Quantcast
Channel: Bebja – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1296

Si mund ta dini a është fëmija majtak apo djathtak?

$
0
0

A është fëmija juaj majtak apo djathtak, mund të jetë e përcaktuar që në muajin e tetë të shtatzënisë, kanë treguar shkencëtarët.

Hulumtuesit e Universitetit Ruhr në në Bokum, kanë zbuluar se a do të jetë bebja majtake apo djathtake mund të jetë e përcaktuar pas formimit të boshtit kurrizor.

Kurrizi fillon të formohet në javën e gjashtë të shtatzënisë, mirëpo në javën e tetë bebja fillon të zhvillojë gishtat dhe shputat, transmeton Telegrafi.

Ekspertët nëpërmjet ultrazërit në javën e 13-të kanë zbuluar që bebja juaj mund të thithë gishtin e djathë apo gishtin e majtë, gjë që mund të zbulojë se a do të jetë majtake apo djathtake.

Studimi i publikuar në revistën eLifeSciences, tregon që korteksi motorik i bebes – pjesë e trurit që kontrollon lëvizjet, nuk është i lidhur me palcën kurrizore në mitër, siç është menduar më parë. /Telegrafi/

The post Si mund ta dini a është fëmija majtak apo djathtak? appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1296

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>