Quantcast
Channel: Bebja – Telegrafi
Viewing all 1315 articles
Browse latest View live

Çka të hani e çka jo për t’i rritur shanset e shtatzënisë

$
0
0

Përderisa disa çifte shumë lehtë bëhen me fëmijë, disa çifte provojnë me vite të tëra dhe me vështirësi arrijnë deri te shtatzënia.

Ekzistojnë shumë mite rreth asaj se çfarë duhet të bëjnë femrat dhe meshkujt për t’i rritur shanset e ngjizjes, por një studim ka zbuluar se edhe mënyra si ushqeheni ka ndikim të madh, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit e Harvardit, pas eksperimenteve të ndryshme, kanë konstatuar se për të pasur shanse maksimale të shtatzënisë, edhe femra edhe mashkulli duhet të konsumojnë shumë peshq, tërshërë, pemë dhe perime.

Këto ushqime e rrisin sterilitetin e femrave dhe e përmirësojnë kualitetin e spermës te meshkujt.

Çfarë duhet të hanë femrat:

– Salmon
– Arra dhe fara
– Spinaq
– Fasule
– Pemë dhe perime

Çfarë duhet të hanë meshkujt:

– Çokollatë të zezë
– Fruta citrikë
– Peshk
– Pulë

Sa i përket asaj se çfarë duhet të shmangin dy gjinitë, ekspertët rekomandojnë që t’i kufizoni ushqimet e përpunuara, etj. /Telegrafi/

The post Çka të hani e çka jo për t’i rritur shanset e shtatzënisë appeared first on Telegrafi.


Rëndësia e ushqimit dhe ushtrimeve gjatë shtatzënisë (+ video)

$
0
0

Kujdesi gjatë shtatzënisë asnjëherë nuk është i tepërt në çdo aspekt, e veçanërisht kur jemi te ushqimi dhe ushtrimet fizike si dhe përkujdesja në përgjithësi për trupin.

Shëndeti i bebes varet direkt nga shëndeti i nënës, andaj edhe është shumë e rëndësishme që gratë shtatzëna t’i kushtojnë rëndësi ushqimeve që konsumojnë, të kenë aktivitete fizike e përkujdesje të mirë për trupin.

E, për ta arritur ketë, gjinekologia Edibe Borovci, nga Klinika Amerikane – Dr. Behar Kusari, rekomandon që mënyra e ushqimit duhet të përfshijë ushqime të pasura me fibra, kripëra minerale, vitamin, proteina dhe karbohidrate.

Të gjitha këto substanca ndikojnë në ruajtjen e shëndetit të gruas dhe zhvillimin normal të fetusit.

Përveç kujdesit ndaj ushqimeve të shëndetshme gjatë shtatzënisë janë edhe disa ushqime konkrete që duhet të keni kujdes, janë ato që mund të kenë reaksione alergjike.

“Alergjitë më të shpeshta janë ato medikamentoze, por kemi edhe alergji ushqimore e që janë një numër i madh i substancave. Më i shpeshti është kikiriku, peshku, farorët dhe shumë ushqime tjera që janë të selektuara apo individuale’, ka deklaruar për emisionin Ninullë, dermatologia, Nexhmije Kusari, nga Klinika Amerikane, Dr. Behar Kusari.

Krahas ushqyerjes, janë aktivitetet fizike që e kompletojnë shëndetin e mirë dhe kështu edhe ndikojnë për një shtazani sa më të shëndetshme.

Andaj edhe rekomandimet janë se shtatzënat duhet t’u drejtohen ushtrimeve fizike edhe nëse s’kanë bërë kurrë më parë. Këtë e konfirmon edhe Arta Cakiqi, trajnere e fitnesit.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj teme, mund të ndiqni emisionin në linkun e mëposhtëm.

Ky emision prodhohet nga PR Solutions dhe RTV Dukagjini si dhe sponsorizohet nga Klinika Amerikane, Dr. Behar Kusari. /Telegrafi/

The post Rëndësia e ushqimit dhe ushtrimeve gjatë shtatzënisë (+ video) appeared first on Telegrafi.

Ushtrimet më të mira fizike për gratë shtatzëna

$
0
0

Shtatzënia është një periudhë e veçantë për secilën grua, dhe shoqërohet nga emocione të shumta.

Megjithatë gjithmonë ka ekzistuar një dilemë sa i përket ushtrimeve fizike dhe shtatzënisë: a guxojnë shtatzënat të merrem me aktivitete sportive gjatë kësaj periudhe?

Sipas Aya Etherington, trajnere personale, faktikisht endorfinet e liruara gjatë ushtrimeve fizike mund të jenë tejet të shëndetshme për gratë shtatzëna.

Sipas saj, kurdo që dikush ushtron, trupi i saj kundërpërgjigjet duke liruar hormone të lumturisë.

“Ushtrimet fizike gjithmonë e bëjnë mendjen dhe trupin tuaj të ndihen mirë, e kjo është tejet e rëndësishme për një grua që pret të bëhet nënë”, ka thënë ajo.

Por, cilat ushtrime sipas saj preferohen për gratë shtatzëna?

Sipas saj, joga është më e përsosura për shtatzënat, e posaçërisht tri lëvizje të caktuara.

1. Lëvizja ‘cat cow’

2. Lëvizja ‘Spinal lateral flexion’

3. Lëvizja ‘Seated forward folds’

The post Ushtrimet më të mira fizike për gratë shtatzëna appeared first on Telegrafi.

Përse bebet i fërkojnë sytë?

$
0
0

Me siguri tashmë keni mësuar që duke fërkuar sytë bebja thotë që është “e gatshme” për gjumë. Mirëpo, a keni pyetur përse bën ashtu?

Ekspertët thonë që ky reaksion është pasojë e lodhjes, sepse lodhet çdo pjesë e trupit të bebes, andaj edhe sytë, transmeton Telegrafi.

Për të zvogëluar tendosjen në muskujt e syve, ajo pa vetëdije fillon t’i prekë kapakët e syve dhe t’i fërkojë, kështu që të rriturit përpiqen që me masazh t’i ndihmojnë vetes kurdo që diçka u dhemb.

