Quantcast
Channel: Bebja – Telegrafi
Viewing all 1296 articles
Browse latest View live

Qumështi i nënës, në frigorifer tri ditë

$
0
0

Ndoshta do të ndodheni në situatë të tillë që disa orë të jeni jashtë shtëpisë, andaj edhe nuk mund ta ushqeni beben tuaj. Apo, për shkak se duhet të punoni me orar të zgjatur, të udhëtoni diku, të shkoni në ndonjë studim… Apo, thjesht, jeni e detyruar të bëni pauzë për shkak “të infeksionit” të gjinjve.

Në të tilla raste, kujdesi i takon edhe prindit, transmeton Telegrafi. E, pra, çfarë duhet të bëni, që bebes suaj të mos i mungojë ushqimi më i mirë?

Si të siguroni racionin për beben tuaj?

Qumështin tuaj mund ta ruani dhe ta shfrytëzoni kur t’ju nevojitet. Ruajtja fillon që nga nxjerrja e qumështit – me dorë apo me pompë (të dorës apo elektrike).

Pompat për nxjerrjen e qumështit janë të shkëlqyeshme, sepse qumështi drejtpërdrejt mblidhet në shishe të sterilizuar, andaj edhe nuk ka kontaminime nga ambienti i jashtëm.

Ku mund të ruhet dhe sa gjatë mund të qëndrojë qumështi?

Qumështi i nënës mund të ruhet në enë sterile dhe të mbyllur në temperaturën prej 18 deri në 20 gradë për 24 orë. Nëse vihet në frigorifer, mund të qëndrojë në temperaturën prej rreth 4-5 shkallësh deri në 72 orë.

Nëse ngrin, madje dhe nga minus 18 deri në minus 20 gradë, mund të ruhet edhe deri në katër muaj.

Si të ngrohet?

Për çdo rast, qumështi i nënës mund të shfrytëzohet vetëm nëse është ruajtur në mënyrë të drejtë, përkatësisht nëse është ngrirë. Qumështi i ftohtë ngrohet në ujë të ngrohtë apo në ngrohës derisa të arrihet temperatura e përshtatshme për ta ushqyer beben.

Qumështi i ngrirë duhet të shkrihet në temperaturën e dhomës, dhe vetëm atëherë duhet ngrohur në ujë të ngrohtë ose në ngrohës. Qumështi i shkrirë nuk bën të futet sërish në frigorifer për t’u ngrirë.

Qumështi i nënës assesi nuk bën të ngrohet drejtpërdrejt në shporet e as në mikrovalë. /Telegrafi/

The post Qumështi i nënës, në frigorifer tri ditë appeared first on Telegrafi.


Nënat mendjehapura e nxisin kreativitetin te fëmijët

$
0
0

Një studim ka zbuluar se nënat me personalitete të hapura janë më të prira të krijojnë ambiente kreative për fëmijët e tyre.

Hulumtuesit nga universitetet e Polonisë, të udhëhequr nga Joanna Martin Kwasniewska, kanë hulumtuar lidhjen mes trajtave të personalitetit të nënave dhe se si ato ndikojnë në kreativitetin e fëmijëve, transmeton Telegrafi.

Pas eksperimenteve të ndryshme dhe të vazhdueshme, rezultatet e këtij studimi kanë treguar se nënat të cilat janë më mendje hapura kanë më shumë aftësi të kultivojnë ambiente kreative për fëmijët e tyre.

“Zbulimet tona tregojnë se të qenit e hapur ndaj përvojave është parashikues pozitiv se aktivitetet e nënës e formësojnë një ambient të duhur për kreativitet te fëmijët”, kanë shkruar hulumtuesit.

Sidoqoftë, përveç këtij faktori, edhe të qenit stabile emocionalisht dhe e lehtë për t’i qartësuar gjërat kanë qenë faktorë se fëmija do të  jetë kreativ. /Telegrafi/

The post Nënat mendjehapura e nxisin kreativitetin te fëmijët appeared first on Telegrafi.

Çfarë të bëni kur nuk mund të mbeteni shtatzënë për herë të dytë

$
0
0

Kur një çift fillon të “punojë” për ta krijuar fëmijën e dytë, supozon se kjo gjë do të ndodhë brenda muajit, por jo gjithmonë ndodh kështu.

Ka shumë prindër të cilët e kanë më vështirë të mbesin shtatzënë herën e dytë sesa herën e parë, e disave kjo gjë u shkakton stres dhe brenga të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Sa e zakonshme është kjo?

Pamundësia për të mbetur shtatzënë herën e dytë definohet si paaftësi për t’u ngjizur. Kjo, në Mbretërinë e Bashkuar, i prek një në shtatë çifte.

Faktorë të zakonshëm që ndikojnë në këtë fenomen janë stresi, lodhja kronike dhe mungesa e seksit të mjaftueshëm.

Ekspertët e pjellorisë në veçanti thonë se hormonet e stresit e vështirësojnë më së shumti procesin e të mbeturit shtatzënë për herë të dytë, e posaçërisht hormoni i quajtur alfa-amylase.

Prandaj, duhet të keni parasysh se pas lindjes së fëmijës së parë, hormoneve tuaja do t’u nevojitet pak kohë derisa të bien në nivele normale, dhe tek atëherë mund të mbetni shtatzënë prapë.

Ndiqni këto këshilla nëse jeni duke provuar prapë

– Zvogëloni sasinë e kafeinës dhe alkoolit

Që të dyja këto e zvogëlojnë pjellorinë te meshkujt dhe gratë.

– Konsumoni mjaftueshëm acide yndyrore

Shumica prej nesh konsumojmë shumë omega 6 për ta kompensuar mungesën e omega 3, por kjo shkakton mos balancim në trup. Prandaj, për t’i balancuar nivelet e acideve esenciale yndyrore, konsumoni dy porcione peshk vajor në javë.

– Përdorni suplementet e duhura

Studimet fillestare për shtatzëni tregojnë se acidi folik, hekuri, vitamina B12 dhe vitamina D ndikojnë që gratë të mbeten shtatzënë më lehtë. /Telegrafi/

The post Çfarë të bëni kur nuk mund të mbeteni shtatzënë për herë të dytë appeared first on Telegrafi.

