mbajtur në gji foshnjën?

$
0
0

Ditëve dhe muajve të parë, nëna e vënë foshnjën në gji sa herë ajo qan. Pas një kohe të caktuar foshnja e vendos një ritëm për t’ u vënë në gji, çdo 2 orë e gjysmë deri çdo 3 orë.

Foshnja për 24 orë kërkon të pijë 7-8 herë, transmeton Telegrafi.

Foshnjën duhet mbajtur në gji 15-20 minuta, 7-8 minuta në njërin gji, 7-8 minuta në gjirin tjetër dhe atë me një renditje: djathtas-majtas herën e parë, pastaj majtas-djathtas herën e dytë, e me qëllim që të ndodhë zbrazja e mirë e gjinjve.

Nëse foshnja mbahet gjatë në gji, ose në njërin gji mund të ndodhë rrjepja e majës së gjirit, ndërsa një gjendje e tillë dikton shfaqjen e plasaritjeve, e këto mund të jenë burim për të ndodhur infeksioni, këso mënyre zhvillohet ndezja e gjirit (mastitis), një gjendje shumë e rëndë.

Duhet përmendur edhe një fakt: në moshën 6-8 javë të foshnjës ndodh një si “krizë e të mbajturit në gji”.

Në këtë moshë foshnjat preokupohen me zhvillimet që ndodhin në ambientin për rreth, i akceptojnë zërat, britmat, të qeshurat dhe e lënë gjirin ose “hahen” me gji.

Nënat kujtojnë se nuk po kanë gji dhe provojnë t’u japin qumësht artificial, ndërsa kjo bëhet shkak për ndarjen nga gjiri.

Zgjidhja bëhet duke e vendosur foshnjën në një kënd të errët e të qetë, kur foshnja nis të pijë dhe koncentrohet në marrjen e gjirit. /Telegrafi/

The post Sa duhet mbajtur në gji foshnjën? appeared first on Telegrafi.

Këshillat e nënave: Çka shëron të pështjellët në stomak, ngërçet…

$
0
0

Bashkë me shtatzëninë vijnë edhe disa gjëra jo edhe aq të këndshme – të pështjellët në mëngjes, ngërçet në këmbë, dhembjet në shpinë… Nënat kanë këshilla se si të përballeni më lehtë me këto vështirësi.

Të pështjellët e mëngjesit është i zakonshëm gjatë shtatzënisë, ndërkaq nënat thonë që ka ilaç për këtë – krekeret e njelmëta. Ato këshillojnë që t’i mbani afër krevatit dhe sapo të ngriheni nga gjumi t’i hani dy – tri, në mënyrë që të pengoni të pështjellët e stomakut.

Sipas përvojave të nënave të tjera, joga për shtatzënat gjithashtu është ilaç i mirë kundër të pështjellët e stomakut, transmeton Telegrafi.

Disa nëna thonë që shiritat elastikë janë ata të cilat përdoren me rastin e lëndimeve të indit të butë dhe dhembjeve të nyjave, por janë të shkëlqyeshëm edhe për dhembjet e shpinës gjatë shtatzënisë. Mund t’i ngjitni edhe në stomak, në mënyrë që t’ju “mbajnë” stomakun.

Sisët rriten gjatë shtatzënisë, gjë që për disa femra nuk është edhe aq përvojë e këndshme.

Në vend që, duke ju rritur stomaku, vazhdimisht të blini fanella të reja, nënat këshillojnë gjithashtu se si të kurseni. Blini një topth të gjerë, të cilin do ta vendosni vetëm në stomak, si kollan.

Duke pasur parasysh që gjatë shtatzënisë rriten sisët, për të mos blerë sutjena, nënat propozojnë të blini jelek sportiv elastik dhe kështu të zgjidhni “problemin”.

As djegësira nuk është problem i rrallë gjatë shtatzënisë, ndërkaq damat të cilat janë ballafaquar me këtë problem, thonë që ilaçi më i mirë është uthulla e mollës, në të cilën do të shtoni dy lugë të vogla ujë dhe pak mjaltë.