Shumica e prindërve atëherë ua largojnë duart, duke u frikësuar se do të lëndohen, mirëpo pediatrit thonë që kjo gjë është gabim, derisa fërkimi nuk është i vrazhdë dhe nuk zgjat shumë.

Në vend që t’i çorientojnë në këtë, nënat dhe baballarët do të duhej që këtë ta “lexonin” si apel për të shkuar në shtrat.

Nëse megjithatë bebja nuk do të flejë, mund të thotë që me fërkimin e syve dërgon sinjal që diçka tjetër e pengon.

Është e mundshme që i ka hyrë pluhur apo ndonjë gjë tjetër, prandaj do të duhej të verifikohej, në mënyrë që me fërkim të mos e komplikojë edhe më tepër situatën.

Mbase edhe “proteston” edhe për shkak të ajrit të thatë në dhomë, i cili ia thanë kanalet e syve. /Telegrafi/

The post Përse bebet i fërkojnë sytë? appeared first on Telegrafi.

Bebet vdesin pa nevojë për shkak të stilit të pashëndetshëm të jetesës së nënave

$
0
0

Vetëm në Angli vdesin qindra bebe në vit për shkak se nënat e tyre tymosin duhan, konsumojnë alkool, abuzojnë me droga ose janë obeze.

Hulumtuesit anglezë kanë krahasuar shkallën e vdekjeve të fëmijëve nën pesë vjet në Suedi, pasi që ky shtet ka të njëjtat nivele të zhvillimit ekonomik dhe kujdesit shëndetësor.

Kështu ata zbuluan se vdekjet e bebeve janë pothuajse dyfish më të shpeshta në Angli, apo 600 vdekje më shumë.

Autorët e studimit sugjerojnë se shëndeti i dobët i nënave gjatë shtatzënisë i shkakton bebet të lindin para kohe dhe të lindin me peshë të ulët.

Veç kësaj, bebet në Angli janë gjithashtu më të prirë të kenë anomali të lindjes, siç janë defektet e zemrës sesa ata në Suedi.

“Bebet e lindura para kohe ose të lindura me peshë të ulët kanë rrezik më të madh të vdekjes së parakohshme, ndërkaq ata që mbijetojnë janë më të prirë të kenë sëmundje kronike”, ka thënë udhëheqësja e këtij studimi, Dr. Ania Zylbersztejn. /Telegrafi/

The post Bebet vdesin pa nevojë për shkak të stilit të pashëndetshëm të jetesës së nënave appeared first on Telegrafi.

Këshilla nga HiPP – Lista e gjësendeve që ju nevojiten në klinikë gjatë lindjes

$
0
0

Pothuajse të gjitha gratë shtatëzëna në muajt e fundit qëndrojnë duke ëndërruar ditën kur më në fund do të takojnë fëmijën e tyre.

Mirëpo një pjesë shumë e rëndësishme para procesit që ato të dhurojnë jetë te foshnjet e tyre është procesi i përgaditjes se çka të marrin me vete në spital.

HiPP ka përgaditur një listë të disa prej gjërave kryesore që secila femër duhet të ketë me vete kur është gati për të lindur:

Pizhama, kanotiere ose këmishë nate
Një kanotiere të vjetër, bartet gjatë lindjes së foshnjes
Pantofla apo papuçe
Sutjena për gjidhënje
Mjetet për larje, sapuni, peshqiri, lecka për larje (mjetet për dhënje të gjirit dhe fashat mund t’i japin vetë spitalet)
Rroba të rehatshme për udhëtimin drejt shtëpisë

Kufje për vesh
Fotoaparat
Lojëra enigmatike ose muzikë
Ushqim për nerva dhe pije (rrush i tharë, çokollatë…)
Rroba (4 kanotiere, 2 palë pantollona, 4 palë çorape, 1 xhemper, një mantel i larjes)
Artikuj higjienik (deodorant, brushë dhëmbësh, shampon etj.)

Për foshnjen ( gjatë rrugës për shtëpi)
2 Badi (1x 50/56 & 1x 62/68)
2 palë rroba
2 palë pantollona
2 xhemperë
1 palë çorape
1 kapelë
1 shall
1 jakne
1 facoletë për fshirjen e pështymës

Jo të domosdoshme:
ulëse makine për foshnje dhe mbulesë
sipas mundësisë biberoni.

The post Këshilla nga HiPP – Lista e gjësendeve që ju nevojiten në klinikë gjatë lindjes appeared first on Telegrafi.

Aq më të shëmtuar që jeni, aq më pak ju beson bebja

$
0
0

Arsyeja se përse nuk iu pëlqeni fëmijëve mund të jetë brutale!

Bebet janë tejet të sinqerta – dhe kur nuk iu pëlqen një person, nuk kanë frikë ta tregojnë përmes shprehjeve të fytyrës.

Tani një studim i fundit, i publikuar në Frontiers of Psychology, ka identifikuar arsyen se përse bebeve iu pëlqejnë disa të rritur, e disa tjerë jo – e kjo arsye duket të jetë brutale për disa!

Pas eksperimenteve të ndryshme, studimi kishte konstatuar se fytyrat më të pëlqyeshme nga bebet kishin qenë po të njëjtat që ishin renditur si më atraktivet.

Me fjalë tjera, aq më i/e shëmtuar që i dokesh bebes, aq më pak do t’i pëlqeni apo do t’ju besojë bebja. /Telegrafi/

The post Aq më të shëmtuar që jeni, aq më pak ju beson bebja appeared first on Telegrafi.

Sfidat emocionale gjatë shtatzënisë

$
0
0

Shtatzënia paraqet një gjendje të re jo vetëm në pikëpamje fizike por edhe në atë psikike. Nënat e ardhshme duhet të  janë të vetëdijshme se ky proces do t’iu ndërrojë të gjitha aspektet e jetës së tyre, që nga emocionet, raportet me partnerin, karrierën, nevojat e reja e shumë çka tjetër.