A është normale që shtatzëna të ketë vlerën e rritur të kolesterolit?

$
0
0

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725 

Kolesteroli i rritur është një problem që është në rritje në popullatën tonë. Kolesteroli është një substancë e domosdoshme për organizmin. Shërben si materie ndërtuese për të prodhuar hormone të cilat janë jetike për ne. Por, nëse organizmi prodhon shumë kolesterol, kjo sasi e shtuar e kolesterolit mund të bëhet problem serioz për ne.

Kolesteroli prodhohet në mëlçi. Mëlçia prodhon kolesterol edhe nëse ne fare nuk hamë ushqime të cilat kanë kolesterol. Nëse ne hamë ushqime të cilat kanë shumë yndyra të ngopura, atëherë organizmi prodhon shumë LDL i cili quhet edhe kolesterol “i keq” i cili shtresohet në enët e gjakut dhe i bën ato më të ngushta (në raste më të rënda edhe mund t’i mbyllë në tërësi enët e gjakut).

Një fakt interesant është se është normale që niveli i kolesterolit gjatë shtatzënisë të jetë më i lartë. Pse? Vlera e rritur e kolesterolit gjatë shtatzënisë është e nevojshme për të prodhuar hormonet steroide siç janë estrogjeni dhe progesteroni.

Një shtatzëni nuk mund të ndodhë dhe as nuk mund të vazhdojë deri në termin nëse nuk ka sasi të mjaftueshme të estrogjenit dhe progesteronit. Poashtu, kolesteroli është i nevojshëm edhe për zhvillimin e trurit dhe të organeve tjera të bebes.

Vlera e kolesterolit fillon të rritet në tremujorin e dytë të shtatzënisë dhe e arrin kulmin në tre muajt e fundit të shtatzënisë. Kolesteroli kthehet në vlerat normale 4-5 javë pas lindjes. Kolesteroli në organizmin e një shtatzëne (kolesteroli total dhe LDL kolesteroli) rritet për 40-50% dhe për fat të mirë rritet edhe niveli i HDL kolesterolit i cili quhet edhe kolesteroli “i mirë”.

Ne, nuk e trajtojmë një shtatzënë nëse vlera e kolesterolit në organizmin e saj është e rritur, përveç nëse ajo grua shtatzënë ka rrezik jashtëzakonisht të madh për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare. Për më tepër statinat (të cilat janë barna për uljen e kolesterolit) nuk duhet të përdoren gjatë shtatzënisë, sepse shkaktojnë anomali të zhvillimit tek bebja.

Është vërtetuar se vlera e shtuar e kolesterolit ndikon shumë në zhvillimin e trurit të bebes. Edhe një fakt interesant është se qumështi i gjirit ka shumë kolesterol. Është vërtetuar se bebet të cilat ushqehen me gji do të jenë më pak të rrezikuara që të kenë sëmundje të zemrës dhe të enëve të gjakut kur të rriten.

Mënyra më e mirë për të mbajtur vlerat e duhura të kolesterolit është që shtatzëna të hajë shëndetshëm që do të thotë të hajë fruta, perime dhe fibra dhe të mos hajë ushqime të cilat kanë yndyra të ngopura. Poashtu, është shumë me rëndësi që shtatzëna të mbajë aktivitetin adekuat fizik pas konsultimit me mjekun e saj.

Mos harroni se një shtatzënë nuk ka nevojë për dyfish më shumë kalori gjatë shtatzënisë! shtatzëna ka nevojë për vetëm 300 kalori më shumë se përpara shtatzënisë, të cilat kalori shfrytëzohen për rritjen e bebes dhe për të përkrahur organizmin e shtatzënës. /Telegrafi/

The post A është normale që shtatzëna të ketë vlerën e rritur të kolesterolit? appeared first on Telegrafi.

Në çfarë moshe duhet të mbetni shtatzënë për herë të parë nëse i dëshironi më shumë se dy fëmijë

$
0
0

Është fakt i ditur se me moshën zvogëlohen edhe shanset për të mbetur shtatzënë.

Sipas një studimi gjerman, nëse jeni duke planifikuar t’i bëni më shumë se dy fëmijë, ju duhet të filloni shumë herët, transmeton Telegrafi.

Por, sa herët?

Siç duket, shumicës së njerëzve u ka kaluar mundësia!

Hulumtuesit kishin studiuar 58.000 gra përgjatë tri shekujve, dhe kishin zbuluar se femrat të cilët duan t’i bëjnë më shumë se tre fëmijë (pa IVF) duhet ta ngjizin fëmijën e parë në moshën 23 vjeçare.

Kjo duke u bazuar në faktin se çifti përpiqet për shtatzëninë e radhës pas 15 muajve nga lindja e fëmijës.

Nëse keni filluar krijimin e familjes në këtë moshë, ju keni 90 për qind shanse ta arrini qëllimin tuaj.

Studimi thotë se pa IVF nuk duhet ta lini pas moshës 32 vjeçare për ta krijuar një familje me një fëmijë, për një familje me dy fëmijë duhet të filloni në moshën 27 vjeçare, dhe në moshën 23 vjeçare duhet të mbeteni shtatzënë për herë të parë që të keni shanse t’i lindni tre fëmijë. /Telegrafi/

The post Në çfarë moshe duhet të mbetni shtatzënë për herë të parë nëse i dëshironi më shumë se dy fëmijë appeared first on Telegrafi.

A është i sigurt fluturimi me aeroplan gjatë shtatzënisë?

$
0
0

Rreziku është minimal nëse gruaja nuk ka asnjë problem me shtatzëninë e saj.

Rekomandohet që gratë shtatzëna të cilat janë të rrezikuara për lindje parakohe, ato që kanë shtypje të lartë të gjakut, diabet, drepanocitozë, anomali të placentës ose komplikime tjera, të mos fluturojnë me aeroplan!

Fluturimi me aeroplan e rrit rrezikun e formimit të koagulave tek të gjithë njerëzit, por gratë shtatzëna janë akoma më shumë të rrezikuara për shkak të qarkullimit të vështirësuar të gjakut pasojë e shtatzënisë.

