Quantcast
Channel: Bebja – Telegrafi
Viewing all 1316 articles
Browse latest View live

E dini ç’është hipnolindja – teknika e lindjes me theksin në lindjen natyrale

$
0
0

Natyra ka paracaktuar që femrat të lindin lehtë, mirëpo vetë frika nga lindja nxit dhembjen fizike. Kate Middleton dhe Princi William në muajin prill presin fëmijën e tretë.

Më parë mediat kanë publikuar që Kate është ngazëllyer me idenë e teknikës tradicionale të lindjes në shtëpi. Mirëpo, tani SundayTimes konstaton që Dukesha e Kembrixhit ka vendosur për teknikën relativisht të re të quajtur hipnolindje, transmeton Telegrafi.

Çfarë është hipnolindja? Hipnolindja në të vërtetë përdor vetëhipnozën gjatë lindjes. Teknika përdor kombinimin e vetëhipnozës, qetësimin dhe frymëmarrjen e rregullt në mënyrë që të zvogëlohet dhembja.

Natyra ka paracaktuar që lindja të jetë e lehtë, mirëpo vetë frika nga lindja nxit dhembjen fizike.

Truri i femrës gjatë lindjes liron hormonin e stresit për shkak të të cilit trupi shkon në ‘zonën e mbrojtjes’.

Ai ngadalëson tretjen, përshpejton rrahjet e zemrës, dërgon gjakun në këmbë dhe duar dhe, në fund, zbraz qarkullimin e gjakut në mitër, duke shkaktuar dhembje në mitër dhe pengimin e procesit të lindjes.

E gjitha kjo çon në shtrëngimin e muskujve me çka procesi i lindjes bëhet i dhembshëm. /Telegrafi/

The post E dini ç’është hipnolindja – teknika e lindjes me theksin në lindjen natyrale appeared first on Telegrafi.


Sekretet e të ushqyerit me gji të cilat çdo nënë duhet t’i dijë

$
0
0

Gjidhënia është proces natyral për shumicën, ndonëse për disa gra ky proces mund të jetë paksa sfidues. Ekspertët thonë të keni durim dhe të ushqeheni shpesh.

Mimansa Malhotra, eksperte, i ka listuar disa gjëra të cilat duhet t’i keni parasysh sa i përket gjidhënies, transmeton Telegrafi.

– Mundohuni ta ushqeni beben brenda orës së parë që hani ushqim. Kjo është faza kur gjiri juaj prodhon më së shumti qumësht dhe qumështi është i mbushur me vlera ushqyese në sasi të vogla.

– Ushqehuni shpesh për ta rritur furnizimin. Ky rregull është shumë i thjeshtë. Aq më pak që ushqeheni, aq më pak qumësht prodhon trupi juaj. Prandaj sigurohuni se jeni duke ngrënë shëndetshëm dhe duke pushuar mjaftueshëm. Kjo sepse që të dyja i nevojiten trupit tuaj për t’i shndërruar kaloritë në qumësht.

– Siç thonë edhe ekspertët, gjidhënia është proces ku vazhdimisht dy palët mësojnë. Prandaj, duhet shumë durim dhe merr disa javë kohë që ta mjeshtëroni këtë ‘art’.

– Gjidhënia ju ndihmon të lidheni më shumë me beben. Gjidhënia promovon kontaktin lëkurë me lëkurë dhe ju lejon të shpenzoni më shumë kohë me të porsalindurin. /Telegrafi/

The post Sekretet e të ushqyerit me gji të cilat çdo nënë duhet t’i dijë appeared first on Telegrafi.

Fëmijët e lindur me prerje cezariane priren të jenë obezë në moshën 5 vjeçe

$
0
0

Sipas hulumtimeve të reja, fëmijët të cilët linden me prerje cezariane janë më të prirë të jenë obeze në moshën pesë vjeçare.

Studimi, i kryer nga Universiteti i Edinburghit, i ka mbledhur të dhënat e 80 studimeve, të cilat së bashku i kanë analizuar 29 milionë lindje, transmeton Telegrafi.

Rezultatet, e publikuara në revistën ‘PLOS One’, kanë zbuluar se rreziku i obezitetit për fëmijët nën moshën pesë vjeçare rritet deri në 59 për qind nëse linden me prerje cezariane.

Veç kësaj, ata që lindin me prerje cezariane janë 21 për qind më të prirë të sëmuren nga astma kur i mbushin 12 vjet.