Kur është fjala për ngërçet në këmbë, të cilat janë të shpeshta nga përfundimi i shtatzënisë, bananet janë preventivë e mirë për shkak të kaliumit të cilin e përmbajnë.

Të dashura nëna, a keni edhe ju ndonjë këshillë për shtatzënat? /Telegrafi/

The post Këshillat e nënave: Çka shëron të pështjellët në stomak, ngërçet… appeared first on Telegrafi.


Ngrënia e vezëve të fërguara gjatë shtatzënisë e rritë inteligjencën e bebes

$
0
0

Nëse jeni duke ngrënë ushqime të fërguara për mëngjes dhe jeni shtatzëne, atëherë urojeni veten sepse jeni duke i bërë mirë bebes!

Kjo sepse, sipas një studimi të ri, ngrënia e vezëve gjatë tre muajve të fundit të shtatzënisë mund të ndikojë në rritjen e nivelit të inteligjencës të bebes, transmeton Telegrafi.

Përse? Sepse vezët janë të mbushura me kolinë, vlerë ushqyese të cilën nuk e konsumojnë mjaftueshëm gratë.

Lidhja mes niveleve të rritura të kolinës dhe niveleve të larta të inteligjencës është zbuluar më parë te minjtë, por së fundmi është dëshmuar edhe te njerëzit.

Hulumtuesit i kishin ndarë 26 njerëz në dy grupe, ku gjysma e grave kishin konsumuar 480mg kolinë në ditë – pak më shumë se sasia e rekomanduar ditore, e cila është 450g – dhe gjysma tjetër e grave kishin konsumuar 930mg kolinë në ditë.

Bebet e tyre pastaj ishin testuar për shpejtësi dhe kujtesë vizuospatiale në moshën katër, shtatë, 10 dhe 13 muajsh.

Dhe kështu shkencëtarët kishin zbuluar se nivelet e larta të kolinës të konsumuara nga nënat shtatzëna, kishin rezultuar që bebet të kenë nivele më të larta të inteligjencës. /Telegrafi/

The post Ngrënia e vezëve të fërguara gjatë shtatzënisë e rritë inteligjencën e bebes appeared first on Telegrafi.

Depresioni pas lindjes, një kurë e thjeshtë që nuk e keni ditur

$
0
0

Këndimi me zë të lartë është një kurë mjaft e mirë për të gjitha nënat që vuajnë nga depresioni i paslindjes. Ky është rezultati i një studimi të fundit publikuar në britaniken ‘Journal of Psychiatry’.

Shkencëtarët studiuan 134 nëna të reja nga e gjithë bota duke i grupuar në tri grupe të ndryshme.

Njëri grup ishte pjesë e këngëve, një tjetër ishte pjesë e lojërave kreative dhe grupi i tretë bënte çdo gjë si në përditshmëri, ku nënat e reja mbështeteshin nga familja, merrnin qetësues për depresionin pas lindjes ose bëheshin pjesë e seancave të ndryshme trajnimi me beben.

Pas një vëzhgimi të gjatë, shkencëtarët zbuluan se nënat që këndojnë ose krijojnë këngë për foshnjat e tyre kurohen më shpejt nga depresioni pas lindjes krahasuar me nënat e grupeve të tjera të përfshira në këtë studim.

Të gjitha grupet u bënë pjesë e studimit gjatë 10 javëve, por në gjashtë javët e para grupi i këngëve tregoi një rënie mesatare prej 35 për qind të simptomave depresive.

Autori kryesor i studimit, Daisy Fancourt, nga Universiteti i Londrës, tha se të kënduarit është një tjetër terapi e dobishme për t’u ofruar nënave të reja që vuajnë nga depresioni pas lindjes.

“Këto rezultate janë me të vërtetë interesante, sepse sugjerojnë diçka shumë të thjeshtë si kurë që u referohet nënave të reja”. /Telegrafi/

The post Depresioni pas lindjes, një kurë e thjeshtë që nuk e keni ditur appeared first on Telegrafi.

Larja e dhëmbëve dhe lindja

$
0
0

Sipas mjekëve pranë universiteteve Case Western dhe Yale, një bakter i cili zakonisht është i pranishëm në zgavrën e gojës mund të jetë përgjegjës për 80% të lindjeve të parakohshme.

