Quantcast
Channel: Bebja – Telegrafi
Viewing all 1296 articles
Browse latest View live

Kokëdhimbja gjatë shtatzënisë

$
0
0

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725

Ne nuk e dimë se cili është saktësisht shkaku i kokëdhimbjes, por mund të lidhet me ndryshimet hormonale dhe me sasinë e shtuar të gjakut në organizëm.

Gjatë shtatzënisë prodhohet hormoni progesteron i cili i relakson muskujt e mitrës dhe të enëve të gjakut, përfshirë edhe të atyre në kokë dhe qafë duke shkaktuar kokëdhimbje për shkak të shtypjes së ulët të gjakut.

Kokëdhimbja mund të shkaktohet edhe nga uria, dehidrimi, stresi dhe nga gjumi i pamjaftueshëm. Edhe nëse ju pëlqen që të pini kafe, përpiquni të pini sa më pak.

Si shkak i kokëdhimbjes, sidomos në muajt e ftohtë, mund të jetë mbyllja e sinuseve të hundës. Nëse keni problem me sinuset, gjatë dimrit mbuloni gojën dhe hundën me shall që të mos thithni ajrin e ftohtë.

Kokëdhimbja lehtësohet ose zhduket në tremujorin e dytë të shtatzënisë. Nëse vazhdoni të keni kokëdhimbje konsultohuni me mjekun, sepse mund të keni shtypje të lartë të gjakut, sidomos nëse dhimbjen e keni në pjesën e përparme të kokës që shoqërohet me çrregullime të të pamurit.

Përpiquni që të gjeni kohë për të pushuar dhe shëtitni në ajër të pastër. Hani shëndetshëm dhe shpesh e në racione të vogla.

Nëse tashmë keni kokëdhimbje mund t’i bëni këto veprime për ta lehtësuar dhimbjen:

– Merrni një qese me perime të ngrira nga frigoriferi, mbështillni qesen me një peshqir dhe vendosni në kokë.

– Lagni peshqirin me çaj të nxehtë kamomili dhe vendosni në fytyrë. Kamomili ka veprim qetësues dhe do t’ju lehtësojë dhimbjen e kokës.

– Nëse bëni dush me ujë të ftohtë, për shkak të stimulimit të enëve të gjakut, dhimbja do të lehtësohet.

– Bëni masazh kokës duke fërkuar tëmthat me lëvizje rrethore të gishtave. Shtypni me gishtin e madh vendin ku keni më së shumti dhimbje dhe mbani të shtypur 1-2 minuta.

– Qëndroni me kurrizin drejt! Mund t’ju duket e çuditshme, por nëse rrini kërrusur do ta nxitni kokëdhimbjen.

Mos përdorni asnjë ilaç pa u konsultuar me mjekun! /Telegrafi/
 

The post Kokëdhimbja gjatë shtatzënisë appeared first on Telegrafi.


Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

$
0
0

Shumica e nënave të ardhshme pyesin se si do të dinë që ka filluar lindja. Mos u brengosni, do ta dini, ndërkaq ne do t’ju tregojmë dy mënyra se si fillon lindja.

Lindja fillon në dy mënyra: me rrjedhjen e ujit të frytit apo me fillimin e dhembjeve. Pra, nëse fillon të rrjedhë uji, është krejt njësoj a keni apo jo dhembje – lindja ka filluar.

Qartazi, më së shpeshti bashkë me rrjedhjen e ujit do të ndodhin edhe dhembjet, mirëpo kjo nuk do të thotë patjetër, transmeton Telegrafi.

Dhembjet

Uterusi (mitra) tashmë gjatë shtatzënisë përgatitet për lindje. Mitra është e ndërtuar nga fibrat e lëmuar muskulorë dhe indeve lidhore. Në trupin e mitrës ka më së shumti inde muskulore. Tufat muskulore në murin e mitrës rrisin vëllimin e tyre gjatë shtatzënisë me procesin e hipertrofisë dhe hiperplazisë, gjë që bashkë me tërheqjen e cila është e shkaktuar me rritjen e frytit, çon deri aty që në shtatzëni mitra të rritet për dhjetëra herë.

Aftësia e kontraktilitetit dhe elasticitetit të muskujve të mitrës janë karakteristika të rëndësishme nga të cilat varet cilësia e dhembjeve. Kontraktimet e mitrës janë nën kontrollin e sistemit vegjetativ nervor, ndërkaq është vetë kontraktimi i mitrës, d.m.th., fenomeni elektromekanik i cili çon deri në shkurtimin e fibrave të miometrisë.

Dhembjet e vërteta të fazës së parë të lindjes fillojnë me shtrëngime të dhembshme të cilat zgjasin rreth gjysmë minute dhe shfaqen në distanca të rregullta prej 20 deri në 30 minuta.

Në zhvillimin e mëtejshëm fuqia e kontraktimeve shtohet, ndërkaq koha midis tyre shkurtohet në më pak se 10 minuta, gjë që njëkohësisht konsiderohet “alarm” për të shkuar në maternitet.

Megjithatë, perceptimi e dhembjeve është karakteristikë individuale dhe nuk duhet t’u përmbaheni rregullave strikte të shkuarjes në maternitet, sepse të tilla nuk ekzistojnë.

Në fillim të lindjes janë të zakonshme 3 – 4 dhembje në 10minuta, pastaj në të ashtuquajturën fazën e dytë të lindjes edhe 5 dhembje në 10 minuta. Lindjen normale e karakterizojnë kontraktimet e rregullta, d.m.th. të koordinuara të mitrës të cilat zgjerojnë lehtë dhe në mënyrë efikase qafën e mitrës.

