Quantcast
Channel: Bebja – Telegrafi
Viewing all 1318 articles
Browse latest View live

Si ta evitoni barkun e varur pas lindjes?

$
0
0

Pas lindjes, për shkak se muskujt akoma janë të dobët dhe të relaksuar, në pjesën e poshtme, barku mbetet i varur nga dhjami. Si ta parandaloni këtë dhe si ta riktheni në formë si dikur?

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër

Në pjesën e përparme të barkut gjendet muskuli çift i cili quhet musculus rectus abdominis (ata që merren me fitnes i quajnë shkurtimisht “abs”).

Gjatë shtatzënisë këta muskuj tendosen në mënyrë që t’i krijojnë hapësirë të mjaftueshme bebes brenda në barkun tuaj. Ndonjëherë ndodhë që këta muskuj të ndahen dhe kjo quhet “diastasis recti”.

Indi lidhor i cili gjendet midis dy muskujve hollohet sa më shumë që rritet mitra e cila i shtyn përpara muskujt e barkut.

Pas lindjes, për shkak se muskujt e barkut akoma janë të dobët dhe të relaksuar, del përpara barkut indi dhjamor. Rrjedhimisht, në pjesën e poshtme të barkut varet teposhtë dhjami.

Ndarja e muskujve të barkut mund të jetë shumë pak e shprehur dhe pas lindjes vetvetiu rikthehet siç ka qenë përpara shtatzënisë.

Për ta parandaluar këtë problem përpiquni që ta mbani drejt pozitën e trupit. Nëse nuk e mbani trupin drejt, atëherë çrregullohet stabiliteti i muskujve.

dsc_3083

Ushtrimet trupore duhet t’i bëni në mënyrë korrekte; konsultohuni me ndonjë specialist të fitnesit dhe me mjekun se cilat ushtrime trupore janë të përshtatshme për ju.

Mos harroni se pesha trupore luan një rol shumë të madh në rritjen e rrezikut për ndarjen e muskujve.

Keni kujdes se si e mbani trupin gjatë aktiviteteve të përditshme. Për shembull, kur e shtyni karrocën derisa jeni në market, mos i angazhoni muskujt e duarve dhe të shpatullave, por mbani duart lirshëm në dorën e karrocës dhe shtyni karrocën duke i angazhuar muskujt e këmbëve dhe të vitheve.

Pra, përpiquni që t’i evitoni aktivitetet të cilat e rrisin presionin nga brenda që ushtrohet në muskujt e barkut. /Telegrafi/

61ip7safhbl-_sl1500_-1

The post Si ta evitoni barkun e varur pas lindjes? appeared first on Telegrafi.


Bebes për herë të parë i lanë flokët: Ky xhirim ka pushtuar tërë botën! (Video)

$
0
0

Asgjë nuk e ka penguar – as larja me shampon, as masazhi, as brusha, e aq më pak shpëlarja.

I ati Taveon Glenn me miqtë e vet ka ndarë në Facebook xhirimin e së bijës së lindur para pak ditësh, duke ia larë flokët infermierja.

Vogëlushja Amira Yvonne nga Dayton i Ohios, kënaqet shumë në këtë tretman.

Asgjë nuk i ka penguar – as shamponi, as masazhi, as brusha, e aq më pak shpëlarja.

Vogëlushja u bë sensacion interneti – nga e diela deri sot videoja e saj është shikuar nga më shumë se 33 milionë njerëz, transmeton Telegrafi.

/Telegrafi/

 

The post Bebes për herë të parë i lanë flokët: Ky xhirim ka pushtuar tërë botën! (Video) appeared first on Telegrafi.

I porsalinduri dhe gjumi: Si të mbijetosh gjatë javës së parë në shtëpi?

$
0
0

Ditët e para me një të porsalindur janë të mbushura me një sërë emocionesh. Dashuri, lot, frikë, gëzim dhe mirënjohje. Këto ditë mund të përfshijnë edhe disa ditë pa gjumë pasi që përpiqni të bëni një jetë si prind, duke u kujdesur për beben, për ushqimin e bebes, pelenat dhe të gjitha gjërat e panjohura që i sjell një i porsalindur.

Por, si të mbijetoni gjatë javës së parë kur është fjala për gjumë? Ku duhet të filloni të përpiqeni të themeloni shprehi të mira të gjumit? Këto këshilla të mëposhtme do t’ju ndihmojnë gjatë këtyre shtatë ditëve të para dhe më tej, transmeton Telegrafi.

Kohën e të qëndruarit zgjuar mbajeni më të shkurtër

Një i porsalindur flenë mesatarisht 18 orë në ditë. Kur janë zgjuar, ata munden të përballojnë vetëm periudha të shkurta kohore pa fjetur. Pra, keni kujdes se sa gjatë rrinë bebja zgjuar dhe përpiquni ta minimizoni atë kohë për jo më shumë se 45 minuta.

Kujdesuni për beben

Shumica e bebeve duan që t’ua lidhni pelenat ngushtë. Kujdesuni për to edhe me ninulla të ndryshme dhe përkundeni për të fjetur më lehtë.

Drita natyrale

Qysh nga fillimi ekspozimi i bebes në dritë natyrale gjatë kohës që është zgjuar mund t’ua mundësojë atyre të dallojnë gjumin e natës me atë të ditës. Për periudha gjumi dhe gjatë natës për ushqim, mbajeni dritën në minimum.

Ambienti i gjumit

Para se të lindë bebja dhe të fillojë lodhja, sigurohuni të keni një ambient të sigurt gjumi dhe shmangni çdo praktikë të pasigurt gjumi. Edukojeni veten dhe mbani mend rregullat e një gjumi të sigurt:

– Bebet duhet të flenë vetëm

– Bebet duhet të flenë të shtrira në shpinë

– Duhet të flenë në krevatin apo djepin e tyre

Mos u stresoni rreth shprehive të gjumit

Ditët dhe javët e para janë kryesisht rreth lidhjes emocionale me beben. Ndër këshillat më të rëndësishme që mund t’i merrni si prind, është të mos brengoseni për formimin e shprehive të këqija të gjumit.

Nëse flenë gjatë kohës që i ushqeni, kjo është në rregull. Nëse duhet t’i mbani në duar derisa të flenë, edhe kjo është në rregull. Bëni çfarëdo që të jetë nevoja që ta vëni beben në gjumi dhe pastaj flini edhe vet.

Kërkoni ndihmë nëse është nevoja…

‘Mbijetesa’ gjatë javës së parë me një të porsalindur mund të jetë një gjë e lodhshme, e veçanërisht për nënat që ende janë duke u rikuperuar nga lindja. Pra, është krejtësisht normale të formoni një ekip me burrin dhe me të tjerët, si dhe t’i ndani detyrat prindërore. Duhet ta keni parasysh se gjumi është hap shumë i rëndësishëm për rikuperim dhe patjetër se ju duhet ndihma e të tjerëve. /Telegrafi/

The post I porsalinduri dhe gjumi: Si të mbijetosh gjatë javës së parë në shtëpi? appeared first on Telegrafi.