Ndryshimet fizike në trupin e një gruaje gjatë shtatzënisë marrin shumë vëmendje, por më pak vëmendje i kushtohet ndryshimeve emocionale që ajo mund të përjetojë.

Kur jemi te ndryshimet emocionale përveç tjerash janë hormonet estrogjen dhe progesteron  të cilat rriten dhe për këtë shkak vijnë edhe luhatjet e humorit.

“Përgatitja shëndetësore e nënës ka një rol shumë të rëndësishëm, dihet kur hyn në shtatzëni gruaja mund të ketë infeksion, mbipeshë, probleme me diabet, probleme me hipertension, por, rol të veçantë i kishim dhënë edhe anës psikologjike apo anës psikike të pacientes”, potencoi për emisionin Ninulle, Dr. Edibe Borovci, nga Klinika Amerikane, Dr. Behar Kusari.

Për të kaluar sa më lehtë këtë periudhë Dr. Borovci, këshillon patjetër duhet të jetë përkrahja e bashkëshortit, familjes dhe e rrethit.

Kur jemi tek përgatitjet për shtazani, gjendja emocionale shkon konform përgatitjeve të tjera, këtë e konfirmon edhe psikologia Ida Tërrnava.  Ajo shpjegon se përveç përgatitjeve, e rëndësishme është që planifikimi i shtatzënisë duhet të bëhet me dëshirën e çiftit.

“Përgatitja emocionale e qiftit normal që duhet të jetë e planifikuar, nëse flasim për një shtatzëni të planifikuar patjetër që duhet të shkoj konfom përgatitjeve tjera. Kur punojmë me çiftet zakonisht mundohemi me kuptu a është dëshirë e çiftit me pas një fëmijë, sepse nëse nuk është dëshirë e qiftit por e familjes apo rrethit, atëherë presioni nëpër të cilin kalojnë është i madh, shpjegon psikologia Ida Tërnava.

Sipas doktoreshës Borovci, ndonjëherë ndodh që procesi  i shtatzënisë kalon pa pengesa, pa probleme emocionale, por është një periudhë e dytë pas lindjes që është depresioni postpartal e kjo mund të jetë një nga periudhat më të vështira sa i përket luhatjes emocionale.

“Disa gra e përjetojnë më lehtë me qarje të lehta, me pasiguri për kujdesin ndaj bebes, pasiguri për kujdesin ndaj vetes edhe këtu rol të veçantë gjithmonë luajmë neve si doktor, por kemi raste që ndonjëherë duhet të konsultohemi edhe me  psikologun. Por duhet ta marrim si një gjë normale, qiftit i japim informacione që pas lindjes mund të kalojnë nëpër këto sfida  por me kalimin e kohës edhe me ndihmën e familjes e specialistëve stabilizohet gjithçka”, shpjegon gjinekologia Borovci.

Ndërsa, sa është normale të zgjas kjo gjendje a ndikon edhe ushqimi dhe shumë informacione të tjera rreth kësaj teme mund të mësoni nga emisioni Ninullë të cilin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

The post Sfidat emocionale gjatë shtatzënisë appeared first on Telegrafi.


A është i sigurt të bëni seks gjatë shtatzënisë?

$
0
0

Shumë shtatzëna, por edhe partnerët e tyre, nuk janë të sigurt a mund ta rrezikojë beben marrëdhënia seksuale. Ja çfarë thonë për këtë mjekët.

Kur ngelen shtatzënë, femrat do të bëjnë çdo gjë që të mos lejojnë që bebeve të tyre t’u ndodhë diçka e keqe. Mirëpo, a nënkupton kjo që edhe seksi është aktivitet i rrezikshëm? – transmeton Telegrafi.

Nëse i pyesni mjekët, ata do t’ju thonë që derisa të ekzistojë dëshira për seks, shtatzënia nuk do të duhej të paraqiste pengesë për t’u kënaqur, sepse nuk dëmton as nënën, as beben.

Aq më tepër, shumica e damave kanë vërejtur që marrëdhënia seksuale në këtë periudhë u ka krijuar orgazma më të fuqishme se kurrë më parë.

Nga ana tjetër, ekzistojnë shtatzëna të cilave fare nuk u pëlqen seksi gjatë tërë shtatzënisë. Edhe kjo nuk është asgjë jonormale, edhe ato do të duhej t’i plotësonin nevojat e veta.

Duke bërë dashuri gjatë shtatzënisë rritet intimiteti i çiftit dhe mund edhe të bëhet një eksperiencë e dobishme dhe emocionuese.

Shumë shpesh një çift e minimizon marrëdhënien ndërsa gruaja është shtatzënë dhe kontaktet midis dy partnerëve kufizohen te puthjet dhe përqafimet, pa kaluar në aktivitetin e plotë.

Shumë çifte kanë frikë se i shkaktojnë probleme fëmijës së palindur, ndërsa nënat shmangin disa lloj përvojash, në mënyrë që të pakësojnë dëshirën e tyre.

Në fakt, nuk ka asnjë kundërudhëzim për të kryer marrëdhënie gjatë shtatzënisë, vetëm nëse është mjeku ai që e ndalon, e në disa raste të veçanta, të tilla si; një shtatzëni me rrezik të lartë apo shëndet i dobët i nënës së ardhshme.

Në fakt, akti nuk dëmton as fetusin as nënën dhe e bën të mundur që një çift të forcojë dhe rrisë lidhjen përmes zbulimit të ndjesive të reja dhe të paprovuara më parë.

Të bësh dashuri me një bark të madh mund të jetë moment eksitimi dhe ekstaze, me gruan që arrin të ndjejë emocione të amplifikuar dhe shumë më të thella se normalisht.

Seksi gjatë shtatzënisë gjithashtu ka përfitime nga pikëpamja e shëndetit, si edhe zvogëlon rrezikun e lindjes së parakohshme. /Telegrafi/

 

The post A është i sigurt të bëni seks gjatë shtatzënisë? appeared first on Telegrafi.