Për lindje normale nevojiten rreth 200 dhembje, ndërkaq vetë lindja e nënave që lindin për herë të parë zgjat rreth 12 orë, ndërkaq e atyre që kanë lindur disa herë 5 – 8 orë.

Pëlcitja e amnionit – rrjedhja e ujit

Uji i frytit në rrethana fiziologjike është lëng i pangjyrë, paaromë – rrjedhja e së cilës është dalja, d.m.th. rrjedhja nuk mund të kontrollohet. Amnioni mund të pëlcasë në dy mënyra; mund të ndodhë ruptura e gjysmës së poshtme të amnionit (pjesa e membranës së amnionit, e cila mbulon fytin e mitrës), kur arrihet deri te derdhja e sasisë më të madhe të ujit, gjë që është e mundshme të vërehet apo së paku të dyshohet që fjala është për rrjedhje të ujit.

Mënyra tjetër është e ashtuquajtura pëlcitja e lartë. Në të vërtetë këtu bëhet fjalë për rupturën e mbështjellëses së lartë mbi fytin e mitrës, e cila klinikisht manifestohet vetëm me rrjedhje të kohëpaskohshme të sasive të vogla të ujit, të cilat shpesh injorohen nga ana e shtatzënave të cilat konsiderojnë që ajo ka qenë “sasi e parëndësishme dhe shumë e vogël” për t’i kushtuar kujdes.

Është me rëndësi të përsëritet që me rrjedhjen e ujit ka filluar lindja. pa marrë parasysh sasinë e ujit i cili rrjedh dhe ka apo nuk ka dhembje, si dhe në të gjitha rrethanat e rrjedhjes së ujit apo të dyshimit duhet të shkohet në maternitet. /Telegrafi/

The post Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar appeared first on Telegrafi.

Depresioni pas lindjes më i shpeshtë te gratë që lindin në verë apo vjeshtë

$
0
0

Një nga dhjetë nënat e reja vuajnë nga depresioni i paslindjes, dhe hulumtimet e reja nga ekspertët pohojnë se gratë të cilat lindin në verë apo vjeshtë janë më të rrezikuara të vuajnë nga ky lloj depresioni, krahasuar me gratë të cilat lindin në dimër apo në vjeshtë.

Studimi ka vëzhguar të dhënat mjekësore të 20.169 grave të cilat kishin lindur mes qershorit të vitit 2015 dhe gushtit të vitit 2017, transmeton Telegrafi.

Jie Zhou, i cili kishte udhëhequr këtë studim, ka thënë se është zbuluar një ndërlidhje mes grave të diagnostikuara me depresion të paslindjes dhe me periudhën e vitit në të cilën e kishin lindur beben.

Jie Zhou sugjeron se nënat të cilat lindin fëmijë në dimër apo pranverë janë më të prira ta shmangin depresionin e paslindjes sepse kanë më shumë mundësi të kenë aktivitete brenda shtëpisë me bebet e tyre. /Telegrafi/

The post Depresioni pas lindjes më i shpeshtë te gratë që lindin në verë apo vjeshtë appeared first on Telegrafi.

Si të mbetem shtatzënë: Kështu duhet ta pastroni mëlçinë, zorrën e trashë dhe veshkat para se të mbeteni shtatzënë

$
0
0

Pastrimi i këtyre organeve nga toksina e grumbulluar në trup është vendimtare për të mbetur shtatzënë.

Pra, ja se si t’i pastroni veshkat, mëlçinë dhe zorrën e trashë para se të mbeteni shtatzënë!

Detoksi më i mirë i organeve të cilat ndikojnë në punën e mitrës bëhet në dy plane: pastrimi fizik me lëngje të caktuara apo me ushqim dhe pastrimi energjik me lirimin apo vetëdijesimi i mendimeve dhe i shembujve emocionalë.

Më së miri është që detoksin ta aplikojmë me këtë rend: e para zorra e trashë, pastaj mëlçia dhe pas mëlçisë veshkat, transmeton Telegrafi.

Pastrimi i zorrës së trashë: çdo mëngjes pa ngrënë asgjë: një gotë lëng (3/4 e karotës, ¼ e panxharit të kuq), pastaj i hani dy mollë dhe asgjë para kafjalli.

Ushqimi tjetër duhet të jetë i zakonshmi, me minimum përdorim të mishit (posaçërisht mishit të kuq) dhe më shumë sallata, posaçërisht lakër.

Ky ushqim duhet të zgjasë së paku një muaj.

Pastrimi i mëlçisë: zgjat dy javë. Gjatë kësaj periudhe duhet ngrënë pak më shpesh se zakonisht (5 – 6 herë në ditë), por në racione të vogla.

Çdo mëngjes pa ngrënë asgjë për një lugë vaj ulliri dhe ¼ grejpfrutë.

Gjatë ditës duhet të pini 2 -3 gota çaj për tëmth (ekzistojnë përzieje të gatshme të këtij çaji në barnatore dhe në dyqanet e ushqimeve të shëndetshme).

Pastrimi i veshkave: Dy gota lëng në ditë të përgatitur nga 10 pjesë karote, 3 pjesë panxhari të kuq, 3 pjesë kastravec, një gotë në mëngjes pa ngrënë asgjë, natën e dytë.

Janë të preferuar çajet të cilat përshpejtojnë urinimin. Gjithashtu është e dëshirueshme që pemët dhe perimet nga të cilat i bëjmë lëngjet të jenë organike.