Ç’duhet të bëni që t’ju lindë vajzë e ç’duhet të bëni t’ju lindë djalë

$
0
0

Për shumicën e prindërve të ardhshëm nuk është krejt njësoj gjinia e fëmijëve të tyre. Nëse edhe ju jeni ndër ata, provoni ndonjërën nga këto metoda të pazakonshme të ngjizjes vajzë apo djalë, të cilat premtojnë sukses.

Sipas statistikave, shanset që të bëheni me djalë apo me vajzë janë përafërsisht 50:50.

Mirëpo, nëse bash keni vendosur që vetë të planifikoni gjininë e fëmijës tuaj, atëherë nuk do të ishte keq që ta aplikoni metodat alternative dhe të provoni ndonjërën nga këto teknika për lindjen e bebes, sipas dëshirës.

Tabela kineze e gjinisë
Edhepse shkencëtarët e demantojnë një gjë të tillë, studimet kanë treguar se kjo tabelë në 50% të rasteve e tregon gjininë. Sipas saj, elementet e tokës, ajrit, zjarrit dhe ujit në shpirtin e prindit mund të ndikojnë në fatin dhe gjininë e fëmijës, ndërsa kalkulohet sipas moshës së nënës në periudhën e konceptimit.

shettles2

Metoda e dr. Landrum Shettles
Kjo metodë ka vlerën e saj shkencore, ndërsa dr. Shettles pohon se është e suksesshme në 80% të rasteve nëse çifti dëshiron mashkull, 75% nëse dëshiron femër. Kjo metodë themelohet në kurdisjen e seksit sipas ovulacionit, kështuqë, ata që dëshirojnë mashkull duhet të kenë seks në ditën e fillimit të ovulacionit ndërsa ata që dëshirojnë femër duhet të kenë seks 3-4 ditë para ovulacionit. Shettles pohon se metoda e tij është e saktë pasiqë gameta që përmban kromozomin X është më e ngadalshme në lëvizje mirëpo jeton më gjatë se kromozomi Y, i cili është jetëshkurtër dhe i shpejtë.

Ndikimi i ushqimit
Kjo metodë është duke fituar kritika pozitive nga prindërit e rinj, ndërsa themelohet në besimin se mënyra e të ushqyerit e nënës ndikon në gjininë e foshnjës pasiqë e ndryshon aciditetin pH të traktit riprodhues. Kromozomet Y mashkullore janë më të sukseshme në mjedis alkali, ndërsa ato X femërore dëshirojnë më tepër mjedis acidik. Kështuqë, nëse çifti dëshiron mashkull, nëna duhet të hajë më tepër mish, vezë, në përgjithësi ushqime që përmbajnë proteinë. Për femra, duhet të ushqeheni me ushqime të pasura me kalcium- andaj duhet të pini qumësht, të han peshk, sallatë të gjelbër…

mmm

Metoda 0+12
Këtë metodë e ka zbuluar një nënë australiane e cila ka patur gjashtë djem dhe ka shpresuar për vajzë. Pasiqë ka provuar metoda të ndryshme, ka provuar të bëjë seks saktësisht 12 orë pas ovulacionit. Ia ka dalur me vetëm një marrëdhënie të konceptojë vajzë. Pas disa viteve, kjo metodë është treguar të jetë 70% e suksesshme.

Rregullimi në një pozitë të caktuar
Kjo metodë themelohet në lëvizjen e shpejtë të spermatozoideve mashkullore ndaj atyre më të ngadalshme femërore. Aciditeti i vagjinës e rrezikon konceptimin, andaj ata që dëshirojnë që foshnja të jetë djalë duhet të rregullohen në pozita të tilla që mundësojnë penetrim të thellë gjatë ovulacionit. /Telegrafi/

The post Ç’duhet të bëni që t’ju lindë vajzë e ç’duhet të bëni t’ju lindë djalë appeared first on Telegrafi.

Shëndeti i bebes: UJI është shkaktari i mundshëm i zhvillimit të EKZEMËS

$
0
0

A ka bebja juaj ekzemë? Hulumtimi më i ri tregon që uji në shtëpinë tuaj është shkaktari i mundshëm i kësaj sëmundjeje të lëkurës…

Ekzema është sëmundje e lëkurës e cila tek fëmijët shfaqet zakonisht rreth muajit të gjashtë, transmeton Telegrafi.

Për këtë gjendje të lëkurës nuk ekziston ilaç preciz, mirëpo sipas studimit më të ri, të botuar në Revistën për alergji dhe imunologji klinike, uji i fortë (uji i cili përmban sasi të madhe të mineraleve të tretura, siç janë kalciumi dhe magnezi) mund të shtojë rrezikun e shfaqjes së ekzemave.

Shkencëtarët britanikë kanë studiuar 1.300 bebe dhe ujin në shtëpitë e tyre.

Atë që kanë zbuluar është që uji ka qenë i fortë dhe që rreziku për shfaqjen e ekzemave tek ato bebe ka qenë më i lartë për 87 për qind.

baby-eczema-rash-face

Studimi nuk është bërë vetëm për të zbuluar shkaktarët dhe veprimin e ekzemave, por edhe për të hulumtuar lidhshmërinë e ujit dhe ekzemave.

Ekzema shfaqet së pari në faqe, të cilat nisen të pezmatohen dhe të thahen. Lëkura mund të jetë e skuqur ose në lëkurën e pigmentuar paraqiten hije të purpurta, ngjyrë kafe ose edhe të bardhë. Mund të zhvillohet në ballë dhe lëkurë të kokës (skalp).

Krahas me rritjen e foshnjës, ekzema ka tendencë zhvillimi në trup dhe në duar nga ana e përparme e bërrylave dhe në këmbë prapa gjunjëve. Gjithashtu mund të paraqitet edhe rreth nyjeve të dorës dhe të këmbës.

Në fëmijëri të mëvonshme ekzema zakonisht më rrallë paraqitet në fytyrë, por puçrrat mund të paraqiten prapa veshëve dhe rreth syve. /Telegrafi/

The post Shëndeti i bebes: UJI është shkaktari i mundshëm i zhvillimit të EKZEMËS appeared first on Telegrafi.

Bebet, shpjegimi për gjumin e tyre të trazuar gjatë natës

$
0
0

Fatkeqësisht, gjumi i keq i foshnjave dhe i fëmijëve është një nga problemet më të mëdhenj që kalojnë prindërit. Por përse vogëlushët tanë kanë vështirësi në të fjetur? Përse zgjohen vazhdimisht, madje edhe çdo 30-45 minuta?

Sipas shumë pediatërve, fëmijët që veçanërisht janë aktivë gjatë ditës e kanë më të vështirë se fëmijët e tjerë, për të shkuar (për t’u dorëzuar) të flenë. Në përgjithësi, fëmijët nga 4 muaj dhe në vazhdim, kanë frikë të largohen nga fytyrat familjare, sidomos nga ajo e mamasë, por edhe nga jeta reale që fillojnë të njohin.