Të dhënat nga ky studim i botuar në revistën “Journal of Clinical Micribiology” , mund t’u ndihmojë mjekëve që të parandalojnë lindjet e parakohshme, duke nxitur higjienën orale ose duke penguar lindjen e parakohshme të foshnjave në mënyrë duke iu shkruar antibiotikë shtatzënave të cilat duhet ta luftojnë infeksionin nga bakteri i caktuar, transmeton Telegrafi.

Shumica e shtatzënive zgjasin afër 40 javë. Lindjet para javës së 37-te konsiderohen të parakohshme. Llogaritet se 10% e lindjeve janë të parakohshme.

Foshnjat të cilat lindin para kohe mund të kenë vështirësi më të mëdha shëndetësore, siç janë: humbja apo dëmtimi i të dëgjuarit dhe të parit, paraliza cerebrale, retardimi mendor, madje edhe vdekja. /Telegrafi/

 

The post Larja e dhëmbëve dhe lindja appeared first on Telegrafi.

A dëgjon bebja brenda në mitrën e nënës?

$
0
0

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725

Duket e pabesueshme, por edhe bebja brenda në mitrën e nënës mund të dallojë tonet e të folurit, ngjashëm sikur ne po të mbulojmë gojën me dorë dhe të flasim ose të këndojmë. Nëse veprojmë kështu askush nuk kupton se çfarë po themi, por gjithkush e dallon ritmin e të folurit, e kupton se a po këndojmë, a po flasim normalisht ose a po bërtasim apo shajmë.

Veshët e bebes fillojnë të zhvillohen që nga java e tetë e zhvillimit brenda në mitër, kurse marrin formën definitive rreth javës 24. Është vërtetuar tashmë se bebja brenda në mitrën e nënës dëgjon zëra dhe zhurma. Studimet kanë treguar se fëmija fillon të dëgjojë që nga java e 20. Sot është e mundur që me aparaturat e sofistikuara ultrasonografike të shihet edhe reagimi i bebes që e kthen kokën kur dëgjon zhurmë të menjëhershme.

Bebja brenda në mitrën e nënës nuk jeton në një qetësi absolute, por përkundrazi është vërtetuar se ajo dëgjon zhurmë e cila krahasohet me zhurmën që bën fshesa (thithësja) elektrike e pluhurit. Kjo zhurmë shkaktohet nga qarkullimi i gjakut tek nëna, nga ritmi i zemrës së nënës dhe nga zhurma që bëjnë zorrët e nënës. Megjithatë, bebja reagon nëse papritur dëgjon një zë dhe kjo manifestohet me ndryshim të frekuencës së zemrës së saj, ndryshon lëvizjet dhe bile edhe mund të urinojë.

Shumica e shtatzënave pohojnë se, ajo i shton goditjet nëse nëna trembet nga në zhurmë si thyerja e pjatës ose përplasja e derës. Është vërtetuar poshtu se bebja qetësohet kur e dëgjon nënën e vet duke folur (kjo manifestohet me ngadalësim të të rrahurave të zemrës). Pra, bebja jo vetëm që mund t’ju dëgjojë juve, por edhe mund të dallojë tonin e zërit me të cilin ju i flisni. Normalisht që nuk mund t’i kuptojë fjalët, por e dallon tonin e zërit me të cilin i flisni. Poashtu, ajo mund ta dallojë edhe muzikën nga të folurit.

Një pyetje që e bëjnë shpesh shtatzënat është se “a bëhet më kreative, më e mençur ose më e zhvilluar bebja nëse dëgjon një lloj të caktuar të muzikës?”. Akoma nuk është e qartë se a ndikon roli i muzikës në zhvillimin neurologjik të bebes.

Në fillim të viteve ’90 hulumtuesi francez Alfred Tomatis insistonte se ekziston “efekti Mozart” që do të thotë se nëse bebja brenda në mitrën e nënës dëgjon muzikë klasike, atëherë përmirësohet zhvillimi i trurit. Disa hulumtues tjerë mendojnë se ky përfundim është i ekzagjeruar dhe se nuk ka fakte se përmes këtyre intervenimeve in-utero, bebja bëhet më e mençur. Por, a ka dallim nëse një shtatzënë dëgjon Bethovenin, Rolling Stones apo dëgjon muzikë tallava?