Detoksi i veshkave zgjatë rreth dy javë. /Telegrafi/

The post Si të mbetem shtatzënë: Kështu duhet ta pastroni mëlçinë, zorrën e trashë dhe veshkat para se të mbeteni shtatzënë appeared first on Telegrafi.

S’ka më dilema: Ç’ndodh me fëmijën kur bën seks në shtatzëni?

$
0
0

Ndoshta seksi është gjëja e fundit që të vjen ndërmend kur je shtatzënë. Por kjo varet nga hormone, ndaj nëse ke dëshirë të kryesh marrëdhënie dhe je shtatzënë, nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi.

Por a është e rrezikshme të shkundesh kur je shtatzënë?

Sipas ekspertëve, mund të bësh seks sa të duash kur je shtatzënë!

Penetrimi është përfundimisht diçka e sigurt, në një shtatzëni normale. Theksojmë: normale. Nëse shtatzënia ka komplikime, seksi nuk është zgjedhja më e mirë.

“Është shumë e pagjasa që seksi në shtatzëni të shkaktojë abort”, shpjegon Prof.Dr. Mary Jane Minkin: “Marrëdhëniet e rregullta seksuale nuk ndikojnë në shëndetin e shtatzënisë.”

Sidoqoftë, duhet të merret edhe një aprovim nga ana e mjekut, sepse mund të ketë ndërlikime që e bëjnë të rrezikshëm seksin gjatë shtatzënisë.

“Seksi është në rregull edhe nëse je shtatzënë me binjakë dhe trinjakë”, shprehet Dr. Christine Proudfit.

Nëse ndjeni simptoma si dhembja, shkarkime të pazakonta vagjinale, gjakosje, apo dhembje pas seksit, duhet të vizitoheni patjetër.

Dhe si përfundim, bebja nuk i ndjen “gudulisjet” gjatë seksit. Penisi godet cerviksin, i cili shërben si një barrierë për çfarëdo mund të përpiqet të hyjë brenda.

Përveç cerviksit, lëngu amniotik e rrethon beben si një mburojë prej uji, që gjithashtu e mbron beben.

 

The post S’ka më dilema: Ç’ndodh me fëmijën kur bën seks në shtatzëni? appeared first on Telegrafi.

HiPP tregon si të kujdesemi për lëkurën delikate të foshnjave gjatë ditëve të ftohta

$
0
0

Lëkura e foshnjave është dukshëm më e hollë se lëkura e të rriturve, ndërsa shtresa e trashë (Stratum corneum) është strukturuar lirshëm dhe më pak rezistente. Efekti i barrierës së shtresës së trashë kundër ndotësve është më pak e aftësuar dhe lëkura është më e ndjeshme ndaj ndikimeve mjedisore.

Mbrojtësi natyror i acidit të lëkurës te foshnjat formohet pas disa javësh dhe te fëmijët më të rritur do të rigjenerohet shumë më ngadalë se tek të rriturit. Ai ka një detyrë të rëndësishme, të ruaj bakteret dhe patogjenët.

Shtresa e lëkurës së fëmijëve, Corneum, ka një përmbajtje me më shumë lagështi se sa ajo e të rriturve. Në të njëjtën kohë, prodhimi i sebumit (gjëndra yndyrore nënlëkurore), te fëmijët është ende i reduktuar në masë të madhe. Si rezultat i kësaj, lëkura e foshnjës dhe fëmijës është e mbuluar me një shtresë shumë të hollë të ujit-yndyrës dhe mund të thahet lehtë. Përveç kësaj, mbrojtja nga të ftohtit dhe lëndimeve është më e vogël.

Pse të merren prodhimet për përkujdesjen e lëkurës së foshnjave?

Pas lindjes, lëkura e foshnjës duhet të përshtatet shpejt ndaj mjedisit të ri. Pas shumë muajsh në lëngun amniotik, ato tani duhet të adaptohen me ajër dhe ndikimeve të jashtme mjedisore.

Për një kohë u tha se mund të hiqet dorë nga përkujdesja e foshnjave me produktet e kujdesit dhe larjes. Në ndërkohë dihet megjithatë se vetëm larja me ujë të pastër e than lëkurën e foshnjave. Por lëkura e foshnjës është shumë e ndjeshme, ajo nuk i përballon të njëjtat prodhime të kujdesit sikur lëkura e të rriturve.

Për këtë arsye, HIPP ka zhvilluar linjë të veçantë dhe të butë, të kujdesit për foshnjat, HiPP Babysanft, e cila është krejtësisht e liruar nga substancat e padëshiruara dhe ka parasysh nevojat e lëkurës së ndjeshme të fëmijës.

The post HiPP tregon si të kujdesemi për lëkurën delikate të foshnjave gjatë ditëve të ftohta appeared first on Telegrafi.

Sa janë të forta dhimbjet e lindjes?

$
0
0

Nëse jeni shtatzënë për herë të parë keni dëgjuar se dhimbjet e lindjes janë shumë të forta. Por, edhe nëse keni lindur më parë, megjithatë secila lindje është përvojë në vete. Është shumë vështirë që dikush t’ju përshkruan dhimbjet e lindjes.

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725

Mitra është një organ muskulor. Gjatë lindjes ajo tkurret fuqishëm dhe e shtyn beben teposhtë duke e mundësuar lindjen e bebes.

Se sa dhimbje do të ndjeni varet nga shumë faktorë. Varet nga forca e tkurrjeve (kontraksioneve), varet se a keni marrë ilaqe për shpeshtimin e tkurrjeve (ilaçi quhet Orastin dhe jepet kur lindja indukohet ose stimulohet), ndikon poashtu madhësia dhe vendosja e bebes në pelvikun tuaj.