Ora e gjumit të mbrëmjes duhet shënuar sa më shumë të jetë e mundur nga disa sjellje të thjeshta dhe të zakonshme si për shembull të mbyllni grilën, të ndizni një dritë të zbehtë, të përshëndesni lodrat ose pelushët dhe të këndoni të njëjtën ninullë. Me fëmijët më të rritur, 12 muajsh e lart, mund të filloni t’i lexoni përralla të thjeshta: më mirë nëse janë të shkurtra, të ilustruara dhe jo shumë aventureske.

Një sjellje e mirë apo e zakonshme e të fjeturit, e mësuar që në vogëli, jep një rezultat të shkëlqyer. Nga mosha 3 vjeç dhe më pas vogëlushët mësojnë të shfletojnë vetë librat e tyre të preferuar dhe brenda 15 minutave, nëse i këndoni një ninullë, apo i tregoni një përrallë, ata do t’i drejtohen vetë krevatit dhe do të flenë të qetë për gjatë gjithë natës.

bebet-1

Përse disa fëmijë zgjohen në orar preciz, çdo 45 minuta?
Uria është një nga motivet më të shpeshta të rizgjimeve të natës tek foshnjat. Nëse e ushqeni fëmijën tuaj ende me gji, duhet të jeni e kujdesshme për të stimuluar ushqyerjen në mbrëmje. Për shembull, nëse shikoni se fëmija dembeloset dhe fillon ta zërë gjumi ndërkohë që është i uritur, gudulisi këmbët ose veshin ose i flisni në mënyrë që ta stimuloni, ta nxisni që të pijë më shumë qumësht. Por nëse ushqyerjen e fëmijës e bëni artificialisht, me biberon, mos ndoshta është më mirë që të komunikoni me pediatrin që të shtoni diçka në ushqyerje?

Në raste të tjera, rizgjimet periodike te të vegjlit varen nga vështirësia për të kaluar nga gjumi i lehtë në atë të thellë, shkruan Shqip. Në fragmente të ndryshme fëmijët zgjohen, hapin sytë, tremben dhe fillojnë të qajnë.

e569bd3e77799a37fbdd19c4b1f14098

Çfarë duhet të bëni?
Është shumë mirë që t’i mësoni që të vegjël që të flenë direkt në krevatin e tyre, jo në krah, përndryshe kur zgjohen kërkojnë menjëherë krahun e mamasë apo të babait. Nëse fëmija, mbi 7 muajsh, zgjohet shpesh natën, gjëja e parë që duhet të bëni është t’i flisni, duhet të dëgjojë zërin tuaj duke e thirrur, që të kuptojë se nuk e keni braktisur, jeni aty. Më pas përkëdheleni tek koka dhe mbajini duart duke i kënduar një ninullë.

Këshilla të vogla: nëse fëmija juaj është nga ata që zgjohen çdo 45 minuta, edhe pse është disi i rritur dhe ha mjaftueshëm sipas pediatrit, provoni të zgjidhni një objekt (një lodër të butë, një pelush që i pëlqen) dhe përdoreni si “shoqëruesin e gjumit”.

Psikologët thonë: zgjidhni një objekt tradicional apo një lodër që ka një domethënie të veçantë për fëmijën dhe që e shtyn atë të besojë. Nëse zgjohet dhe e gjen në krevat, pranë tij “shokun e gjumit”, është e mundur që fëmija do të flejë sërish pa thërritur mami dhe babi. /Telegrafi/

The post Bebet, shpjegimi për gjumin e tyre të trazuar gjatë natës appeared first on Telegrafi.

MË SHPEJT SE ÇDO TEST: Këto simptoma do të tregojnë a jeni shtatzënë SHUMË më herët se të kaloni menstruacionin e parë

$
0
0

Shikoni disa nga simptomat të cilat ju shfaqen në periudhën më të hershme. Nuk jeni të detyruara të prisni që t’ju vonohen menstruacionet, ekzistojnë edhe gjëra të tjera të cilat mund t’ju paralajmërojnë.

Më poshtë janë disa shenja që mund të tregojnë se jeni shtatzënë.

Dhimbje koke
Për shkak të lodhjes dhe problemeve të tjera të mëngjesit, dhimbjet e kokës janë të shpeshta tek femrat shtatzëne. Mund të jenë të lehta ose të forta.

Lodhja
Kjo është një nga shenjat e para të shtatzënisë. Mund të ndjeni lodhje të madhe dhe ju vjen shumë gjumë, veçanërisht mëngjeseve.

Urinim i shpeshtë
Do të filloni të urinoni më shpesh sesa zakonisht. Gjithashtu sasia e urinës do të rritet.

Neps
Mund të keni neps për disa ushqime. Nga ana tjetër, disa ushqime mund ti urreni sa ti shikoni. Vezët, qumështi dhe shpendët janë ushqimet që zakonisht femrat shtatzënë i urrejnë.

Hundë të zëna
Kjo është simptomë që zakonisht zgjat gjatë gjithë shtatzënisë. Zona e hundës dhe sinuseve është e bllokuar gjatë tërë kohës. Por zakonisht nuk ka mbledhje mukoze.

Ndryshime në gjoks
Shumë femra provojnë ndjeshmëri të madhe në zonën e gjoksit. Mund tu dhëmbin dhe janë të ndjeshëm kur i prekin. Gjithashtu, mund të fillojnë të rriten në masë.

shutterstock_155473340

Njolla gjaku
Edhe pasi jeni konceptuar, mund të keni perioda më pak se zakonisht. Por në fakt janë njolla. Ndodh kur embrioni është future në mitër.

Ndjeshmëri e lartë nuhatje
Do të filloni të nuhasni më mirë. Edhe aromat më të lehta mund t’ju duken shumë të forta. Kjo mund të ndodhë më së shumti me erërat e ushqimeve.

Lëvizje në zorrë
Shtatzënia ndonjëherë shkakton kapsllëk ose diarre.

Ndjeheni keq në mëngjes
Kjo nuk është shumë e shpeshtë, pasi kjo simptomë fillon zakonisht javën e gjashtë. Por disa femra mund ta provojnë ndjesinë e të vjellit dhe marrje mendsh, që në javën e tretë ose të katërt të shtatzënisë.

Ënjtje
Mund të provoni ënjtje tek duart dhe këmbët. Kaviljet dhe kyçet mund të enjten gjithashtu për shkak të rritjes së tensionit.

Gazra
Ky është një problem i shpeshtë, që ndikon femrat gjatë shtatzënisë. Zorrët prodhojnë më tepër gaz se zakonisht. Kjo mund të jetë e parehatshme,- por mundohuni ti lëshoni gazrat nga trupi.

Lëvizje humori
Rritja në qarkullimin e hormoneve mund të bëjë “kërdinë” me nervat dhe gjendjen tuaj shpirtërore. Do të përjetoni lëvizje të shumta humori. Femrat shtatzëna mund të kalojnë nga të lumtura në të mërzitura për pak minuta. /Telegrafi/

 

The post MË SHPEJT SE ÇDO TEST: Këto simptoma do të tregojnë a jeni shtatzënë SHUMË më herët se të kaloni menstruacionin e parë appeared first on Telegrafi.

Foshnja imiton në mënyrë të adhurueshme (Video)

$
0
0

Bebet janë imitues në lidhje me gjithçka që prindërit e tyre bëjnë.