Të gjithë personat që fluturojnë me aeroplan, e në veçanti shtatzënat, duhet të ngritën nga ulësja dhe të ecin kohë pas kohe nëpër hapësirën midis ulëseve të aeroplanit, transmeton Telegrafi.

Është mirë që shtatzënat të mbajnë çorapë elastike të cilat e bëjnë më të lehtë kthimin e gjakut nga këmbët në drejtim të zemrës.

Disa gra shtatzëna bëhen merak se çfarë ndikimi te beba ka presioni i rritur brenda aeroplanit.

Nëse shtatzëna nuk jeton në lartësi të mëdha, atëherë gjatë fluturimit do t’i rritet shtypja e gjakut dhe frekuenca e punës së zemrës dhe rrjedhimisht organizimi i saj do të kërkojë me tepër oksigjen, por kjo nuk paraqet rrezik signifikant.

Rekomandohet që fluturimi me aeroplan të bëhet në mes të shtatzënisë, midis javës 14 dhe 18, kur rreziqet e shtatzënisë janë më të ulëtat.

Më herët gjatë shtatzënisë ka rrezik për abort, kurse më vonë në tremestrin e tretë rritet rreziku për lindje të parakohshme. /Telegrafi/

The post A është i sigurt fluturimi me aeroplan gjatë shtatzënisë? appeared first on Telegrafi.

Gjërat që duhet t’i bëni para lindjes

$
0
0

Ushtrimet

Bëhuni aktive, por mos e teproni. Nëse ndjeheni shumë të lodhura ose mbeteni pa frymë, ndaloni. Por nëse edhe mamitë tuaja pajtohen, 30 minuta ushtrime të lehta në ditë mund të ndihmojnë të reduktoni ngërçet dhe dhimbjet e shpinës, ju ndihmojnë të flini më shumë dhe të reduktoni stresin. Notimi, ecja dhe vrapimi jo i shpejtë të gjitha janë forma të mira të ushtrimeve për tremujorin e tretë të nënave të ardhshme.

Përgatituni

Kjo është shumë e rëndësishme. Vetëm 5 % të femrave në fakt lindin në datën e parashikuar të lindjes, andaj është ide e mirë të bëni gati çantën e spitalit para kohe. Nëse niseni për në spital, mos harroni të merrni ca monedha për nevoja urgjente.

Mësoni si t’i përdorni pajisjet

Ju nuk dëshironi që të vuani me mekanizmat e komplikuara të karrocës së re të foshnjës tuaj, në kohën kur do të vuani edhe nga pagjumësia. Andaj mësoni detajet dhe bëhuni gati për të!

Dilni për blerje

Blini disa veshje pas shtatzënisë. Është më mirë të blini gjëra të këndshme edhe për foshnjën tuaj, por blini së paku një gjë që ju bën juve të ndjeheni mirë kur e vishni. Qoftë nëse është ndonjë fustan ose ndonjë shall i bukur, blijeni pasi ju pëlqen, jo sepse është praktik.

Shkoni në kinema

Pas ardhjes së foshnjës tuaj, ju nuk do të keni kohë të shkoni të shihni filma. Megjithatë, kujdes, pasi qëndrimi në një dhomë të errët mund t’i kujtojë një gjë të rëndësishme trupit tuaj – gjumin!

Gatuani

Gatuaj pjatat tuaja të preferuara. Kështu do të ndjeheni me më shumë vetëbesim se hani mirë dhe është shumë më e lirë se sa të marrësh ushqim me veti.

Qeraseni veten

Një manikyr, pedikyr, ngjyrosje e qerpikëve ose dyllosje e këmbëve do t’ju ndihmojë të ndjeheni të gatshme për t’iu drejtuar spitalit.

Kontaktoni nënat tjera

Para lindjes është mirë të bisedoni me mikeshat tuaja të cilat kanë lindur së voni. Ata do t’ua përcjellin përvojat e tyre dhe do t’ju japin kurajë për detyrën tuaj të ardhshme. Kjo është një mbështetje e madhe për ju.

Furnizohuni

Udhëtimet në supermarket me foshnjën e porsalindur do të bëhen edhe më vështira se që janë tashmë. Furnizohuni me pajisjet esenciale. Mos harroni edhe çaj, pije dhe biskota për armatën e mysafirëve të cilët së shpejti do t’i pranoni!

Siguroni kamerën tuaj

Mos e leni për çastin e fundit. Sigurohuni që kamera juaj funksionon, është e pajisur me bateri të reja dhe se memoria e saj ka hapësirë të duhur. Pamjet që do t’i filmoni së shpejti do të jenë pamje të cilat do të mbesin përgjithmonë në kujtesën tuaj dhe të cilat do t’ia tregoni bebes kur të rritet.

Kaloni kohë me miqtë

Ju mund të keni shansin e fundit për t’iu kushtuar vëmendje të plotë miqve tuaj edhe për një kohë, andaj cakto disa takime para se të lindni për t’u kënaqur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Shfrytëzojeni faktin e të qenit shtatzënë

Shijoni ndjenjën që një krijesë e vogël po zhvillohet brenda jush, faktin që ju ofrohet një karrige në autobus dhe trajtim i ëmbël nga të tjerët rreth. /Telegrafi/
 

The post Gjërat që duhet t’i bëni para lindjes appeared first on Telegrafi.

Pse shumica e bebeve ngjizen gjatë festave të fundvitit?

$
0
0

A keni menduar ndonjëherë përse shumë bebe lindin në shtator? Epo, ka një arsye shkencore prapa kësaj.

Sipas ekspertëve, nuk është befasi se shumica e bebeve ngjizen rreth festave të fundvitit, transmeton Telegrafi.

Kombinimi i rritjes së kualitetit të spermës me rritjen e kualitetit të vezorëve, si dhe me rritjen e aktivitetit seksual gjatë muajve të dimrit është arsyeja se përse shumica e çifteve mbesin shtatzënë gjatë kësaj periudhe të vitit.

