Quantcast
Channel: Bebja – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1318

Kur një grua mund të mbetet shtatzënë pas shërimit nga coronavirusi?

$
0
0

Nuk është e rëndësishme vetëm gjendja e nënës, por edhe e babait!

Coronavirusi gjithsesi ndikon në shëndetin e pacientëve, gjë që është veçanërisht shqetësuese për gratë që planifikojnë të mbeten shtatzënë, transmeton Telegrafi.

Për faktin se virusi ndikon negativisht në organet e brendshme, nuk është e dëshirueshme që të planifikohet menjëherë shtatzënia, sepse “dëmtimi” i shkaktuar në organizëm është shumë i rëndë, ndërsa rikuperimi është i domosdoshëm.

Një burrë që ka kaluar coronavirusin mund të përballet me ulje të fertilitetit, gjë që përbën problem për planifikimin familjar, mirëpo nëse është gruaja ajo që është infektuar, një faktor i rëndësishëm është ashpërsia e infeksionit.

Me transmetimin asimptomatik të coronavirusit ose të një rrjedhe të lehtë të sëmundjes, shtatzënia mund të planifikohet menjëherë pasi gruaja të shërohet dhe të ndihet mirë. Praktikisht, nga cikli i ardhshëm menstrual, thonë gjinekologët.

Pas një faze të moderuar ose të rëndë të Covid-it, nëna e ardhshme duhet të shërohet plotësisht dhe të ekzaminohet për të përjashtuar komplikimet dhe sëmundjet e rënda. Në vetvete, kurora nuk çon në infertilitet dhe nuk shkakton probleme shëndetësore tek fëmija i palindur.

Gjinekologu thekson se është padyshim më mirë që çifti të konsultohet me gjinekologun e zgjedhur i cili do të japë vlerësimin më të mirë. /Telegrafi/

The post Kur një grua mund të mbetet shtatzënë pas shërimit nga coronavirusi? appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1318

Latest Images

Trending Articles



Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>