Si rrjedhojë ju do të ndjeni dhimbje dhe presion në tërë pelvikun tuaj, në shpinë, në zorrën e trashë dhe në fshikëzën e urinës.

Sa janë të forta dhimbjet e lindjes1

Aftësia juaj që t’i përballoni këto dhimbje varet nga kombinimi i faktorëve gjenetikë (perceptimi i dhimbjes) si dhe përvoja juaj jetësore. Në perceptimin e dhimbjes ndikon shumë përkrahja emocionale që ju ofrohet, frika, ankthi, bile edhe tregimet pozitive ose negative për lindjen që ju keni dëgjuar.

Studimet kanë treguar se nëse shtatzëna merr informacione të bollshme gjatë shtatzënisë dhe nëse ka përkrahje emocionale, atëherë dhimbjet e lindjes përballohen shumë më me lehtësi.

Për më tepër, këto gra kanë më pak gjasa që lindja të përfundojë me prerje Cezariane dhe kënaqshmëria e saj me procesin e lindjes është më e madhe.

Prandaj, përpiquni që të merrni informacione të mjaftueshme dhe të sakta nga mjeku dhe mamia juaj.

Sa janë të forta dhimbjet e lindjes2

Paçi një lindje të lehtë dhe një bebe të shëndetshme! /Telegrafi/

The post Sa janë të forta dhimbjet e lindjes? appeared first on Telegrafi.

Mbrojeni beben: Dy gjëra të papritura të cilat do të duhej t’i shmangnin nënat e ardhshme

$
0
0

Secila shtatzënë do të bëjë çdo gjë për të nxitur zhvillimin e bebes së vet, mirëpo nga mosdija mbase mund t’i bëjë disa gjëra të cilat mund t’i bëjnë dëm fëmijës…

Po ju tregojnë dy gjëra të rëndësishme të papritura të cilat do të duhej t’i bëni nëse jenë shtatzënë, transmeton Telegrafi.

Mos prekni llogaritë fiskale

Letrat terminale të cilat përdoren në arkat fiskale, makinat e faksit dhe aparatet e ngjashme përmbajnë Bisfenol A (BPA), janë materie të rrezikshme të cilat lehtë absorbohen nëpërmjet lëkurës dhe çrregullojnë sistemin endokrin.

Sipas studimeve të ndryshme, ekspozimi i fetusit ndaj kësaj materie mund të çrregullojë zhvillimin e bebes, të rrezikojë zhvillimin e saj, si edhe të krijojë probleme në sjellje, por edhe të shkaktojë astmën dhe kancerin e gjirit në jetën në vazhdim.

Pregnant-woman

BPA-ja gjithashtu ka të bëjë me rrezikun e dështimit të fetusit, ndërsa ekspertët e njohur BPA-në e konsiderojnë shkaktare edhe për shfaqjen e autizmit. Prandaj, nëse keni nevojë për ndonjë llogari të tillë, mos e kapni me dorë, por edhe nëse e keni bërë tashmë këtë gjë, luteni shitësin që t’jua vërë në çantë.

Llogaritë mos i ruani në kuletë. Patjetër lani duart pasi t’i keni pasur në dorë llogaritë dhe paratë, posaçërisht para ngrënies.

Fshini pluhurin me kujdes

Një studim ka identifikuar 35 ndotës në mostrat e testuara të pluhurit, duke përfshirë alkil fenolet të cilat lidhen me zhvillimin e ndryshueshëm seksual, pastaj bashkimet organokalaje për të cilat dyshohet që ndikojnë në zhvillimin e trurit, kimikalet e perfluorovuara, pesticidet dhe ftalatet.

Për këtë arsye, për të qenë të sigurta, eliminoni këto rreziqe – pastroni pluhurin me thithëse elektrike, ndërkaq mobiliet fshini me leckë prej mikrofibrave apo me leckë të lagësht dhe me kujdes ndërrojani filtrat thithëses së pluhurit. /Telegrafi/

The post Mbrojeni beben: Dy gjëra të papritura të cilat do të duhej t’i shmangnin nënat e ardhshme appeared first on Telegrafi.


Dhuratat të cilat nënat i duan pasi e lindin fëmijën e dytë

$
0
0

Kur e lindni fëmijën e parë, ju mbusheni me rroba të bebeve, këpucë të vogla dhe lodra të buta të cilat gjenden kudo në shtëpi.

Por, herën e dytë gjithçka ndryshon.

Prandaj, duke marrë parasysh këtë, Telegrafi jua sjellë një listë me gjërat të cilat nënat vërtetë i duan si dhuratë:

Një palë tjetër të “duarve”

Të pasurit një bebe të dytë me të vërtet se është shumë stres – pavarësisht se nënat veçse janë mësuar t’i kryejnë disa punë njëkohësisht. Kështu, nënat ndonjëherë thjesht i duan një palë tjetër të duarve që u ndihmojnë atyre me punët e zakonshme, përderisa ato përpiqen ta ushqejnë të porsalindurin.

Ushqime të lehta

Koha e ushqimit asnjëherë nuk do të jetë e njëjtë kur keni për t’i ushqyer dy gojë të vogla.

Përpjekja për t’i përgatitur fëmijës së parë diçka që i pëlqen, përderisa njëkohësisht e ushqen të porsalindurin me të vërtetë se është gjë e vështirë.

E në këso raste, nënat thjesht provojnë që herë pas here ta gëlltisin një pjesë tosti.