Si të ushqehen foshnjet hipoalergjike – Këshilla nga HiPP

$
0
0

Alergjia është dukuri në rritje, që prek foshnjat, mesatarisht nga 20 deri 30%. Si rezultat i alergjisë foshnja mund të ketë skuqje të lëkurës (dermatitis atopik), ënjtje në pjesën e buzëve dhe më vonë rrufë alergjike dhe astmë.

Foshnja nga familja me alergji, sipas mundësive, duhet të ushqehet me gji së paku 6 muaj. Kjo është mënyra më e mirë e mbrojtjes nga alergjitë. Foshnjet e rrezikuara nga alergjia, që nuk ushqehen me gji apo kanë ushqim të pamjaftueshëm gjiri, më i miri është ushqimi hipoalergjik për foshnje i HiPP-it.

HA-ushqimi zvogëlon rrezikun nga alergjia

Proteina e qumështit mund të jetë faktori vendimtar për nxitjen e alergjisë. Ushqimi i qumështit HiPP HA përdor proteinat shumë të tretura dhe tepër të filtruara nëpërmjet vëzhgimit prospektiv shkencor dhe është testuar parandalimi i alergjisë.

Qumështi i gjirit nxit florën e shëndoshë të zorrëve dhe kjo mund të mbrojë kundër alergjive. Përveç proteinave të qumështit duket që edhe flora e zorrëve gjatë fëmijërisë luan rol të rëndësishëm kundër alergjisë. Studimet kanë treguar se përbërja e florës së zorrëve të fëmijëve me alergji dhe foshnjet pa alergji kanë dallime të dukshme.

Flora e zorrëve të fëmijëve me alergji zakonisht përmban më shumë baktere të padëshirueshme, ndërkohë që numri i baktereve të pëlqyeshme të acidit laktik është më e ulët se në zorret e foshnjeve pa alergji. Flora e shëndetshme e zorrëve e marrë si shembull nga fëmijët që janë ushqyer me qumësht gjiri duket me ndikim vendimtar në pengimin e alergjive.

Ushqimi i qumështit HA HiPP sipas mostrës së qumështit të gjirit

Qumështi i gjirit është udhëzues i parimeve për punën tonë zhvillimore. Në qumështin e gjirit ndodhen shumëllojshmëri e kulturave probiotike, të cilat mund të jenë të ndryshme individualisht. Poashtu, në qumështin e gjirit gjenden edhe fibrat prebiotik, të cilat kujdesen për florën e shëndetshme të zorrëve.

HiPP HA si ushqim vazhdues përmban mes tjerash edhe fibra të rëndësishëm ushqyes, kulturat natyrore të acidit laktik dhe omega-3- acidet yndyrore esenciale.

The post Si të ushqehen foshnjet hipoalergjike – Këshilla nga HiPP appeared first on Telegrafi.

Loja shpërblyese e HiPP “Jam një peshk i vogël” , luani dhe fitoni produkte për fëmijën tuaj

$
0
0

HiPP, një ndër kompanitë më të njohura për produktet organike kushtuar fëmijëve ka organizuar lojën më të re shpërblyese . Si gjithmonë me ide kreative dhe interesante edhe kjo lojë do të ketë në qendër të vëmendjes fëmijët e vegjël.

Si mund të merrni pjesë?

Dërgoni një foto sipas motos së lojës “Jam një peshk i vogël”. Me këtë lojë kreativiteti nuk ka kufi kështu që fëmijës mund t’i bëni fotografi duke u pastruar dhe të përdorni sa më shumë elemente interesante. Për pjesëmarrës/e lejohet vetëm një fotografi.

Fotografinë si dhe të dhënat si: emri, mbiemri, numri i telefonit, emri i foshnjës si dhe data e lindjes, i dërgoni në: luaj@hipp-kosovo.com.
Me pjesëmarrjen tuaj automatikisht i pranoni rregullat e lojës, që do të thotë se HiPP ka të drejtë ta publikojë fotografinë për pjesëmarrje në lojë, emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe të foshnjës dhe fotografinë e marrjes se shpërblimit në rast se përzgjidheni fitues.

Në lojë nuk pranohen foto-kolazhet, ndërsa votimet me “autolike” nuk lejohen dhe secili rast i verifikuar do të përjashtohet nga loja.

Deri kur keni kohë?

Afati i fundit për pranimin e fotografive është 22 maj 2018. Rekomandohet ta dërgoni aplikimin tuaj së bashku me fotografinë para kësaj date në rast se të dhënat nuk janë të plota apo paraqiten probleme të tjera teknike.

Përzgjedhja e fituesve

Më 23 Maj 2018 të gjitha fotografitë e pranuara në lojë publikohen në faqen zyrtare të HiPP në Facebook dhe votimi hapet. Votimi mbaron më 5 qershor 2018 në ora 10:00 kur edhe shpallen fituesit.

Do të përzgjidhen dy fitues , fotografia me më së shumti pëlqime dhe një fotografi e përzgjedhur nga redaksia e HiPP.

Shpërblimi

The post Loja shpërblyese e HiPP “Jam një peshk i vogël” , luani dhe fitoni produkte për fëmijën tuaj appeared first on Telegrafi.

Kemi jetuar në lajthitje: Thonë që kjo është poza më e mirë për lindje natyrale

$
0
0

Pozita në gjunjë, që do të thotë pozita galiç me këmbë të hapura dhe me trup të lakuar pak përpara është gjithnjë e më e popullarizuar gjatë lindjes, gjë që thonë, ka arsye krejtësisht praktike.

Në të vërtetë, kështu krijohet dukshëm më shumë hapësirë për hapjen e komblikut, transmeton Telegrafi.

Bebja mund më lehtë dhe më natyrshëm të lindë, e jo kur nëna është në pozitë të shtrirë me këmbë të ngritura, dhe detyrohet në fillim të niset drejtpërdrejt nëpër komblik, ndërkaq pastaj me shtytje të fuqishme shkon lart.

Kur ulet galiç, nënave u është më e lehtë faza e fundit e shtytjes.