Një vajzë e vogël ka dëshmuar në mënyrë të qartë pasionin e nënës së saj për celularin dhe këto biseda kanë një ndikim të dukshëm te fëmija.

Ulur në divan foshnja fillon të imitojë bisedën telefonike.

Por ndërsa “fjalët” që i dalin nga goja nuk thonë gjë, ajo thotë shumë me duar dhe gjeste.

The post Foshnja imiton në mënyrë të adhurueshme (Video) appeared first on Telegrafi.


Dalja e dhëmbëve të parë të bebes

$
0
0

Rreth muajve gjashtë, shtatë të jetës (mund të ndodhë më shpejt, ose më vonë, e rëndësishme është të mos humbet durimi) fillojnë të dalin dhëmbët e parë të foshnjave; zakonisht është incizivi qendror i poshtëm ai që del i pari dhe për nënat e baballarët përfaqëson gjithmonë një moment shumë emocionues.

Nëntëmbëdhjetë dhëmbët e tjerë, fillojnë të dalin njëri pas tjetrit derisa të dyja nofullat mbushen plotësisht.

Dalja e të gjithë dhëmbëve të qumështit përfundon rreth muajit të tetëmbëdhjetë. Në fazën e parë të daljes së dhëmbëve, bebja do të njihet me mrekullitë e përtypjes dhe thithjes, duke futur në gojë çfarëdo lloj sendi që ka në duar.

Për të shmangur futjen në gojë të sendeve të ashpra dhe plot mikrobe, qëroni karota dhe jepjani në dorë për të kruar dhëmbët. Nëse nuk keni karota, atëherë përdorni rrethin klasik që shitet në farmaci.

Me daljen e dhëmbëve, bebet do të zbulojnë shije të reja, por edhe nëse nuk duket shumë i interesuar mos e detyroni. Mund t’ia shuani kureshtjen me copa të vogla frutash dhe zarzavatesh, në mënyrë që të mësohet me shijet e reja. Kur i jepni copa shumë gjëra të vogla, qëndroni pranë, për të shmangur rrezikun e mbytjes.

MINOLTA DIGITAL CAMERA

Po ashtu, bebet duhet të pinë shumë ujë të freskët për të freskuar mishrat e dhëmbëve, si dhe për të zëvendësuar lëngjet e humbura me shtimin e sekrecioneve të pështymës.

Periudha dhe shqetësimet para dhe pas daljes së dhëmbit
Para daljes së dhëmbëve çdo fëmijë shfaq një shkallë të caktuar nervozizmi, gjë që shoqërohet edhe një gjendje të keqe të përgjithshme. Nuk duhet të mërziteni, sepse shqetësimet do të kalojnë shpejt. Të gjitha simptomat kalojnë pasi të dalë dhëmbi i parë. Dhimbjet më të zakonshme janë: jargë me shumicë, të kruara, fryrje dhe zbardhje të mukozave në pjesën e daljes së dhëmbëve. Ky është një fenomen i zakonshëm dhe nuk duhet të shqetësoheni.

Po ashtu në periudhën e daljes së kicave fillon skuqja dhe acarimi i lëkurës, kryesisht i mjekrës dhe qafës. Është një kundërveprim i përcaktuar si nga veprimi direkt i pështymës, ashtu edhe nga zakoni i bebes për të prekur fytyrën me duart e lagura me pështymë.

teething_baby_pictures

Dëshirë për të kafshuar
Papritur bebja duket sikur bëhet agresiv. Mos u frikësoni, sepse bëhet fjalë për një përpjekje për të ulur sikletin. Në këtë fazë ai kap çdo lloj objekti që gjen, e çon me tërbim në gojë dhe e kafshon me sa fuqi ka.

Temperatura
Shumë e zakonshme është rritja e papritur e temperaturës, në mungesë të shenjave të qarta të sëmundjeve të ndryshme, për shembull grip, ftohje etj. Ende nuk është zbuluar arsyeja se përse rritet temperatura kur bebes fillojnë t’i dalin dhëmbët.

Shqetësimet gastrointestinale
Diarreja është një simptomë që mund të shoqërojë daljen e dhëmbëve te fëmijët. Gjithsesi, nëse fëmija ka temperaturë ose diarre, mos ia hidhni fajin vetëm dhëmbëve. Në të tilla situata është mirë që ta vizitoni te pediatri për të shmangur rrezikun e kalimit të ndonjë sëmundjeje të vërtetë.

Të vjellat
Zakonisht është një reagim që shkaktohet nga vetë fëmija, i cili në përpjekje për të zbutur dhimbjen e mishrave të dhëmbëve, i fut vazhdimisht duart në gojë. Por nëse kjo gjë përsëritet shpesh gjatë ditës, atëherë fëmija duhet vizituar te pediatri.

The post Dalja e dhëmbëve të parë të bebes appeared first on Telegrafi.

Dehidratimi gjatë shtatzënisë mund të jetë problem serioz

$
0
0

Fillimi i shtatzënisë mund të shkaktojë shfaqjen e shumë simptomave për shkak të ndryshimeve të cilat ndodhin në trup.

Ndikimi i ndryshimeve të hormoneve shkakton disa ndryshime në trupin e femrës dhe mund të zgjasin gjatë tërë shtatzënisë, sepse njëra ndër ato ndryshme mund të jetë dehidratimi, transmeton Telegrafi.

Dehidratimi në shtatzëni mund të shkaktojë shumë probleme të rrezikshme shëndetësore te shtatzënat. Problemet serioze shëndetësore, të shkaktuara nga dehidratimi, mund të ndikojnë tek fëmija në barkun e nënës, duke shkaktuar procesin e panatyrshëm të lindjes.

Për t’u shmangur dehidratimi, shtatzënat duhet patjetër trupin e tyre t’ia përshtatin gjendjes së re, duke bërë jetë të shëndetshme, transmeton Telegrafi.

Dehidrimi shfaqet kur trupi ynë mbetet pa lëngje, ndërsa kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme nëse kemi imuniteti të dobësuar. Qëllimi kryesor në eliminimin e problemit të dehidrimit është që sa më parë të zëvendësoni lëngjet, kripërat dhe mineralet të cilat kanë humbur për shkak të diarresë.

Të vjellat dhe diarreja janë dy shkaqet më të shpeshta të dehidrimit. Shkaktari mund të jetë edhe djersitja e shtuar, ndërsa shfaqet kur trupit dëshiron të ftohet në mënyrë të pavarur.

Arsyet për djersitjen e shtuar dhe të sforcuar mund të jenë të ndryshme, ndërsa kryesisht në pyetje është temperatura e rritur. Për këtë arsye tek sëmundjet rekomandohet konsumimi më i madh i lëngjeve. Kështu rreziku nga dehidrimi ulet në minimum.

The pregnant woman with a strong toxicosis sitting in bathroom

Dehidrimin do ta njihni përmes kokëdhimbjes së madhe, lëkurës dhe buzëve të thata, me djersitjen e reduktuar, temperaturën e rritur trupore, lodhjen dhe të përzierat/të vjellat.