Kështu, nënave në këto raste u duhet dikush që iu gatuan diçka të cilën e han e tërë familja.

Gjumi

Ahh gjumi… gjumi për nënat e dy fëmijëve është vetëm kujtim i mirë i së kaluarës.

Duke e ndjekur njërin fëmijë tërë ditën, e duke u marrë me të qarat e tjetrit fëmijë tërë natën, gjumi është i pamundur për shumicën e grave. /Telegrafi/

The post Dhuratat të cilat nënat i duan pasi e lindin fëmijën e dytë appeared first on Telegrafi.

Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë mund ta dyfishojë rrezikun e fëmijës për të zhvilluar ADHD

$
0
0

Gratë të cilat përdorin ilaçe kundër dhimbjeve gjatë shtatzënisë janë më të prira të lindin fëmijë me çrregullim të deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD) sesa ato të cilat nuk përdorin medikamente të tilla si acetaminofeni.

Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e pothuajse 113,000 fëmijëve dhe prindërve të tyre, duke përfshirë 2,246 fëmijë të cilët janë të diagnostikuar me ADHD. Thuajse gjysma e nënave të tyre kishin përdorur acetaminofen (ndryshe i njohur si paracetamol) në ndonjë fazë të shtatzënisë së tyre, transmeton Telegrafi.

Përdorimi i këtij ilaçi vetëm gjatë një tremestri ishte ndërlidhur me 7 për qind rritje të rreziqeve për të pasur fëmijë me ADHD, ndërsa rreziku ishte rritur për 22 për qind për gratë të cilat e kishin përdorur ilaçin gjatë dy tremestrave dhe 27 për qind nëse e kanë përdorur gjatë tre tremestrave.

Përdorimi afatshkurta nuk e rritë rrezikun për ADHD, në fakt, kur gratë kanë përdorur acetaminofen për më pak se tetë ditë, ato kanë qenë 10 për qind më pak të prira të lindin fëmijë me ADHD sesa nënat të cilat nuk kanë përdorur ilaç fare gjatë shtatzënisë së tyre. /Telegrafi/

The post Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë mund ta dyfishojë rrezikun e fëmijës për të zhvilluar ADHD appeared first on Telegrafi.

Kthimi i linjës së trupit pas lindjes

$
0
0

Njëra ndër çështjet që shpesh përsëritet në jetën e përditshme është: Kur do të duhej të fillohej me rekreacion pas lindjes?

Merita Humolli
IFA Personal Trainer
045 27 57 57
Fitness Gym Prishtina

Ushtrime të kujdesshme

Aktiviteti fizik rekomandohet edhe një javë pas lindjes, natyrisht nëse nuk ekzistojnë problemet shëndetësore. Në rast të lindjes me prerje cezariane apo gjakrrjedhjes, duhet të konsultoheni me mjekun.

Jini të kujdesshme me ushtrimet, sepse mundimet e shtuara dhe afatgjata mund të përkeqësojnë cilësinë e qumështit të nënës.

Pilates në reformer

Pilatesi do të forcojë ligamentet dhe muskujt. Nënave të reja ushtrimet do t’u ndihmojnë të mbajnë kondicionin, të eliminojnë kilogramët e tepërt dhe të ruajnë vetëbesimin.

Këshillohet të ushtrojnë tri herë në javë nga një orë.

Ushtrimi për forcimin e gluteusit dhe këmbëve

Ushtrimi për forcimin e gluteusit dhe këmbëve

Me komblikun të stabilizuar dhe boshtin të stabilizuar uluni galiç. Mbajeni balancën derisa mbigjunjët të marrin pozitë paralele, me platformën e reformerit.

Ushtrimi i tendosjes anësore dhe forcimit të muskujve anësorë të barkut (2)

Ushtrimi i tendosjes anësore dhe forcimit të muskujve anësorë të barkut

Me njërën dorë mbështetuni në reformer, ndërsa me trup bëni një largim të lehtë.

Ushtrimi i forcimit të muskujve abdominalë (të stomakut)

Ushtrimi i forcimit të muskujve abdominalë (të stomakut)

Me forcën e stomakut mbani pozitë neutrale të komblikut. Shtrini duart përpara në mënyrë që të mbani më lehtë balancën.

Kini kujdes që distanca midis mjekrës dhe eshtrave të gjoksit gjithmonë të jetë i njëjtë gjatë ngritjes, domethënë gjatë ndarjes së supeve dhe shpatullave nga platforma e reformerit. /Telegrafi/

The post Kthimi i linjës së trupit pas lindjes appeared first on Telegrafi.

Konsumi i alkoolit vonon shtatzëninë

$
0
0

Sa i përket meshkujve alkoolikë dhe ndikimit të alkoolit te koha e fekondimit të grave të tyre, nuk është vërtetuar e njëjta gjë.

Vartësia nga alkooli mund të shkaktojë keqfunksionimin e sistemit reproduktiv edhe te vajzat e reja edhe te femrat më të vjetra.

Ky çrregullim më së shpeshti vërehet me çrregullimin e ciklit menstrual dhe komplikimet në shtatzëni, siç është aborti spontan.

Nëse megjithatë keni vendosur që kohë pas kohe të konsumoni pijen e preferuar alkoolike, kini parasysh që është e nevojshme dy deri në tri orë trupi juaj të eliminojë në tërësi alkoolin e vetëm një gote birre apo vere.