Studimi ka eksploruar lidhjen mes ndryshimeve sezonale dhe ngjizjes, ndërsa ka dëshmuar se shpeshherë kualiteti i spermës është më i ulët gjatë verës për shkak të gjatësisë së ditës, e gjithashtu stina e verës ndikon edhe në kualitetin e vezorëve.

Por, sipas tyre, ndryshimet biologjike nuk janë arsyeja e vetme se përse shtatzënitë po ndodhin kryesisht në dimër.

Siç u cek edhe më lart, rëniet e temperaturave ndikojnë që shumica e çifteve të bëjnë më shumë seks gjatë dimrit. /Telegrafi/

The post Pse shumica e bebeve ngjizen gjatë festave të fundvitit? appeared first on Telegrafi.


A mund ta vendosni rripin e shtatzënisë?

$
0
0

Sapo të fillojë t’ju duket barku do të merrni këshilla dhe rekomandime se çfarë duhet të bëni dhe se çfarë është e rrezikshme gjatë shtatzënisë.

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725

Shumë nga shoqet do t’ju thonë se është mirë që të vendosni të ashtuquajturin rripin e shtatzënisë. Mund të keni mëdyshje se a është mirë apo përkundrazi ky kaish mund të jetë i rrezikshëm.

Nuk ka fakte shkencore se rripi ka ndikim pozitiv si gjatë shtatzënisë ashtu edhe pas lindjes. Kjo vlen edhe për bindjen se nëse e vendosni atë, ju do të humbni peshë më shpejt.

Por, a do të thotë se nuk ka asnjë dobi nga vendosja e rripit? Jo, përkundrazi ka disa të mira!

Disa shtatzëna në javët e fundit të shtatzënisë mezi ecin. Për shkak të peshës së shtuar ato lëkunden herë majtas e herë djathtas (e ecura e tyre përshkruhet sikur ecja e patës).

Pesha e shtuar e pengon mbajtjen e drejtpeshimit, ndikon në qëndrimin vertikal të trupit të shtatzënës si dhe në mënyrën se si ajo ecë. Shkaktohet presion në pjesën e poshtme të shpinës, në muskujt, nyejt dhe në ligamentet duke bërë që shtatzëna të ketë shumë dhimbje.

Nga ky fenomen shpeshherë shkaktohet dhimbje në bark, kërdhokulla dhe kofsha. Intensiteti i dhimbjes varet se sa shpejt i bën shtatzëna lëvizjet, që do të thotë se nëse lëvizjet janë të menjëhershme e të shpejta, dhimbja do të jetë më e shprehur.

Kjo ndodhë për shkak se pesha e shtuar trupore i tendos ligamentet e mitrës (ligamentet rotunde) të cilat e lidhin mitrën e pjesën e sipërme të kofshës.

Sipas një studimi rreth 71% e shtatzënave kanë dhimbje të shpinës, kurse 65% kanë dhimbje në pelvik. Në këtë rast, nëse ju vendosni rripi, atëherë pesha e bebes shpërndahet në mënyrë më të njëtrajtshme.

Rrjedhimisht, pesha shpërndahet afërsisht njëjtë në shpinë e pelvik dhe rrjedhimisht ulet presioni në muskujt e barkut, në ligamentet, nyje dhe në shpinë.

Dhimbja e barkut shkaktohet nga dhimbja e ligamenteve sakroiliake, poashtu ka origjinë edhe nga tendosja e muskujve si dhe nga rritja e mitrës (që i tendos ligamentet rotunde). Dhimbja mund të shkaktohet edhe për shkak të presionit që ushtrohet në nervin iskiadik.

Kjo dhimbje mund të lehtësohet nëse ju vendosni rripin.

Nëse duhet të rrini për një kohë të gjatë në këmbë, atëherë rripi bën që të suportohet pesha e mitrës së rritur dhe rrjedhimisht të ulet diskomforti dhe dhimbja që mund të keni kur bëni aktivitete të caktuara fizike.

Nëse keni dhimbje ose parehati, kjo ndikon edhe në përqendrimin mendor dhe rrjedhimisht edhe në efikasitetit tuaj në punë, prandaj rripi është një zgjidhje e mirë për t’ju mundësuar që të punoni normalisht deri në javët e fundit të shtatzënisë.

Por, duhet ta kini parasysh që të mos e mbani rripin pandërprerë, sepse kjo mund të shkaktojë dobësimin e muskujve të barkut ose mund ta shtrëngojë shumë barkut gjë që mund të ndikojë në qarkullimin e gjakut. Ndonjëherë, nëse e mban për shumë orë gjatë ditës, kjo mund të shkaktojë pengesa në punën e lukthit dhe të zorrëve (urthi apo djegia prapa dërrasës së gjoksit).

Një përparësi tjetër e rripit është se mund ta vendosni edhe pas lindjes. Ai i përmbledh muskujt dhe e lehtëson presionin në ligamentet e pelvikut. Duhet ta keni parasysh se kjo nuk mund të jetë një zgjidhje e përhershme. Ju duhet të filloni me ushtrime trupore në mënyrë që të hiqni kilogramët e shtuar gjatë shtatzënisë si dhe që të forconi muskujt dhe ligamentet.

Para se të vendosni duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Rripin vendosni për disa orë gjatë ditës dhe jo pandërprerë. Kjo vlen sidomos për shtatzënat të cilat kanë shtatzëni me binjakë ose trenjakë dhe kur pesha e mitrës është e pritshme që të jetë më e madhe. /Telegrafi/

The post A mund ta vendosni rripin e shtatzënisë? appeared first on Telegrafi.

Për çka kanë bebet më së shumti nevojë?

$
0
0

Një program i drejtuar nga Huggies ndihmon në informimin e prindërve rreth fuqisë së kontaktit fizik me foshnjat e tyre.

Mbi 600 studime kanë raportuar se sa vital është kontakti fizik për foshnjat dhe Huggies ka filluar një program të quajtur No Baby Unhugged për t’u siguruar që të gjitha foshnjat e marrin kontaktin e nevojshëm fizik, transmeton Telegrafi.

Ndonjëherë, rrethanat e parandalojnë një nënë të jetë pranë foshnjës së saj, mirëpo përmes programit No Baby Unhugged, spitalet po ndihmohen që të gjitha bebet të kenë kontakt fizik, edhe nëse një nënë nuk është aty.

