Quantcast
Channel: Bebja – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1296

E dini ç’është hipnolindja – teknika e lindjes me theksin në lindjen natyrale

$
0
0

Natyra ka paracaktuar që femrat të lindin lehtë, mirëpo vetë frika nga lindja nxit dhembjen fizike. Kate Middleton dhe Princi William në muajin prill presin fëmijën e tretë.

Më parë mediat kanë publikuar që Kate është ngazëllyer me idenë e teknikës tradicionale të lindjes në shtëpi. Mirëpo, tani SundayTimes konstaton që Dukesha e Kembrixhit ka vendosur për teknikën relativisht të re të quajtur hipnolindje, transmeton Telegrafi.

Çfarë është hipnolindja? Hipnolindja në të vërtetë përdor vetëhipnozën gjatë lindjes. Teknika përdor kombinimin e vetëhipnozës, qetësimin dhe frymëmarrjen e rregullt në mënyrë që të zvogëlohet dhembja.

Natyra ka paracaktuar që lindja të jetë e lehtë, mirëpo vetë frika nga lindja nxit dhembjen fizike.

Truri i femrës gjatë lindjes liron hormonin e stresit për shkak të të cilit trupi shkon në ‘zonën e mbrojtjes’.

Ai ngadalëson tretjen, përshpejton rrahjet e zemrës, dërgon gjakun në këmbë dhe duar dhe, në fund, zbraz qarkullimin e gjakut në mitër, duke shkaktuar dhembje në mitër dhe pengimin e procesit të lindjes.

E gjitha kjo çon në shtrëngimin e muskujve me çka procesi i lindjes bëhet i dhembshëm. /Telegrafi/

The post E dini ç’është hipnolindja – teknika e lindjes me theksin në lindjen natyrale appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1296

Trending Articles