Hulumtuesit shpjegojnë se ka disa dëshmi të cilat sugjerojnë se prerjet cezariane mund të ndikojnë në sistemin e imunitetit dhe bakterin e lukthit.

Ata gjithashtu kanë cekur se shumica e grave shtatzëna të cilat lindin me prerje cezariane, e zgjedhin atë metodë për shkak se vetë janë mbipeshë dhe kështu ndikojnë në shëndetin e bebes. /Telegrafi/

The post Fëmijët e lindur me prerje cezariane priren të jenë obezë në moshën 5 vjeçe appeared first on Telegrafi.

Pesha në fillim të shtatzënisë mund të zbulojë se a do të lindë femra fëmijë të shëndetshëm

$
0
0

Një hulumtim i ri ka treguar që femrat të cilat fillojnë shtatzëninë me peshë normale kanë shanse më të mëdha që gjatë shtatzënisë të shtojnë peshë, mirëpo pas lindjes shpejt kthejnë linjën e mëparshme të trupit.

Femrat të cilat hyjnë në shtatzëni me peshë të lartë trupore, kanë më shumë probleme me peshën pas lindjes, mirëpo njëkohësisht janë të ekspozuara ndaj rrezikut në shtatzëni, transmeton Telegrafi.

Femrat të cilat janë të kequshqyera rrezikojnë që bebet e tyre të jenë jo mjaft të zhvilluara për vitet e pastajme në fëmijëri, ndërsa femrat me peshë të lartë më shpesh lindin me prerje cezariane dhe lindin bebe me peshë të madhe.

Ky studim ka treguar që femrat të cilat ngelen shtatzënë, ndërsa në atë rast kanë peshë të lartë trupore, ekspozojnë edhe veten edhe beben ndaj rrezikut sepse bebja mund të ketë probleme me zhvillimin, ndërkaq vetë shtatzëna mund të ketë probleme me zemrën dhe me lëvizjen.

Shtatzënat e kequshqyera rrezikojnë që të lindin para terminit dhe të lindin bebe me peshë të vogël, ndërsa ato shtatzëna me peshë të lartë trupore kanë rrezik të zhvillimit të diabetit dhe të peshës së lartë të fëmijës, thuhet në këtë studim.

Nënat me peshë të lartë, të cilave indeksi i peshës trupore u është më i lartë se 30, kanë rrezik të madh që për shkak të gjendjes shëndetësore të shtrihen në spital deri sa të lindin dhe që më vonë kanë probleme me ngeljen shtatzënë. /Telegrafi/

The post Pesha në fillim të shtatzënisë mund të zbulojë se a do të lindë femra fëmijë të shëndetshëm appeared first on Telegrafi.

Fëmijët e lindur në janar janë më inteligjentë sesa miqtë e tyre

$
0
0

Zhvillimi i fëmijëve ndikohet nga sasia e rrezeve të diellit që i absorbojnë gjatë kohës kur ende janë në mitrën e nënës.

Gjithashtu, shumë hulumtime e kanë konfirmuar faktin se sezoni në të cilin lindë fëmija ndikon në zhvillimin e tij, transmeton Telegrafi.

Nëse lindni fëmijë në fund të janarit, atëherë shkenca e konfirmon se mund ta keni lindur një gjeni të vërtetë.

Më poshtë i keni disa arsye se çfarë, sipas shkencës, i dallon fëmijët e lindur në janar nga të tjerët.

Janë më të mençur dhe më të mëdhenj

“Janë efekte të vogla, por janë tejet të qarta. Unë nuk e avokojë astrologjinë, është qesharake, por njerëzit nuk janë imun ndaj ndikimeve të sezonave të ndryshme”, thotë Russell Foster, neuroshkencëtar.

Gjithashtu, bebet e lindura në dimër janë në përgjithësi më të mëdha dhe më të rënda, dhe sipas hulumtimeve nga shkencëtarët australianë dhe amerikanë, duket se fëmijët e lindur në dimër shënojnë rezultate më të mira në teste të inteligjencës.

Mungesa e vitaminës D

Ekspertët tregojnë se ekspozimi i vogël i nënës në diell është fajtor se përse bebet kanë masë më të vogël të eshtrave dhe eshtra më të vogël sesa bebet e verës.

Mungesa e rrezeve të diellit gjithashtu ndikon në zhvillimin e depresionit, dhe zhvillimin e skizofrenisë. /Telegrafi/

The post Fëmijët e lindur në janar janë më inteligjentë sesa miqtë e tyre appeared first on Telegrafi.