Kjo kohë megjithatë varet nga konstrukti juaj trupor sa mund të pini alkool, mirëpo sa më shumë që të pini, trupit tuaj sërish do t’i nevojitet më shumë kohë që ai alkool të eliminohet nga organizmi juaj. /Telegrafi/

The post Konsumi i alkoolit vonon shtatzëninë appeared first on Telegrafi.

Cili është pozicioni më i mirë për të lindur?

$
0
0

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725

Konsiderohet se jeni në fazën aktive të lindjes nëse keni së paku dy kontraksione brenda 10 minutave që zgjasin mbi 20 sekonda.

Kur fillojnë dhimbjet e lindjes ju do ta keni shumë më lehtë nëse jeni në lëvizje, pra nëse ecni. Nëse është e mundur ecni ngadalë në dhomë, por kini parasysh se do t’ju duhet energji për fazën e dytë të lindjes. Gjatë kësaj kohe mund të hani dhe të pini.

Për fat të keq, akoma në disa vende tek ne, grave iu imponohet që të qëndrojnë shtrirë dhe iu ndalohet që të hanë e të pinë.

Tashmë dihet se nëse gruaja gjatë lindjes qëndron shtrirë, dhimbjet janë shumë më të forta dhe zgjerimi i kanalit të lindjes është më i ngadalshëm e rrjedhimisht lindja zgjatë më shumë. Për më tepër qarkullimi i gjakut te bebja është më i vështirësuar dhe mund të shfaqen shenjat e vuajtjes së frytit.

Nëse qëndroni vertikalisht dhimbjet janë më të lehta dhe forca e gravitetit i ndihmon bebes që të del më lehtë nga mitra.

Nëse patjetër duhet të qëndroni shtrirë, atëherë kthehuni në krah, sepse nëse qëndroni shtrirë në kurriz, vështirësohet furnizimi i bebes me oksigjen.

Ekzistojnë disa topa të mëdhenj gome. Nëse ju qëndroni ulur në top lindja kryhet më shpejt, foshnja nuk vuan dhe pasi që lëvizja në top i bën masazh perineumit (kanalit të butë të lindjes) çarjet ndodhin shumë më rrallë.

Nëse me ju do të jetë shoqëruesi në lindje (që mund të jetë burri, motra, nëna, një shoqe e juaja), është vërtetuar shkencërisht se rezultatet do të jenë shumë më pozitive si për ju ashtu edhe për beben. Për këtë arsye rekomandohet fuqishëm që shoqëruesi të jetë prezent gjatë lindjes.

/Telegrafi/
 

The post Cili është pozicioni më i mirë për të lindur? appeared first on Telegrafi.

Këshilla nga HiPP për larjen e foshnjave, temperaturën e ujit dhe produktet e preferueshme

$
0
0

Shumica e foshnjave e duan larjen, dhe duke qenë një faktor shumë i rëndësishëm, larja e foshnjave preferohet të bëhet me ujë të ngrohtë!

Duke përdorur ujë të ngrohtë në temperaturë që i përshtatet foshnjës tuaj, ata kënaqen me procesin e larjes dhe fillojnë t’a shijojnë atë.

Temperatura ideale për ujin është rreth 36 gradë ndërsa dhoma duhet të jetë e ngrohtë me rreth 24-25 gradë celsius.

Për të mbrojtur lëkurën nga tharja, janë produktet e buta dhe shtesat e kujdesit për vaskë sikur HiPP Babysanft Pflege-Bad ose HiPP Babysanft Familienbad ideal të cilat ndikojnë pozitivisht në lëkurën delikate të foshnjave dhe janë të dedikuara veçanërisht për ta.

Në muajt e parë, fëmijët nuk duhet të lahen më gjatë se 5 deri 7 minuta, 1 deri 3 herë në javë.

Një këshillë e rëndësishme është se kurrë nuk duhet të leni fëmijën tuaj pa mbikëqyrje në vaskë, edhe nëse fëmija juaj nuk është aq i papastër, një pastrim i plotë gjithsesi është shumë i rëndësishëm.

Mjeti i pastrimit, Hipp Babysanft Waschgel, pastron lëkurën e ndjeshme dhe flokët shumë të buta të foshnjës dhe ruan mbështjellësin e acidit natyror të lëkurës delikate.

Mjeti i larjes, HiPP Babysanft Baby Shampoo i pastron flokët delikate të fëmijëve duke i zbutur dhe duke i bërë të shkëlqyeshme. Dhe më e rëndësishmja për gëzimin e vogël të larjes: HiPP Babysanft është veçanërisht i butë për sytë. Për flokët më të gjatë preferohet shampo të re për fëmijë, HiPP Babysanft Shampoo für leichtes Kämmen, shampo për krehje të lehtë, i cili mirëmban flokët delikate të fëmijës dhe krehja bëhet me lehtësi.

Këshillë: Për shpëlarje e përdorni leckën e pastrimit, ose një kofë uji për fëmijë.

Para larjes, nxejeni peshqirin, foshnja juaj do të gëzohet për këtë!

Pas larjes, foshnja duhet të lyhet patjetër me kremë të butë.

Për më shumë këshilla të ngjashme, vizitoni faqen e HiPP duke klikuar KËTU

The post Këshilla nga HiPP për larjen e foshnjave, temperaturën e ujit dhe produktet e preferueshme appeared first on Telegrafi.

Sa kohë nevojitet për të mbetur shtatzënë

$
0
0

Nga momenti që fillojmë të bëjmë seks, ne jemi të këshilluar të përdorim mbrojtje, ose përndryshe do të mbesim shtatzënë dhe gjëra të “tmerrshme” do të ndodhin.