E gjithë kjo gjithashtu mund të praktikohet në shtratin e spitalit, si edhe në pozitën klasike me të cilën jemi mësuar të gjitha.

Femrat këshillohen që të mësojnë mirë trupin e vet, që ta dëgjojnë dhe të zgjedhin atë që asaj i përshtatet e jo atyre të cilët i lindin.

Faqja e Facebook-ut ‘Human Birth Project”, e cila propagandon këtë teknikë më të lehtë të lindjes, sipas mendimit të shumicës, dëshiron të ndikojë te femrat që vetë të zgjedhin pozën në të cilën do të lindin bebet, natyrisht nën mbikëqyrjen e plotë të mjekëve, si edhe tek çdo lindje. /Telegrafi/

l

The post Kemi jetuar në lajthitje: Thonë që kjo është poza më e mirë për lindje natyrale appeared first on Telegrafi.

Thithja e gishtit, si mund të parandalohet kjo shprehi

$
0
0

Për faktin se është një ndër sjelljet më të hasura në foshnjëri e fëmijëri, prindërit nuk duhet të alarmohen, nëse fëmija e tyre thith gishtin e madh të dorës (apo ndonjë gisht tjetër).

Megjithatë nëse sjellja është e tepruar, mund të shkaktojë probleme dentare të pakthyeshme.

Kjo sjellje duket të jetë më e hasur te vajzat se te djemtë. Ky shqetësim mund të nisë të bëhet problem për fëmijën pas moshës 6 vjeç.

Kjo sjellje është shumë e zakonshme. Thithja është një aktivitet jetësor për foshnjën, ajo nis si një refleks mbijetese dhe jep mundësi zbulimi dhe kënaqësie.

Për këtë fakt shumë klinicistë mendojnë se thithja e gishtit mund të jetë një regresion në kënaqësinë orale të stadit oral kur personi vendoset në një tension, stres apo situatë tjetër të papëlqyeshme.

Thithja e gishtit mund të lidhet me eksitimin, urinë, ankthin, mërzinë, vetminë, trishtimin ose depresionin.

Metodat që përdoren për ta vendosur një fëmijë në gjumë, mund të ndikojnë në zhvillimin e këtij zakoni.

Studimet tregojnë se koha e paket e dhënies së gjirit apo dhe lënia vonë e tij mund të ndikojnë në këtë sjellje duke e nxitur atë.

Nëse sjellja vazhdon mbi moshen 6-7 vjeç, problemet dentare nuk do të vonojnë të shfaqen. Gjithashtu edhe psikologjikisht një qëndrim negativ prindëror mund të çojë në probleme edhe më të mëdha.

bebiron

Trajtimi

Mendohet se fëmijës mund t’i ofrohet diçka më e mirë se thithja e gishtit, që të mos jetë e dëmshme. Përdorimi i një biberoni është më i mirë se lyerja e gishtit me substancë djegëse.

Një tjetër alternativë do të ishte edhe zënia e duarve të fëmijës me lodra ose aktivitete të tjera për ta shpërqendruar atë.

Mënyra si reagon prindi ndaj këtij zakoni është shumë e rëndësishme dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë ose jo në qëndrimin e fëmijës ndaj kësaj sjelljeje.

Nëse fëmijës i bërtitet vazhdimisht për këtë gjë, kjo mund të ketë efekte negative, pasi mund të trondisë besimin e fëmijës dhe ta bëjë atë të pasigurtë për afeksionin prindëror.

Nëse fëmija vazhdon gjatë këtë zakon, një trajtim dentar dhe psikologjik duhet parashikuar. /Telegrafi/

The post Thithja e gishtit, si mund të parandalohet kjo shprehi appeared first on Telegrafi.

Shëndeti i bebes: Uji është shkaktari i mundshëm i zhvillimit të ekzemës

$
0
0

A ka bebja juaj ekzemë? Hulumtimi më i ri tregon që uji në shtëpinë tuaj është shkaktari i mundshëm i kësaj sëmundjeje të lëkurës…

Ekzema është sëmundje e lëkurës e cila tek fëmijët shfaqet zakonisht rreth muajit të gjashtë, transmeton Telegrafi.

Për këtë gjendje të lëkurës nuk ekziston ilaç preciz, mirëpo sipas studimit më të ri, të botuar në Revistën për alergji dhe imunologji klinike, uji i fortë (uji i cili përmban sasi të madhe të mineraleve të tretura, siç janë kalciumi dhe magnezi) mund të shtojë rrezikun e shfaqjes së ekzemave.

Shkencëtarët britanikë kanë studiuar 1.300 bebe dhe ujin në shtëpitë e tyre.

Atë që kanë zbuluar është që uji ka qenë i fortë dhe që rreziku për shfaqjen e ekzemave tek ato bebe ka qenë më i lartë për 87 për qind.

baby-eczema-rash-face

Studimi nuk është bërë vetëm për të zbuluar shkaktarët dhe veprimin e ekzemave, por edhe për të hulumtuar lidhshmërinë e ujit dhe ekzemave.

Ekzema shfaqet së pari në faqe, të cilat nisen të pezmatohen dhe të thahen. Lëkura mund të jetë e skuqur ose në lëkurën e pigmentuar paraqiten hije të purpurta, ngjyrë kafe ose edhe të bardhë. Mund të zhvillohet në ballë dhe lëkurë të kokës (skalp).

Krahas me rritjen e foshnjës, ekzema ka tendencë zhvillimi në trup dhe në duar nga ana e përparme e bërrylave dhe në këmbë prapa gjunjëve. Gjithashtu mund të paraqitet edhe rreth nyjeve të dorës dhe të këmbës.

Në fëmijëri të mëvonshme ekzema zakonisht më rrallë paraqitet në fytyrë, por puçrrat mund të paraqiten prapa veshëve dhe rreth syve. /Telegrafi/

The post Shëndeti i bebes: Uji është shkaktari i mundshëm i zhvillimit të ekzemës appeared first on Telegrafi.

A e forcon ledhatimi lidhjen prind-fëmijë?