Flini në krah gjatë tremestrit të fundit të shtatzënisë për t’i zvogëluar rreziqet e vdekjes të bebes

$
0
0

Rezultatet e një studimi që kishte përfshirë më shumë se 1,000 gra kanë treguar se gratë shtatzëna të cilat flenë në shpinë në tremestrin e fundit të shtatzënisë kanë 2.3 fish rrezik më të lartë për të lindur beben të vdekur.

Sipas hulumtuesve, numri i lindjeve të bebeve të vdekura mund të reduktohet në 3.7 për qind nëse gratë shtatzëna gjatë tremestrit të fundit flenë në krah, transmeton Telegrafi.

Ekspertët gjithashtu i këshillojnë gratë shtatzëna që gjithmonë, pavarësisht se a flenë për disa orë gjatë ditës apo tërë natën, të shtrihen në krah.

Nëse zgjoheni natën dhe e gjeni veten duke fjetur në shpinë, menjëherë kthehuni në krah.

Mënyra se si pozita e gjumit ndikon në rrezikun e lindjes së një bebeje të vdekur ende nuk duhet saktë, por besohet se presioni i peshës së bebes dhe mitrës mund ta çrregullojë furnizimin me gjak deri te bebja dhe të ndikojë në frymëmarrjen e tij. /Telegrafi/

The post Flini në krah gjatë tremestrit të fundit të shtatzënisë për t’i zvogëluar rreziqet e vdekjes të bebes appeared first on Telegrafi.

Tri bebe në javë vdesin aksidentalisht duke fjetur në shtratin e prindërve

$
0
0

Bebet mund të ngulfaten ose t’iu rritet temperatura e trupit nëse prindërit shtrihen mbi to.

Ky fenomen gjithashtu mund të shpijë në rrezik më të madh për Sindromën e Vdekjes së Papritur të Bebes (SVPB), transmeton Telegrafi.

Këto figura tragjike janë bërë publike për herë të parë pasi autoritetet lokale i kanë grumbulluar të dhënat e çdo vdekje të fëmijëve në Angli.

Ekspertët thonë se vendi më i sigurt për të fjetur bebja është në krevatin e tyre derisa t’i mbushin të paktën gjashtë muaj.

SVPB-ja është vdekja e papritur dhe e pashpjeguar e një bebe të shëndetshme.

Në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 300 bebe vdesin papritmas në vit. /Telegrafi/

The post Tri bebe në javë vdesin aksidentalisht duke fjetur në shtratin e prindërve appeared first on Telegrafi.

Gratë të cilat bëhen nëna për herë të parë në moshën 30-vjeçare, kanë fëmijë më inteligjentë

$
0
0

Disa çifte nuk duan të kenë fëmijë menjëherë, sepse dëshirojnë ta ‘shijojnë’ jetën për një kohë të shkurtë.

Por kur të vendosin të lindin fëmijë, ata janë tejet të gatshëm, ndërsa tani edhe shkenca e ka konfirmuar kohën më të mirë për të lindur fëmijë, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet e kryera në Shkollën Londineze për ekonomi kanë studiuar të dhënat e ndryshme dhe kanë konstatuar se gratë të cilat lindin në moshën 30 vjet ose më shumë kanë fëmijë më inteligjentë sesa ato që lindin më herët.

Studimi ka analizuar sjelljen e 18,000 fëmijëve britanikë dhe duket se fëmijët me nëna më të vjetra janë më të mirë në aftësitë njohëse.

Ata ishin testuar për shkrim, lexim, mendim dhe memorie kur ishin 10 apo 11 vjet të vjetër.

Kjo ndodhë për shkak se gratë të cilat vendosin të lindin më vonë, fillimisht ndërtojnë karrierë dhe ia dedikojnë jetën vetes, dhe tek atëherë ndihen të gatshme për të lindur.

Si rezultat i kësaj, nënat 30-vjeçe ose më të vjetra u kushtojnë më shumë vëmendje fëmijëve pasi ta kenë një punë të përhershme.

Në anën tjetër, femrat të cilat presin shumë gjatë, p.sh. deri në moshën 40 vjet, në vitet e mëvonshme mund të kenë probleme me obezitet. /Telegrafi/

The post Gratë të cilat bëhen nëna për herë të parë në moshën 30-vjeçare, kanë fëmijë më inteligjentë appeared first on Telegrafi.