Kjo iniciativë, veç që ndihmon në sigurimin e kontaktit fizik te foshnjat në spitale, gjithashtu ndihmon edhe në informimin e prindërve se sa e rëndësishme është prekja.

Prekja njerëzore është domosdoshmëri pozitive dhe e fuqishme për bebet.

Ato kanë nevojë për një sasi të caktuar të stimulimit dhe prekjes për t’u zhvilluar të shëndetshëm dhe normalisht, përfshirë zhvillimin fizik, emocional, zhvillimin e sjelljes, dhe atë shoqëror.

Përfitimet tjera të kontaktit fizik te bebet janë: fitimi i shpejtë i peshës, rrahje më stabile të zemrës, nivele të përmirësuara të oksigjenit, tolerancë më e fuqishme ndaj dhimbjes, gjumë më i mirë, më pak shqetësim dhe stres, sistem më i fortë i imunitetit, temperaturë stabile e trupit, zhvillim i shëndetshëm i trurit etj.

Këto janë efekte shumë të mira anësore, dhe të gjitha vetëm me prekje!

Kjo është sikurse prindërit të kenë duar magjike. Përqafoni të vegjlit tuaj! /Telegrafi/

The post Për çka kanë bebet më së shumti nevojë? appeared first on Telegrafi.

Shkaktarët dhe ilaçet për shtypjen e ulët të gjakut gjatë shtatzënisë

$
0
0

Shtypja e ulët e gjakut gjatë shtatzënisë është gjë normale. Ndryshimi i hormoneve dhe ndryshimet tjera të cilat ndodhin në trupin tuaj mund të ndikojnë në shtypje të gjakut, e veçanërisht nëse jeni në tremestrin e parë apo të dytë të shtatzënisë.

Shtypja e ulët e gjakut gjatë shtatzënisë zakonisht nuk shkakton probleme serioze shëndetësore, dhe shumica e grave mund ta trajtojnë në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, shtypja shumë e ulët e gjakut mund të jetë arsye për t’u brengosur.

Çfarë e shkakton uljen e shtypjes së gjakut gjatë shtatzënisë?

Shtypja e gjakut ndryshon varësisht nga nivelet e energjisë së gruas, nervoza, stili i jetës dhe nivelet e stresit. Shtypja e gjakut mund të rritet dhe zvogëlohet varësisht nga koha e ditës.

Shtypja e gjakut e një gruaje shtatzënë mund të jetë e vogël në 24 javët e para të shtatzënisë, dhe kjo mund të ndodh nga sistemi i qarkullimit të gjakut sepse enët e gjakut zgjerohen për ta lejuar gjakun të rrjedh në mitër.

Përveç kësaj, faktorë tjerë të cilët ndikojnë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut te gratë shtatzënë janë edhe infeksionet, reaksionet alergjike, dehidratimi, gjakderdhja e brendshme, anemia, etj.

Rreziqet dhe efektet e shtypjes së ulët të gjakut te bebja

Një nga rreziqet më të mëdha të grave shtatzënë që vuajnë nga shtypja e ulët e gjakut mund të jetë rrëzimi nga të rënit fikët. Disa gra me shtypje të ulët të gjakut, kur ngriten në këmbë me shpejtësi pasi kanë qenë ulur mund t’u bie të fikët.

Ky fenomen është i rrezikshëm sepse gruaja mund ta dëmtojë veten nëse rrëzohet dhe varësisht nga dëmet mund të rrezikohet edhe shëndeti i bebes.

Trajtimi

Zakonisht nuk ka tretman mjekësor për shtypje të ulët të gjakut gjatë shtatzënisë, por gratë mund të provojnë ilaçe shtëpiake për lehtësimin e simptomave.

Këto tretmane përfshijnë pushimin, konsumimin e sasive të mëdha të lëngjeve, si dhe konsumimin e ushqimeve të shëndetshme. /Telegrafi/

The post Shkaktarët dhe ilaçet për shtypjen e ulët të gjakut gjatë shtatzënisë appeared first on Telegrafi.

Gjithçka që duhet të dini për trajtimin e gripit gjatë shtatzënisë

$
0
0

Megjithatë, ekzistojnë disa mënyra përmes së cilave mund t’ia lehtësoni vetes këtë proces të vështirë.

A ndikon kolli ose gripi në foshnjën e pa lindur?

Të qenit e sëmurë me një grip normal, pavarësisht sa keq ju bën të ndiheni, nuk ndikon në shëndetin e bebes, transmeton Telegrafi.

A jeni më e prirë të sëmureni nga gripi gjatë shtatzënisë?

Gjatë shtatzënisë sistemi i imunitetit është më i dobët se zakonisht, gjë e cila ju bën më të prirë të sëmureni nga gripi. Por kjo nuk do të thotë se gripi do të jetë më i keq se zakonisht vetëm se jeni shtatzënë. Është e vërtetë se nuk mund t’i përdorni disa medikamente të caktuara, por ka shumë mënyra tjera përmes së cilave i lehtësoni dhimbjet. Kontrollojeni temperaturën e trupit dy herë në ditë kur jeni e sëmurë për t’u siguruar se nuk është shumë e lartë.

Si ta kuptoni a është grip apo keni ethe?

Me grip do të keni fyt të tharë, hundë të bllokuar, teshtima dhe koll. Gjithashtu mund të përjetoni dhimbje të kokë. Por ethet vijnë më shpejt, shkaktojnë dhimbje të muskujve, djersë, dhimbje të kokës dhe ju bëjnë të ndiheni tejet e lidhur.

Nëse nuk jeni e sigurt se cilën e keni, kontaktojeni menjëherë doktorin sepse kjo mund të jetë e dëmshme gjatë shtatzënisë.

Çfarë medikamente duhet të përdorni?

Është e këshillueshme t’i shmangni të gjitha medikamentet në 12 javët e para të shtatzënisë. Pas kësaj periudhe, këto barna guxoni t’i përdorni:

– Doza të vogla të paracetomolit

– Ilaçet natyrale

Ndërsa këto nuk guxoni t’i përdorni:

– Ibuprofenin

– Aspirinën

– Hapat/pijet për shërimin e gripit

– Antihistaminet. /Telegrafi/

The post Gjithçka që duhet të dini për trajtimin e gripit gjatë shtatzënisë appeared first on Telegrafi.

