Quantcast
Channel: Bebja – Telegrafi
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1296

Gjinia e bebes përcakton përbërjen e qumështit të nënës: kush fiton ushqim më cilësor?

$
0
0

Hulumtimi më i ri ka treguar që përbërja e qumështit të nënës është i ndryshëm varësisht se a ka lindur djalë apo vajzë

Psikologët Nensi Segal dhe Satoshi Kanazava theksojnë që ekziston predispozita evolucionare që përbërja e qumështit human të jetë më i mirë për fëmijët e gjinisë mashkullore.

Në të vërtetë, kur lind djalë, qumështi i nënës është plot yndyrë dhe proteina, ndërsa vajzave u siguron sasi më të madhe të vetë qumështit.

Si edhe me të gjitha gjërat lidhur me evolucionin, duket që kjo teori bazohet në idenë që prindërit dëshirojnë të mbrojnë gjenet e veta për të ardhmen, transmeton Telegrafi.

Shkaku për këtë teori është që meshkujt e fuqishëm përpiqen të realizojnë monopol ndaj femrave, derisa meshkujt më të dobët praktikisht nuk kanë shanse që të transmetojnë gjenet e veta në gjeneratën e ardhshme.

Nëse nëna është në gjendje të keqe shëndetësore apo nuk ka mjaft ushqim – apo mbase statusi i saj socio-ekonomik është i ulët – djali i saj i sapolindur mbase nuk do të arrijë që të gjejë partneren dhe të transmetojë gjenet në gjeneratën e ardhshme.

Megjithatë, shkencëtarët pranojnë që akoma nuk u është krejtësisht e qartë përse, kur është fjala për llojin e njeriut, përbërja e qumështit të nënës varet nga gjinia e fëmijës të cilën e ka lindur. /Telegrafi/

The post Gjinia e bebes përcakton përbërjen e qumështit të nënës: kush fiton ushqim më cilësor? appeared first on Telegrafi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1296


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>