Sa janë të rëndësishme produktet e foshnjave që përmbajnë Omega-3

$
0
0

Omega-3 është veçanërisht e rëndësishme në foshnjëri për zhvillimin e trurit dhe qelizave nervore sepse në dy vitet e para të jetës truri rritet dhe zhvillohet në masë të madhe, kështu që marrja e rregullt e omega-3-acide yndyrore është veçanërisht e rëndësishme.

Në fakt, sipas udhëzimeve të ekspertëve shëndetësorë, 0,5% të nevojave energjike të përditshme të foshnjës duhet mbuluar me acide yndyrore Omega-3.

Ushqimi i qumështit HiPP-Bio organik dhe Bio-Qulli qumështor HIPP me qumështin vazhdues (pas muajit të 4-të) përmbajnë acidet e vlefshme Omega-3 acide yndyrore nga përbërësit natyror bio-organik.

Kështu ju mund të jeni të sigurt se nevojat e fëmijës tuaj me omega-3 janë përmbushur mirë – dhe në mënyrë natyrale.

Fëmija juaj, ditë pas dite, kështu i merr vlerat ushqyese, për të cilat ka nevojë për zhvillimin e shëndetshëm.

Më poshtë mund të shihni shembullin e një foshnje 7-muajsh, si furnizohet me nevojat ditore të vlerave të omega-3 të siguruara me HiPP Bio-qumësht dhe prodhime HiPP-Ushqim shtesë.

The post Sa janë të rëndësishme produktet e foshnjave që përmbajnë Omega-3 appeared first on Telegrafi.

Stërvitjet me intensitet të lehtë janë të shëndetshme për gratë shtatzëna

$
0
0

Ushtrimet fizike gjatë shtatzënisë janë një temë paksa e ‘nxehtë’.

Gjatë historisë, gratë shtatzëna janë trajtuar si ‘paciente’, transmeton Telegrafi.

Ato janë këshilluar të relaksohen, t’i shmangin përpjekjet për të qëndruar të holla dhe të përkulen aq më pak sa është e mundur për shkak të frikës se bebja mund të ngulfatet në bark.

Sidoqoftë, pajisjet mjekësore moderne na kanë mundësuar që ta kuptojmë më mirë trupin e femrës gjatë shtatzënisë.

Tani doktorët rekomandojnë që të bëni ushtrime me intensitet të lehtë gjatë shtatzënisë për t’i zvogëluar rreziqet e diabetit, shtypjes së lartë të gjakut, kileve të tepërta dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Megjithatë, ende ka shumë femra të cilat frikësohen se ushtrimet fizike mund të shpijnë në abort, ndonëse ekspertët besojnë se nuk është nevoja të frikësoheni.

Edhe psikiatrit i rekomandojnë ushtrimet fizike si faktor kryesor në mirëmbajtjen e gjendjes së mirë mendore gjatë shtatzënisë. /Telegrafi/

The post Stërvitjet me intensitet të lehtë janë të shëndetshme për gratë shtatzëna appeared first on Telegrafi.

Si t’i digjni kaloritë pas lindjes? Sa kalori digjen gjatë gjidhënies?

$
0
0

Lajm i mirë! Nëse jeni duke e ushqyer beben tuaj me qumësht gjiri, ju i digjni 500 kalori në ditë. Ka një lidhshmëri të fortë midis gjidhënies dhe humbjes së peshës.

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725

Për ta krijuar idenë se sa angazhim fizik duhet për të djegur 500 kalori, sipas Harvard Health Publications nëse peshoni 57 kilogram ju duhet të ecni 111 minuta me një shpejtësi prej 6.5 km/orë për të djegur 500 kalori.

Gjatë shtatzënisë ju keni shtuar peshë për të siguruar një mirëqenie për ju dhe për beben tuaj dhe tash pas lindjes ju doni që sa më shpejt ta ktheni formën trupore siç e keni pasur para shtatzënisë.

Por, si humbet pesha gjatë gjidhënies?

– Qumështi i gjirit përmban vitamina dhe kundërtrupa që ia mundësojnë rritjen bebes. Trupi juaj në rrethana tjera nuk i prodhon këto substanca, por gjatë gjidhënies për ta prodhuar qumështin e gjirit organizmi juaj duhet të punojë më shumë.

– Gjatë gjidhënies ju i jepni bebes suaj edhe kalori. Pra, kaloritë e juaja do t’ia jepni bebes. Rrjedhimisht, ju do të humbni në peshë.

Nëse gjatë shtatzënisë keni shtuar shumë më tepër peshë se sa që ju ka rekomanduar mjeku, ju mund ta keni të vështirë qē ta riktheni formën trupore siç e keni pasur para lindjes.