$
0
0

Ledhatimi plot dashuri i bebes është shumë i rëndësishëm për të. Mirëpo a keni menduar ndonjëherë pse është ledhatimi aq i rëndësishëm? Kompania e njohur ndërkombëtarisht HiPP, sjellë disa nga arsyet pse ledhatimi është diçka që nuk duhet t’I mungojë foshnjes tuaj.

Ledhatimi ofron siguri

Që në fillim, në qoftë se foshnja juaj nuk i kupton ende fjalët, ledhatimi është mënyra e përsosur për t’i dhënë sigurinë e duhur pa fjalë, sepse përmes përqafimit ju si prind dhuroni dashuri dhe ngrohtësi. Në këtë mënyrë bebet nuk ndihen vetëm dhe mësojnë se ju si prind, jeni aty për të dhe kujdeseni për të.

Ledhatimi ka një efekt qetësues

Kontakti i trupit tuaj shpesh bën mrekulli për të vegjlit tuaj. Veçanërisht prekja e lëkures me lëkurë ka një efekt shumë qetësues për fëmijën tuaj. Edhe prekje të vogla, të tilla si vendosja e dorës në stomakun tuaj të zhveshur, ndërkohë që e ndërroni, do t’ju japë fëmijës një ndjenjë sigurie. Është veçanërisht ngushëlluese për foshnjat që të shtrihen në gjoksin e tyre të zhveshur, sepse rrahjet e zemrës së mamit tashmë janë të njohura dhe të besushme nga koha e qëndrimit në stomakun e saj.

Ledhatimi forcon lidhjen prind-fëmijë

Ledhatimet e shpeshta do të ndikojnë që në fillim pozitivisht në marrëdhënien në mes prindërve dhe foshnjës. Dashuria e ndërsjellë i bën të dyja palët të ndjehen mirë dhe nxit ndjenjën e përkatësisë së përbashkët. Prandaj, kjo është arsyeja pse ju duhet ta ledhatoni si familje që foshnja juaj ta ndjejë herët se nëna dhe babai i përkasin asaj.

The post A e forcon ledhatimi lidhjen prind-fëmijë? appeared first on Telegrafi.


Cilat janë analizat që zbulojnë me kohë anomalitë e fetusit (Video)

$
0
0

Shtatzënia përbëhet nga kontrolli sistematik dhe analizat me të cilat përcillet gjendja shëndetësore e nënës dhe fetusit.

Përmes këtyre kontrolleve dhe analizave është e mundur që të identifikohen në kohë edhe shtatzënitë me rrezik të mundshëm.

Përveç analizave rutinë, është e rëndësishme që të kryhen edhe ekzaminime të caktuara më specifike, në mënyrë që të shihet më me saktësi zhvillimi i fetusit

“Perveç analizave rutinore që ua preferojmë shtatznëve është shumë e rëndësishme që të bëhen edhe disa teste në mënyrë që të detektohen me kohë anomalitë e mundshme të frytit. Konkretisht, preferojmë të kryhet double test, triple test dhe nift testi”, shpjegon për emisionin Ninullë, Dr. Edibe Hoda – Borovci, gjinekologe – obstetër, në Klinikën Amerikane Dr. Behar Kusari.

Në mënyrë që të plotësohet pasqyra klinike e pëcjelljes së një shtatzënie, doktoresha Borovci preferon që të bëhet edhe morfologjia fetale, skrining ky që bëhet në javën e 20 deri në javën 22 gestative.

Po ashtu ky test preferohet të bëhet nëse për çfardo arsye gruaja nuk ka patur mundësi ti kryej testet paraprake që i përmendem.

Por çka nëse fetusi rezulton me ndonjë anomali dhe vjen momenti kur lajmin e keq duhet treguar çiftit. Është shumë me rëndësi që çifti duhet të jetë mirë i përgaditur për këte lajm ngase përjetimi marrjes së lajmit është i rëndë.

Psikologia Ida Ternava, shpjegon se në vendet tjera praktikohen shkollat e prindërimit, ku çiftet përgaditen prej profesionistëve të ballafaqohen me çfarëdo situate që nga periudha përgatitore për shtatzëni e deri kur lind bebja.

Në mungesë të këtyre shkollave të prindërimit në vendin tonë, psikologia Terrnava këshillon që lajmin duhet pasur shumë kujdes se si jepet çiftit, sepse pas marrjes së lajmit, çifti duhet të marr vendim se a do ta vazhdojë shtatzëninë apo duhet ta ndërpres.

Si bëhet këto testet e lartëcekura, në cilat periudha dhe a rezikojnë shëndetin e nënës apo frytit si dhe shumë informata të tjera lidhur më këtë temë, ndiqni emisionin Ninullë, në linkun e mëposhtëm.

/Telegrafi/

 

The post Cilat janë analizat që zbulojnë me kohë anomalitë e fetusit (Video) appeared first on Telegrafi.

Ç’duhet të bëni që t’ju lindë vajzë e ç’duhet të bëni t’ju lindë djalë

$
0
0

Për shumicën e prindërve të ardhshëm nuk është krejt njësoj gjinia e fëmijëve të tyre. Nëse edhe ju jeni ndër ata, provoni ndonjërën nga këto metoda të pazakonshme të ngjizjes vajzë apo djalë, të cilat premtojnë sukses.

Sipas statistikave, shanset që të bëheni me djalë apo me vajzë janë përafërsisht 50:50.

Mirëpo, nëse bash keni vendosur që vetë të planifikoni gjininë e fëmijës tuaj, atëherë nuk do të ishte keq që ta aplikoni metodat alternative dhe të provoni ndonjërën nga këto teknika për lindjen e bebes, sipas dëshirës.

Tabela kineze e gjinisë

Edhepse shkencëtarët e demantojnë një gjë të tillë, studimet kanë treguar se kjo tabelë në 50% të rasteve e tregon gjininë. Sipas saj, elementet e tokës, ajrit, zjarrit dhe ujit në shpirtin e prindit mund të ndikojnë në fatin dhe gjininë e fëmijës, ndërsa kalkulohet sipas moshës së nënës në periudhën e konceptimit.

shettles2

Metoda e dr. Landrum Shettles

Kjo metodë ka vlerën e saj shkencore, ndërsa dr. Shettles pohon se është e suksesshme në 80% të rasteve nëse çifti dëshiron mashkull, 75% nëse dëshiron femër.