Mendohet se nuk ka ndikim; një shtatzënë mund të dëgjojë gjithë ditën muzikë tallava dhe kur të rritet mund të bëhet përkundrazi një këngëtar i muzikës klasike ose t’i pëlqejnë këngët e Xenit. Sido që të jetë shtatzëna në asnjë mënyrë nuk duhet të vendosë kufjet në barkun e vet për t’ia bërë të mundur bebes të dëgjojë muzikë, sepse në këtë mënyrë çrregullohet ritmi i gjumit i bebes dhe rrezikohet rritja.

Edhe më herët është menduar (ndonëse nuk ka pasur fakte) se bebet e porsalindura mund të dallojnë zërat në një gjuhë të huaj nga zërat të cilët bebja është mësuar t’i dëgjojë sa ka qenë në mitrën e nënës. Ky përfundim është faktuar me studimin që është publikuar në janar të vitit 2013 në Acta Paediatrica.

Sipas autores Christine Moon ky është studimi i parë i cili tregon se fetusi mësohet me disa zëra të gjuhës amtare edhe përpara se të lindë (pra akoma sa është në mitrën e nënës). Është bërë një studim interesant për të vërtetuar se a ndikon në perceptimin fonetik tek saj nëse bebja dëgjon një gjuhë të caktuar derisa është në mitrën e nënës. Studimi është kryer në Suedi dhe në ShBA.

Janë studiuar reagimet e 40 bebeve në Suedi dhe 40 bebeve ne ShBA të cilat kishin lindur mesatarisht 33 orë më parë (pra pak më shumë se një ditë pas lindjes). Këtyre bebeve iu është dhënë një biberon i cili ishte i lidhur me një analizator kompjuterik. Gjatë thithjes bebeve iu janë lëshuar zëra me zanore karakteristike për gjuhën angleze dhe gjuhën suedeze dhe në mënyrë kompjuterike është analizuar se sa shpesh këto bebe e thithin biberonin. Zanore karakteristike për anglishten ishte zanorja “I” kurse për suedishten “Y”.

Rezultati ishte ky: bebet të cilat dëgjonin rrokjet e gjuhës amtare reagonin ndryshe kur dëgjonin rrokjet e gjuhës joamtare. Kur bebet dëgjonin zanoret e gjuhës joamtare ato thithnin biberonin më shpesh, krahasuar me zanoret e gjuhës amtare të cilat i perceptonin si “të njohura” dhe kjo manifestohej me një qetësi dhe rehati më të theksuar të bebes.

Si përfundim, gjuha të cilën e kanë dëgjuar bebet brenda në mitrën e nënës ndikon në perceptimin e gjuhës së tyre amtare. Koautor i këtij hulumtimi është Hugo Lagercrantz, profesor në Institutin Karolinska në Suedi. /Telegrafi/

 

The post A dëgjon bebja brenda në mitrën e nënës? appeared first on Telegrafi.

Zgjidhet misteri i vjetër: Gjinia e fëmijës ka mundësi të “paracaktohet”. Nëse hani këto pemë do të lindni djalë

$
0
0

Shumica e shtatzënave menjëherë pas marrjes së informacionit që janë shtatzëna dëshirojnë të mësojnë i cilës gjini është fëmija i tyre, ndërkaq shumica e çifteve përpiqen të shkojnë aq lart sa që të ndikojnë që fëmija t’u jetë vajzë apo djalë, varësisht nga dëshirat e tyre.

Mirëpo, a ka mundësi që vërtet kjo t’u shkojë për dore? – transmeton Telegrafi.

Është fakt shkencor që qelizat vezore mund të fekondojë maksimalisht 12 orë nga ovulacioni, por nëse kryhen marrëdhënie menjëherë pas ovulacionit është mundësia më e madhe që do të bëheni me djalë, sepse sperma me kromozomin Y janë më të shpejta.