Konsultohuni me mjekun tuaj dhe kërkoni këshilla për mënyrën se si mund të riktheheni në formë. /Telegrafi/

The post Si t’i digjni kaloritë pas lindjes? Sa kalori digjen gjatë gjidhënies? appeared first on Telegrafi.

Temperatura e lartë gjatë shtatzënisë e rritë rrezikun e autizmit te bebja

$
0
0

Temperatura e lartë gjatë shtatzënisë është e ndërlidhur me 34 për qind rrezik më të lartë të autizmit te bebja.

Zbulimet e publikuara në revistën profesionale ‘Molecular Psychiatry’ kanë analizuar të dhënat e 95,754 fëmijëve të lindur në Norvegji mes viteve 1999 dhe 2009, transmeton Telegrafi.

Ekspertët e Universitetit të Kolumbisë në Nju Jork sugjerojnë se rreziku i autizmit është deri në 40 për qind më i lartë te fëmijët nëse nëna ka pasur temperaturë të lartë gjatë tremujorit të dytë të shtatzënisë.

Ndërsa nënat të cilat kanë pasur të paktën tri herë rritje të temperaturës pas javës së 12’të të shtatzënisë, rreziku i autizmit te bebja ka qenë për 300 për qind.

Përndryshe, autizmi i referohet një sërë problemesh që karakterizohen me probleme të aftësive sociale, sjelljeve të përsëritshme, problemeve me komunikim, e gjithashtu autizmi karakterizohet edhe me fuqi dhe ndryshime unike.

Shenjat e para të autizmit priren të shfaqen mes moshës 2 dhe 3 vjet. /Telegrafi/

The post Temperatura e lartë gjatë shtatzënisë e rritë rrezikun e autizmit te bebja appeared first on Telegrafi.

Si thonë bebet “Të dua”?

$
0
0

Bebja dëshiron t’i vështrojë fytyrat, mirëpo për të më e dashura është fytyra e nënës, prandaj asaj vazhdimisht i dërgon shikime të këndshme.

Veç kësaj, çdoherë kur bebja gugat apo lëshon zëra, i thotë nënës që e do.

Edhe para se t’i mbushë një vit, bebja çdo ditë i shfaq dashuri nënës, vetëm se atë e bën në mënyrë të veçantë, transmeton Telegrafi.

Pediatrja Mari Rakel thotë që ajo saktësisht e njeh aromën e nënës dhe kënaqet me të, posaçërisht derisa thith, gjë që ia shfaq duke i buzëqeshur ëmbëlsisht.

Me siguri keni vërejtur që ajo qenie e vogël shpesh e përqafon nënën, aq më parë kur në ambient ka shumë njerëz, mes të cilëve ka edhe të tillë që i sheh për herë të parë.

Kështu tregon që më e mbrojtur është në përqafim të nënës dhe që nuk dëshiron ta zëvendësojë me asnjë tjetër. /Telegrafi/

The post Si thonë bebet “Të dua”? appeared first on Telegrafi.

Abortet e përsëritura, pse ndodhin?

$
0
0

Njëra nga situatat më të hidhura e të pakëndshme është momenti kur çiftit i jepet lajmi se shtatzënia nuk po zhvillohet dhe se duhet të kryhet aborti.

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725

Situatën e bën të vështirë jo trajtimi mjekësor që duhet bërë në raste të tilla, por menaxhimi i stresit emocional që përjeton pacientja, bashkëshorti i saj, por edhe krejt familja.

Për fat të keq rreth 20% e shtatzënive të çifteve më të reja se 35 vjeç përfundojnë me abort (shumica prej tyre deri në javën e 12).

Kjo përqindje rritet sa më e madhe që të jetë mosha e gruas (përqindja e abortit lidhet më pak me moshën e burrit).

Në shumicën e rasteve nuk mund të bëhet asgjë për ta parandaluar abortin, sepse shumica e aborteve janë pasojë e problemeve gjenetike të frytit.

Organizmi i njeriut e ka një “mekanizëm të kontrollit të kualitetit” dhe kur detektohet ndonjë problem gjenetik ndodh aborti.

Një numër i grave i kanë tri ose më shumë aborte të njëpasnjëshme (aborte habituale).

Abortet habituale shkaktojnë zhgënjim dhe shqetësim të madh te çifti, por nuk duhet të humbet shpresa! Shumë çifte që kishin aborte habituale, janë bërë prindër të fëmijëve të shëndoshë.