Urina e verdhë e errët, si dhe era keqe, mund të jenë simptoma dehidrimi, edhe pse vitaminat që shtatzënat konsumojnë mund të jenë arsye për këtë paraqitje.

Simptomat e përmendura më lartë janë shenja dehidrimi, ku kjo gjendje shumë shpejt mund të shpie tek anomalitë serioze, komplikimet në shtatzëni por madje edhe në lindje të parakohshme.

Mënyra më e mirë që të parandaloni dehidrimin është konsumimi i sasisë së rekomanduar të ujit. Minimumi optimal se sa duhet të pijë ujë shtatzëna gjatë ditës është 1.8 deri në 2.5 l, por edhe më shumë nëse është nevoja.

Shmangni kafeinën, lëngjet e ëmbla dhe çajërat të cilat stimulojnë lagjen. Më së miri pini ujë të pastër, në të cilin ndonjëherë mund të shtrydhni limon apo portokall.

Dehidrimi në fillim nuk është aq i rrezikshëm, parandalohet lehtë, por nëse nuk shërohet me kalimin e kohës kalon në formë më të rëndë. Forma e tillë e dehidrimit mund të çojë deri te alivanosja, koma, dështimi i organeve dhe në formën më të rëndë edhe deri te vdekja.

Në muajt e parë mund të përkeqësojë neverinë e mëngjesit, kokëdhembja mund të shpie në migrenë të fortë, mund të ndiheni të rraskapitur dhe të lodhur, por edhe mund të ju bie, të fikët.

Në tremujorin e dytë dhe të tretë, dehidrimi mund të shkaktojë shtimin e kontraktimeve të cilat mund të shpijnë në lindjen e parakohshme. Gjithashtu, dehidrimi mund të shkaktojë ngritje të temperaturës, ngërçe në muskuj, marramendje… /Telegrafi/

The post Dehidratimi gjatë shtatzënisë mund të jetë problem serioz appeared first on Telegrafi.

Nëse keni urth gjatë shtatzënisë, a do të thotë se do të lindni bebe me shumë flokë?

$
0
0

A keni urth (thartirë të shtuar) tash kur jeni shtatzënë? Nëse po, krahas këshillave që merrni nga të tjerët se si ta evitoni thartirën, do të ketë shumë njerëz që do t’ju thonë se do të lindni një bebe me shumë flokë.

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër

Biseda bëhet akoma më e këndshme dhe komike nëse burri juaj është tullac ose ka fare pak flokë!

A ka lidhshmëri midis urthit dhe volumit të flokëve të bebes? A është kjo e vërtetë apo është vetëm një mit?

Studiuesit në Universitetin Johns Hopkins e bënë një hulumtim për ta studiuar lidhjen e mundshme midis thartirës së shtuar të gruas shtatzënë dhe flokëve të bebes.

Për çudi u pa se kishte lidhshmëri!

hairy_baby

Ky studim u botua në revistën Birth. U përfshinë 64 shtatzëna, 78% prej të cilave raportuan se kishin urth.

Ato u përcollën gjatë gjithë shtatzënisë dhe pas lindjes hulumtuesve iu dhanë fotografitë e bebeve të porsalindura të cilët e kishin një metodë për ta hulumtuar vëllimin e flokëve.

Si rezultat 23 nga 28 shtatzëna që kishin urthi të moderuar ose shumë të shprehur, lindën fëmijë me volum të flokëve mbi mesatare. Ndërkohë, 10 nga 12 shtatzëna të cilat nuk kishin fare urth, lindën bebe tullace ose me shumë pak flokë.

Me sa duket ky nuk është efekt i thjeshtë shkak-pasojë, pra nuk janë flokët e bebes fajtor për thartirën tuaj, por kjo ka të bëjë me nivelin e shtuar të hormoneve të shtatzënisë që e relaksojnë sfinkterin e ezofagut dhe i mundësojnë thartirës që të del nga lukthi.

Mendohet se po këto hormone të shtatzënisë ndikojnë në volumin e flokëve të bebes. /Telegrafi/

The post Nëse keni urth gjatë shtatzënisë, a do të thotë se do të lindni bebe me shumë flokë? appeared first on Telegrafi.

Fëmijët e vegjël të familjes, janë më qesharakë

$
0
0

A keni një vëlla apo motër më të vogël dhe gjithmonë mendoni se pse ata marrin trajtim më të mirë se ju?

Epo, shkenca mund ta ketë zbuluar se pse ndodh kjo. Është për shkak se ata janë më qesharakët e familjes.

Shkencëtarët thonë se koha rendi i lindjes në familjen tuaj, e formon personalitetin.

Fëmijët më të vegjël janë më qesharak dhe e marrin jetën me më lehtësi, ndërsa fëmijët e mëdhenj e kanë më të lartë sensin e përgjegjësisë dhe janë më të orientuar kah familja, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

The post Fëmijët e vegjël të familjes, janë më qesharakë appeared first on Telegrafi.

Ushtrimet e frymëmarrjes për lindje të lehtë

$
0
0

Me ushtrimet e teknikës së frymëmarrjes filloni shumë më herët para lindjes, ato do t’ju bëhen të natyrshme dhe do të dini si t’i aplikoni kur të fillojnë dhembjet e lindjes.

Frymëmarrja ritmike kur keni dhembje të lindjes dhe gjatë lindjes do të shtojë qarkullimin e oksigjeni për ju dhe beben.

Do të jeni krenare me vetveten, kur të shihni se si jeni përballur me lindjen, tranmseton Telegrafi.

Kur të mësoni se çka ju ndodh kur humbni kontrollin ndaj frymëmarrjes mund t’ju ndihmojë që të kuptoni përse janë të mira për lindje këto ushtrime.

P.sh., kur jeni e frikësuar apo e tendosur frymëmarrja bëhet e cekët dhe e shpejtë, supet ju janë të nxjerra përpara, veshët, qafa dhe supet janë të tendosura.

Nëse ju kaplon paniku, filloni të merrni shpejt frymë. Në gjendjen e tillë ulet sasia e oksigjenit, e nevojshme për ju dhe për beben tuaj, Ndërkaq ju filloni të ndiheni sikur jeni jashtë kontrolli dhe do të humbni forcën.

Frymëmarrja ritmike do t’ju ndihmojë shumë në lehtësimin e lindjes.

Relaxation-Breathing-Techniques-During-Labour

Teknika frymëmarrjeje për dhimbjet

Mbyllni sytë për një moment dhe përqendrohuni tek frymëmarrja juaj. Shikoni sa ritmike është ajo. Mbushuni me frymë e bëni një pushim të shkurtër, para se të nxirrni frymën jashtë.

Frymënxjerrja duhet të zgjasë gati tre herë më shumë dhe të jetë e thellë si frymëmarrje – deri sa mushkëritë të jenë “bosh”. Kjo arrihet më mirë nëse nxirret fryma duke nxjerrë tinguj, p.sh. nëse artikulohet një A me zë të thellë. Para se të mbusheni përsëri me frymë, bëni përsëri një pushim të shkurtër.