Kjo metodë themelohet në kurdisjen e seksit sipas ovulacionit, kështuqë, ata që dëshirojnë mashkull duhet të kenë seks në ditën e fillimit të ovulacionit ndërsa ata që dëshirojnë femër duhet të kenë seks 3-4 ditë para ovulacionit.

Shettles pohon se metoda e tij është e saktë pasiqë gameta që përmban kromozomin X është më e ngadalshme në lëvizje mirëpo jeton më gjatë se kromozomi Y, i cili është jetëshkurtër dhe i shpejtë.

Ndikimi i ushqimit

Kjo metodë është duke fituar kritika pozitive nga prindërit e rinj, ndërsa themelohet në besimin se mënyra e të ushqyerit e nënës ndikon në gjininë e foshnjës pasiqë e ndryshon aciditetin pH të traktit riprodhues.

Kromozomet Y mashkullore janë më të sukseshme në mjedis alkali, ndërsa ato X femërore dëshirojnë më tepër mjedis acidik. Kështuqë, nëse çifti dëshiron mashkull, nëna duhet të hajë më tepër mish, vezë, në përgjithësi ushqime që përmbajnë proteinë.

Për femra, duhet të ushqeheni me ushqime të pasura me kalcium- andaj duhet të pini qumësht, të han peshk, sallatë të gjelbër…

mmm

Metoda 0+12

Këtë metodë e ka zbuluar një nënë australiane e cila ka patur gjashtë djem dhe ka shpresuar për vajzë. Pasiqë ka provuar metoda të ndryshme, ka provuar të bëjë seks saktësisht 12 orë pas ovulacionit. Ia ka dalur me vetëm një marrëdhënie të konceptojë vajzë.

Pas disa viteve, kjo metodë është treguar të jetë 70% e suksesshme.

Rregullimi në një pozitë të caktuar

Kjo metodë themelohet në lëvizjen e shpejtë të spermatozoideve mashkullore ndaj atyre më të ngadalshme femërore.

Aciditeti i vagjinës e rrezikon konceptimin, andaj ata që dëshirojnë që foshnja të jetë djalë duhet të rregullohen në pozita të tilla që mundësojnë penetrim të thellë gjatë ovulacionit. /Telegrafi/

The post Ç’duhet të bëni që t’ju lindë vajzë e ç’duhet të bëni t’ju lindë djalë appeared first on Telegrafi.

Zbuloni si të bëni vetë letrat e lagura për bebet (video)

$
0
0

Koha e një nëne është shumë e çmuar dhe ndoshta kjo është arsyeja përse video e kësaj nëne australiane ka bërë menjëherë xhiron e internetit.

Joy Ratima nga Melbourne ka shpërndarë një video ku tregon se si me tre produkte të vetme dhe në 3 minuta, ajo i bën vetë letrat e lagura për pastrimin e bebeve.

Sipas saj, letrat e zakonshme të lagura që blihen në supermarkete janë të mbushura me kimikate dhe për më tepër, kjo mënyrë ju bën edhe të kurseni para. Ju duhen vetëm letra, vaj kokosi dhe larës trupi.

Procesi fillon duke prerë në gjysmë një rul letre kuzhine dhe duke i futur të dy pjesët në kuti plastike prej 125ml.

Hapi i dytë përfshin krijimin e një përzierje me vaj kokosi dhe larës trupi pa kimikate, të tretur me pak ujë.

Përzierjes më pas i shtohet ujë i zier dhe hidhet në kutitë e plastikës ku ndodhen letrat.

Ndiqni videon.

The post Zbuloni si të bëni vetë letrat e lagura për bebet (video) appeared first on Telegrafi.

Mospërmbajtja e urinës dhe shtatzënia

$
0
0

Urime! Je shtatzënë. Është një periudhë fantastike e jetës tënde. Së bashku me gëzimin dhe planifikimin për sjelljen në jetë të bebes, mund të hasësh edhe disa eksperienca të pakëndshme gjatë shtatzënisë, siç janë përzierjet e mëngjesit, shenjat në lëkurë ose mospërmbatjen e lehtë të urinës.

Më poshtë do të gjeni të gjitha detajet lidhur me mospërmbajtjen e lehtë të urinës.

Shkaqet e mundshme?

▪ Mospërmbajtja e lehtë e urinës mund të jetë për shkak të arsyeve të ndryshme. Disa gra kanë predispozim gjenetik për një gjë të tillë, ndërsa të tjera nuk e kanë. Raca dhe mosha mund të ndikojnë gjithashtu.

Duhanpirja konsiderohet si kontribuuese në mospërmbajtje. Sëmundjet pulmonare siç janë astma dhe kolla kronike, mund të dobësojnë muskujt e poshtëm të legenit për shkak të presionit të vazhdueshëm. Çdo gjë që mund të rritë presionin në legen mund të kontribuojë në simptoma të pakëndshme.

▪ Për më tepër, pesha e barkut në rritje, duke shtypur fshikëzën e urinës është ndoshta një faktor që shkakton rrjedhje gjatë shtatzënisë. Nëse mospërmbatja e lehtë urinare ekziston përpara shtatzënisë, ndonjëherë mund të përkeqësohet gjatë shtatzënisë dhe madje të mbetet dhe pas lindjes.

Mospërmbajtja e lehtë urinare është rezultat i relaksimit të muskujve të poshtëm të legenit, tërheqja ose dëmtimi i nervave të legenit që furnizojnë muskujt.

▪ Madhësia e bebes, e kombinuar me madhësinë e legenit, mund gjithashtu të jenë faktorë të tjerë. Koha gjatë së cilës gruaja shtyn gjatë lindjes, mund të kontribuojë ndjeshëm në mospërmbajtje.