Në rregull, ndoshta nuk është kaq ekstreme, por mesazhi i parandalimit të shtatzënisë është padyshim i fuqishëm mes tinejxherëve dhe vajzave të reja, transmeton Telegrafi.

Por kur krijoni një lidhje serioze dhe mendoni të krijoni familje me atë personin e veçantë, padyshim se në mendjen tuaj sillen edhe mendime se sa i lehtë do të jetë procesi i ngjizjes.

Sipas hulumtimeve të kryera këtë vit, duket se mesatarisht çiftet provojnë rregullisht gjashtë muaj para se të mbesin shtatzënë.

Pra hulumtimet tregojnë se duhen mesatarisht 78 sesione seksi për t’u ngjizur, dhe nëse ky numër përpjesëtohet me 13 (sesionet e seksit brenda muajit), atëherë duhen gjashtë muaj seks pa mbrojtje për të mbetur shtatzënë.

Normalisht kjo figurë është vetëm mesatarja dhe ndryshon për çdo njeri. Sipas ekspertëve, një në shtatë çifte përjetojnë vështirësi sa i përket mbetjes shtatzënë, ndërsa ka disa njerëz të cilët mbesin pothuajse menjëherë shtatzënë.

Vlen të ceket se mundësitë më të mëdha për të mbetur shtatzënë janë nëse bëni seks brenda një dite apo afër ditëve të ovulimit, të cilat janë pothuajse dy javë pas ditës së parë të periodave të fundit. /Telegrafi/

The post Sa kohë nevojitet për të mbetur shtatzënë appeared first on Telegrafi.


Pse acidi folik është kaq i rëndësishëm për shtatzënat

$
0
0

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725

Acidi folik, ndonëse quhet acid është në fakt një vitaminë e cila bën pjesë në familjen e vitaminave B.

Acid folik ka edhe në ushqimet të cilat i konsumojmë, por kjo nuk e përjashton domosdoshmërinë që një grua shtatzënë ose që provon të mbetet shtatzënë të merr 400 mcg acid folik në ditë.

Arsyeja se përse acidi folik duhet të merret edhe përpara se një grua të mbetet shtatzënë është se anomalitë e tubit neural shfaqen në 3-4 javët e para të shtatzënisë, prandaj në organizmin e asaj gruaje duhet të ketë një depozitë të mjaftueshme gjatë javëve të para kur zhvillohet truri dhe palca kurrizore e fëmijës.

Rekomandohet që acidi folik të merret së paku një muaj përpara shtatzënisë. Ka rekomandime që kjo vitaminë të merret edhe shumë muaj përpara shtatzënisë.

Acidi folik duhet të merret në dozë 400 mikrogram (mcg) ose 0.4 miligram (mg). Doza e acidit folik duhet të jetë më e lartë vetëm në rastet:

1. Kur një grua merr barna për epilepsi, sepse këto barna e pengojnë përthithjen e acidit folik, prandaj doza e acidit folik duhet të jetë më e madhe.

2. Nëse indeksi i masës trupore është mbi 30 (që do thotë se nëse një grua e gjatë 170 cm peshon rreth 90 kilogram e më tepër). Gratë e shëndosha kanë tendencë që të kenë vlera më të ulëta të acidit folik në gjakun e tyre, prandaj doza duhet të jetë më e lartë.

3. Nëse një grua ka diabet (sëmundje të sheqerit). /Telegrafi/

The post Pse acidi folik është kaq i rëndësishëm për shtatzënat appeared first on Telegrafi.

A guxoni të flini e shtrirë në shpinë kur jeni shtatzënë?

$
0
0

Fjetja e shtrirë në shpinë gjatë tre muajve të fundit të shtatzënisë mund t’i rrisë rreziqet e lindjes së frytit të vdekur.

Kur flini e shtrirë gjatë shtatzënisë, e tërë pesha e mitrës e shtypë një venë të madhe në abdomenin tuaj e cila quhet ‘vena inferiore cava’, dhe kjo e redukton gjakun i cili rikthehet në zemër, e njëkohësisht e zvogëlon furnizimin e gjakut që shkon mitër, transmeton Telegrafi.

Por, sa është rreziku i të lindurit një fryt të vdekur si pasojë e fjetjes në shpinë?

Rreziqet, sipas NHS-së, janë 1 në 200 lindje.

Por, duhet pasur parasysh se lindja e frytit të vdekur mund të ndodh për shumë arsye, dhe ndonjëherë nuk keni çfarë të bëni për ta parandaluar atë.

Megjithatë, thjesht duke i ndryshuar pozicionet në të cilat flini mund ta ulni rreziku.

Ekspertët rekomandojnë të flini në krah të majtë gjatë kohës kur jeni shtatzënë – sepse kësisoj e rrisni sasinë e gjakut dhe vlerave ushqyese të cilat arrijnë deri te bebi. /Telegrafi/

 

The post A guxoni të flini e shtrirë në shpinë kur jeni shtatzënë? appeared first on Telegrafi.

Ngërçet te bebet

$
0
0

Ngërçet janë pjesë e fazës së zhvillimit në jetën e bebes, janë të parrezikshme dhe konsiderohen si gjendje normale. Shkaku i ngërçeve në stomak është i panjohur edhe sot e kësaj dite.

Njëri prej shkaktarëve të kësaj dukurie konsiderohet papjekëshmëria e mjaftueshme e sistemit enzimatik dhe çrregullimi në nivelin e nyjave neuromuskulare.