Nëse marrëdhënie keni pasur para ovulacionit, shansi më i madh është që të bëheni me vajzë, sepse në atë rast kromozomi X ka jetëgjatësi më të madhe.

PXL_121206_929-660x413

Ekspertët e Universitetit të Oxfordit dhe Exeteri kanë konstatuar që lloji dhe sasia e ushqimit mund të kenë ndikim në gjininë e fëmijës.

Nëse dëshironi të keni djalë, ulni konsumimin e produkteve të qumështit, dhe konsumoni pemë dhe perime, posaçërisht bananet të cilat janë të pasura me kalium, i cili u shkon për shtat kromozomeve Y.

Për t’u bërë me vajzë duhet të konsumoni artikujt e pasur me magnez dhe kalcium, por edhe artikuj të thartë. Nuk rekomandohet konsumimi i patateve. /Telegrafi/

The post Zgjidhet misteri i vjetër: Gjinia e fëmijës ka mundësi të “paracaktohet”. Nëse hani këto pemë do të lindni djalë appeared first on Telegrafi.

Nëse keni urth gjatë shtatzënisë, a do të thotë se do të lindni bebe me shumë flokë?

$
0
0

A keni urth (thartirë të shtuar) tash kur jeni shtatzënë? Nëse po, krahas këshillave që merrni nga të tjerët se si ta evitoni thartirën, do të ketë shumë njerëz që do t’ju thonë se do të lindni një bebe me shumë flokë.

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725

Biseda bëhet akoma më e këndshme dhe komike nëse burri juaj është tullac ose ka fare pak flokë!

A ka lidhshmëri midis urthit dhe volumit të flokëve të bebes? A është kjo e vërtetë apo është vetëm një mit?

Studiuesit në Universitetin Johns Hopkins e bënë një hulumtim për ta studiuar lidhjen e mundshme midis thartirës së shtuar të gruas shtatzënë dhe flokëve të bebes.

Për çudi u pa se kishte lidhshmëri!

Ky studim u botua në revistën Birth. U përfshinë 64 shtatzëna, 78% prej të cilave raportuan se kishin urth.

Ato u përcollën gjatë gjithë shtatzënisë dhe pas lindjes hulumtuesve iu dhanë fotografitë e bebeve të porsalindura të cilët e kishin një metodë për ta hulumtuar vëllimin e flokëve.

hairy_baby

 

Si rezultat 23 nga 28 shtatzëna që kishin urthi të moderuar ose shumë të shprehur, lindën fëmijë me volum të flokëve mbi mesatare. Ndërkohë, 10 nga 12 shtatzëna të cilat nuk kishin fare urth, lindën bebe tullace ose me shumë pak flokë.

Me sa duket ky nuk është efekt i thjeshtë shkak-pasojë, pra nuk janë flokët e bebes fajtor për thartirën tuaj, por kjo ka të bëjë me nivelin e shtuar të hormoneve të shtatzënisë që e relaksojnë sfinkterin e ezofagut dhe i mundësojnë thartirës që të del nga lukthi.

Mendohet se po këto hormone të shtatzënisë ndikojnë në volumin e flokëve të bebes. /Telegrafi/

The post Nëse keni urth gjatë shtatzënisë, a do të thotë se do të lindni bebe me shumë flokë? appeared first on Telegrafi.

Si ndikon qumështi i nënës në zhvillimin e dhëmbëve te fëmijët

$
0
0

Është e njohur që ushqimi i foshnjave me qumështin e nënës ndikon pozitivisht si te nëna, ashtu edhe te foshnja.

Ushqimi i foshnjave me qumështin e nënës u krijon atyre imunitet të shkëlqyeshëm, plotëson nevojat nutritive, gjithashtu krijon lidhje më të afërt me nënën.

Kjo siguri e këtillë e cila realizohet ndërmjet nënës dhe fëmijës, më vonë ndikon që fëmijët, të cilët janë ushqyer me qumësht të nënës, kanë aftësi më të mira kognitive, kanë nivel më të lartë të vetëbesimit dhe sigurisë.