Gjatë dhimbjeve është e rëndësishme që frymëmarrja të qëndrojë e njëtrajtshme. Duhet të përpiqeni të shmangni që frymëmarrja gjatë dhimbjeve shumë të forta të bëhet sipërfaqësore, jo e thellë. Përpiquni të merrni frymë me hundë e ta nxirrni me gojë. Goja duhet të qëndrojë e lirë dhe e qetë ndërsa nxirrni frymën. Gjatë dhimbjeve pini pak ujë që të mos thahet goja.

Nuk është dhe aq e thjeshtë të merret frymë rregullisht dhe gjatë frymënxjerrjes të qetësohesh, kur ndihen dhimbje të forta, kur je e lodhur dhe ke ndjesinë se dhimbjet zgjatën përjetësisht.

Në fazën e dytë të dhimbjeve (faza e lindjes) është momenti për të sjellë fëmijën në jetë. Do të ishte më mirë nëse merrni frymë thellë menjëherë sa fillojnë dhimbjet dhe gjatë shtytjes, të nxirrni frymën ngadalë me një ffffff: kjo lehtëson.

Në këtë mënyrë lehtësoni edhe fytin dhe mbani një ritëm të shëndetshëm të frymëmarrjes, që nga ana e vet e bën më efektive shtytjen.

Nuk është ide e mirë që të mbani frymën dhe të shtyni sa më shumë që të jetë e mundur. Kështu i hiqni oksigjenin si vetes ashtu edhe bebit si dhe lodheni më shpejt. /Telegrafi/

The post Ushtrimet e frymëmarrjes për lindje të lehtë appeared first on Telegrafi.

Si ta evitoni thartirën e shtuar gjatë shtatzënisë?

$
0
0

Gratë shtatzëna ankohen shpesh për thartirën e shtuar e cila iu shkakton djegie prapa dërrasës së gjoksit e deri te fyti. Kjo shkaktohet nga ndryshimet hormonale dhe fizike të cilat ndodhin në trupin tuaj.

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725

Gjatë shtatzënisë placenta prodhon hormonin progesteron i cili e relakson muskulin e mitrës, por njëkohësisht e relakson edhe muskulin sfinkter i cili shërben si valvulë midis ezofagut dhe lukthit.

Për këtë arsye ky sfinkter nuk mund ta kryejë funksionin e vet dhe i bëhet e mundur thartirës së lukthit që të kthehet në ezofag.

Kjo thartirë e shkakton atë ndjenjën e pakëndshme të djegies.

Te shumica e shtatzënave fillon të shfaqet në gjysmën e dytë të shtatzënisë dhe vazhdon deri sa të lind bebja.

attractive pregnant woman eating vegetables on sofa

Për ta evituar thartirën:

– hani shpesh dhe në racione të vogla e jo dy ose tri herë në ditë
– mos i hani ushqimet që ju shkaktojnë thartirë
– pas bukës mos u shtrini menjëherë, por pritni së paku një orë

Barnat antacide konsiderohen të sigurta dhe mund të merren gjatë shtatzënisë, por konsultohuni me mjekun tuaj para se t’i merrni, sepse mund të kenë shumë natrium i cili bën që të grumbullohet uji në trupin tuaj.

Nëse ky problem vazhdon edhe më tutje dhe është shumë i theksuar, mjeku mund t’ju përshkruajë supresantë të aciditetit si ranitidina ose omeprazoli. /Telegrafi/

walnuts-lp-684x920kk

 

The post Si ta evitoni thartirën e shtuar gjatë shtatzënisë? appeared first on Telegrafi.

Mbrojeni beben: Dy gjëra të papritura të cilat do të duhej t’i shmangnin nënat e ardhshme

$
0
0

Secila shtatzënë do të bëjë çdo gjë për të nxitur zhvillimin e bebes së vet, mirëpo nga mosdija mbase mund t’i bëjë disa gjëra të cilat mund t’i bëjnë dëm fëmijës…

Po ju tregojnë dy gjëra të rëndësishme të papritura të cilat do të duhej t’i bëni nëse jenë shtatzënë, transmeton Telegrafi.

Mos prekni llogaritë fiskale

Letrat terminale të cilat përdoren në arkat fiskale, makinat e faksit dhe aparatet e ngjashme përmbajnë Bisfenol A (BPA), janë materie të rrezikshme të cilat lehtë absorbohen nëpërmjet lëkurës dhe çrregullojnë sistemin endokrin.

Sipas studimeve të ndryshme, ekspozimi i fetusit ndaj kësaj materie mund të çrregullojë zhvillimin e bebes, të rrezikojë zhvillimin e saj, si edhe të krijojë probleme në sjellje, por edhe të shkaktojë astmën dhe kancerin e gjirit në jetën në vazhdim.

Pregnant-woman

BPA-ja gjithashtu ka të bëjë me rrezikun e dështimit të fetusit, ndërsa ekspertët e njohur BPA-në e konsiderojnë shkaktare edhe për shfaqjen e autizmit. Prandaj, nëse keni nevojë për ndonjë llogari të tillë, mos e kapni me dorë, por edhe nëse e keni bërë tashmë këtë gjë, luteni shitësin që t’jua vërë në çantë.

Llogaritë mos i ruani në kuletë. Patjetër lani duart pasi t’i keni pasur në dorë llogaritë dhe paratë, posaçërisht para ngrënies.

Fshini pluhurin me kujdes

Një studim ka identifikuar 35 ndotës në mostrat e testuara të pluhurit, duke përfshirë alkil fenolet të cilat lidhen me zhvillimin e ndryshueshëm seksual, pastaj bashkimet organokalaje për të cilat dyshohet që ndikojnë në zhvillimin e trurit, kimikalet e perfluorovuara, pesticidet dhe ftalatet.

Për këtë arsye, për të qenë të sigurta, eliminoni këto rreziqe – pastroni pluhurin me thithëse elektrike, ndërkaq mobiliet fshini me leckë prej mikrofibrave apo me leckë të lagësht dhe me kujdes ndërrojani filtrat thithëses së pluhurit. /Telegrafi/

The post Mbrojeni beben: Dy gjëra të papritura të cilat do të duhej t’i shmangnin nënat e ardhshme appeared first on Telegrafi.


A mund të mbetni shtatzënë nga lëngu para ejakulimit?

$
0
0

Nëse jeni aktiv seksualisht, mund ta keni pyetur veten ndonjëherë: A mund të mbetem shtatzënë nga lëngu para ejakulimit? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, fillimisht duhet ta dini çfarë është ky lëng.

Lëngu para-ejakulimit apo lëngu para-ejakulues, vërehet gjatë ereksionit në majën e penisit dhe është i pastër si kristal – edhe pse kjo dukuri mund të mos jetë e njëjtë te të gjithë meshkujt. Qëllimi i këtij lëngu është të ndihmojë në neutralizimin e ambientit acidik të ureterit, e gjithashtu t’i ofrojë mbrojtje spermës që udhëton përmes, transmeton Telegrafi.