Kur është femra tepër e moshuar për lindje?

$
0
0

Shtatzënia pas moshës 35-vjeçare arrihet shumë më vështirë për shkak të ovulacionit të pasigurt, mirëpo pasi të ndodh shtatzënia gjithçka shkon mirë.

Femrat më të moshuara kanë komplikime më të shpeshta, siç është shtypja e lartë e gjakut, sëmundja e sheqerit e lidhur me shtatzëninë, rrezik më të lartë për abort, si edhe përqindje më të lartë që lindja të ndodhë me prerje cezariane.

Nga studimet është vënë re se ka një rritje të rëndësishme të shpeshtësisë së sëmundjeve gjenetike tek foshnjat e lindura nga nënat mbi 35 vjeç.

Kjo shifër e bazuar në të dhëna statistikore, mbështetet edhe në fakte mjekësore. Këto të fundit akuzojnë si shkaktarë të anomalive të lindura çrregullimet në proçesin e ndarjes qelizore të vezës, transmeton Telegrafi.

Nga ndarja normale qelizore prej një qelize vezë paraardhëse (qeliza mëmë) burojnë dy qeliza pasardhëse të reja (dy qeliza bija), të cilat kanë numër të barabartë kromozomesh (janë struktura të përbëra nga materiali gjenetik ­ADN dhe proteinat.

Ato gjenden në të gjitha qelizat me bërthamë të trupit të njeriut). Nëse nuk ndodh një ndarje korrekte qelizore, këto qeliza bija nuk trashëgojnë më secila nga një numër të barabartë dhe të duhur të kromozomeve. Ato do të karakterizohen nga tepria ose mangësia e këtyre strukturave gjenetike.

Nëse një qelizë e tillë fekondohet ( bashkohet me spermatozoidin) për të dhënë një individ të ri atëherë edhe foshnja do të trashëgojë të njëjtat anomali të numrit të kromozomeve si të qelizave seksuale prindërore, qofshin të nënës apo të babait.

Sindroma Down përbën anomalinë kromozomike më të shpeshtë ndër defektet e lindura. Fëmijët e prekur nga ky sindromë vuajnë vonesë mendore të shkallëve të ndryshme dhe defekte fizike në lindje. Një tjetër problem është edhe ai i abortit spontan (dështim i rastësishëm), humbja e fëmijës (fetusit) përpara javës së 20­të shtatzënisë.

Për këtë arsye të gjitha gratë shtatzëna duhet të tregojnë kujdes maksimal veçanërisht në tremujorin e parë të barrës së tyre. Prezenca e anomalive gjenetike (kromozomale) kontribuon në shtimin e rrezikut për aborte spontane te gratë në moshë të madhe.

Sëmundje kronike si diabeti, presioni i lartë i gjakut (hipertensioni), sëmundje të veshkave apo të zemrës janë më të zakonshme në gratë e moshës 30 apo 40 vjeçare.

Të tilla gjendje shëndetësore shfaqin ndërlikime të cilat dëmtojnë si nënën ashtu edhe fëmijën. Ndër këto përmendim: abort spontan dhe defekte të lindjes nga diabeti ose ngadalësim i zhvillimit të fetusit nga hipertensioni. /Telegrafi/

The post Kur është femra tepër e moshuar për lindje? appeared first on Telegrafi.

Femrat të cilat nuk i kanë bajamet dhe zorrën qorre, janë më të plleshme se të tjerat

$
0
0

Hulumtimet shkencore ndonjëherë arrijnë deri te rezultatet e pazakonta. Mirëpo, kjo vërtet është befasuese.

Hulumtimi 15 vjet i gjatë, i bërë në Britani të Madhe, ka zbuluar që femrat, të cilave në rini u janë eliminuar bajamet apo zorra qorre, kanë më shumë shanse të ngelen shtatzënë sesa të tjerat, madje edhe në moshën e hershme.

Përse ndodh kështu, ekspertët nuk e kanë të qartë, mirëpo flitet shumë për rezultatet e këtij studimi, mostrat e të cilëve nuk janë të vogla, transmeton Telegrafi.

Siç është pritur, në gjysmë milionë të femrave, lidhja shkak-pasojë ekziston – te femrat të cilat kanë pasur njërën ndër këto dy operacione shpeshtësia e mbetjes shtatzënë është më e madhe se te ato të cilat nuk i kanë pasor asnjërin nga këto operacione, ndërkaq edhe më e madhe në rastin e femrave të cilat i kanë pasur të dy operacionet.

Përqindja e femrave të cilat kanë pasur së paku një shtatzëni pas operacioneve është 54 (zorra qorre), 53 (bajamet), 59 (të dy operacionet. Te femrat të cilat nuk kanë pasur operacione mesatarja është 44 për qind.

Megjithatë, operacioni vetvetiu nuk e shton plleshmërinë.

Ky hulumtim nuk do të thotë që eliminimi normal i zorrës qorre drejtpërdrejt shton plleshmërinë.

Mirëpo, femrat e reja të cilat kanë qenë të detyruara që të operojnë zorrën qorre ose bajamet, mund të jenë të sigurta që kjo nuk do të ndikojë negativisht në potencialin e tyre që një ditë të bëhen nëna. /Telegrafi/

The post Femrat të cilat nuk i kanë bajamet dhe zorrën qorre, janë më të plleshme se të tjerat appeared first on Telegrafi.

Si ta merrni vesh kohën e ovulacionit?

$
0
0

Nëse mendoni që të mbeteni shtatzënë “komunikoni” me trupin tuaj dhe kërkoni shenjat natyrale që tregojnë se ovulacioni po afrohet.

Këto shenja janë:

• sekreti vaginal shtohet sa më shumë që i afroheni kohës së ovulacionit. Ky sekret është i lëngshëm, i ngjashëm me të bardhën e vesë.
• shtohet libido
• ndjeni një dhimbje të lehtë në njërën anë të barkut

Për të determinuar kohën kur ju duhet t’i keni këto shenja, përdorni kalkulatorin e ovulacionit, transmeton Telegrafi.