Qumështi i nënës ndihmon në rritjen e drejtë dhe në zhvillimin e nofullave. Për zhvillim të drejtë është i domosdoshëm të ushqyerit e foshnjave me qumësht të nënës të zgjatë minimum 6 muaj, transmeton Telegrafi.

baby-with-finger-cleaning-massaging-gums

Më pak se 6 muaj apo fare mosushqyerje me qumësht të nënës, çon në shfaqje të shpeshta të anomalive ortodonike.

Studimet e reja tregojnë që prolongimi i ushqimit me qumësht nëne nuk është i lidhur me zhvillimin e kariesit te fëmijët.

Sot edhe stomatologët e fëmijëve i inkurajojnë nënat që t’i ushqejnë me qumësht gjiri fëmijët e vet.

Mirëpo, ajo që mund të ndikojë në zhvillimin e kariesit është ushqimi i shpeshtë me gji gjatë natës me bebiron, aq më parë me pije të ëmbëlsuara.

/Telegrafi/

The post Si ndikon qumështi i nënës në zhvillimin e dhëmbëve te fëmijët appeared first on Telegrafi.


Varësia nga testet e shtatzënisë: Çfarë është ky fenomen?!

$
0
0

Ta kuptoni se keni mbetur shtatzënë është një nga momentet më emocionuese në jetë, e në veçanti kur për një kohë të gjatë keni pritur të keni një bebe.

Prandaj, nuk është befasi që shumë nëna në pritje bëjnë më shumë se një test të shtatzënisë për t’i konfirmuar lajmet e mira, transmeton Telegrafi.

Sipas hulumtimeve të reja nga ueb sajti i prindërve ‘ChannelMum’, gratë shtatzëna në Mbretërinë e Bashkuar me shumë gjasë janë duke u bërë të varura nga testet e shtatzënisë përgjatë javëve të para të shtatzënisë së tyre.

Duke e quajtur këtë fenomen si ‘varësia nga testi i shtatzënisë’, sajti thotë se 62 për qind e nënave në pritje pranojnë se herë pas here bëjnë teste të tilla edhe pasi i kanë pranuar rezultatet pozitive – ku një në 12 gra e bëjnë këtë deri të vjen koha e skanimit 12-javor.

Por, cila është arsyeja për këtë? Gratë duan ta sigurojnë vetveten se çdo gjë është duke shkuar në rregull me shtatzëninë e tyre gjatë javëve të hershme kritike.

Dhe, përderisa nuk ka asgjë të gabuar rreth kësaj, kostoja e testeve të përsëritura mund të jetë pak e lartë.

Ekspertët sugjerojnë të mos bëheni e varur nga këto teste, sepse janë të shtrenjta dhe është i panevojshëm testimi i vazhdueshëm. /Telegrafi/

The post Varësia nga testet e shtatzënisë: Çfarë është ky fenomen?! appeared first on Telegrafi.

Sa më seksi mami, aq më i shëndetshëm fëmija

$
0
0

Ky është një mësim i shkëlqyer që natyra i jep gruas për të mos harruar se do të jetë përgjithmonë kështu: Për një familje të shëndetshme dhe të bukur, është e rëndësishme që ju të kujdeseni të jeni vetë e shëndetshme dhe e bukur!

Me shtatzëninë trupi do të pësojë ndryshime për t’u përshtatur dhe për të prodhuar energji për të dy, prandaj shumë femra do të kenë mangësi kryesisht të acidit folik, zinkut dhe hekurit. Kështu jo vetëm që nuk do të arrini t’ia plotësoni nevojat fëmijës tuaj, por edhe do të shihni se si floku do t’ju bjerë, fytyra do të irritohet dhe të prodhojë akne, do të ndjeheni të lodhura, etj.

Në këto raste duhet t’i paraprini problemit duke filluar të merrni suplemente natyrale multivitaminash dhe mineralesh, që nga momenti që mësoni se jeni shtatzënë.

Suplementet do t’i japin një mbështetje të fuqishme ushqyerjes dhe zhvillimit të shëndetshëm të fëmijës, do ta forcojnë për ambientin që e pret pas lindjes dhe njëkohësisht do t’ju ndihmojnë që ndryshimet radikale të mos jenë të dukshme në pamjen tuaj estetike.