Disa nga shkaktarët e aborteve habituale mund të trajtohen si, p.sh., çrregullimet e koagulimit të gjakut, problemet me gjëndrën tiroide ose anomalitë e formës së mitrës.

Nëse ndodhin aborte të përsëritura, atëherë hulumtohet struktura gjenetike e frytit.

Nëse struktura gjenetike e frytit rezulton normale, atëherë logjikshëm mund të mendohet se shkaku i abortit duhet të jetë ndonjë problem shëndetësor i gruas.

Kjo nuk është krejtësisht e vërtetë, sepse ndonëse numri i kromozomeve mund të jetë normal, prapëseprapë mund të ketë çrregullime të gjeneve (ose mungesë të ndonjë gjeni) që mund të rezultojë me ndërprerjen e zhvillimit të frytit.

Analizat gjenetike që mund të bëhen sot, mund të tregojnë numrin e gjeneve dhe radhitjen e tyre, por nuk mund t’i zbulojnë të gjitha çrregullimet gjenetike.

Pra, ka mundësi që edhe nëse testi gjenetik i frytit është normal, megjithatë aborti mund të jetë pasojë e ndonjë çrregullimi gjenetik të pazbuluar. /Telegrafi/

The post Abortet e përsëritura, pse ndodhin? appeared first on Telegrafi.

Sa zgjat orari javor i nënës

$
0
0

Dita e punës e femrave dhe nënave ngadalë po shndërrohet në ankth të pafund, të paktën kështu mund të lexohet në rezultatet e hulumtimit të kryer në kohën e fundit.

Kështu, përveç orarit të plotë të punës, nënat kalojnë 28 orë shtesë në javë duke u kujdesur për familjen, çka do të thotë që mesatarja e ditës së punës së nënës së punësuar është 13 orë, transmeton Telegrafi.

Tri të katërtat e nënave për shkak të orarit të tillë shumë rrallë kanë rast të ulen dhe të hanë kafjallin ose darkën në qetësi, ndërsa pushimin e vetëm në parim e kanë në vikend kur burrat gjejnë kohë ose vullnet për të ndihmuar në shtëpi ose rreth fëmijëve.

Rreth 8.5 orë në javë i shpenzojnë duke argëtuar fëmijët, derisa në gatim dhe përgatitje të ushqimit shkojnë pesë orë në javë, kurse pastrimi i shtëpisë zgjatet në 3 orë e 38 minuta.

Rrobat dhe enët marrin dy orë në javë, aq sa edhe blerja e ushqimeve, ndërsa rregullimi i dhomës një orë e 27 minuta, derisa vetëm dy minuta më pak shkojnë në ndihmën për të bërë detyra të shtëpisë.

Kur mblidhen të gjitha, përmbi 60 për qind e nënave kanë aq shumë punë saqë sistemin e imunitetit e kanë seriozisht të rrezikuar. /Telegrafi/

 

The post Sa zgjat orari javor i nënës appeared first on Telegrafi.


Linea nigra, a e parashikon gjininë e bebes?

$
0
0

A e keni vënë re se gjatë shtatzënisë në lëkurën e barkut prej kërthizës e deri te regjioni pubik ju është formuar një vijë me ngjyrë të mbylltë? Kjo është linea nigra. Kjo vijë bëhet akoma më e dukshme pas javës së 20 të shtatzënisë.

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725

Historikisht njerëzit janë përpjekur që ta parashikojnë gjininë e bebes. Ka besëtytni që lidhen edhe me linea nigra.

Ka gra që e parashikojnë gjininë e bebes nga forma e linea nigra: nëse kjo vijë shkon deri te kërthiza atëherë gjinia e bebes është vajzë, e nëse vazhdon mbi kërthizë deri te brinjët, gjinia e bebes është djalë.

Hormonet e shtatzënisë i shkaktojnë disa ndryshime në lëkurë.

week-12

Përveç linea nigra edhe areolat e gjinjve si dhe çdo vrragë që e keni në lëkurën e trupit marrin ngjyrë të errët.

Mos u shqetësoni, sepse kjo pas lindjes gradualisht zbehet dhe zhduket.

Ndërkohë, është mirë ta mbroni lëkurën e barkut me krem për rrezitje, sepse rrezitja e bën linea nigra akoma më të dukshme.

Poashtu, hani shëndetshëm, sepse mendohet se ndryshimi i ngjyrës së lëkurës është pasojë e mungesës së vitaminave (në radhë të parë acidit folik). /Telegrafi/

The post Linea nigra, a e parashikon gjininë e bebes? appeared first on Telegrafi.