▪ Gjatë lindjes natyrale, mund të kërkohet ndihmë. Kur mamaja e ardhshme është tejet e lodhur ose kur ka problem me rrahjet e zemrës së fetusit, mund të jetë e domosdoshme të përshpejtohet procesi i lindjes. Për shembull, përdorimi i pincave rrit sadopak mundësinë për mospërmbajtje të lehtë.

Mospërmbajtja e lehtë pas lindjes

Sipas studimeve, një e treta e grave të cilat lindin natyrshëm mund të zhvillojnë deri diku mospërmbajtje urinare 3-6 muaj pas lindjes. Ndonjëherë nervat që furnizojnë muskujt mund të dëmtohen. Gradualisht me kalimin e kohës mund të shfaqet atrofia e muskujve. Kjo është arsyeja pse ka vonesa në nisjen e rrjedhje së urinës pas lindjes

Çfarë mund të bëni gjatë shtatzënisë për të parandaluar mospërmbajtjen e lehtë?

▪ Së pari duhet të lini duhanin (veçanërisht gjatë shtatzënisë), për të mbajtur nën kontroll kollitjen dhe teshtimat.

▪ Bëni ushtrime për të forcuar pjesën e poshtme të legenit.

Ushtrime për pjesën e muskujve të poshtëm të legenit mund të ndihmojnë gratë që kanë problem me mospërmbajtjen e lehtë të urinës- veçanërisht në rastet e theksimit ose detyrimit të mospërmbajtjes, të cilat janë dy llojet më të zakonshme. Ato janë ushtrime shumë ndihmuese nën udhëzimin e trajnuesit të specializuar që do të ndihmojë gratë të kuptojnë dhe maksimizojnë përfitimet e këtyre ushtrimeve.

Këto ushtrime specifike nuk e kurojnë mospërmbajtjen urinare, por ato shpesh përmirësojnë simptomat duke rritur mjaft kohën derisa të mbërrish në tualet.

▪ Ushtrimet Kegel janë të sigurta gjatë shtatzënisë. Nuk ka rrezik për fetusin apo për nënën, këshillon Babylino. Kjo sigurisht që nuk nënkupton që nuk duhet të keni gjithmonë aprovimin e mjekut para nisjes së çfarëdo lloji ushtrimi gjatë shtatzënisë.

▪ Kujdes me marrjen në peshë gjatë shtatzënisë. Sigurisht, shtatzënia nuk është koha më e mirë për të mbajtur dietë. Është gjithsesi koha kur ushqimi i mirë dhe menaxhimi i peshës janë shumë të rëndësishëm. Nëse nuk ke historik të mirë në këtë fushë, mund të jetë e dobishme të punosh me një nutricionist për këshillim mbi ushqimin e shëndetshëm dhe të mësosh si të kontrollosh peshën.

Kur pesha e një gruaje tejkalon pragun, mund të ketë impakt negativ në shëndetin e muskujve të poshtëm të legenit dhe të rritë mundësinë e simptomave të mospërmbajtjes.

Dilema për disa gra

Lindja përmes vagjinës lidhet fort me mospërmbajtjen. Për këtë arsye, disa nëna të ardhshme zgjedhin prerjen cezariane. Ajo që duhet të dini është që sipas të dhënave mjekësore, mundësia e ndonjë mospërmbajtjeje urinare nuk justifikon vendimin për prerje cezariane, përderisa një operacion ( siç është prerja cezariane) ka rreziqe të shumta. Prandaj kjo praktikë nuk rekomandohet thjesht dhe vetëm për të parandaluar mospërmbajtjes.

Gjinekologu yt është i vetmi person i kualifikuar për të vendosur nëse duhet të lindësh me prerje cezariane, në varësi të fakteve të secilit rast lindjeje.

Edhe nëse përjeton mospërmbajtje gjatë shtatzënisë ose pas lindjes, mos u mërzit. Shumica e rasteve janë të përkohshëm. Konsultohu me gjinekologun në kohë dhe zgjidh pecetat e duhura për mospërmbajtjen urinare për mbrojtje të sigurt, e duke respektuar lëkurën. /Telegrafi/

The post Mospërmbajtja e urinës dhe shtatzënia appeared first on Telegrafi.

Bebja qan dhe nuk dini si ta qetësoni? Shikojeni këtë dhe do ta qetësoni për pak sekonda! (Video)

$
0
0

Po ju paraqesim këtë video në të cilën mund të shihni se si të qetësoni beben kur është e shqetësuar.

Në të vërtetë, pediatri kalifornian Robert Hamilton ka treguar si t’ia dilni mbanë me pacientët e vegjël, transmeton Telegrafi.

Videoja për një afat të shkurtër është shikuar nga disa miliona njerëz.

Ia vlen ta shikoni dhe, para së gjithash, t’i provoni këto këshilla.

Por pse qajnë bebet ?

Një fëmijë i vogël qan kur diçka nuk shkon mirë, pasi kjo është vetmja mënyrë për të kërkuar ndihmë.

Bebja mund të jetë i uritur, i ndotur, ndjehet i vetmuar, jo rehat, ose ka frikë.

Bebja mund të jetë sëmurë; nga mënyra e të qarit ndryshon dhe ekzaminimi nga mjeku që mund të zbulojë natyrën e sëmundjes.

Kolikat abdominale (dhimbjet e barkut) nganjëherë quhen dhe “kolikat tremujore”, pasi rrallë vazhdojnë përtej moshës 3 muajshe.

Kriza e laktacionit tek nëna, kërkesa e bebes për qumësht rreth moshës 2-3 muaj, përkohësisht e tejkalon sasinë e qumështit të prodhuar nga gjiri i nënës, prandaj bebet kanë nevojë të vendosen në gji më shpesh.

Rekomandohet fort që i vogli të vendoset në gji më shpesh, sesa të kalohet në ushqyerje me qumësht artificial. /Telegrafi/

 

The post Bebja qan dhe nuk dini si ta qetësoni? Shikojeni këtë dhe do ta qetësoni për pak sekonda! (Video) appeared first on Telegrafi.

Viewing all 1315 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>