Shumë vajza, edhe pse jo shtatzëna, marrin vitaminat prenatale për shkak të efikasitetit të tyre në rritjen dhe forcimin e flokut, përmirësimin e lëkurës dhe shëndetit të përgjithshëm. Por mos mendoni se pas lindjes gjithçka është thjesht një fund i lumtur. Do të rizbuloni sërish sesi shëndeti dhe pamja juaj do të jenë të lidhura me atë te foshnjës.

Netët pa gjumë prej të qarave, shqetësimet për të kuptuar pse fëmija juaj grindet, vizitat e shpeshta te pediatri sa herë të ketë pak temperaturë, dhimbje barku apo viroza, do të lënë edhe te ju pasojat me një pamje të lodhur, me qese poshtë syve nga pagjumësia dhe shumë pak kohë për tu marr me veten.

Nëse i jepni fëmijës suaj probiotikë, do ta shpëtojnë nga diarreja, dhimbjet e stomakut, kapsllëku dhe sëmundje të tjera që janë të zakonshme në muajt e parë të jetës. Ato do t’ia bëjnë më të lehtë bebes të përshtatet me ambientin e ri të jetës dhe do të forcojnë sistemin e tij imunitar përgjithmonë, prandaj mos ja ndani të paktën për 3 vitet e para. /Telegrafi/

The post Sa më seksi mami, aq më i shëndetshëm fëmija appeared first on Telegrafi.

Mitet e shtatzënisë që i besojmë edhe në vitin 2018 – pavarësisht se nuk duhet

$
0
0

Shtatzënia është periudhë shumë e rëndësishme dhe emocionuese për çdo grua.

Nuk ka ndonjë dyshim se kjo periudhë përcillet me shumë paragjykime dhe stereotipe, transmeton Telegrafi.

Telegrafi më poshtë ju sjellë 13 mitet më të zakonshme rreth shtatzënisë që kanë qarkulluar me dekada të tëra, dhe ende besohen!

Gratë shtatzëna duhet të hanë sa për dy persona

Nutricionistët nga Instituti i Mjekësisë në SHBA pohojnë se nëse një grua ka peshë të shëndetshme, ajo nuk duhet të konsumojë kalori ekstra gjatë tremestrit të parë.

Shkencëtarët rekomandojnë t’i shtoni deri në 340 kalori në ditë gjatë tremestrit të dytë, dhe rreth t’i shtoni rreth 450 kalori në ditë gjatë tremestrit të tretë.

Por ato kalori duhet të vijnë nga produktet e bulmetit, arrat dhe proteinat.

Kjo është një arsye se përse gratë shtatzëna duhet të përqendrohen të ushqehen shëndetshëm, e jo vetëm të hanë më shumë.

Seksi gjatë shtatzënisë e dëmton beben

Rreziku i seksit gjatë shtatzënisë është një nga mitet më të njohura.

Njerëzit supozojnë se seksi gjatë shtatzënisë e dëmton beben, është i pakënaqshëm për gratë dhe s’është aspak moral.

Por nëse një grua nuk përjeton dhimbje dhe e shijon seksin, atëherë aktiviteti seksual është krejtësisht në rregull dhe i padëmshëm.

Në anën tjetër, marrëdhëniet e rregullta seksuale janë të mira për shëndetin.

Duhet ta lindni fëmijën e para se t’i mbushni 30 vjet

Nëse një grua 30-vjeçare kujdeset mirë për veten, ushqehet shëndetshëm, bën ushtrime fizike dhe rregullisht kontrollohet te doktori, rreziku i komplikimeve gjatë shtatzënisë nuk rritet nëse krahasohet me një vajzë 20-vjeçare.

Shumë doktorë besojnë se mosha ideale për ta lindur fëmijën e parë është mes moshave 20-30 vjet!

Shtatzënia i bën gratë budallaqe!

Ndryshimet e niveleve të hormoneve zakonisht i bëjnë gratë më emocionale dhe më të ndjeshme, por gjatë shtatzënisë shumë gra zbulojnë talente të reja dhe aftësohen në gjëra tjera.