Ky lëng nuk përmban spermë, që do të thotë se vet lëngu nuk mund t’ju lë shtatzënë. Sidoqoftë, nëse ndonjë spermë ka ‘mbetur pas’ në uretër nga ndonjë ejakulim i mëhershëm, ai mund të vijë në kontakt me lëngun. Pra, sperma e mbetur nga ejakulimi i mëhershëm mund të del bashkë me lëngun para-ejakulues dhe të futet në trupin e femrës.

Ky është rasti më i mundshëm kur seksi vagjinal pa mbrojtje mund të shpijë në shtatzëni. Posa të futet sperma në vagjinë, ajo e fekondon qelizën vezë, qoftë edhe nëse mashkulli e ka hequr penisin nga vagjina para se të ejakulojë. /Telegrafi/

The post A mund të mbetni shtatzënë nga lëngu para ejakulimit? appeared first on Telegrafi.

A është i sigurt të bëni SEKS gjatë SHTATZËNISË?

$
0
0

Shumë shtatzëna, por edhe partnerët e tyre, nuk janë të sigurt a mund ta rrezikojë beben marrëdhënia seksuale. Ja çfarë thonë për këtë mjekët.

Kur ngelen shtatzënë, femrat do të bëjnë çdo gjë që të mos lejojnë që bebeve të tyre t’u ndodhë diçka e keqe. Mirëpo, a nënkupton kjo që edhe seksi është aktivitet i rrezikshëm? – transmeton Telegrafi.

Nëse i pyesni mjekët, ata do t’ju thonë që derisa të ekzistojë dëshira për seks, shtatzënia nuk do të duhej të paraqiste pengesë për t’u kënaqur, sepse nuk dëmton as nënën, as beben.

Aq më tepër, shumica e damave kanë vërejtur që marrëdhënia seksuale në këtë periudhë u ka krijuar orgazma më të fuqishme se kurrë më parë.

Nga ana tjetër, ekzistojnë shtatzëna të cilave fare nuk u pëlqen seksi gjatë tërë shtatzënisë. Edhe kjo nuk është asgjë jonormale, edhe ato do të duhej t’i plotësonin nevojat e veta.

Duke bërë dashuri gjatë shtatzënisë rritet intimiteti i çiftit dhe mund edhe të bëhet një eksperiencë e dobishme dhe emocionuese.1.1997986

Shumë shpesh një çift e minimizon marrëdhënien ndërsa gruaja është shtatzënë dhe kontaktet midis dy partnerëve kufizohen te puthjet dhe përqafimet, pa kaluar në aktivitetin e plotë.

Shumë çifte kanë frikë se i shkaktojnë probleme fëmijës së palindur, ndërsa nënat shmangin disa lloj përvojash, në mënyrë që të pakësojnë dëshirën e tyre.

Në fakt, nuk ka asnjë kundërudhëzim për të kryer marrëdhënie gjatë shtatzënisë, vetëm nëse është mjeku ai që e ndalon, e në disa raste të veçanta, të tilla si; një shtatzëni me rrezik të lartë apo shëndet i dobët i nënës së ardhshme.

Në fakt, akti nuk dëmton as fetusin as nënën dhe e bën të mundur që një çift të forcojë dhe rrisë lidhjen përmes zbulimit të ndjesive të reja dhe të paprovuara më parë.

Të bësh dashuri me një bark të madh mund të jetë moment eksitimi dhe ekstaze, me gruan që arrin të ndjejë emocione të amplifikuar dhe shumë më të thella se normalisht.

Seksi gjatë shtatzënisë gjithashtu ka përfitime nga pikëpamja e shëndetit, si edhe zvogëlon rrezikun e lindjes së parakohshme. /Telegrafi/

sexduringpregnancy

The post A është i sigurt të bëni SEKS gjatë SHTATZËNISË? appeared first on Telegrafi.

Dehidratimi gjatë shtatzënisë mund të jetë problem serioz

$
0
0

Fillimi i shtatzënisë mund të shkaktojë shfaqjen e shumë simptomave për shkak të ndryshimeve të cilat ndodhin në trup.

Ndikimi i ndryshimeve të hormoneve shkakton disa ndryshime në trupin e femrës dhe mund të zgjasin gjatë tërë shtatzënisë, sepse njëra ndër ato ndryshme mund të jetë dehidratimi, transmeton Telegrafi.

Dehidratimi në shtatzëni mund të shkaktojë shumë probleme të rrezikshme shëndetësore te shtatzënat. Problemet serioze shëndetësore, të shkaktuara nga dehidratimi, mund të ndikojnë tek fëmija në barkun e nënës, duke shkaktuar procesin e panatyrshëm të lindjes.

Për t’u shmangur dehidratimi, shtatzënat duhet patjetër trupin e tyre t’ia përshtatin gjendjes së re, duke bërë jetë të shëndetshme, transmeton Telegrafi.

Dehidrimi shfaqet kur trupi ynë mbetet pa lëngje, ndërsa kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme nëse kemi imuniteti të dobësuar. Qëllimi kryesor në eliminimin e problemit të dehidrimit është që sa më parë të zëvendësoni lëngjet, kripërat dhe mineralet të cilat kanë humbur për shkak të diarresë.

Të vjellat dhe diarreja janë dy shkaqet më të shpeshta të dehidrimit. Shkaktari mund të jetë edhe djersitja e shtuar, ndërsa shfaqet kur trupit dëshiron të ftohet në mënyrë të pavarur.

Arsyet për djersitjen e shtuar dhe të sforcuar mund të jenë të ndryshme, ndërsa kryesisht në pyetje është temperatura e rritur. Për këtë arsye tek sëmundjet rekomandohet konsumimi më i madh i lëngjeve. Kështu rreziku nga dehidrimi ulet në minimum.

The pregnant woman with a strong toxicosis sitting in bathroom

Dehidrimin do ta njihni përmes kokëdhimbjes së madhe, lëkurës dhe buzëve të thata, me djersitjen e reduktuar, temperaturën e rritur trupore, lodhjen dhe të përzierat/të vjellat.

Urina e verdhë e errët, si dhe era keqe, mund të jenë simptoma dehidrimi, edhe pse vitaminat që shtatzënat konsumojnë mund të jenë arsye për këtë paraqitje.

Simptomat e përmendura më lartë janë shenja dehidrimi, ku kjo gjendje shumë shpejt mund të shpie tek anomalitë serioze, komplikimet në shtatzëni por madje edhe në lindje të parakohshme.

Mënyra më e mirë që të parandaloni dehidrimin është konsumimi i sasisë së rekomanduar të ujit. Minimumi optimal se sa duhet të pijë ujë shtatzëna gjatë ditës është 1.8 deri në 2.5 l, por edhe më shumë nëse është nevoja.

Shmangni kafeinën, lëngjet e ëmbla dhe çajërat të cilat stimulojnë lagjen. Më së miri pini ujë të pastër, në të cilin ndonjëherë mund të shtrydhni limon apo portokall.

Dehidrimi në fillim nuk është aq i rrezikshëm, parandalohet lehtë, por nëse nuk shërohet me kalimin e kohës kalon në formë më të rëndë. Forma e tillë e dehidrimit mund të çojë deri te alivanosja, koma, dështimi i organeve dhe në formën më të rëndë edhe deri te vdekja.