Kafe gjatë shtatzënisë, pa kafeinë, me kafeinë, apo fare?

$
0
0

Një nga pyetjet më të shpeshta që nënat e ardhshme i bëjnë mjekut është: Po kafe mund të pi?

Si një zakon, apo si një nevojë, kafeja është kthyer në një pjesë të pandashme të ditës. Por çfarë ndodh kur një femër është shtatzënë? Nuk duhet të pijë kafe, apo mund të pijë atë pa kafeinë? Fillimisht duhet të mësojmë se pse kafeja është një temë që duhet diskutuar gjatë shtatzënisë.

Kafeina rrit presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës, gjë që nuk është e mirë, aq më tepër gjatë shtatzënisë. Veprimi i saj diuretik bën që trupi të humbasë shumë lëngje.

Gjithashtu kafeina e kalon placentën dhe arrin deri tek embrioni. Metabolizmi i tij nuk është formuar ende, ndaj nuk mund të përpunojë plotësisht kafeinën.

coffee-day-during-pregnancy

Mite dhe të vërteta

Kafeina shkakton defekte në lindje: Disa studime që janë kryer në kafshë kanë treguar se kafeina mund të shkaktojë defekte të lindjes, lindje të parakohshme, fertilitet të reduktuar, peshë të ulët të embrionit dhe probleme të tjera riprodhuese. Megjithatë, nuk ka të dhëna të tilla kërkimore për njerëzit.

Kafeina shkakton ulje të fertilitetit: studime kanë treguar se ka një korrelacion mes konsumimit të lartë të kafeinës dhe vonesës së riprodhimit.

Kafeina shkakton abort: Dy studimet e kryera në vitin 2008 që pasqyronin marrëdhënien kafeinë-abort arritën në përfundime shumë të ndryshme.

Një nga to, i publikuar në revistën “American Journal of Obstetrics and Gynecology”, tregoi se gratë që konsumojnë të paktën 200 mg kafeinë në ditë kanë dy herë më shumë shanse për të abortuar se sa ato që nuk konsumojnë kafeinë.

Studimi tjetër, i publikuar në revistën “Epidemiology”, tregoi rritjen e rrezikut të abortit për gratë që konsumojnë një sasi të vogël kafeje në ditë (200-350 mg në ditë), shkruan revista class. Organizata jo-fitimprurëse “March of Dimes” i rekomandon gratë shtatzënë të konsumojnë më pak se 200 mg kafeinë në ditë (një filxhan kafe).

Gjithashtu edhe doktorët rekomandojnë të pinë një filxhan të vogël kafeje në ditë. Përsa i përket kafesë pa kafeinë, ajo nuk është e tillë. Një filxhan i madh përmban të paktën 0-7 mg kafeinë në të.

Mos harroni që kafeinë ka edhe çaji, coca-cola, pijet energjike, kakao dhe çokollatat. /Telegrafi/

The post Kafe gjatë shtatzënisë, pa kafeinë, me kafeinë, apo fare? appeared first on Telegrafi.

Ushqimet e qumështit HiPP BIO, të shëndetshme dhe me vlera ushqyese

$
0
0

Ushqimet e qumështit HiPP BIO përmbajnë  cilësinë më të mirë “Kualitet- Bio” për zhvillim të shëndetshëm të fëmijëve.

Këto produkte janë të prodhuara me qumësht të vlefshëm organik dhe përbërës bio të kontrolluar rreptë nga ekspertët.

Janë gjithsej tri lloje të ushqimeve të qumështit HiPP Bio:

HiPP 1 Organik

300g dhe 800g

Acidi yndyrorë Omega 3&6 (LCP) shumë herë i pangopur në formë të zgjatur zingjiror, të përmbajtura sikurse në qumështin e nënës.

– Ka të gjithë ushqyesit thelbësorë

– tretet lehtë

– frymëzuar nga qumështi i nënës

– përmban Omega-3 Acidi yndyrorë

HiPP 2 Organik

300g dhe 800g

– Ideal gjatë moshës kur foshnja ushqehet me ushqim në kavanoz

– Acidet omega-3 natyrore yndyrore nga përbërësit organikë

– Materie ushqyese të rëndësishme për rritjen e shëndetshme

– Ngopës dhe lehtë i tretshëm

– Kalcium natyral

– Me Omega-3 Acidi yndyrorë

HiPP 3 Organik

300 g

– materie të rëndësishme për rritje dhe zhvillim

– ofron energji të vlefshme

– lehtësisht të tretshëm

– kalcium natyral

– me Omega-3 Acidi yndyrorë. /Telegrafi/

The post Ushqimet e qumështit HiPP BIO, të shëndetshme dhe me vlera ushqyese appeared first on Telegrafi.