P.sh., shumë nga këto pikturojnë, shkruajnë libra, ose edhe i fillojnë bizneset e tyre. /Telegrafi/

 

 

The post Mitet e shtatzënisë që i besojmë edhe në vitin 2018 – pavarësisht se nuk duhet appeared first on Telegrafi.

HiPP tregon rëndësinë e të ushqyerit me gji

$
0
0

Kur dhe sa shpesh duhet të pijë foshnja ime?

Jepini foshnjës gji gjithmonë kur është e uritur. Foshnja juaj do të ushqehet sipas nevojës dhe brenda disa ditëve sasia juaj e qumështit të gjirit do të jetë e mjaftueshme.

Nëse oreksi i foshnjës tuaj rritet, ajo do të dojë të pijë më shpesh: kjo do të stimulojë prodhimin e qumështit të gjirit dhe qumështi gjirit do t’i përshtatet “rritjes së kërkesës”.

Nëse gjiri do të prodhoj më shumë qumësht, menjëherë edhe periudha e të ushqyerit me gji do të rritet.

A pi mjaftueshëm qumësht foshnja ime?

Sasia që pi foshnja juaj mund të ndryshoj për çdo vakt, po ashtu nga dita në ditë.

Një e dhënë që qumështi i juaj është i mjaftueshëm: nëse fëmija juaj ka katër deri në pesë herë në ditë, pelena të mbushura.

Përveç kësaj, ju foshnjën tuaj e matni një herë në javë në peshore.

Kalimi nga qumështi i gjirit te qumështi i foshnjave, cilin, kur, sa?

Gjatë gjidhënies, nuk ka rregulla të prera. Nëna dhe foshnja kanë nevojë ngadalë të adaptohen në situatën e re dhe kjo ndodh sipas rasteve individuale dhe mënyra të ndryshme. Pavarësisht nga kjo, a do të shkëputet dhënia e gjirit nga Ju apo foshnja Juaj,  për të dytë është e thjeshtë nëse bëhet gradualisht dhe me më pak ngarkesa se ndërprerja e papritur.

Nëse doni të filloni ta ndalni gjidhënien, rekomandohet që kjo të bëhet hap pas hapi me një proces të planifikuar.

Në vaktet e gjidhënies hap pas hapi nëpërmjet zëvendësimit të ushqimit PRE apo PRE HA-ushqimit, ju e mundësoni që të formohet dhe kthehet qumështi ngadalë, pa tejmbushje të gjinjve me qumësht dhe pa bezdi.

Është e sigurt se foshnja juaj ngadalë mësohet me materiet tjera ushqimore ashtu siç e pranon kujdesin dhe vëmendjen e shtuar. /Telegrafi/

The post HiPP tregon rëndësinë e të ushqyerit me gji appeared first on Telegrafi.

Bakteret, shkaktarë të lindjeve të parakohshme

$
0
0

Gratë shtatzëna të cilat janë më të rrezikuarat për të lindur para kohe mund të identifikohen në bazë të mikrobeve që gjenden në traktin e tyre riprodhues.

Ekipi i shkencëtarëve ka kryer studime duke i analizuar mostrat e qindra grave shtatzëna, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët, pas analizave dhe eksperimenteve të ndryshme, kanë konstatuar se ndryshimet në bakteret vagjinale mund të shpijnë në lindjen e parakohshme para javës së 37’të të shtatzënisë.

David Malcntyre, udhëheqësi i këtij studimi, ka treguar se këto zbulime janë mjaft të rëndësishme dhe shpjegon se gjysma e grave mund të kenë mikroorganizma vagjinalë të pabalancuara, dhe mund të kenë rol në shkaktimin e disa lindjeve të parakohshme.

Sipas hulumtuesve, kur nivelet e bakteres Lactobacillus bien dhe nivelet e baktereve tjera rriten, kjo mund të shpijë që një grua shtatzënë të lind më herët se ç’ka pritur.

Bakteria Lactobacillus kryesisht gjendet në sistemin e tretjes, në sistemin urinar dhe në atë gjenital të trupit. /Telegrafi/

The post Bakteret, shkaktarë të lindjeve të parakohshme appeared first on Telegrafi.

Viewing all 1296 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>