Në muajt e parë mund të përkeqësojë neverinë e mëngjesit, kokëdhembja mund të shpie në migrenë të fortë, mund të ndiheni të rraskapitur dhe të lodhur, por edhe mund të ju bie, të fikët.

Në tremujorin e dytë dhe të tretë, dehidrimi mund të shkaktojë shtimin e kontraktimeve të cilat mund të shpijnë në lindjen e parakohshme. Gjithashtu, dehidrimi mund të shkaktojë ngritje të temperaturës, ngërçe në muskuj, marramendje… /Telegrafi/

The post Dehidratimi gjatë shtatzënisë mund të jetë problem serioz appeared first on Telegrafi.

Ushtrimet e frymëmarrjes për lindje të lehtë

$
0
0

Me ushtrimet e teknikës së frymëmarrjes filloni shumë më herët para lindjes, ato do t’ju bëhen të natyrshme dhe do të dini si t’i aplikoni kur të fillojnë dhembjet e lindjes.

Frymëmarrja ritmike kur keni dhembje të lindjes dhe gjatë lindjes do të shtojë qarkullimin e oksigjeni për ju dhe beben.

Do të jeni krenare me vetveten, kur të shihni se si jeni përballur me lindjen, tranmseton Telegrafi.

Kur të mësoni se çka ju ndodh kur humbni kontrollin ndaj frymëmarrjes mund t’ju ndihmojë që të kuptoni përse janë të mira për lindje këto ushtrime.

P.sh., kur jeni e frikësuar apo e tendosur frymëmarrja bëhet e cekët dhe e shpejtë, supet ju janë të nxjerra përpara, veshët, qafa dhe supet janë të tendosura.

Nëse ju kaplon paniku, filloni të merrni shpejt frymë. Në gjendjen e tillë ulet sasia e oksigjenit, e nevojshme për ju dhe për beben tuaj, Ndërkaq ju filloni të ndiheni sikur jeni jashtë kontrolli dhe do të humbni forcën.

Frymëmarrja ritmike do t’ju ndihmojë shumë në lehtësimin e lindjes.

Relaxation-Breathing-Techniques-During-Labour

Teknika frymëmarrjeje për dhimbjet

Mbyllni sytë për një moment dhe përqendrohuni tek frymëmarrja juaj. Shikoni sa ritmike është ajo. Mbushuni me frymë e bëni një pushim të shkurtër, para se të nxirrni frymën jashtë.

Frymënxjerrja duhet të zgjasë gati tre herë më shumë dhe të jetë e thellë si frymëmarrje – deri sa mushkëritë të jenë “bosh”. Kjo arrihet më mirë nëse nxirret fryma duke nxjerrë tinguj, p.sh. nëse artikulohet një A me zë të thellë. Para se të mbusheni përsëri me frymë, bëni përsëri një pushim të shkurtër.

Gjatë dhimbjeve është e rëndësishme që frymëmarrja të qëndrojë e njëtrajtshme. Duhet të përpiqeni të shmangni që frymëmarrja gjatë dhimbjeve shumë të forta të bëhet sipërfaqësore, jo e thellë. Përpiquni të merrni frymë me hundë e ta nxirrni me gojë. Goja duhet të qëndrojë e lirë dhe e qetë ndërsa nxirrni frymën. Gjatë dhimbjeve pini pak ujë që të mos thahet goja.

Nuk është dhe aq e thjeshtë të merret frymë rregullisht dhe gjatë frymënxjerrjes të qetësohesh, kur ndihen dhimbje të forta, kur je e lodhur dhe ke ndjesinë se dhimbjet zgjatën përjetësisht.

Në fazën e dytë të dhimbjeve (faza e lindjes) është momenti për të sjellë fëmijën në jetë. Do të ishte më mirë nëse merrni frymë thellë menjëherë sa fillojnë dhimbjet dhe gjatë shtytjes, të nxirrni frymën ngadalë me një ffffff: kjo lehtëson.

Në këtë mënyrë lehtësoni edhe fytin dhe mbani një ritëm të shëndetshëm të frymëmarrjes, që nga ana e vet e bën më efektive shtytjen.

Nuk është ide e mirë që të mbani frymën dhe të shtyni sa më shumë që të jetë e mundur. Kështu i hiqni oksigjenin si vetes ashtu edhe bebit si dhe lodheni më shpejt. /Telegrafi/

The post Ushtrimet e frymëmarrjes për lindje të lehtë appeared first on Telegrafi.

Mbrojeni beben: Dy gjëra të papritura të cilat do të duhej t’i shmangnin nënat e ardhshme

$
0
0

Secila shtatzënë do të bëjë çdo gjë për të nxitur zhvillimin e bebes së vet, mirëpo nga mosdija mbase mund t’i bëjë disa gjëra të cilat mund t’i bëjnë dëm fëmijës…

Po ju tregojnë dy gjëra të rëndësishme të papritura të cilat do të duhej t’i bëni nëse jenë shtatzënë, transmeton Telegrafi.

Mos prekni llogaritë fiskale

Letrat terminale të cilat përdoren në arkat fiskale, makinat e faksit dhe aparatet e ngjashme përmbajnë Bisfenol A (BPA), janë materie të rrezikshme të cilat lehtë absorbohen nëpërmjet lëkurës dhe çrregullojnë sistemin endokrin.

Sipas studimeve të ndryshme, ekspozimi i fetusit ndaj kësaj materie mund të çrregullojë zhvillimin e bebes, të rrezikojë zhvillimin e saj, si edhe të krijojë probleme në sjellje, por edhe të shkaktojë astmën dhe kancerin e gjirit në jetën në vazhdim.

Pregnant-woman

BPA-ja gjithashtu ka të bëjë me rrezikun e dështimit të fetusit, ndërsa ekspertët e njohur BPA-në e konsiderojnë shkaktare edhe për shfaqjen e autizmit. Prandaj, nëse keni nevojë për ndonjë llogari të tillë, mos e kapni me dorë, por edhe nëse e keni bërë tashmë këtë gjë, luteni shitësin që t’jua vërë në çantë.

Llogaritë mos i ruani në kuletë. Patjetër lani duart pasi t’i keni pasur në dorë llogaritë dhe paratë, posaçërisht para ngrënies.

Fshini pluhurin me kujdes

Një studim ka identifikuar 35 ndotës në mostrat e testuara të pluhurit, duke përfshirë alkil fenolet të cilat lidhen me zhvillimin e ndryshueshëm seksual, pastaj bashkimet organokalaje për të cilat dyshohet që ndikojnë në zhvillimin e trurit, kimikalet e perfluorovuara, pesticidet dhe ftalatet.

Për këtë arsye, për të qenë të sigurta, eliminoni këto rreziqe – pastroni pluhurin me thithëse elektrike, ndërkaq mobiliet fshini me leckë prej mikrofibrave apo me leckë të lagësht dhe me kujdes ndërrojani filtrat thithëses së pluhurit. /Telegrafi/

The post Mbrojeni beben: Dy gjëra të papritura të cilat do të duhej t’i shmangnin nënat e ardhshme appeared first on Telegrafi.

Viewing all 1318 articles
Browse latest View live


Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>