Quantcast
Channel: Bebja – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1296

Shtatzënat nuk bën të shkojnë në solarium

$
0
0

Solariumi shkatërron lëkurën edhe nëse nuk jeni shtatzënë, mirëpo nëse jeni, niveli i shtuar i hormoneve mund të shkaktojë pigmentimin e padëshiruar, si edhe reaksione alergjike.

Rrezatimi jashtëzakonisht i fuqishëm ultraviolet është më mirë të shmanget gjatë shtatzënisë, transmeton Telegrafi.

Shtatzënat duhet posaçërisht të kenë kujdes në zgjatjen e forcës së rrezeve ultraviolete në solarium, thuhet në raportin e Shoqatës së Gjinekologëve Gjermanë BFV.

Shtatzënave në lëkurë shpesh u shfaqet pigmentim i shtuar për shkak se në trup kanë nivel të ngritur të hormoneve.

Rrezet shtesë ultraviolete mund vetëm të shtojnë numrin e pikëzave. Veç kësaj, lëkura e ndjeshme mund të reagojë ndaj diellit me alergji apo me irritim.

Mjekët thonë që shtatzënat edhe kur janë jashtë, patjetër duhet të qëndrojnë në hije në mënyrë që pigmentimi i errët, i cili grumbullohet gjatë shtatzënisë, të zhduket pas lindjes. /Telegrafi/

The post Shtatzënat nuk bën të shkojnë në solarium appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1296

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>