Quantcast
Channel: Bebja – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1296

Përdorimi i antidepresantëve gjatë shtatzënisë mund ta dëmtojë zhvillimin emocional të bebes

$
0
0

Një studim me 98 bebe ka zbuluar se bebet që janë ekspozuar në mitër ndaj ilaçeve antidepresive kanë zhvillime anormale në zonat e trurit që ndërlidhen me emocionet.

Nënat e tyre kishin qenë të moshave 18 deri 45 vjet dhe dallimet në turinjtë e fëmijëve kishin qenë dramatike, transmeton Telegrafi.

Kjo kishte ndodhur edhe pasi faktorët tjerë si mosha, raca, etnia, të ardhurat, edukimi i nënës dhe çrregullimet psikiatrike dhe gjenetike ishin marrë parasysh.

Dr. Claudia Lugo- Candelas beson se ilaçet i rrisin nivelet e serotoninës në trurin e bebes dhe me kohën lindin problemet e ndryshme psikologjike.

Shkencëtarët gjithashtu tregojnë se ky informacion është i mirë sepse në të ardhmen duhet të gjinden mënyra më të mira për t’i trajtuar çrregullimet psikiatrike gjatë shtatzënisë, në mënyrë që të përfitojnë edhe nëna edhe bebja. /Telegrafi/

 

The post Përdorimi i antidepresantëve gjatë shtatzënisë mund ta dëmtojë zhvillimin emocional të bebes appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1296

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>