Quantcast
Channel: Bebja – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1316

Si thonë bebet “Të dua”?

$
0
0

Bebja dëshiron t’i vështrojë fytyrat, mirëpo për të më e dashura është fytyra e nënës, prandaj asaj vazhdimisht i dërgon shikime të këndshme.

Veç kësaj, çdoherë kur bebja gugat apo lëshon zëra, i thotë nënës që e do.

Edhe para se t’i mbushë një vit, bebja çdo ditë i shfaq dashuri nënës, vetëm se atë e bën në mënyrë të veçantë, transmeton Telegrafi.

Pediatrja Mari Rakel thotë që ajo saktësisht e njeh aromën e nënës dhe kënaqet me të, posaçërisht derisa thith, gjë që ia shfaq duke i buzëqeshur ëmbëlsisht.

Me siguri keni vërejtur që ajo qenie e vogël shpesh e përqafon nënën, aq më parë kur në ambient ka shumë njerëz, mes të cilëve ka edhe të tillë që i sheh për herë të parë.

Kështu tregon që më e mbrojtur është në përqafim të nënës dhe që nuk dëshiron ta zëvendësojë me asnjë tjetër. /Telegrafi/

The post Si thonë bebet “Të dua”? appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1316

Latest Images



Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>