Të vjellat e mëngjesit: Janë zbërthyer tri mite për përcjellësin e shpeshtë të shtatzënisë

$
0
0

Të vjellat e mëngjesit janë të mundimshme, por mund edhe të shkaktojnë frikë dhe brengosje, në qoftë se akoma u besoni këtyre tri miteve…

Po ju prezantojmë tri tregime mbi të vjellat e mëngjesit, të cilat megjithatë janë vetëm mite, transmeton Telegrafi

Ndodh vetëm në mëngjes
Miti më i madh lidhur me të vjellat e mëngjesit qëndron në emrin e tij. Të vjellat e mëngjesit mund t’ju përfshijnë gjatë cilësdo pjesë të ditës, ndërsa disa femra më shpesh gjatë pasdites.

Beautiful young woman in lingerie sitting on bed and suffering from abdominal pain

Mund të lëndojë beben
Fatmirësisht të vjellat e mëngjesit nuk dëmtojnë beben. Ajo asaj vërtet i bën mirë. Kjo ndjenjë e keqe mund t’ju ndihmojë që të jeni të kujdesshme me rastin e zgjedhjes së ushqimit dhe t’ia lehtësoni vetes që t’i shmangni gjërat të cilat kanë aroma të fuqishme apo ju duken të dyshimta.

Nuk zgjat shumë
Te shumica e femrave, të vjellat e mëngjesit fillojnë të shfaqen në fillim të tremujorit të dytë apo rreth javës së 12-të. Megjithatë, një numër i madh femrash kalon nëpër këtë fenomen të mëngjesit gjatë tërë tremujorit të dytë, madje edhe gjatë tërë shtatzënisë. Mirëpo nuk ka arsye për t’u brengosur.

Pregnant woman is about to be sick.

Edhe pse janë të mundimshme dhe të tmerrshme, të vjellat e mëngjesit gjatë shtatzënisë janë tipike për shumicën e femrave. /Telegrafi/

The post Të vjellat e mëngjesit: Janë zbërthyer tri mite për përcjellësin e shpeshtë të shtatzënisë appeared first on Telegrafi.

Gabimet që duhet t’i shmangni për ta ruajtur shëndetin e bebes

$
0
0

Kur jeni shtatzënë, duhet të bëni çmos që të mbani një stil sa më të shëndetshëm të jetesës dhe të ushqeheni mirë në mënyrë që të përfitoni edhe ju edhe bebja.

Disa ushqime dhe pije nuk janë aspak të sigurta të konsumohen gjatë nëntë muajve.

Telegrafi ju sjell këto ushqime të cilat nuk bën t’i konsumoni gjatë shtatzënisë në mënyrë që ta mbroni shëndetin e bebes.

Disa lloje të peshqve

Kur jeni shtatzënë, është më së miri të qëndroni larg dy lloje të peshqve:

* Nga peshqit të cilët njihet se përmbajnë nivele të larta të merkurit sepse merkuri është ndërlidhur me probleme të zhvillimit dhe probleme të trurit te bebja.

* Dhe nga peshqit që merren nga liqenet lokale, përrenjtë dhe nga pellgjet afër fabrikave të mëdha që njihen për ndotje.

Djathërat e butë

Ky lloj i djathërave mund të përmbajë bakterin E. Coli – bakter i cili mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore dhe serioze për shtatzëninë tuaj.

Rekomandohet të hani djathëra më të fortë, si ai i Zvicrës ose djathin çedër. Gjithashtu, konsumoni djathëra të butë vetëm nëse jeni 100 për qind të sigurt se është krijuar nga qumështi i pasterizuar.

Kafeina e tepërt

Sasitë e tepërta të kafeinës janë ndërlidhur me peshë më të ulët te bebet, lindje të parakohshme, etj.

Një kafe ose çaj në ditë konsiderohet sasi e sigurt, por përpiquni ta mbani nën 200 mg.

Dhe mbani mend se edhe çaji i gjelbër dhe pijet freskuese përmbajnë kafeinë.

Mbi të gjitha, uji është zgjidhja më e mirë. /Telegrafi/

The post Gabimet që duhet t’i shmangni për ta ruajtur shëndetin e bebes appeared first on Telegrafi.

Viewing all 1316 articles
Browse latest View live


Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>