Konsultohuni me gjinekologun tuaj për të t’ju sqaruar shenjat e ovulacionit.

Gjinekologët mendojnë se gjasat për të mbetur shtatzënë janë maksimale nëse çifti ka marrëdhënie seksuale 2 ose 3 herë në javë.

Këtë provoni për disa muaj dhe pastaj nëse nuk keni sukses bisedoni me gjinekologun. Ai duhet t’ju ndihmojë dhe t’ju tregojë mënyrën se si të detektoni kohën e ovulacionit. /Telegrafi/

The post Si ta merrni vesh kohën e ovulacionit? appeared first on Telegrafi.


Testi i shtatzënisë me sheqer

$
0
0

Njëra ndër fazat më të rëndësishme të jetës së një gruaje është periudha e shtatzënisë.

Ndërsa hapi i parë për të hyrë në këtë fazë është testi i shtatzënisë, i cili vërteton dyshimet e një gruaje nëse është apo jo shtatzënë.

Po ashtu, ky test shihet të jetë i përballueshëm nga ana ekonomike për çdo grua, e tëra që ju nevojitet janë 2-3 lugë të çajit me sheqer.

Por si mund të bëhet një test i shtatzënisë me sheqer?

Për këtë test, ju duhet sheqer të vendosur në një gotë të pastruar mirë, ndërsa rekomandohet që të përdoret sheqer i bardhë për një rezultat më të mirë.

Pastaj, vendosni urinën në këtë gotë apo enë tjetër, sapo t’i keni shtuar sheqerin.

Më tutje nëse sheqeri shpërbëhet në urinë kjo tregon se ju nuk jeni shtatzënë, por nëse nuk shpërbëhet atëherë kjo tregon se ju jeni shtatzënë.

Ky lloj i testit llogaritet të jetë ndër testet më të sakta dhe të përsosura që mund t’i bëni në fazat fillestare të shtatzënisë, dhe sapo të merrni një përgjigje, atëherë konsultohuni me mjekun tuaj. /kp

The post Testi i shtatzënisë me sheqer appeared first on Telegrafi.

Mundimet në mëngjes-fëmija do te jetë vajzë

$
0
0

Disa studime kanë analizuar pohimet se mundimet gjatë mëngjesit lënë të kuptojnë se foshnja do të jetë femër.

Është treguar se caktimi i moshës së fetusit saktësi të lartë nëse mundimet paraqiten në tremujorin e parë të shtatzënisë dhe nëse simptomat janë aq shumë të shprehura saqë është i nevojshëm hospitalizimi (gjendje e quajtur hyperemesis gravidarum).

Ky komplikim i shtatzënisë karakterizohet me nauze, të vjella, rënie në peshë dhe çrregullime në elektrolitet e trupit, transmeton Telegrafi.

Nauzea dhe të vjellat mund të jenë shfaqje normale në fillim të shtatzanisë, por kur bëhet fjala për hyperemesis gravidarum, ato janë në një intensitet shumë më të lartë dhe takohen gjatë gjithë ditës.

Në një studim më të ri, epidemiologët kanë krahasuar 2.111 shtatzëna të hospitalizuara për shkak të mundimeve në tremujorin e parë.

Shanset që foshnja të jetë vajzë kanë qenë deri në 80% më të larta. /Telegrafi/

The post Mundimet në mëngjes-fëmija do te jetë vajzë appeared first on Telegrafi.

IVF – Metodat e reproduksionit të asistuar

$
0
0

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 72

Sot, trajtimi bëhet varësisht nga gjendja dhe nevojat e pacientes. Këto procedura kombinohen me barna me qëllim që të rritet përqindja e suksesit. Mesatarisht një nga pesë çifte ka sukses dhe do të ketë fëmijë pas aplikimit të teknikave të reproduksioni të ndihmuar.

Këto procedura janë invazive dhe të shtrenjta. Ndonëse në shumicën e rasteve nuk ka efekte të dëmshme, disa teknika shoqërohen me rrezik të shtuar për defekte të lindjes, krahasuar me disa metoda tjera. Për këtë arsye është e domosdoshme që të kontrolloheni shpesh te gjinekologu juaj.

Problemi më i madh lidhur me procedurat e koncepcionit të asistuar është shtatzënia multiple (me më shumë se një fryt). Edhe pse juve ju duket një ngjarje e mrekullueshme që të keni një shtatzëni me binjakë ose me trinjakë, janë disa rreziqe që shoqërojnë shtatzënitë multiple.

Shumica e mjekëve përdorimin e procedurave të reproduksioni të asistuar I ruajnë si “armë” të fundit për t’i ndihmuar gruas që të mbetet shtatzënë.

Shkurtimisht, këto janë metodat e koncepcionit të asistuar:

• Inseminimi intrauterin (Intrauterine insemination – IUI): është një mjekim kur sperma futet direkt në mitrën e gruas, në kohën kur ajo ka ovulacionin.

• In vitro fertilizimi (IVF): në këtë mjekim, merren qelizat vezë nga vezoret dhe bashkohen me spermatozoidet e burrit, gjithmonë në kushte laboratorike. Në këtë mënyrë krijohen embrionet të cilat pastaj transplantohen në mitrën tuaj.

• Transferi i gameteve në tubat e mitrës (Gamete intrafallopian transfer – GIFT): merren qelizat vezë dhe përzihen në laborator me spermën e burrit tuaj. Pastaj ato barten në tubat e mitrës. Fertilizimi (bashkimi I qelizës vezë me spermatozoidin) ndodhë në mitrën tuaj dhe embrioni implantohet në mënyrë natyrale.

• Injektimi i spermatozoidit në citoplazmën e qelizës vezë (Intracytoplasmic sperm injection – ICSI ): një spermatozoid I vetëm në kushte laboratorike injektohet direkt në një qelizë vezë. Embrioni I cili krijohet transplantohet në mitrën tuaj.

