Quantcast
Channel: Bebja – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1296

Stërvitjet me intensitet të lehtë janë të shëndetshme për gratë shtatzëna

$
0
0

Ushtrimet fizike gjatë shtatzënisë janë një temë paksa e ‘nxehtë’.

Gjatë historisë, gratë shtatzëna janë trajtuar si ‘paciente’, transmeton Telegrafi.

Ato janë këshilluar të relaksohen, t’i shmangin përpjekjet për të qëndruar të holla dhe të përkulen aq më pak sa është e mundur për shkak të frikës se bebja mund të ngulfatet në bark.

Sidoqoftë, pajisjet mjekësore moderne na kanë mundësuar që ta kuptojmë më mirë trupin e femrës gjatë shtatzënisë.

Tani doktorët rekomandojnë që të bëni ushtrime me intensitet të lehtë gjatë shtatzënisë për t’i zvogëluar rreziqet e diabetit, shtypjes së lartë të gjakut, kileve të tepërta dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Megjithatë, ende ka shumë femra të cilat frikësohen se ushtrimet fizike mund të shpijnë në abort, ndonëse ekspertët besojnë se nuk është nevoja të frikësoheni.

Edhe psikiatrit i rekomandojnë ushtrimet fizike si faktor kryesor në mirëmbajtjen e gjendjes së mirë mendore gjatë shtatzënisë. /Telegrafi/

The post Stërvitjet me intensitet të lehtë janë të shëndetshme për gratë shtatzëna appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1296

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>