Ç’është e vërteta, enzimat në zorrë ndonjëherë nuk janë mjaft të zhvilluara, kështu që ekziston një disharmoni ndërmjet sasisë së ushqimit të marrë dhe kapacitetit të enzimave si dhe funksionit të zorrëve. Në stomakun e të ëmës bebja e ka marrë ushqimin e përpunuar.

Pas lindjes bebja merr qumështin e nënës me dendësi të caktuar si dhe me kaloritë përkatëse gjë që shkakton probleme në tretjen e ushqimit të marrë. Te foshnja në këto raste paraqiten disa lëvizje në formë të ngërçeve në zorrë të cilat përpiqen ta shtyjnë ushqimin.

Këto ngërçe të zorrëve shkaktojnë dhembje mjaft të mëdha prandaj edhe foshnja qan me zë mjaft të lartë.

Me rritjen e foshnjës edhe trakti digjestiv i saj zhvillohet dhe përkryhet për ushqimin e ri, transmeton Telegrafi.

Çka mund të bëjë nëna që t’ia lehtësojë bebes dhembjen e stomakut?

Mbajtja e drejtë e bebes me rastin e dhënies gji mund t’i zbusë ngërçet në stomak. Nëna duhet të zërë pozitë të rehatshme, të shtrihet dhe që fëmijën t’ia afrojë gjirit (jo të përkulet mbi beben).

Foshnja duhet të kapë thimthin e gjirit dhe sipërfaqen përreth, kështu që e tërë goja t’i mbushet me sisë, në ç’mënyrë zvogëlohet mundësia që të thithë ajrin.

Mbas dhënies gji foshnja duhet patjetër të ngrihet në mënyrë që të gogësijë. Më së miri është që të vihet në parzmat e së ëmës në anën e krahut (koka e foshnjës duhet të jetë mbi krahun e së ëmës).

Hulumtimet më të reja kanë dëshmuar se dhënia e çajeve të ndryshme ose pikave kundër ngërçeve nuk ndikojnë në zvogëlimin ose zhdukjen e plotë të ngërçeve.

Lëngu i konsumuar vetëm do të plotësojë vëllimin e stomakut (e me vetë këtë foshnja do të marrë sasi më të vogël të ushqimit, përkatësisht qumësht nga e ëma) por nuk do të zvogëlohen dhembjet.

Foshnjës do t’i ndihmoni më së miri nëse i jepni gji në mënyrë të rregullt dhe në qoftë se, kur qan me dhembje dhe e shqetësuar, e mbështetni në parzmat tuaja. /Telegrafi/

The post Ngërçet te bebet appeared first on Telegrafi.

Dieta me shumë yndyrë ndikon në qumështin e gjirit dhe shëndetin e bebes

$
0
0

Hulumtimet e reja sugjerojnë se ndjekja e një diete me sasi të lartë të yndyrës gjatë kohës kur e ushqeni beben me gji, e ndryshon aktivitetin RNA në qumështin e gjirit.

Ndryshimet në materialin gjenetik mund ta rrisin rrezikun e çrregullimeve metabolike si tipi 2 i diabetit, transmeton Telegrafi.

RNA është një zinxhirë i molekulave që e shfrytëzon informacion gjenetik nga DNA për të prodhuar proteina në qeliza.

Defektet e RNA-së mund të luajnë rol në zhvillimin e sëmundjeve serioze si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe sulmet e trurit.

Studimet e mëhershme kanë treguar se bebet e lindura nga nënat të cilat kishin konsumuar dieta me përqindje të lartë të yndyrës gjatë shtatzënisë janë më të prira të bëhen obezë dhe të zhvillojnë sëmundje kronike si diabeti, shtypja e lartë e gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Vlen të ceket se ky artikull është publikuar në ‘Physiological Genomics’ /Telegrafi/

The post Dieta me shumë yndyrë ndikon në qumështin e gjirit dhe shëndetin e bebes appeared first on Telegrafi.

Sa herë duhet të bëni seks për të mbetur shtatzënë?

$
0
0

Të mbeturit shtatzënë është punë më e vështirë se ç’mund të mendoni. Përderisa disa vajza dhe gra arrijnë të mbesin shtatzënë në përpjekjen e parë, disa tjera provojnë me muaj derisa t’ia arrijnë qëllimit.

Sidoqoftë, ekspertët bëjnë të ditur se ekziston një numër se sa herë duhet të bëni seks me partnerin për të mbetur shtatzënë, transmeton Telegrafi.

Mesatarisht çiftet bëjnë seks 78 herë nga momenti kur vendosin se duan të krijojnë familje. Këto 78 herë janë të shpërndara përgjatë 158 ditëve, apo rreth 6 muajve.

Një ueb sajt i prindërve, i cili ka anketuar mijëra prindër, ka zbuluar se shumica e çifteve bëjnë seks 13 herë brenda muajit kur përpiqen të krijojnë fëmijë.

Ndonëse këto 13 herë mund të duken si kënaqësi, rreth 18 për qind e meshkujve dhe grave kanë thënë se kur përpiqen të ngjizin, seksi shpeshherë duket si detyrë.

Ndërsa 43 për qind e të anketuarve kishin thënë se ndjejnë presion dhe frikë se nuk do të jenë të aftë të mbesin shtatzënë.

E shumë njerëz tjerë mendojnë se shanset e ngjizjes varen nga pozicioni i seksit, ku pozicioni më i famshëm është ai i misionarit, ndjekur pas nga pozita e qenit. /Telegrafi/

The post Sa herë duhet të bëni seks për të mbetur shtatzënë? appeared first on Telegrafi.

Viewing all 1296 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>