• Spermatozoidet e donuara shfrytëzohen në rastet kur burri ka numër të vogël të spermatozoideve ose kur nuk ka fare. Në këtë rast sperma e donorit (dhuruesit) shfrytëzohet për inseminim intrauterin (IUI).

• Qelizat vezë ose embrionet e donuara shfrytëzohen nëse gruaja nuk mund të mbetet shtatzënë për shkak të defekteve në vezore. Qeliza vezë nga donorja (dhuruesja) përzihet me spermën e burrit dhe embrioni implantohet në mitër. E njëjta procedurë bëhet edhe embrionin e dhuruar. /Telegrafi/

 

The post IVF – Metodat e reproduksionit të asistuar appeared first on Telegrafi.

A jeni gati për shtatzëni?

$
0
0

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725

Kur një grua vendos që të mbetet shtatzënë duhet të ndalojë pirjen e duhanit, të mos pijë alkool dhe të mos marrë asnjë ilaç pa u konsultuar me mjekun. I vetmi ilaç që rekomandohet është acidi folik.

Është e çuditshme, por mjeku i llogaritë javët e shtatzënisë dhe datën e përafërt të lindjes bazuar në ditën e parë të menstruacioneve të fundit që keni pasur. Juve ju duket e pakuptueshme se si është e mundur që të llogaritet si periudhë e shtatzënisë edhe koha kur ju keni qenë me gjakrrjedhje menstruale?!

Arsyeja se përse bëhet një llogaritje e tillë është se gati asnjëherë nuk mund të dihet saktësisht data e saktë se kur ka ndodhur ovulacioni dhe se kur është bashkuar qeliza vezë me spermatozoidin. Rrjedhimisht si fillimi i shtatzënisë merret dita e parë e menstruacioneve të fundit që është një datë të cilën gati të gjitha gratë mund ta fiksojnë. Do të thotë se java e parë e shtatzënisë në fakt është java kur ju keni qenë me gjakrrjedhje menstruale, pra realisht mosha e vërtetë e bebes suaj është dy javë më pak se ajo që e llogaritë mjeku bazuar në menstruacionet e fundit.

Gjatë javës së dytë të ciklit menstrual çdo muaj hormoni i cili quhet estrogjen e përgatitë mitrën duke e furnizuar më shumë me gjak shtresën e brendshme të saj e cila quhet endometrium. Poashtu, fillon të rritet niveli i progesteronit i cili e ndihmon mitrën që të pranojë qelizën vezë të fekonduar dhe që ta rrisë beben gjatë nëntë muajve të shtatzënisë.

Koncepcion quhet bashkimi i qelizës vezë me qelizën mashkullore. Kjo zakonisht ndodhë në mes të ciklit (dita e 14 nëse cikli është 28 ditësh) kur lirohet qeliza vezë nga vezorja. Qeliza vezë kalon në tubën e mitrës dhe aty pret 12-24 orë për t’u bashkuar me njërën nga 350 milion spermatozoidet të cilat gjenden normalisht në një ejakulacion.

Nëse ndodhë bashkimi i qelizës vezë me spermatozoidin, atëherë fillojnë të zhvillohen ndryshimet e para të shtatzënisë. Kur bashkohet qeliza vezë me spermatozoidin atëherë kjo qelizë quhet zigotë. Zigota menjëherë fillon të ndahet dhe numri i qelizave të saj shumohet. Zigota zbret teposhtë kah trupi i mitrës kur zakonisht pas 6-7 ditësh ngjitet në murin e mitrës ku do të rritet gjatë gjithë shtatzënisë.

Gjatë kësaj kohe një grua as që mund ta dijë se është shtatzënë, sepse akoma nuk ka ardhë dita kur ajo i pret menstruacionet. Pra, akoma nuk ka vonesë të menstruacioneve dhe nuk ka arsye që të mendojë që është shtatzënë apo jo?

Është shumë me rëndësi që pikërisht gjatë kësaj periudhe në organizmin e gruas të ketë acid folik i cili ndihmon në parandalimin e anomalive të tubit neural. Poashtu, gruaja duhet t’i ketë parasysh këshillat të cilat i ka marrë nga mjeku gjatë vizitës antenatale për të pasur një mënyrë të shëndetshme të të jetuarit dhe që të mos konsumojë barna ose substanca të cilat mund ta rrezikojnë embrionin.

Sapo të kalojë data kur një grua pret menstruacionet dhe ato nuk vijnë, atëherë kjo është një shenjë e shtatzënisë. Është mirë që gruaja të kontaktojë me mjekun e saj për të diskutuar se çfarë veprimesh duhet të bëjë në vijim. /Telegrafi/

The post A jeni gati për shtatzëni? appeared first on Telegrafi.

Afërsisht një e treta e nënave, e vuajnë në fshehtësi depresionin pas lindjes

$
0
0

Nga frika se mund të vihen në pikëpyetje aftësitë e saj si nënë dhe shqetësimet se si t’i lënë fëmijët e tyre, këto nëna po e mbajnë fshehtë problemin që kanë.

Studimi i bërë me 700 nëna, tregon se ato po e fshehin dhe nxisin sëmundjen, duke dashur të jenë një prind i përkryer, që e ushqen fëmijën me gji.

Ato kanë thënë se arsyeja kryesore që nuk kanë kërkuar ndihmë, është se simptomat nuk ju kanë dukur shumë serioze, duke menduar se është vetëm një shqetësim i përkohshëm, transmeton Telegrafi.

Afro 74 për qind, kanë qenë të rrezikuara, se nëse diagnostikohen, mund të ngrenë shqetësime për aftësitë e tyre si prind. Ndërsa, 74 për qind, kanë thënë se janë ndjerë “sikur po e lënë familjen në plan të dytë”.

Depresioni i pas lindjes, zakonisht fillon dy muaj pasi bebja të ketë ardhur në jetë.

I ngjashëm me shumë sëmundje depresive, edhe ky rast shoqërohet me ndjenjën e mungesës së lumturisë, apetit të dobët, libido të zvogëluar, insomni dhe mungesë të vetëbesimit. /Telegrafi/

The post Afërsisht një e treta e nënave, e vuajnë në fshehtësi depresionin pas lindjes appeared first on Telegrafi.

Viewing all 1296 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>