Bllokimi i kanalit të qumështit është një problem shumë i zakonshëm dhe kështu do të mund ta zgjidhni
Nëna ndien dhimbje të forta dhe e ka të vështirë të ushqejë beben me gji, prandaj kjo duhet të zgjidhet sa më shpejt.
Problemet zakonisht shfaqen në 6 – 8 javët e para, por ndonjëherë mund të shfaqen edhe më vonë, transmeton Telegrafi.
Pse ndodh bllokimi i kanalit të qumështit?
Zbrazja e gabuar e gjirit. Kjo ndodh nëse foshnja nuk e kap mirë majën e sisës, nëse ka probleme me thithjen ose është e përgjumur.
Nëse e keni anashkaluar ushqyerjen me gji. Kur ka një interval të madh ndërmjet zbrazjes së gjirit, mund të ndodhë bllokim i kanalit.
Nëse presioni në gjoks është i fortë. Mund të jeni duke shtypur fort gjoksin tuaj me gishta, duke përdorur sytjena shumë të ngushtë ose duke krijuar presion me çantë me gjëra për beben.
Nëse nuk i zbrazni sisët. Kjo ndodh zakonisht kur jeni me nxitim, ndaj nuk i zbrazni sisët aq sa duhet.
Cilat janë simptomat e një kanali të bllokuar të qumështit?
Kjo mund të jetë shumë e pakëndshme për nënën. Dhimbjet, skuqja, nxehtësia në gjoks bëhen më të forta. Dhimbja e tepërt tregon mastitin, kur mund të shfaqen temperatura dhe lodhje.
Si të parandaloni bllokimin e kanalit të qumështit?
Ushqyerja me gji është në fakt mënyra më e mirë për të parandaluar problemet.
Bëni një orar të ushqyerjes dhe zbrazni sisët tuaja rregullisht. Me të porsalindurin duhet të keni 8 – 12 ushqyerje me gji në ditë.
Vëzhgoni nëse foshnja po e kap mirë sisën, në mënyrë që të parandalohen problemet dhe me thithkën, por edhe për të zbrazur gjoksin.
Ushqeni fëmijën tuaj me gji në pozicione të ndryshme për ta bërë më të lehtë zbrazjen e gjinjve tuaj.
Përdorni sytjena të cilësisë së mirë, mos vishni asgjë që ushtron presion mbi gjoksin tuaj.
Flisni me një ekspert nëse keni nevojë për ndihmë.
Si të zgjidhet problemi i kanalit të bllokuar të qumështit?
Duhet t’i përkushtoheni menjëherë trajtimit, nuk duhet të prisni, sepse do të jetë gjithnjë e më e vështirë dhe e dhimbshme.
Ushqeni fëmijën me gji, pa marrë parasysh se sa shumë dhemb
Pushoni pak
Rritni sasinë e lëngut
Hani një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar
Vendosni kompresa të ngrohta në gjoks përpara se të ushqeheni, në mënyrë që ato të zbrazen më mirë
Kur të keni mbaruar ushqyerjen me gji, sigurohuni që të shtrydhni gjithçka që ju ka mbetur me duart tuaja ose një pompë
Masazhi është shumë i rëndësishëm dhe në drejtim të thithkës për të thyer bllokimin
/Telegrafi/
The post Po sikur kanali i qumështit të bllokohej gjatë ushqyerjes me gji: Pothuajse çdo nënë përballet me këtë problem appeared first on Telegrafi.